Faqja 14/15 - SPECIALE Tetor 15, 2004
http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm



HISTORIA

Roli i imzot Visarion Xhuvanit nė njohjen e kishės autoqefale ortodokse.
Mbėshtetja e madhe qė i dha Ahmet Zogu kėsaj lėvizjeje atdhetare, e cila u
finalizua vetėm nė vitin 1937

Kur krijohej Kisha Ortodokse shqiptare


Nos Xhuvani, Pavli Haxhillazi


Dėshira e ortodoksėve shqiptarė pėr tė pasur njė Kishė tė pavarur ėshtė e
hershme. Atė e morėn me vete ata qė mėrguan jashtė atdheut, nė Amerikė,
Rumani, Bullgari, Egjipt, ku gjetėn truall tė pėrshtatshėm shenjat e
gjallėrimit. Me shpalljen e pavarėsisė (1912) dhe me formimin dhe
konsolidimin e shtetit tė pavarur shqiptar mė 1920 (Kongresi i Lushnjės),
kjo dėshirė erdhi duke u gjallėruar, forcuar dhe mori trajta mė konkrete.
Ortodoksėt shqiptarė, tė udhėhequr nga kanoni kryesor "Kishė e lirė nė shtet
tė lirė", kėrkojnė qė tė gjitha ritualet fetare tė bėhen nė gjuhėn shqipe,
nė gjuhėn amtare. Organizimin shpirtėror nė bazė tė kanoneve tė shenjta,
zyrtarizimin dhe miratimin e tij ėshtė e nevojshme ta bėjė nė radhė tė parė
shteti. Kėtė nismė e mori Kostė Paftali, prefekti i Durrėsit. Ai njoftoi
telegrafisht prefekturat nė vitin 1922 pėr domosdoshmėrinė e organizimit tė
njė tubimi pėr kėtė qėllim tė rėndėsishėm. Ēdo prefekturė do tė zgjidhte nga
dy delegatė, midis tyre kishte edhe klerikė shumė tė njohur, si Arkimandrit
Visarion Xhuvani, Arkimandrit Agathangjel Ēamēja, Ikonom Vasil Marku, Papa
Harallambi, Papa Josifi etj. Qeveria shqiptare u tregua mjaft e interesuar
pėr ēėshtjen shpirtėrore dhe fetare tė popullit tė saj. Ajo i dėrgoi njė
qarkore prefekturave dhe nėnprefekturave pėr tė mbėshtetur zgjedhjen e
njerėzve atdhetarė, tė cilėt do tė pėrkrahnin idenė e njė kishe autoqefale
shqiptare. Kundėrshtarėt e autoqefalisė sė kishės ortodokse shqiptare
pėrhapėn gėnjeshtra, sikur organizatore e mbledhjes sė Kongresit tė Parė
Kishtar tė Beratit ishte qeveria. Ahmet Zogu, atėherė ministėr i Brendshėm,
i hodhi poshtė kėto shpifje. Kongresi kishtar ortodoks e shpalli
autoqefalinė e Kishės Ortodokse Shqiptare duke u mbėshtetur nė kanonet
apostolike dhe tė sinodeve tė lidhura shpirtėrisht, dogmatikisht dhe
apostolikisht me Kishėn e madhe tė Krishtit, me Patriarkanėn e Stambollit.
Ky Kongres plotėsoi aspiratat e ortodoksėve shqiptarė sepse vendosi
pėrfundimisht tė drejtėn e ligjshme tė shqiptarėve ortodoksė pėr pėrdorimin
e gjuhės shqipe nė kishė. Me vendimin Nr. 807 tė datės 18-09-1922 Kėshilli i
Ministrave bėri njohjen zyrtare shtetėrore tė vendimeve tė Kongresit tė
Beratit dhe i miratoi ato plotėsisht sepse ishin mbėshtetur nė parimin e
pavarėsisė sė shtetit shqiptar( A.Q.Sh. fondi 251,dosja 1254, viti 1922).

Stambolli nuk njeh kishėn shqiptare
Kėshilli i Naltė i zgjedhur nė Kongres njoftoi tė gjitha patriarkanat dhe
kėrkoi miratimin e Patriarkanės Ekumenike tė Stambollit, e cila nuk e
miratoi autoqefalinė e Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Dy delegacione
njėri pas tjetrit shkuan nė Stamboll dhe u takuan me Patriarkun. Nė
delegacionin e dytė morėn pjesė deputetė, klerikė tė shquar, personalitete
tė njohura tė vendit, si At Vasil Marko, Dhosi Havjari, Vasil Avrami,
deputeti Thoma Orolloga, At Harallamb Torka, Dhimitėr Kacimbra, Simon
Shuteriqi e Kristo Kirka. Me gjithė kėrkesėn e argumentuar bindshėm,
Patriarku nuk u tėrhoq nga qėndrimi i tij i mėparshėm, duke vepruar me
diplomaci pėr njohjen e pavarėsisė sė Kishės dhe jo pėr njohjen e
autoqefalisė.
Pėr njohjen e pavarėsisė, pra theksojmė jo tė autoqefalisė, Patriarku i
Stambollit vuri kėto kushte:
-Peshkopėt qė do tė zgjidhen prej popullit shqiptar duhet tė jenė miratuar
mė parė prej tij.
-Patriarkana ka tė drejtėn e vetos nė miratimin e Kryeepiskopit.
-Gjuha e vjetėr e dėshirueshme e kishės, greqishtja, tė zėrė vendin e parė
nė Kishė.
Kėto kėrkesa tė Patriarkanės sė Stambollit hidhnin poshtė vendimet kryesore
tė Kongresit Kishtar tė Beratit dhe opinioni atdhetar nuk u pajtua me kėto
kėrkesa. Ndėrkohė diskutimet u bėnė tė ashpra dhe kontradiktat ndėrmjet
atyre qė ishin pėr autoqefalinė dhe atyre qė i quanin tė mjaftueshme
propozimet e Patriarkut tė Stambollit erdhėn duke u thelluar. Zbatimi i
vendimeve tė Kongresit tė Beratit u bė ngadalė sepse edhe dioqezat kryesore
ishin pa titullarėt e vet. Gjithashtu edhe gjendja financiare e kishave
ishte shumė e dobėt. Pėr tė krijuar njė gjendje mė tė favorshme Visarion
Xhuvani mė 1923, qė atėherė ishte deputet dhe anėtar i Kėshillit tė Naltė,
kėrkoi nga Parlamenti ndihmė financiare prej 50.000 franga ari. Ai iu
drejtua Parlamentit me kėto fjalė: " Kėshtu edhe nji herė ky Parlament t'i
marri parasysh gjithė nevojat dhe gjendjen delikate tė Kishės Autoqefale
Kombėtare dhe tė mos kursejė nji dhuratė tė vogėl qė ka me prumun njisimin
dhe shqiptarizimin e ortodoksėve, punė qė ka aq vlerė pėr interesimin ma tė
naltė tė shtetit nė kohėn e ardhme, sa nuk mund ta shpjegoj me kohėn e pakėt
qė kemi".( Bisedime tė Kėshillit Kombėtar, faqe 221, viti 1923­­­)
Mbas disa diskutimesh Ahmet Zogu tha: "Asht e ditun se kėto ndihma do tė
jepen jashtė buxhetit dhe nji shumė prej 50.000 frangash ari nuk asht gja e
madhe. Qeveria pra, me gėzim e pranon dėshirėn e komisionit tė financave, qė
kjo shumė t'i dhurohet Kėshillit tė Naltė tė Kishės Kombėtare". Nė kėtė rast
Ahmet Zogu shprehu pėr herė tė dytė vullnetin e mirė pėr tė ndihmuar Kishėn
Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Ai mbajti po kėtė qėndrim nė pėrkrahje tė
Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare edhe nė raste tė tjera qė do t'i
shohim mė poshtė. Ndihma e miratuar nė Parlament i dha udhė zgjidhjes sė
problemeve tė ngutshme tė kishės sonė, por mungesa e Sinodit tė Shenjtė me
dhespotė kanonikė, tė cilėt do tė drejtonin veprimtarinė kishtare pėr tė
vėnė nė jetė vendimet e Kongresit tė Beratit, ishte pengesė e madhe.
Mitropolitėt kanė qenė: Jerotheu nė Korēė, Kristofori nė Berat dhe Noli nė
Durrės. Me veprimet e tyre kėta titullarė u treguan tė mefshtė dhe nuk
plotėsuan kėrkesėn e Kongresit tė Beratit pėr tė dorėzuar dy kandidaturat e
mundshme, qė atėherė ishin V. Xhuvani dhe A. Ēamēja. Kaluan tre vjet nga
Kongresi Kishtar i Beratit dhe zgjidhja po dukej disi e largėt. Ndėrkohė
dioqeza e Durrėsit mbeti pa Mitropolit. Pėr tė plotėsuar kėtė post tė
rėndėsishėm kishtar dhe pėr tė vėnė nė jetė vendimet e Kongresit tė Beratit,
Kėshilli i Naltė i Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare ngarkoi Visarion
Xhuvanin qė tė drejtonte Mitropolinė e Durrėsit sipas dekretit Nr. 686 tė
datės 28.3.1925. Nga klerikėt dhe bashkėpunėtorėt e vet Visarioni kėrkoi qė
tė ruajnė dhe tė zbatojnė nė mėnyrė tė plotė kanonet e shenjta pėr nder tė
kishės dhe pėr tė mirė tė popullit. Plotėsimi i kėsaj detyre kėrkonte qė
Mitropoliti i Durrėsit tė kishte gradė episkopale. Visarioni nuk mund tė
priste deri sa tė zbutej zemėrimi i Patriarkanės sė Stambollit dhe nuk u
pajtua me plogėshtinė, durimin dhe pėrunjėsinė e ndonjė dhespoti tjetėr. Ai
ishte i bindur se Patriarkana dėshironte qė kisha shqiptare tė mbetej e
varur pėrgjithmonė prej saj. Ishte koha pėr tė vetėvepruar me guxim dhe me
sakrifica. Atėherė pa mbėshtetjen e Kėshillit tė Naltė, Visarion Xhuvani
shkoi nė Mal tė Zi dhe mė 3 maj tė vitit 1925 u dorėzua nė gradėn
episkopale. Akti i dorėzimit tė Visarionit pati jehonė tė dyfishtė. Disa
mendonin se punėt do tė shpejtoheshin pėr formimin e Sinodit, tė tjerė e
quajtėn shkelje disiplinore. Midis tyre kishte dhe anėtarė tė Kėshillit tė
Naltė tė cilėt nuk e njihnin si Mitropolit dhe e ndalonin qė tė celebronte
Meshė Episkopale. Madje ata arritėn tė kėrkojnė qė tė merreshin masa
disiplinore ndaj tij. Pėrplasjen e Episkopit tė ri me Kėshillin e Naltė e
zgjidhi ministri i Punėve tė Brendshme, A. Dibra, i cili, nė pėrgjigje tė
letrės sė dėrguar nga Prefektura e Elbasanit mė datėn 24.2.1927, ka shkruar:
" Meqenėse Sinodi i Shenjtė ėshtė nė formim e sipėr, tė ruhet statuskuoja
dhe problemi tė zgjidhet prej Sinodit".( AQSh f. 152, dosja 20, viti 1927).

Xhuvani nuk mposhtet
Nė vitin 1926 Patriarkana e Stambollit ndėrmori njė veprim tjetėr diplomatik
pėr tė mposhtur qėndresėn e atdhetarėve shqiptarė dhe pėr tė bindur Qeverinė
dhe Mbretin e shqiptarėve. Ajo dėrgoi nė Shqipėri Eksarkun Krisanthos,
Mitropolit i Trapezundės dhe laikun P. Kotoko. Misionarėt grekė ngulėn kėmbė
pėrsėri pėr ruajtjen e privilegjeve tė Patriarkanės sė Stambollit.
Ortodoksėt shqiptarė atėherė u ndanė nė dy grupe: nė pėrkrahės tė idesė sė
autoqefalisė dhe nė pėrkrahės tė kėrkesave tė Patriarkanės. Ndėrkaq
ortodoksėt e Vlorės me Tol Arapin nė krye i dėrguan kėtė telegram At Vasil
Markos mė 10 qershor tė vitit 1926: "Krisanthi vjen nė Korēė, kini kurajo
patriotike dhe mos bini viktimė e dhelpėrive fanariote. Kemi lindur
shqiptarė, rrojmė dhe do tė vdesim shqiptarė. Statuti i Beratit pėr tė cilin
jemi betuar nga ana jonė nuk cenohet".
Visarioni doli nė ballė tė pėrpjekjeve qė kundėrshtonin ndalimin e gjuhės
shqipe nė liturgjinė fetare. Vėnien e gjuhės greke nuk e quajti tė
logjikshme edhe pėr arėsye filologjike, sepse pjesa mė e madhe e librave
liturgjikė ishin pėrkthyer e pėrshtatur nė gjuhėn shqipe nga njerėz me
kompetencė profesionale. Kontradiktat midis intelektualėve pėr kėtė ēėshtje
tė rėndėsishme tė Kishės Ortodokse Shqiptare i zgjidhi Mbreti Zogu i Parė, i
cili me vendosmėri ka deklaruar: " Aq mė ban ē'mendon Patriarkana. Nė
Shqipni jam zot vetė dhe komandoj unė".(70 vjet tė Kishės Ortodokse
Autoqefale, Tiranė 1993, faqe 71). Mė 13 nėntor tė vitit 1929 Kryeministri i
Shtetit Shqiptar, Koēo Kota, iu drejtua me dy shkresa Mitropolitėve Jerotheu
dhe Kisi qė ishin qė tė dy nė Korēė, dhe shfaqi dėshirėn qė dy kandidatėt
pėr peshkopė (Ēamēe dhe Ambrosi) tė dorėzoheshin sa mė parė dhe me kėtė
mėnyrė tė plotėsoheshin kushtet pėr formimin e Sinodit tė Shenjtė tė Kishės
Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Katėr muaj kaluan pa u bėrė asgjė. Qeveria
kėrkoi zgjidhje tė brendshme tė sinodit, ndėrsa ata qė nuk e pėrkrahėn kėtė
ide kėrkuan zgjidhje tjetėr. Kėrkesat e tyre jo vetėm qė nuk qenė kanonike,
por qenė dhe tė pamundshme pėr interesat kombėtare tė ortodoksėve shqiptarė
dhe pėr parimet shtetėrore. Pėr formimin e Sinodit u interesua nė mėnyrė tė
veēantė Kėshilli i Naltė i Kishės Ortodokse Autoqefale, i cili u mbėshtet nė
vendimet e Kongresit tė Beratit, nė kanonet e shenjta dhe te qeveria
shqiptare e kohės. Nė shkurt tė vitit 1929 Kryetari i Kėshillit tė Naltė tė
Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė njoftoi Visarion Xhuvanin. Detyra
e re qė iu ngarkua Visarionit u miratua menjėherė nga Qeveria Shqiptare. Ēdo
pritje e mėtejshme do ta dėmtonte rėndė autoqefalinė e Kishės Ortodokse
Shqiptare, prandaj nė mbledhjen e jashtėzakonshme tė Kėshillit tė
Ministrave, tė kryesuar nga Naltmadhnia e Tij, Mbreti Zog I, nė tė cilėn
morėn pjesė Koēo Kota, Pandeli Evangjeli, Hiqmet Delvina, ndėrsa nga
Kėshilli i Naltė Kishtar At Vasil Marko dhe Imzot Visarioni. Ky i fundit u
ngarkua qė tė zgjidhte dy episkopė kanonikė tė huaj, tė cilėt do tė
dorėzonin kandidatėt shqiptarė. Nga 11 shkurti deri mė 17 shkurt tė vitit
1929 u bėnė hirotonisjet e episkopėve dhe mė 18 shkurt do tė formohej
Sinodi. Kėto qenė ditė festive pėr ortodoksėt dhe pėr myslimanėt shqiptarė.
Meshat qė u mbajtėn atėherė ishin ngjarje tė shėnuara nė historinė e Kishės
Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Mbretin nė to e pėrfaqėsoi Kolonel Zef
Seregji, mori pjesė kryeministri Koēo Kota, ministri i Drejtėsisė Hiqmet
Delvina, Xhafer Vila, Yzedin Beshiri, Abdurrahman Kroi, Dr. Basho, Tefik
Mborja etj. Diskutimet e gjata shtatėvjeēare pėr zgjedhjen e Sinodit tė
Shenjtė morėn fund. Gazeta e Re atėherė shkroi: "Mė nė fund ideja kombėtare
ngadhėnoi si gjithnji sepse ajo buron nga shpirti i kombit dhe asht besue nė
duer tė forta patriotike".

Kongresi i Korēės
Mbas formimit tė Sinodit u shtua shumė zemėrimi i Patriarkanės sė Stambollit
dhe i Patriarkanės greke. Tė dyja bashkė dhe veē e veē ato e rritėn trysninė
dhe i shtuan sulmet ndaj Sinodit dhe veēanėrisht ndaj Kryeepiskopit
Visarion, ndaj mbretit Zog dhe Qeverisė shqiptare. Pėr tė pėrballuar kėto
shpifje, tė cilat mund tė arrinin nė formė ankese deri nė Lidhjen e Kombeve,
Kėshilli i Ministrave me vendim Nr. 218 tė datės 21.3.1929 vendosi tė
formojė njė komision, tė pėrbėrė prej ministrit Fuqiplotė Mehdi Frashėri dhe
Dhimitėr Pogės, drejtor politik pranė kėsaj Ministrie pėr tė ndjekur
veprimet e mundshme dhe pėr tė mbrojtur interesat e shqiptarėve, pėr t'u
bėrė ballė situatave nė rast se Qeveria greke do ta shtronte ēėshtjen e
Autoqefalisė sė Kishės Ortodokse nė Lidhjen e Kombeve. (AQSh. fondi 251,
dosja 850, viti 1929) Pa u tutur ndaj presioneve tė brendshme dhe shpifjeve
tė jashtme, Sinodi, me Visarionin nė krye, punoi nė mėnyrė intensive pėr tė
pėrgatitur Kongresin e dytė tė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare nė
Korēė. Edhe pėr kėtė veprimtari kujdesi i Qeverisė dhe i Naltmadhnisė sė
Tij, Mbretit Zogu I, ishte nė lartėsinė e duhur, duke pėrballuar edhe njė
pjesė tė shpenzimeve financiare. Kongresi do tė miratonte Statutin definitiv
dhe rregulloren e brendshme tė administrimit tė kishės. Mė 19 qershor tė
vitit 1929 tė 46 delegatėt pėrfaqėsues tė klerit dhe tė popullit tė
Shqipėrisė u mblodhėn nė Korēė pėr punimet e Kongresit tė Dytė Panortodoks.
Kongresi historik i Korēės miratoi njėzėri dokumentet bazė tė Kishės dhe
mjaft vendime tė tjera, duke e vendosur Kishėn Shqiptare krahas kishave tė
tjera ortodokse ballkanike, evropiane e botėrore.

Njohja e autoqefalisė shqiptare
Nė vitin 1935 Naltmadhnia e Tij, Mbreti Zog, kėrkoi njohjen e autoqefalisė
nga Patriarkana, duke dėrguar Koēo Kotėn e Josif Kedhin nė krye tė njė
delegacioni pranė Patriarkut pėr t'i dhėnė Tomusin Kishės Ortodokse
Shqiptare. Kėrkesave tė Patriarkanės iu shtua edhe njė kusht tjetėr: largimi
i Visarionit nga detyra e Kryeepiskopit. Visarioni, qė dha kaq shumė pėr
kishėn tonė, vendosi tė vetėflijohej dhe nė Sinodin VII pranoi tė jepte
dorėheqjen. Mbas 27 majit tė vitit 1936, dita kur dha dorėheqjen Visarioni,
e deri mė 12 prill tė vitit 1937, pati veprimtari tė dendur diplomatike pėr
tė bindur Patriarkun e Stambollit qė tė miratonte Tomusin. Ai nuk lėvizi nga
kėrkesat e veta, vetėm se i zbuti ato dhe ia pėrshtati diplomacisė sė kohės,
miratoi Tomusin dhe nė krye tė Kishės Shqiptare erdhi Imzot Kristofor Kisi.
Edhe mė vonė Naltmadhnia e Tij, Ahmet Zogu, tregoi vėmendje tė veēantė pėr
mbarėvajtjen e Kishės Ortodokse Shqiptare. Dhėnia e Tomusit nga Patriarkana
e Stambollit pėr Kishėn Ortodokse Autoqefale Shqiptare u bė mė 12 prill tė
vitit 1937. Kjo erdhi pas punės kėmbėngulėse qė bėnė klerikėt shqiptarė me
Kongresin e Beratit, tė Korēės dhe pasi formuan Sinodin e tyre.


Grekėt bllokuan udhėtimin e kryeepiskopit shqiptar

Mbreti Zog porositi avion nė Itali pėr imzot Xhuvanin
Pėr realizimin e misionit fetaro-kombėtar Visarion Xhuvanin e mbėshteti
Naltmadhnia e Tij, Zogu I. Kur Visarioni u burgos nga regjimi komunist (nga
viti 1948 deri mė 1962) njė nga bashkėvuajtėsit e tij, Beqir Ajazi, pėr
ndihmėn e pakursyer qė dha Naltmadhnia e Tij, Zogu I, nė librin "Nga zhgaba
me kurorė deri te drapri me ēekan" shkruan: "Kishte vdekur Patriku i
Bukureshtit dhe i gjithė Rumanisė. Siē e duan kanonet varrimi i tij do tė
zhvillohej me ceremoni madhėshtore ku do tė ishin jo vetėm klerikėt e lartė
tė vendit, por edhe pėrfaqėsuesit zyrtarė nga kishat e vendeve tė tjera,
ndėr tė cilat bėnte pjesė edhe Shqipėria, qė dilte pėr herė tė parė si
autoqefale. Meqė vdekja e Patrikut kishte qenė e befasishme dhe kur
pėrfaqėsuesi i kishės shqiptare, Visarioni, duhej tė ishte patjetėr,
Naltmadhnia e Tij, Zogu I, kishte porositur njė takėm ceremonial pėr meshė,
tė thurur e tė qėndisur krejt prej ari. Vetėm kamillafi i rėndė (mitra) dhe
skeptri kishin kushtuar mė se 400 napolona ar.
Linja ajrore pėr nė Bukuresht atėherė kalonte Tiranė-Athinė-Sofje-Bukuresht.
Kėshtu qė veē vizės sė tranzitit tė Bullgarisė duhej edhe ajo e qeverisė
greke. Kjo e fundit kishte refuzuar dhėnien e vizės pėr Visarionin, sepse
Imzot ishte "persona non grata" atje dhe i dėnuar pėr shkak tė veprimtarisė
qė kishte kryer me rastin e autoqefalisė. Dukej sheshit se autoritetet greke
po bėnin ēmos pėr ta penguar kishėn tonė qė tė paraqitej nė njė ceremoni
botėrore, siē qe ajo e varrimit tė Patrikut tė Rumanisė. Pėr t'ua hedhur nė
ajėr planin e sabotimit tė tyre, Naltmadhnia e Tij, Zogu I, kishte porositur
aeroplan tė posaēėm, duke e kaluar Visarionin nė Itali dhe s'andejmi nė
Rumani.
Sipas rregullave tė protokollit i kish takuar Visarionit qė tė ishte i pari
nė krye tė kėsaj ceremonie. Pjesėt e tjera, pamjen, veshjen dhe aftėsitė
kishtare i kishte vetė Visarioni, i cili kishte korrur atje njė simpati tė
madhe pėr kishėn tonė, pėr veten e vet dhe pėr Shqipėrinė. Nė lidhje me kėtė
veprimtari Gjergj Bubani mė ka thėnė se gjatė ceremonisė mijėra gra
shqiptare tė Bukureshtit ndėrprenin herė pas here kortezhin pėr t'i dalė
pėrpara Visarionit, duke brohoritur me devocion: "Jetė tė gjatė o dhespoti
ynė".

------------------------------------------------------
15 Tetor 2004 http://www.panorama.com.al/ © 2003 Gazeta Panorama





Faqe 12/13 - Speciale
15Tetor 2004

dossier

"Pasi mė ra nė dorė letra e Enver Hoxhės, qė udhėzonte mosnjohjen e
Marrėveshjes sė Mukjes, iu bashkangjita forcave nacionaliste"

Protopapa: Si kalova nga Grupi i tė Rinjve nė krah tė Abaz Ermenjit


Sejfi Protopapa

vijon nga numri i kaluar

Nė njė nga ditėt e gushtit 1943, nė zyrėn e shtypit komunist, mua mė ra nė
dorė njė letėr e firmosur nga "Shpati", i cili ishte pseudonimi i Enver
Hoxhės gjatė luftės. Letra bėnte me dije udhėheqjen komuniste tė Beratit qė
Partia Komuniste nuk e njihte Marrėveshjen e Mukjes dhe udhėzonte fillimin e
luftės pėr kontrollin e plotė politik dhe ushtarak tė vendit.

Pasi lexova atė letėr u konsultova me xhaxhanė tim, Veli Protopapėn dhe ai
mė sugjeroi qė t'ia tregoja atė letėr Abaz Ermenjit, komandantit tė forcave
balliste tė zonės sė Beratit, i cili ishte stacionuar nė Bashki. Pasi bėra
kėtė gjė, u vendos qė anėtarėt e Grupit tė tė Rinjve tė bashkoheshin me
forcat e Ballit dhe unė tė qėndroja nė shtabin e Abaz Ermenjit.

Incidenti me partizanėt
Pikėrisht njė ditė para se kėto plane tė materializoheshin, nė kohėn e
drekės i ofrova babait qė ta ēoja me biēikletė nė shtėpi. Babai hipi nė
zgarrė, ndėrkohė qė, pėr siguri, dy ballistė tė armatosur na shoqėronin nga
mbrapa. Nga godina e Bashkisė nė atė tė Prefekturės, i dhashė biēikletės
ngadalė. Pėr t'u futur nė rrugicėn e shtėpisė sime mė duhej t'i vija rrotull
Prefekturės. M'u tek kthesa e Prefekturės, mė dolėn pėrpara njė grup prej 7
partizanėsh tė udhėhequr nga Ceno Velmishi, njė kushėri imi i largėt. Ata mė
kėrkuan qė tė shkoja me ta nė godinėn e Prefekturės pėr njė vizitė tė
shkurtėr. Dy ballistėt e armatosur ngrinė nė vend rreth 10 metra pas meje.
Unė i kėrkova Cenos qė tė ēoja babanė njė herė nė shtėpi e pastaj tė shkoja
me tė, por ai nuk pranoi. Babai, i bezdisur nga fakti qė ky incident absurd
po e vononte pėr ngrėnien e drekės, tha: "Ju ēuna keni vėnė nga njė dyfek
krahėve dhe ēoē ju duket vetja. Pa mė lini tė shkoj nė shtėpi tani se u bėra
vonė pėr drekė"! Pastaj, ai iu drejtua Cenos dhe i tha tė hapte rrugėn,
ndėrsa mua mė urdhėroi qė tė vazhdoja t'i jepja biēikletės.

Sapo ēova babain nė shtėpi, u ktheva nė Bashki duke kaluar nėpėr rrugė
dytėsore. Ajo ditė shėnoi tė parėn ditė nė jetėn time si njė njeri i vėnė nė
shėnjestrėn komuniste. Ajo ditė ishte zanafilla e vuajtjeve qė shoqėruan
arratisjen time nga Shqipėria me njė motobarkė peshkimi, jetėn nė kampet e
refugjatėve tė UNRRA-s dhe arritjen nė SHBA nė vitin 1947.

Duke iu rikthyer ditės kur mora babain nė biēikletė pėr drekė, nė po atė
ditė, Neti Fuga pothuajse u varros e gjallė, por u shpėtua nga Mehmet Shehu,
dora vetė. Kjo, sepse Neti e kishte pas ndihmuar komandantin Shehu nė njė
pėrplasje tė mėparshme me fashistėt italianė. Fatbardh Guri arriti tė
arratisej nė Greqi nė fund tė luftės dhe pastaj tė vinte nė Nju Jork. Resul
Dollani dhe Namik Meqemeja qėndruan nė Berat, duke thėnė se nuk kishin bėrė
asnjė gjė qė tė kishin frikė tė qėndronin. Kuptohet qė ata u arrestuan dhe u
ekzekutuan pa njė pa dy nga komunistėt fill pas hyrjes sė tyre nė Berat.

Ēdo ditė kur ngrihem nė mėngjes, shikoj nė mendje tabllonė e Resulit,
Namikut, e tė tjerėve qė u tėrhoqėn zvarrė rrugėve tė Beratit drejt vdekjes
dhe pyes babanė tim tė dashur se ēfarė kishte ai nė mendje gjatė atij
incidenti me biēikletė.

Disa ditė mė vonė
Pas disa ditėsh, forcat komuniste u larguan nga Berati pėr t'u vendosur nė
zonat rurale tė ashtuquajtura tė ēliruara. Kjo lėvizje ishte nė zbatim tė
udhėzimeve tė letrės sė pėrshkruar mė sipėr. Ndėrkohė, forcat e Ballit
qėndruan edhe pėr disa muaj nė Berat, i cili u bė njė qendėr e grumbullimit
tė tė gjitha forcave mė nė Jug qė ishin tėrhequr nga presioni i komunistėve
fitimtarė.

Gjatė konfrontimit tė armatosur tė luftės civile midis partizanėve dhe
ballistėve, Partia Komuniste fitoi goxha kapital politik nė territorin qė
ajo kontrollonte. Balli, nga nevoja, u detyrua qė tė mos luftonte gjermanėt.
Njė armėpushim delikat mbizotėronte midis gjermanėve dhe ballistėve,
ndėrkohė qė Balli Kombėtar mundohej tė ruante identitetin e tij si njė forcė
ēlirimtare.

Sulmi mbi gjermanėt dhe largimi nga Shqipėria
Eventualisht, nga fundi i luftės, njė grup prej 600 ballistėsh, pjesė e tė
cilit isha edhe unė, iu atashuan oficerėt e misionit ushtarak britanik
kolonel McClean dhe major Julian Amery, si dhe radisti i tyre. Forcat tona
zunė pozicion nė malin e Lezhės. Forcat partizane nuk operonin nė atė zonė
tė vendit. Si rrjedhim, forcat tona sulmuan me sukses njė autokolonė tė
madhe gjermane qė shkonte drejt Shkodrės.

Njė muaj mė vonė, misioni britanik pranė Ballit mori urdhėr qė tė largohej
nga Shqipėria. Fill pas largimit tė tij, forcat e Ballit u shpėrndanė. Unė
pėrfundova nė njė motobarkė qė transportoi rreth 100 veta drejt Italisė, nė
pjesėn qė kontrollohej nga armata e tetė britanike. Atje na vendosėn nė njė
kamp refugjatėsh, nė tė cilin ofrohej strehė dhe ushqim pėr ata qė deshėn tė
rrinin.

Ekzekutimi
Gjatė luftės civile nė Shqipėri, unė isha nė qytetin e Beratit dhe i
atashuar nė komandėn qendrore tė guerrileve tė Ballit Kombėtar atje. Pas
kapitullimit tė forcave italiane tek Aleatėt, dy forcat kryesore tė
guerrileve nė vend, Fronti Nacional Ēlirimtar (komunistėt) dhe Balli
Kombėtar, zbritėn nė qytetin e Beratit nga zona malore nė Lindje tė qytetit.
Nė fakt, pas fillimit tė luftės civile mes dy forcave guerrile, vetėm forcat
e Ballit Kombėtar mbetėn nė qytetin e Beratit. Ushtria gjermane arriti tė
stacionojė vetėm 100 ushtarė nė Kuēovė pėr tė mbrojtur fushat e naftės dhe
ndėrtesat e uzinės sė naftės nė atė zonė, afro 16 km nė Perėndim tė Beratit.
Pėr shkak tė luftės civile, ne nuk i shqetėsuam gjermanėt nė Kuēovė dhe ata
nuk na shqetėsuan neve. Ushtria gjermane nuk hyri kurrė nė qytetin e Beratit
gjatė luftės civile.

* * *

Nė atė kohė, nė fund tė 1943, lideri i Ballit nė Berat ishte prof. Abaz
Ermenji qė kishte marrė doktoratėn pėr letėrsi nga Universiteti i Sorbonės
nė Paris. Si njė profesor antifashist i njohur nė Liceun francez nė Korēė,
autoritetet italiane e kishin internuar atė nė Ventottene, nė Itali, qė kur
hynė nė Shqipėri nė 7 prill 1939. Kur u lirua nga internimi, ai u bashkua me
lėvizjen e Ballit Kombėtar dhe udhėhoqi njė kompleks tė rėndėsishėm forcash
guerrile nė zonėn e Skraparit, pėrgjatė luginave nė Lindje dhe Perėndim tė
malit tė Tomorrit, nė Lindje tė Beratit. Kur kapitulluan forcat italiane,
guerrilasit e Ballit Kombėtar hynė nė qytet dhe e ngritėn shtabin nė
ndėrtesėn e Bashkisė, ndėrsa guerrilasit komunistė (i quajturi Fronti
Nacional Ēlirimtar) e ngritėn shtabin nė ndėrtesėn e Prefekturės. Tė dy
forcat politike mbajtėn njė bashkekzistencė tė brishtė pėr njė kohė tė
shkurtėr deri nė fund tė 1943, kur forcat komuniste e lanė qytetin nė bazė
tė udhėzimeve nga Shtabi i tyre i Pėrgjithshėm, nė mėnyrė qė tė rirreshtonin
forcat pėr luftėn civile qė po vinte. Kėto udhėzime gabimisht ranė nė dorėn
time. Unė i mora ato ndėrsa po punoja nė zyrėn e shtypit tė Frontit Nacional
Ēlirimtar. Pėr shkak tė lidhjes sime tė kamufluar me tė ashtuquajturin Grupi
i Rinisė sė Beratit, unė zgjodha t'ia kaloja dokumentet prof. Abaz Ermenjit
dhe kėshtu, nė atė moment, unė fillova rrugėn time si njė person i shenjuar
nga lėvizja komuniste nė Shqipėri. Unė i kisha kaluar forcave kundėrshtare
njė dokument tė shtypur qė provon qartė pėr historianėt e ardhshėm se
Komunistėt me qėllim, nisėn luftėn civile nė Shqipėri dhe faktikisht e
fshinė Marrėveshjen e Mukjes nga fundi i vitit 1943. Objektivi i tyre ishte
tė shkatėrronin ushtarakisht forcat e Ballit Kombėtar, nė mėnyrė qė tė mund
tė ushtronin kontroll ekskluziv e diktatorial tė qeverisė qė do vinte pas
disfatės tė shtetit Nazist Gjerman. Nė atė kohė, ky ishte njė objektiv
kryesor i Partive Komuniste nė territoret e okupuara nga gjermanėt,
veēanėrisht nė Evropėn Lindore e Juglindore, nėn direktivat nga sovjetikėt
nė Kremlin...

vijon nesėr



Nesėr do tė lexoni

Si do tė organizoja forcat nacionaliste tė zonės sė Roskovecit
Pėrse donim ta ekzekutonim ushtarin italian qė kishte lėnė shtatzėnė njė
vajzė
Incidenti me Dane Cukalatin dhe Bajram Xebėn