http://www.shekulli.com.al/
 
Nė seancėn plenare tė sė enjtes Parlamenti do tė shqyrtojė variantin e pėrmirėsuar tė projektit
 
Pronat, ja projekti qė do tė miratohet
 
“Kthimi vetėm nėse ėshtė e lirė. Kompensimi financiar do tė zgjasė deri nė 2015”
 
A. Rama
 
TIRANE - Projektligji pėrfundimtar pėr kthimin dhe kompensimin e pronave ėshtė gati pėr t’u shqyrtuar dhe miratuar nė seancė plenare. Pas 4 ditėsh drafti i shqyrtuar nga komisionet parlamentare qė disa muaj mė parė do tė miratohet nė seancė plenare. Nė kėtė mėnyrė legjislativi do tė mbyllė njė nga debatet mė tė stėrzgjatura pėr politikėn shqiptare, pavarėsisht se edhe kėtė radhė opozita ka shprehur qėndrimin e saj kundėr. Ndėrkaq projektligji i hartuar gati njė vit mė parė me mbėshtetjen e ekspertėve tė OSBE-sė, pėsoi ndryshime gjatė shqyrtimit nė komisionet parlamentare, sidomos nė pikat qė ishin mė tė debatueshme. Por duhet thėnė se thelbi i ligjit nuk ndryshoi.
Kthimi dhe kompensimi
Kėshtu pronat do tė kthehen vetėm nė ato raste kur janė tė lira apo tė pazėna, pasi nė tė gjitha rastet e tjera ėshtė parashikuar si formė kryesore kompensimi fizik. Pėr tė realizuar kėtė proces Komiteti i Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, ka hartuar njė studim, ku janė pėrcaktuar tė gjitha zonat e lira ku do tė kompensohen ish -pronarėt. Por ligji qė do tė miratohet nė seancėn e ditės sė enjte nga Parlamenti, ėshtė kundėrshtuar ashpėr nga tė treja shoqatat kombėtare tė ish -pronarėve. Njė nga pikat mė tė debatueshme tė ligjit ėshtė ajo e formės sė kompensimit financiar, qė sipas kėtij drafti do tė zgjasė deri nė 2015, kohė qė duket shumė e largėt pėr ish -pronarėt. Drafti pėrcakton se prona tė pakthyeshme cilėsohen ato prona qė shėrbejnė pėr interes publik dhe nė tė cilat janė kryer investime ose pėrdoren pėr realizimin e projekteve me shtrirje territoriale. Ndėrsa lidhur me truallin, ligji pėrcakton se kur u ėshtė tjetėrsuar personave tė tretė dhe nuk ka ndėrtesa tė ngritura mbi tė, ai u kthehet subjekteve tė shpronėsuara, kurse shteti u paguan tė tretėve vlerėn sipas ēmimit tė blerjes. Por ligji lė tė pazgjidhur problemin e trojeve tė zėna nga ndėrtimet pa leje pas vitit ‘90, duke e kaluar zgjidhjen e problemit tė ndėrlikuar me anėn e njė ligji tė veēantė, i cili gjithashtu pritet tė fillojė shqyrtimin kėto ditė nė komisionet parlamentare. Pėr ish -pronarėt ligji parashikon edhe tė drejtėn e parablerjes, pėr objekte qė janė ngritur mbi pronėn e tyre dhe qė janė nė fazėn e privatizimit. Pėrfshirja nė procesin e privatizimit dhe pėrfitimi prej tij ėshtė parashikuar si njė nga format kryesore tė kompensimit. Nė ligj janė pėrcaktuar tė gjitha hallkat se si do tė funksionojė Komiteti Shtetėror i Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, i cili do tė ngrihet dhe mė pas do tė zbatojė tė gjitha dispozitat e kėtij ligji.
 
 
Sekretari i pėrgjithshėm i shoqatės “Pronėsi me Drejtėsi” komenton projektligjin qė shqyrtohet tė enjten
 
Ish-pronarėt: Ligji i pronave u bė pėr tė blerė votat
 
Florian Papadhimitri
 
TIRANE - “Nuk kemi bėrė zgjidhjen e duhur pasi ligji pėr pronat nuk plotėson asnjė prej kushteve tė pėrcaktuara nga Europa dhe tė kėrkuara nga pronarėt”. Kėshtu e ka nisur prononcimin e tij pėr “Shekulli” Agim Toro, sekretari i pėrgjithshėm i shoqatės kombėtare “Pronėsi me Drejtėsi” nė njė kohė kur duhen dhe pak ditė pėr kalimin e ligjit pėr pronat nė Parlamentin shqiptar. Agim Toro ka bėrė tė ditur ditėn e djeshme se anėtarėt e shoqatės ku ai ėshtė sekretar i pėrgjithshėm janė tė pakėnaqur nga ky ligj dhe nuk presin asnjė pėrmirėsim tė situatės dhe gjendjes aktuale me pronat. “Kėrkesat qė kemi bėrė ne duhet tė ishin pėrfshirė nė ligj”, -tha Toro “por asnjė prej tyre dhe shqetėsimeve tona nuk ėshtė reflektuar nė kėtė ligj”. Pėrsa i pėrket besueshmėrisė dhe zbatimit tė kėtij ligji, Toro mendon se nė praktikė do tė jetė shumė i vėshtirė zbatimi i asaj ēka do tė votohet gjatė javės qė vjen. Sė pari, thotė Agim Toro akoma nuk ka asnjė shumė ekonomike apo faturė financiare tė publikuar qė ta bėjė tė besueshėm dhe tė mundėsojė zbatimin e ligjit pėr pronat. “Sė dyti ligji nuk mund tė ketė zbatim”, -thotė Agim Toro “pasi nė tė favorizohen pronarėt e rinj, tė cilėt janė politikanė ose njerėz tė lidhur me politikėn”. Sekretari i pėrgjithshėm i shoqatės “Pronėsi me Drejtėsi” mendon se trajtimi politik qė ėshtė bėrė nė kėtė rast ka pasur si qėllim vetėm blerjen e votave dhe tėrheqjen e elektoratit. “Trajtimi politik ėshtė i lidhur me korrupsionin dhe me abuzimet qė janė bėrė me pronat pas vitit 1991”, -thotė Toro. Ai deklaron se pėr hartimin e ligjit nuk ėshtė marrė mendimi i pronarėve dhe se ka qenė e nevojshme ulja e tė gjitha palėve nė tryeza ku tė gjendej njė formė konsensusi. Pėrsa i pėrket deklaratave tė politikanėve dhe forcave qė ata pėrfaqėsojnė, Toro thotė se tė gjitha janė demagogji vetėm pėr tė krijuar njė imazh para elektoratit apo dikujt tjetėr. Lidhur me debatet dhe ndryshimet qė ka pasur ky ligj nė komisionet e ndryshme tė Kuvendit, Toro thotė se tė gjitha amendimet qė janė bėrė aty kanė qenė tė parėndėsishme dhe nuk kanė pasur ndonjė rol tė veēantė.
Toka dhe OSBE
Mungesa e tokės qė duhet tė kompensohet ėshtė njė problem i rėndėsishėm. Sipas Toros, aktualisht sipėrfaqja e tokės sė vlefshme ėshtė shumė e vogėl nė krahasim me atė qė kėrkojnė pronarėt. “Vetėm 6 mijė hektarė tokė janė tė disponueshme”, -thotė Toro “ndėrkohė qė pronarėt kėrkojnė rreth 343 mijė hektarė, tė cilat nuk dihet se si do tė kompensohen”. Lidhur me propozimet e faktorit ndėrkombėtar, Toro thotė se ato u bėnė dhe iu la nė dorė politikės pėr t`i dhėnė zgjidhje. OSBE propozoi dy variante, prej tė cilėve u zgjodh varianti qė shpronėsimi do tė fillojė menjėherė pas vitit 1991. Lidhur me kėtė Toro thotė se shumė prona iu jepen pronarėve tė rinj dhe nėse kjo ndodh atėherė do tė ketė shumė probleme tė cilat nuk do tė zgjidhen asnjėherė, kjo pasi nė njė pronė do tė ketė dy ose mė shumė pronarė.
 
 

PD kundėr projektligjit tė pronave

 

A. Rama

TIRANE - Opozita do tė votojė kundėr projektligjit “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave”. Partia Demokratike deklaroi dy ditė mė parė nėpėrmjet nėnkryetarit tė saj Bamir Topi se do tė kundėrshtojė gjatė votimit ligjin e ri pėr kthimin dhe kompensimin e pronave. Topi tha se ligji nuk zgjidh disa nga problemet kryesore tė trajtuar gjatė kėtyre viteve nė struktura tė ndryshme parlamentare. Por sipas tij gjatė shqytimit tė draftit nuk janė marrė nė konsideratė asnjė nga propozimet e grupit parlamentar tė PD-sė dhe tė deputetėve tė tjerė tė saj. Ndėrkaq rezerva disa kohė mė parė kishte shfaqur gjatė shqyrtimit tė projektligjit edhe kryetari i PD-sė Sali Berisha, duke pohuar se ishte ndryshuar thelbi i ligjit tė hartuar nga OSBE-ja. Gjatė kėsaj kohe nė komisionet parlamentare u hodhėn poshtė propozimet e ardhura nga selia blu. Berisha pas pėrfundimit tė punės nga ekspertėt e OSBE-sė qė hartuan draftin fillestar, e vlerėsoi atė si zgjidhjen e vetme tė mundshme pėr problemin e pronave.


Pronat, PS vendos tė martėn

 

A.Rama

TIRANE - Maxhoranca socialiste nuk ka marrė ende njė vendim pėr qėndrimin qė do tė mbajė lidhur me miratimin e “Projektligjit pėr kthimin dhe kompensimin e pronave”. Sipas sekretarit tė Marrėdhėnieve me Publikun nė selinė rozė Bardhyl Agasi, grupi parlamentar do tė dalė me njė qėndrim politik tė vetėm nė mbledhjen e ditės sė martė pėr tė mbėshtetur ligjin nė fjalė. Agasi shtoi se mosdiskutimi ka ardhur pasi nuk ishte vendosur ende dita e miratimit tė projektligjit nė seancė plenare. Por nuk dihet nėse edhe pėr kėtė draft tė konsideruar ndėr mė tė rėndėsishmit nė punimet e Parlamentit, deputetėt socialistė do tė shfaqen me qėndrim tė vetėm gjatė miratimit nė seancėn e ditės sė enjte. Nė fakt gjatė shqyrtimit nė komisionet parlamentare, janė miratuar me shumicė votash nga vetė socialistėt tė gjitha ndryshimet kryesore qė pėsoi drafti fillestar. Ky ligj ka qenė njė nga kushte kryesore tė vendosura nga BE-ja si pjesė e detyrimeve qė duhet tė pėrmbushė vendi ynė nė procesin e integrimit dhe pėrafrimit tė legjislacionit.


Projektligji pėrfundimtar pėr pronat

 

Shekulli

Neni 1/Ky ligji ka pėr objekt
rregullimin e drejtė, sipas kritereve tė nenit 41 tė Kushtetutės, tė ēėshtjeve tė sė drejtės sė pronėsisė qė kanė lindur nga shpronėsimet, shtetėzimet apo konfiskimet
njohjen, kthimin dhe aty ku sipas kėtij ligji kthimi ėshtė i pamundur, kompensimin e saj
procedurat pėr realizimin e kthimit dhe kompensimit tė pronave si dhe organet administrative tė ngarkuara pėr realizimin e tyre
Neni 2/ E drejta e pronėsisė
Ēdo subjekt i shpronėsuar ka tė drejtė tė kėrkojė nė pėrputhje me kėtė ligj, njohjen e tė drejtės sė pronėsisė nė rast se i ėshtė hequr sipas akteve nėnligjore, vendimeve penale tė gjykatave ose tė marrė nė ēdo mėnyrė tjetėr tė padrejtė nga shteti nga data 29.111944 si dhe kthimin ose kompensimin e pronės sė kėrkuar.
Neni 3/ pėrkufizime
a) “Kompensim”, nėnkupton shpėrblimin e drejtė, sipas vlerės sė tregut nė momentin e njohjes sė shpėrblimit tė kryer sipas nenit 11 tė kėtij ligji
b) “Pronė”, nėnkupton njė send tė paluajtshėm sipas pėrcaktimit nė Kodin Civil
c)“ Subjekt i shpronėsuar”, nėnkupton personat juridikė ose fizikė apo trashėgimtarėt e tyre, prona e tė cilėve, ėshtė shtetėzuar, shpronėsuar apo konfiskuar, sipas akteve ligjore e nėnligjore nė fuqi apo sipas vendimeve gjyqėsore penale
d) Tjetėrsim, nėnkupton kalimin e pronėsisė nga njė person fizik ose juridik tek njė tjetėr sipas Kodit Civil
e) Truall, nėnkupton tokėn qė ndodhet brenda vijave kufizuese tė qendrave tė banuara nė ēastin e hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji
Neni4/Pėrjashtimet nga ky ligj
Nuk kthehen pronat e paluajtshme qė shėrbejnė pėr interesa publikė dhe qė
a)shėrbejnė pėr realizimin e detyrimeve tė shtetit shqiptar qė rrjedhin nga traktatet dhe konventat nė tė cilat shteti ynė ėshtė palė
b)kanė investime ose pėrdoren pėr realizimin e projekteve me shtrirje territoriale ose vendore nė fushėn e transporteve tė ēdo lloji, tė energjitikės, e telekomunikacioneve si dhe investime tė tjera tė pėrcaktuara sipas ligjit “Pėr shpronėsime publike”
c)shėrbejnė pėr ruajtjen e mjedisit, kulturės, arsimit publik ose edukimit parashkollor
d) shėrbejnė nė fushėn e mbrojtjes kombėtare
e) janė pasuri e veēantė kulturore ose historike e pėrcaktuar nė ligjet nė fuqi
f)janė tė zėna sipas akteve ligjore paraqitur nė shtojcėn 1 tė kėtij ligji, pėrveē rasteve kur sipas kėtyre ligjeve shteti ėshtė pronar dhe prona e paluajtshme nuk i shėrben njė interesi publik
Neni 8/ trualli
1.Nė rastin kur trualli u ėshtė tjetėrsuar personave tė tretė dhe mbi tė nuk janė ngritur ndėrtesa tė pėrhershme dhe tė ligjshme, ai u kthehet subjekteve tė shpronėsuara, ndėrsa shteti u kthen tė tretėve vlerėn sipas ēmimit tė blerjes tė shumėzuar me indeksin e rritjes sė ēmimeve.
2.Kur mbi truallin e subjektit tė shpronėsuar, shteti a persona tė tretė, kanė kryer ndėrtime ose investime “tė rėndėsishme”, nė pėrputhje me legjislacionin nė fuqi, ato llogariten sipas vlerės sė tregut nė ēastin kur i njihet e drejta e pronėsisė subjektit tė shpronėsuar dhe veprohet :
a) Kur vlera e investimeve pėrbėn deri nė 100% -150% tė vlerės sė truallit, prona i kthehet subjekteve tė shpronėsuara, pasi ato tė kenė paguar kundėrvlerėn e investimeve tė kryera
b)kur vlera e investimeve pėrbėn mė shumė se 100 % -150 % tė vlerės sė truallit, shteti ose personat e tretė ruajnė pronėsinė dhe subjekte kompensohen sipas kėtij ligji.
3)Nė rastet e ndėrtimeve mbi truall tė bėra para datės 10.8.1991, pėr tė cilat nuk ėshtė regjistruar pronėsia e truallit, personi qė ka nė pronėsi ndėrtesėn detyrohet tė paguajė vlerėn e truallit sipas vlerės sė tregut
-vlerėn fillestare tė truallit sipas nenit 10 tė ligjit 7652 “Pėr privatizimin e banesave shtetėrore”, tė shumėzuar me indeksin e rritjes sė ēmimeve (komisioni i Ligjeve ka kėrkuar heqjen e kėsaj pike)
4) Nė rastet e ndėrtimeve tė ligjshme tė bėra nė truallin e dhėnė nga shteti me qira ose koncesion, pronari i ndėrtesės paguan vlerėn e truallit mbi tė cilin ėshtė bėrė ndėrtesa sipas ēmimeve tė tregut
4) E riformuluar sipas komisionit tė Ligjeve: Nė raset e ndėrtimeve tė ligjshme tė bėra nė truallin e dhėnė nga shteti me qira ose koncesion, subjektit tė shpronėsuar i rinjihet pronėsia dhe i kalojnė tė gjitha tė drejtat pronėsore qė deri me hyrjen nė fuqi tė kėtij ligji i gėzon shteti, me kusht qė ai tė respektojė kontratėn e nėnshkruar. Nė pėrputhje me Kodin Civil, pas pėrfundimit tė kontratės, subjekti i shpronėsuar vendos vetė pėr marrėdhėniet e mėtejshme me tė tretėt. Subjektet e shpronėsuara kanė tė drejtė tė heqin dorė nga prona e tyre kundrejt kompensimit, sipas nenit 11 tė kėtij ligji.
Neni 8, pronat nė zonat turistike
1) Subjekteve tė shpronėsuara nė zonat e stimuluara pėr zhvillimin e turizmit, u rinjihet, kthehet dhe kompensohet prona sipas dispozitave tė kėtij ligji
2) Pėr tokat nė zonat e stimuluara pėr zhvillimin e turizmit qė janė nė pronėsi tė shtetit, organet kompetente tė administratės publike, ndalohet tė lidhin kontrata posedimi a pronėsie me tė tretė deri nė pėrfundimin e procesit tė kthimit dhe kompensimit tė pronave.
Neni 9/banesat
1.Nė rast se banesa, pronė e subjekteve tė shpronėsuara, ka qiramarrės, ata vazhdojnė tė banojnė nė atė banesė derisa shteti t’ju gjejė banim sipas pikės 2-3 tė kėtij neni
2. Brenda dy vjetėsh nga hyrja nė fuqi e kėtij ligji, shteti duhet t’u sigurojė qiramarrėsve qė banojnė nė banesat pronė e subjekteve tė shpronėsuara njė banesė me sipėrfaqe tė njėjtė me atė qė jetojnė ose t’u sigurojė kredi me interesa tė ulėta. Pėr kėtė periudhė 2-vjeēare vlera e qirasė pėrcaktohet me vendimit tė KM-sė. Me kalimin e periudhės 2-vjeēare shteti paguan vlerėn e qirasė nė emėr tė qiramarrėsve tek subjektet e shpronėsuara spas ēmimit tė tregut
3.Nė qoftė se gjatė kėsaj kohe pronari i siguron qiramarrėsit banesė tjetėr brenda tė njėjtės qendėr tė banuar, me sipėrfaqe banimi aq sa i takon sipas normave tė strehimit nė momentin e hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji, por jo mė tepėr se sa ka, atėherė qiramarrėsi ėshtė i detryruar tė lirojė banesėn. Me mbarimin e afatit tė pėrcaktuar nė pikėn 2 tė kėtij neni, shteti paguan vlerėn e qirasė pėr qiramarrėsin nė rast se nuk ka siguruar banesė.
4.Nė rastet e ndėrtimit tė banesave nė kundėrshtim me legjislacionin nė fuqi, banorėt e tyre kanė tė drejtėn e blerjes sė truallit pas procesit tė legalizimit tė pėrcaktuar nė njė ligj tė veēantė. Vlerėsimi i truallit bėhet sipas vlerės sė tregut nė momentin e kryerjes sė legalizimit tė banesave. Nė kuptim tė kėsaj pike me “banesė” kuptohet sipėrfaqja qė pėrdoret pėr strehim dhe 100% e saj si oborr funksional
Varianti II: Ndėrtimet e banesave nė kundėrshtim me legjislacionin nė fuqi rregullohen me ligj tė veēantė
Neni 10/ Prona qė nuk ėshtė pėrdorur pėr interesa publike
Prona qė nuk ėshtė pėrdorur pėr interesa publike dhe prona e paluajtshme nuk pėrdoret mė pėr kėtė qėllim, ajo i kthehet subjektit tė shpronėsuar, kurse subjekti i shpronėsuar, “kur ėshtė shpėrblyer” i kthen shtetit shpėrblimin e marrė
Neni 11/ Format e kompensimit tė pronės
1. Pronat e pėrcaktuar nė kėtė ligj pėr tė cilat ėshtė i pamundur kthimi fizik, shteti kompenson subjektet e shpronėsuar me njė ose mė shumė nga format e mėposhtme:
a) me tjetėr pronė tė paluajtshme tė tė njėjtit lloj me vlerė tė barabartė, nė pronėsi tė shtetit
b) me pronė tjetėr tė paluajtshme tė ēdo lloji me vlerė tė barabartė nė pronėsi tė shtetit
c) me aksione nė njė shoqėri me kapital shtetėror ose ku shteti ėshtė bashkėpronar qė kanė vlerė tė barabartė me pronėn e paluajtshme
d) me vlerėn e objekteve tė cilat janė objekt i privatizimit
e)me njohje tė detyrimeve financiare ndaj shtetit
f) me tė holla
2. Subjekti i shpronėsuar i paraqet me shkrim Komisionit Vendor pėr Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, formėn nė tė cilėn kėrkon tė realizohet kompensimi. Komisioni brenda 30 ditėsh nga marrja e kėrkesės me vendim tė arsyetuar vendos pėr pranimin e kėrkesės ose refuzimin e saj, kur objektivisht plotėsimi i saj ėshtė i pamundur. Nė kėtė rast ai i ofron subjektit tė shpronėsuar njė formė tjetėr kompensimi sipas pėrcaktimeve tė bėra nė pikėn 1 tė kėtij neni. “Kundėr vendimit tė komisionit pėr pėrcaktimin e formės sė kompensimit, subjekti i shpronėsuar ka tė drejtė tė bėjė ankesėn nė KSHKKP, brenda 30 ditėve nga njoftimi i vendimit dhe nė rast se aty nuk gjen zgjidhje, atėherė i drejtohet gjykatės brenda 30 ditėve nga marrja e pėrgjigjes nga Komiteti Shtetėror.
3. Shpėrblimi pėr efekt kompensimi nuk i nėnshtrohet asnjė takse, tatimi ose ndalese
Neni 12/ vendndodhja e kompensimit fizik
Kompensimi fizik sipas nenit 11 tė kėtij ligji, bėhet brenda tė njėjtės njėsi administrative-territoriale dhe kur kjo nuk ėshtė e mundur, me vendim tė KSHKKP-sė nė njėsinė mė tė afėrt territoriale. Pėr kryerjen e kompensimit fizik pėrdoren edhe pronat nė pronėsi tė shtetit nė zonat turistike.
Sipėrfaqet e caktuara pėr kompensim shpallen publikisht nė fletoren zyrtare, duke bėrė tė ditur si kategoritė ashtu edhe vlerėn e tyre.
Neni 13/vlerėsimi i pronės
Pėr vlerėsimin e pronės qė kompensohet Komisioni Vendor ngre grupin e ekspertėve. Komisioni mund tė caktojė nė rolin e ekspertit persona me pėrvojė dhe kualifikim tė posaēėm nė fushėn juridike, ekonomike dhe inxhinierike qė ka lidhje me procesin e kthimit dhe kompensimit tė pronave
2. Vlera e pronės qė kompensohet sipas ligjit pėrcaktohet nė bazė tė vlerės sė tregut nė pėrputhje me metodologjinė e pėrcaktuar me VKM.
3.Nė kryerjen e veprimtarisė sė tij, asnjė nga anėtarėt e organeve shtetėrore pėr kthimin dhe kompensimin e pronave ose tė grupit tė ekspertėve nuk duhet tė jetė nė kushtet e pengesės ligjore tė pėrcaktuar nė Kodin e Procedurės Administrative.
Neni 14/ e drejta e parablerjes
Pėr pronat e paluajtshme tė zėna me objekte shtetėrore subjektet e shpronėsuara kanė tė drejtėn e parablerjes mbi kėto objekte kur ato tė privatizohen. Nė kėtė rast nga vlera e objektit sipas tregut zbritet fitimi i munguar i pronarit pėr periudhėn kur ai ėshtė penguar tė gėzojė frytin e vet. Kur vlera e objektit ėshtė e barabartė ose mė e vogėl se ky fitim i munguar, ai i kalon subjektit tė shpronėsuar pa shpėrblim dhe shteti nuk ka mė asnjė detyrim ndaj tij, qeveria pėrcakton kriteret e pėrllogaritjes sė kėtij fitimi tė munguar.
2.Subjektet e shpronėsuara kanė tė drejtė tė heqin dorė nga e drejta e parablerjes pėrkundrejt kompensimit nė nenin 11
nė objektet me pronėsi tė pėrbashkėt pronar-shtet, subjektit tė shpronėsuar i kthehet prona qė ka pasur dhe i jepet e drejta e parablerjes pėr objektet shtesė tė ngritura nga shteti kur ato privatizohen
Neni 15/ Komiteti Shtetėror i Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave
pėr zbatimin e kėtij ligji ngarkohet KSHKKR. Komiteti shtetėror pėrbėhet nga 5 anėtarė tė cilėt emėrohen dhe shkarkohen nga Kuvendi. Njė anėtar propozohet nga qeveria, 2 nga pozita, 2 nga opozita. Anėtari i propozuar nga qeveria ėshtė kryetari i kėsaj strukture.
2. anėtari i Komitetit Shtetėror mund tė emėrohet shtetasi qė :
a) ka mbaruar arsimin e lartė pėr jurist, ekonomist, agronom apo nė fushėn inxhinerike qė ka lidhje me procesin e kthimit dhe kompensimit tė pronave
b) ka jo mė pak se 7 vjet pėrvojė pune nė profesion
c)gėzon reputacion tė mirė dhe aftėsi profesionale tė spikatura nė fushėn e tij
nuk ėshtė anėtar i organeve drejtuese tė ndonjė partie politike
nuk ėshtė dėnuar me vendim gjyqėsor tė formės sė prerė pėr kryerjen e njė krimi
nuk ėshtė marrė masė disiplinore
Neni 16 Kompetencat e Komitetit Shtetėror
a)shqyrton dhe merr vendim pėr ankesat ndaj vendimeve tė komisioneve vendore nė lidhje me anėn proceduriale tė zbatimit tė ligjit ose nė dhėnien e vendimit me pėrjashtim tė rastit tė parashikuar nė nenin 19 tė kėtij ligji
b)merr vendime pėr njehsimin e praktikave nė procesin e kthimit dhe kompensimit tė pronave dhe pėr zbatimin e ligjit
c) emėron dhe shkarkon nga detyra kryetarin dhe anėtarėt e komisioneve vendore tė kthimit dhe kompensimit tė pronave
d) drejton dhe kontrollon zbatimin e ligjit nga komisionet vendore
e) propozon pėr miratim nė qeveri strukturėn organizative, organikėn dhe tabelėn e pagave pėr administratėn e Komitetit Shtetėror dhe tė komisioneve vendore
f)mbledh dhe pėrpunon tė dhėna pėr procesin e kthimit dhe kompensimit tė pronave si dhe raporton nė Kėshillin e Ministrave e nė Kuvend tė paktėn njė herė nė vit.