16/03/2004 http://www.korrieri.com/


 

PS-PD: Konsensus per kompensimin e pronave

Socialistet dhe demokratet shprehen per nevojen e renies dakort mbi projektligjin per kthimin dhe kompensimin e pronave. Kryetari i Grupit parlamentar te PS, Gramoz Ruci: "Politika shqiptare, gjate diskutimit ne seance, do te kete shume gjera per te konverguar". Per kreun e deputeteve demokrate, Bamir Topi, "ose te konsiderohet qe te behet konsensual, ose ky ligj nuk behet"
 
Ligji per kthimin dhe kompensimin e pronave kerkon nje konsensus mes te gjitha partive politike, te majta e te djathta, ne menyre qe ai te jete i zbatueshem. Kreret e grupimeve te partive parlamentare, ne debatin e djeshem ne Byrone e Kuvendit, kane theksuar se pa arritur kete konsensus, gjithcka qe mund te behet e miratohet ne Parlament, do te jete e kote. Kryetari i grupit te PD, Bamir Topi, ka theksuar se opozita kerkon hartimin e nje ligji konsensual per pronat. "Ose te konsiderohet qe te behet nje ligj konsensual, ose ky ligj nuk behet", ka deklaruar i prere Topi. Duke theksuar, se ne menyren sesi po trajtohet nga ana proceduriale, ky projekt nuk mund te jete konsensual. Ai ka theksuar se komisionet parlamentare kane punuar shume mbi kete projektligj dhe ne shume nene eshte gjetur konsensusi, "por kur vjen puna dhe votohet, secili shkon ne pozicionet e veta politike". Topi, duke kerkuar kete konsensus, ka deklaruar gjithashtu se nderkohe qe ne komisione punohet per kete projektligj kaq te rendesishem, "zyrtare te larte shkojne ne tokat preferenciale dhe jane bere pronare dhe nuk kane asnje lloj interesi qe ligji te miratohet sot". "Sa kohe qe do te vazhdoje kjo lloj amullie, natyrisht ai qe eshte i veshur ne nje pozicion te caktuar, ai qe ka mundesi te marre nje toke ne nje zone te caktuar, do te rrije, do te beje qejf dhe eshte ne vullnetin e tyre qe ky projektligj te shkoje ne pafundesi keshtu", ka verejtur kreu i grupit parlamentar te PD.
 
Nderkohe kryetari i grupit te PS, Gramoz Ruci, ka mbeshtetur idene e Topit per konsensus. "Komisionet e Parlamentit, pothuajse me konsensus, kane punuar dhe jane ne fund te punes se tyre. Edhe politika shqiptare, gjate diskutimit ne seance do te kete shume gjera per te konverguar qe mundesisht ky projektligj te miratrohet me konsensus", ka deklaruar ai. Duke u gjetur ne nje moment delikat, ku projekti ka mbetur ne komisionin e Ligjeve per te perfunduar se diskutuari, Ruci ka kerkuar qe te vazhdohet te punohet ne komisione. "Te vazhdojme te japim dhe te marrim midis grupimeve te ndryshme parlamentare, me qellim qe te vijme ne nje dite te zakonshme per diskutimin dhe miratimin e kesaj ceshtje", tha kreu i deputeteve socialiste.
 
E.GJ
 
BAMIR TOPI, Kryetar i Grupit Parlamentar te PD:
 
"Problemi i prones eshte nje problem madhor per shqiptaret dhe per Shqiperine. Do te doja te qartesoja pozicionin e grupit tone parlamentar, qe ky projektligj nuk mund te jete, nga menyra sesi po zhvillohen procedurat ne Parlament, nje ligj konsensual, ashtu sikurse po mundohet te krijohet nje psikoze per shqiptaret. Neper komisione, sa diskutohen per nene te vecante te projetkligjit, te gjithe bien ne konsensus, kur vjen puna dhe votohet, secili shkon ne pozicionet e veta politike. E kemi deklaruar edhe ne komisione, nuk mund te jete ky nje ligj konsensual, kurresesi, sepse pozicionet kane precipituar si njehere e nje kohe. E majta mban pozicionin e vet, e djathta mban pozicionin e vet. Keshtu qe une kam mendimin, qe ky problem duhet te qartesohet fare mire. Ose te konsiderohet qe te behet nje ligj konsensual, ose ky ligj nuk behet. Nderkohe qe ne po diskutojme per kete projektligj kaq te rendesishem, zyrtare te larte shkojne ne tokat preferenciale dhe jane bere pronare dhe nuk kane asnje lloj interesi, qe ligji te miratohet sot ne interes te pronareve legjitim. Sa kohe qe do te vazhdoje kjo lloj amullie, natyrisht ai qe eshte i veshur ne nje pozicion te caktuar, ai qe ka mundesi te marre nje toke ne nje zone te caktuar, do te rrije, do te bej qejf dhe eshte ne vullnetin e tyre qe ky projektligj te shkoje ne pafundesi keshtu".
 
GRAMOZ RUCI, Kryetar i Grupit Parlamentar te PS:
 
"Do te kerkoja qe ky problem te mos politizohet sipas ndarjeve partiake. Eshte hera e pare qe ne Shqiperi ka punuar nje grup specialistesh, te miratuar edhe nga ne (deputetet). Eshte hera e pare qe partneret tane kane dhene nje kontribut shume te vyer sipas pervojes se vendeve te ish-Lindjes dhe kjo eshte pershendetur nga pjesa derrmuese e spektrit politik shqiptar. Politika shqiptare eshte me afer se cdo here tjeter per kete ceshtje. Ekzekutivi shqiptar ka bere nje studim shume serioz, te cilin une kam kerkuar qe t'u vihet ne dispozicion te gjithe deputeteve. Te tre komisionet e Parlamentit, pothuajse me konsensus, kane punuar dhe jane ne fund te punes se tyre. Edhe politika shqiptare, gjate diskutimit ne seance do te kete shume gjera per te konverguar qe mundesisht ky projektligj te miratohet me konsensus. Pra, ky vullnet i mire politik, te cilin e degjova edhe nga perfaqesuesit e shoqates "Per pronesi me Drejtesi", per kthimin dhe konpensimin e pronave ish-pronareve, le t'i japim kohen e duhur dhe pavaresisht se nuk eshte per kete jave apo tjetren, le te vazhdojme te punojne komisionet, te vazhdojme te japim dhe te marrim midis grupimeve te ndryshme parlamentare, me qellim qe te vijme ne nje dite te zakonshme per diskutimin dhe miratimin e kesaj ceshtje".

--------------------------------------------------------------------------------
Te enjten, rezoluta per Camerine
Projektrezoluta per ceshtjen e popullesise came do te diskutohet dhe do te miratohet gjate seances parlamentare te dites se enjte. Parlamentaret shqiptare, pas disa debateve, rane dakort qe seanca e ardhshme te jete dhe e fundit per kete ceshtje qe ka kohe qe diskutohet. Ne seancen e djeshme, deputetet opozitare, kerkuan qe projektrezoluta te miratohej, por kjo nuk u pranua nga Kryetari i Kuvendit, Servet Pellumbi. Nderkaq, Kryetari i Komisionit parlamentar te Jashtem, Ilir Zela kerkoi qe t'i jepej edhe pak kohe ketij komisioni per ta shqyrtuar ceshtjen dhe per te hartuar tekstin, i cili do t'i paraqitet per miratim Kuvendit. Nderkohe, dhjetera aktiviste te shoqates "Cameria", protestuan perpara Kryesise se Kuvendit, duke kerkuar miratimin e nje rezolute per zgjidhjen e problemit cam. Gjate protestes, ata hodhen parrulla ku shkruhej "Cameria eshte e jona", "Shqiperi e Cameri jane nje" dhe "Votoni rezoluten".
 
R. K

--------------------------------------------------------------------------------
16/03/2004 http://www.shekulli.com.al/

Debate pėr ēmimin e tokės. Komisioni pėr Kthimin e Pronave jep katėr variante. Ish-pronarėt: Vetėm me vlerėn e tregut

Pronat,160 milionė $ pėr kompensimin e ish-pronarėve

 

Shekulli

TIRANĖ – Kompensimi i pronarėve do t’i kushtojė buxhetit tė shtetit rreth 160 milionė dollarė. Ky ka qenė pėrfundimi qė ka nxjerrė grupi i punės, i cili ėshtė duke pėrgatitur tashmė fazėn e dytė tė studimit pėr llogaritjen e vlerės sė tokės qė do tė pėrdoret pėr kompensimin e ish-pronarėve. Kjo vlerė u deklarua tri ditė mė parė nga kryetari i Komitetit Shtetėror tė Kthimit dhe Kompensimit tė pronave ish-pronarėve Sokrat Sina, gjatė njė mbledhje tė komitetit tė politikave ekonomike, ku merrte pjesė edhe kryeministri Nano. Ndėrkohė ai ka deklaruar se tokat e lira tė evidentuara nga faza e parė e studimit mund tė plotėsojnė vetėm 70-80 % tė kėrkesave tė pronarėve pėr kompensim fizik. Nga ana tjetėr kėto janė kundėrshtuar nga pala e pronarėve. Sipas sekretarit tė pėrgjithshėm tė shoqatės “Pronėsi me Drejtėsi”, Agim Toro, e gjithė kjo sipėrfaqe toke qė deklarohet e lirė pėr t’u kthyer, nuk ėshtė realisht e dobishme pėr t’u kthyer. Sipas tij, shifra e deklaruar nga komiteti prej rreth 135 mijė ha tokė duket sikur pėrmbush kėrkesat e pronarėve pėr tokė, por duhet tė kuptojmė se ēfarė ėshtė realisht kjo tokė. Sipas kėsaj shoqate, nuk ekziston realisht asnjė metėr katror tokė bujqėsore e lirė pėr tė kompensuar ish-pronarėt dhe jo vetėm qė nuk ekziston, por nuk ka as vlerė ekonomike, pasi ėshtė e pafrutshme. Kjo shoqatė deklaron se nė tė gjithė Shqipėrinė mund tė ketė rreth 700 mijė ha tokė bujqėsore dhe nga e gjithė kjo, 135 mijė ha janė toka tė pafrutshme. Kėto toka nuk janė planifikuar asnjėherė pėr t’u ndarė ose nuk janė pranuar nga vetė ish-pronarėt. Ndėrkohė kjo shoqatė kėmbėngul qė kompensimi tė bėhet me vlerėn e tregut dhe sipas tyre, kėtė gjė e parashikon edhe Kushtetuta. Por sipas vetė Sinajt, “nėse njė e tillė sanksionohet nė Kushtetutė, atėherė kjo ėshtė ēėshtje, me tė cilėn duhet tė merren ekspertėt e saj”. Ky komitet propozoi qė llogaritja tė bėhej nė bazė tė kapitalizimit tė tė ardhurave, bazuar nė tė ardhurat qė sjell kjo tokė, bazuar nė cilėsinė e brendshme, sipas ankandit direkt dhe njė ndėr propozimet qė ka ardhur ishte edhe ai sipas vlerės sė tregut. Megjithatė shoqatat e pronarėve kėrkojnė kthimin e plotė tė tokave ish-pronarėve, gjė qė do tė ishte shumė e vėshtirė pėr shtetin.

--------------------------------------------------------------------------------

http://www.shekulli.com.al/

Nė foto: Kryeministri Nano dhe Zv/kryeministri Dokle gjatė njė seance nė Parlament

Rezoluta pėr ēamėt, sot nė Kuvend

Anila Rama

TIRANE - Kuvendi do tė diskutojė tė enjten nė seancė plenare miratimin e projektrezolutės pėr ēėshtjen ēame. Pas zvarritjes pėr tė shqyrtuar kėrkesėn e bėrė nga njė grup deputetėsh tė opozitės, u vendos qė komisioni i Jashtėm tė hartojė sot projektin pėrfundimtar qė do tė diskutohet mė pas nga tė gjithė deputetėt. Debatet e zhvilluara nga pėrfaqėsuesit e opozitės dje nė byronė parlamentare dhe mė pas nė seancėn e pasdites, konkluduan me pėrfshirjen e ēėshtjes nė fjalė nė rendin e punimeve tė Parlamentit. Ndėrkaq kreu i opozitės Sali Berisha, kundėrshtoi dy projektligje tė hartuara nga qeveria, tė cilat kanė mbėrritur sė fundi nė Parlament. Ai e cilėsoi tė papranueshėm draftin pėr ndarjen e re administrative tė vendit, pasi binte ndesh me kongresin pėr autonominė vendore. Berisha tha se ligji nuk ishte nė pėrputhje me standardet e kėrkuara nga Bashkimi Europian dhe ishte hartuar pa konsulencėn e duhur. Berisha u shpreh kundėr dhe ndaj ndryshimeve tė propozuara nė ligjin “Pėr koncesionet”, tė cilat pėrcaktojnė se subjektet private mund tė marrin me koncesion realizimin e projekteve publike.