16 Qershor 2004 http://www.kohajone.com/
SPAHIU: "JO" LIGJIT TE PRONAVE PA KONSENSUSIN E PALEVE
Drejtori i Zyres per Mbrojtjen e Qytetareve, Kreshnik Spahiu, i ka kerkuar
para dy ditesh kreut te shtetit, Alfred Moisiu, ne nje takim me anetaret e
grupimit per Reagim Qytetar, qe te perdore te gjitha mjetet kushtetuese per
te monitoruar vendimet dhe aktet ligjore te qeverise. Kjo kerkese nga ana e
ketij grupimi ka ardhur si rezultat i projektvendimit te qeverise per t'i
dhene me koncesion nje firme italiane ndertimin e impianit per perpunimin e
mbetjeve urbane te qyteteve te Tiranes dhe Durresit, marreveshje e cila u
kundeshtua si e kunderligjshme nga grupimi i shoqerise civile per Reagim
Qytetar, madje edhe nga disa nga anetaret e kabinetit te Kryeministrit si
Ministri i Mjedisit, Drejtesise dhe Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit.
Por nje ceshtje tjeter qe Spahiu ka trajtuar ne takim me presidentin ka qene
dhe ajo e ligjit te pronave. Ai ka kerkuar nga Moisiu qe te perdore te
gjithe autoritetin e tij ne krijimin e nje procesi legjislativ transparent
dhe konsensual ne lidhje me kete ligj. Zoti Spahiu ka theksuar ne kete takim
se pa nje zgjidhje te drejte dhe kushtetuese te ceshtjes se prones,
Shqiperia nuk do te kete stabilitet ekonomik dhe politik. Nga ana e tij,
Moisiu ka shprehur publikisht shqetesimin e tij mbi ligjin per kthimin dhe
kompensimin e pronave duke paralajmeruar mosdekretimin e tij nese nuk
arrihet konsensusi me i gjere i mundshem per aprovimin e tij nga Parlamenti.
----------------------------------------------------------------------------
16/06/2004 http://www.korrieri.com/
Pronat, deputete e ministra abuzime ne bregdet
Kryetari i Bashkise se Durresit, Lefter Koka, denoncon ne prokurori nje seri
shkeljesh me administrimin e pronave publike te qytetit, duke akuzuar per
abuzime deputete, ministra dhe anetare te Keshillit Bashkiak: "Nano dhe
Berisha, te mos e bejne politiken ne sallat e Parlamentit, por te
kontriubojne per Durresin, pasi qyteti eshte i dhunuar dhe i shitur"
Valbona MEHMETI
Kryetari i Bashkise se Durresit, Lefter Koka, ka denoncuar dje ne Prokurori
shkeljet me administrimin e pronave publike te qytetit, duke akuzuar per
kete deputete dhe ministra. Sapo ka dale nga zyra e Ferdinand Elezit,
prokurorit te Durresit, Koka ka thene se kishte bere "nje denoncim ne
Prokurorine e Durresit, nisur nga konkluzionet e Kontrollit te Larte te
Shtetit, dhe tani i mbetet drejtesise per te vendosur mbi shkeljet". Koka
nuk ka bere te ditur emra personash, por i ka perkufizuar ata si "deputete,
ministra, dhe anetare te Keshillit Bashkiak". "Zona e Kallmit eshte
parashikuar per zhvillim, por ajo eshte e zaptuar nga anetare te Keshillit
Bashkiak, nje zone ne Plazh eshte mbushur me vila ministrash, ndersa nje
zone ne Shkozet eshte marre ne kompensim nga drejtues politike", ka bere te
ditur ai. Sipas kryebashkiakut, shkeljet kishin te benin me "dhunim te
prones se individit, emfiteoza qe kthehen ne prona private, zaptim te prones
shteterore, prona deputetesh, dhe shkelje ligji nga ana e ministrave".
Ne te njejten kohe, Koka ka bere publike edhe kerkesen e tij per ndihme nga
dy politikanet kryesore te vendit, Fatos Nano dhe Sali Berisha. "Do t'i
beja
thirrje dy lidereve te politikes, zotit Nano dhe zotit Berisha, qe te mos e
bejne politiken ne sallat e Parlamentit ne Tirane, por te kontriubojne per
Durresin, pasi Durresi eshte i dhunuar dhe i shitur", u shpreh Koka. Por,
ai
ka kerkuar ndihmen e tyre edhe per faktin se nuk gjen mbeshtetje politike ne
Durres per veprimet e tij. "Ketu ne Durres ka nje bashkepunim ideal te
politikes, por fatkeqesisht, vetem per te vjedhur", sqaroi kreu i bashkise
se qytetit bregdetar.
Nderkohe, dje Prokuroria e Durresit nuk pranoi te prononcohej mbi denoncimin
qe sapo kishte bere kryebashkiaku. Megjithate, mesohet se denoncimi do te
shqyrtohet per teresine e materialeve dhe me pas do t'i kalohet nje
prokurori per ta ndjekur.
Para disa kohesh, nje ekip i Kontrollit te Larte te Shtetit, kreu nje
kontroll ne organet e qeverisjes vendore te Durresit dhe gjeti shkelje ne
administrimin e pronave publike. Ne disa raste flagrante, KLSH i eshte
drejtuar Prokurorise. Rasti i Vasil Hiles, ish-kryetari i Komisionit te
Kthimit te Pronave, ishte i pari. I dyti erdhi denoncimi ndaj privatizimit
te nje trualli prej 2.400 meter katrore. nepermjet kontrates se emfiteozes.
Firma "Hoben", pasi kishte marre truallin me qera, i cili gjendet
prane
stacionit te trenit dhe portit, kishte ndertuar nje pallat 12 katesh dhe, me
nje vendim te Gjykates se Faktit te Durresit, bleu truallin me vleren 7
milione leke, pasi kishte investuar 165 milione leke per ndertimin e
pallatit.
Zonat ku eshte abuzuar me pronat publike:
Bregdeti i Kallmit, nje gjatesi afro 5 kilometra nga Currilat deri ne Porto
Romano. Kjo vije bregdetare eshte e virgjer, pasi, ne mungese te rruges, nuk
eshte prekur, por eshte ne projektet e Bashkise se Durresit per t'u
zhvilluar.
Zona industriale e Shkozetit. Pas vitit 1990, ndermarjet shteterore u
mbyllen dhe kaluan ne varesi te Bashkise, prona te cilat jane bere objekt
kompensimesh.
Plazhi i Durresit. Brezi ranor i plazhit, meqe ishte prone publike, eshte
perdorur per kompensime.
Troje te tjera publike. Trojet publike ne Durres, kryesisht ne zona
strategjike, jane bere objekt kompensimi dhe abuzimi.
Si u abuzua me pronat publike
Ne te gjitha rastet, pronat publike, kryesisht troje, jane dhene ne
kompensim te nje prone tjeter qe nuk mund te kthehej. Abuzimi me kete
process, sipas Bashkise dhe KLSH-se, qendron ne faktin se jane kompensuar
persona qe, nepermjet dokumentave fallco, kane deshmuar pronesi mbi nje
prone qe nuk mund t'u kthehej. Abuzime jane bere nepermjet kontratave te
emfiteozes. Kjo parashikon marrjen me qera per periudha te gjata kohe te nje
prone shteterore, por lihet e hapur mundesia e blerjes se saj, ne rast se
investimi i kryer nga qeramarresi mbi pronen e mare me qera, e kalon disa
here vleren e vete asaj prone te marre me qera.
Durresi, i lakmueshem nga te gjithe
Nje prone ne Durres, pikerisht per shkak te afersise me detin, eshte e
lakmueshme prej te gjitheve. Vasil Hila, ish-kryetari i Komisionit te
Pronave, institucioni qe ka vulosur transaksionet me pronat, eshte akuzuar
se ka shperdorur detyren ne afro 100 vendime te ketij komisioni. Pak kohe me
pare, Bashkia e Durresit kerkonte te gjente nje truall publik per te
ndertuar nje treg industrial dhe, sipas kryebashkiakut Lefter Koka, "nuk
kishte me asnje centimeter katrore toke te lire publike". Nderkohe, sipas
Kokes, "ne Durres nuk ka asnje hapesire te lire per kompensimin e
ish-pronareve, tani pas daljes se ligjit".
----------------------------------------------------------------------------
Lundi, Juin 14, 2004 Signalé: 6:27 PM
Le président Moisiu a rencontré les représentants de la société civile
TIRANA, 14 juin /ATA/ Par M.Marini: Le président albanais,
Alfred Moisiu a reçu aujourd'hui des représentants de la société
civile albanaise et du groupe de la "réaction civique". Il a
demandé la transparence totale du pouvoir exécutif et
l'assistance des spécialistes pour la construction de
l'installation de traitement des déchets publics.
Appréciant la contribution de la société civile à la
protection des intérêts des citoyens, Moisiu a conseiller son
plus grand engagement pour affronter les structures publiques.
Evoquant la loi sur la restitution et la compensation des
biens à leurs propriétaires légitimes, il a souligné avoir fait
"appel aux partis politiques pour un consensus dans son adoption,
parce que c'est la plus importante loi de ces dernières 14
années".
Quant au progrès des réformes publiques, Moisiu a assuré
ses interlocuteurs qu'ils "userait de toutes ses compétences
constitutionnelles pour garantir l'intégration de l'Albanie dans
l'Union européenne et l'Otan".
Les représentants de la société civile ont évalué le rôle
du président albanais à la garantie de la loi, de la Constitution
et de sa coopération transparente avec la société civile.
Samedi, Juin 12, 2004 Signalé: 6:20 PM
Le PS célèbre le 13-ème anniversaire de sa création
TIRANA, 12 juin /ATA/ Par Maela Marini/ - Le Parti
socialiste (PS) a célébré samedi, aux locaux du Palais des
Congrès, le 13-ème anniversaire de sa création.
A cette occasion, a été organisée une réception à laquelle
ont participé les plus hauts dirigeants de ce parti comme le
Premier ministre albanais Fatos Nano, le Président du Parlement
albanais, Servet Pëllumbi, et des membres du cabinet
gouvernemental.
De même, y étaient invités des représentants du corps
diplomatique accrédité à Tirana et des représentants des autres
forces politiques du pays.