Faqja 15 - AKTUALITET   http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm

Dhjetor16, 2004

 
Gjykata rikthen ēėshtjen nė prokurori
 
Familja mbretėrore pranė kthimit tė armėve tė sekuestruara

TIRANE

Gjykata e Tiranės vendosi dje t'i hapte rrugėt pėr rikthimin Familjes Mbretėrore tė koleksionit tė armėve tė sekuestruara dy vjet mė parė. Ky vendim u shpall dje nga gjyqtari Arben Kostandini, i cili vendosi tė prishte vendimin e Prokurorisė sė Tiranės, qė kishte vendosur sekuestro mbi armėt dhe mė pas nuk kishte kryer asnjė veprim tjetėr pėr tė pėrcaktuar se ēdo tė bėhej me to. Sipas vendimit tė gjykatės ēėshtja rikthehej sėrish nė prokurori, me qėllim qė pėrfaqsuesit e akuzės t'i jepnin vetė zgjidhje problemit tė krijuar para dy vjetėsh. Ndėrkohė qė prokurorisė, pas kėtij vendimi tė gjykatės, do t'i duhet tė thėrrasė ekspertėt e armatimit tė Ministrisė sė Rendit dhe ata tė Muzeut Kombėtar pėr ēėshtjen e armėve, pėr tė vendosur se ēdo tė bėhet mė vonė me 11 arkat me armė qė aktualisht ndodhen nė policinė e kryeqytetit. Koleksioni i armėve u sekuestrua nė Aeroportin e Rinasit teksa ato po silleshin nė Shqipėri, ndėrkohė qė kishin kaluar nėpėr 5 shtete tė tjera dhe nuk ishin prekur. Atėherė proku-roria nisi edhe njė ēėshtje penale ndaj Familjes Mbretėrore por kjo u pushua shumė shpejt. Ndaj kėtij urdhėri reagoi familja Familja Mbretėrore, e cila e paditi nė gjykatė, ku kėrkonte tė vendosej mbi fatin e armėve.


 
E Enjte, 16 Dhjetor 2004 http://www.korrieri.com/
Spahia ankohet te Ambasadori gjerman
Kryetari i Partise "Levizja e Legalitetit", njekohesisht edhe anetar i Komisionit te Posacem parlamentar per reformen zgjedhore, zhvilloi dje nje takim me ambasadorin gjerman ne Shqiperi, Hans Peter Anen. Sipas njoftimit per shtyp te PLL, teme e bashkebisedimit ishte situara aktuale politike ne vend, por ne vecanti reforma zgjedhore. Spahiu e njohu ambasadorin Anen me ecurine e reformes zgjedhore, e cila ne optiken e kryelegalistit, fatkeqesisht, anashkalon dhe injoron rekomandimet e OSBE/ODIHR.

A.M

 
© 2003 Gazeta Panorama
Faqe 10 - Politikė

 

Demokratėt diskutojnė marrėveshjet me PR-ėn dhe PDR-ėn

 

PD, dy strategji pėr aleancat zgjedhore

Pengu: I njoha nga theksi se ishin nga Elbasani dhe Berati

 
Laureta RryĒi

Demokratėt tentojnė koalicionet jofiktive parazgjedhore, pavarėsisht, nga strategjia e partneritetit me shoqėrinė civile.

Kėshtu, aktualisht, ekzistojnė dy variante aleancash mbi tė cilat do tė ngrihen bisedimet e ardhshme, por qė mbeten pėr t’u konkretizuar pas zhvillimit tė Kuvendit tė Tretė tė Partisė Demokratike, dy muajt e parė tė vitit tė ardhshėm. Varianti i parė ėshtė njė aleancė e tri forcave, PD, PR dhe PDR, tė cilat nėse veēohen nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare do tė ndajnė votat e tė djathtėve, duke rrezikuar mjaft zona. Ndėrsa, varianti i dytė, mbetet aleanca e shpallur, tashmė, edhe pse jo e firmosur nė letėr, ajo mes demokratėve dhe republikanėve. Shkaku kryesor qė japin nė zyrat e selisė blu, pėr kėtė qėndrim pro aleancave, duket tė jetė ligji zgjedhor me njė raund. Pėrmes kėtij ligji, nė secilėn zonė elektorale fiton kandidati qė merr mė shumė vota nė raundin e vetėm tė zgjedhjeve, edhe pse diferenca mes vendit tė parė dhe tė dytė mund tė jetė thjesht disa vota mė shumė. Njė gjė e tillė rrit rėndėsinė e pėrqindjeve elektorale tė partive tė vogla qė nuk mund tė fitojnė vetėm, por qė mund tė ndihmojnė PD-nė nė fitoren e kandidatėve tė pėrbashkėt. Por jo vetėm kaq, pasi ligji i pėrzier, me shumicė mazhoritare, nxjerr fituese nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare atė forcė politike, e cila merr mė shumė deputetė nė bazė tė zonave. Ndėrsa pėrqindja e proprocionalit, e cila nxjerr vetėm 40 deputetė nga 140 qė ka Parlamenti, nuk ėshtė ndikuese nė fitoren e mazhorancės. Kėtė pikėsynim duket se kėrkon tė arrijė edhe PD-ja, kur ka shpallur strategjinė e saj tė partneritetit me shoqėrinė civile dhe rrethet intelektuale e akademike. Kėta njerėz qė do tė afrohen nė PD, si njė nga kriteret kryesore pėr t’u pėrfshirė nė listėn e kandidatėve pėr deputetė do tė jetė pikėrisht, pėrkrahja dhe figura e tyre, e vlerėsuar nė bazė qė pėrbėn edhe rrethin e votuesve.

Konkretizimi i aleancave
Gjithēka nė lidhje me nėnshkrimin publik tė ndonjė marrėveshjeje paraelektorale tė PD-sė, lidhet me zhvillimin e kuvendit tė saj tė tretė. Anėtarėsia dhe mjaft nga zyrtarėt e PD-sė kanė pasur gjithnjė kundėrshtime, pėrsa i takon koalicioneve parazgjedhore, tė cilat, sipas tyre, nuk kanė qenė efektive dhe kanė bėrė deputetė, njerėz pa kontribute, madje, qė shpeshsherė e kanė lėnė nė baltė PD-nė. Kjo rezistencė e bazės, e shprehur edhe nė strategjinė e fundit tė hapjes ndaj shoqėrisė civile, mėsohet se do tė respektohet. Por, nė Kuvend do tė jenė pikėrisht pėrfaqėsuesit e anėtarėsisė qė do tė miratojnė dokumentet themelore, me tė cilat PD-ja do tė ndėrtojė strategjinė elektorale. Dhe njė nga pikat e kėsaj strategjie pritet tė jetė mosndarja e votave mes tė djathtėve. Vetė Berisha, pak kohė mė parė, gjatė festimeve pėr 14-vjetorin e themelimit, u shpreh i hapur pėr tė ftuar tė gjithė tė larguarit nė vite tė afrohen nė PD.

 

PDR, ende pa njė qėndrim tė prerė
Demokratėt e reformuar tė Genc Pollos duket se nuk kanė njė qėndrim tė prerė pėr aleancė parazgjedhore me PD-nė. Por, gjithsesi, ata kanė bėrė disa ftesa bashkėveprimi nė kuadėr tė institucioneve drejtuar demokratėve, duke lėnė tė nėnkuptohet se kjo mund tė jetė fillimi i njė bashkėpunimi tė mėtejshėm. Gjithashtu, ata mendojnė se bashkėpunimet mes tė djathtėve janė tė rėndėsishme, por nuk duhen realizuar ashtu si i ka ndėrtuar mė parė PD-ja marrėdhėniet me aleatėt e saj. Njė koalicion i mirė opozitar do tė ishte ai, ku secila parti ka qėndrimin e vet pėr ēėshtje tė ndryshme, dhe diskuton si e barabartė me partitė e tjera aleate, njė variant ky qė nuk pėrputhet me koalicionet ombrellė qė ka aplikuar deri tani, e djathta shqiptare. Gjithsesi, PDR-ja ka shprehur qėndrimin e saj se nuk do ta pranonte kėtė ide koalicioni, ku PD-ja mban “ēadrėn” pėr tė gjithė aleatėt, por ata nuk kanė mohuar se ekzistojnė mundėsi tė mira bashkėpunimi.

PR, e vetmja qė i mbijetoi “BF”-sė
Republikanėt mendojnė se janė tė vetmit aleatė potencialė, pėrsa i takon grupimit tė djathtė rreth Partisė Demokratike. Ata duket se janė nė pėrgatitje pėr tė qenė gati pėr tė dalė tė vetėm nė zgjedhje, nėse diēka nuk do tė funksiononte, pasi prirja e pėrgjithshme ėshtė pikėrisht njė aleancė-binom me PD-nė. Sipas republikanėve, bashkimi i opozitės ėshtė i rėndėsishėm, por duke hequr qafe bashkėpunimet fiktive siē kanė qenė, mė parė, disa aleanca tė PD-sė. Tashmė, qė koalicioni opozitar “Bashkimi pėr Fitore” ėshtė shpėrbėrė dhe tendencat janė pėr tė mos u ringritur, ata mbeten aleatėt e vetėm qė mund tė krijojnė koalicion me demokratėt. PR-ja duket se nuk ėshtė kundėr aleancės me PDR-nė, pavarėsisht se ende nuk ka ndonjė negociatė konkrete pėr kėtė ēėshtje. Por, sinjalet mbeten tė mira, pėrderisa PDR-ja ka edhe komisionerin e tretė nė komisionet zonale tė votimit, tė cilin deri para vendimit tė komisionit bipartizan, e kishte PLL-ja.

 

Festa, “Shijak TV” mbush nėntė vjet transmetim

“Shijak Televizon” ka mbushur plot nėntė vjet transmetim. I pari stacion televiziv privat nė Shqipėri, i ndėrtuar qė nė vitin 1995 me iniciativėn e mjekut shijakas, Gėzim Ismaili, ka festuar mbrėmė nė mjediset e hotel “Rogner” nėntė vjet histori. Mes tė ftuarve tė shumtė, drejtuesit e “Shijak TV” kanė prezantuar sfidat e trasmetimit nė tė gjithė kėto vite. Pjesėmarrės nga i gjithė spektri politik, biznesmenė e gazetarė tė shumtė kanė uruar drejtuesit e kėtij stacioni, i cili prej nėntė vjetėsh jep kontribut nė sfidėn e informimit tė publikut. “Jemi krenarė pėr atė kontribut qė kemi mundur tė japim nė kėtė fushė, jo vetėm tė tė qenurit tė parėt e kėsaj sfide, por edhe si njė stacion nga ku kanė kaluar dhjetėra gazetarė qė sot punojnė nė shumicėn e mediave nė vend”, ka deklaruar para tė pranishmėve pronari i “Shijak TV”, Gėzim Ismaili. Duke ftuar tė ftuarit nė festimin e kėtij pėrvjetori tė nėntė, Ismaili ka premtuar se, ky stacion televiziv pritet tė shtojė edhe mė tej investimet pėr tė qenė pjesė e ngritjes sė tė gjithė industrisė sė medias vizive. “Shijak TV” nisi, fillimisht, transmetimet nga qyteti i Shijakut. Shumė shpejt ai u bė i kėrkuar nga publiku, duke e transferuar selinė e vet nė Tiranė, ku prej vitesh vazhdon trasmetimin 24 orė “non stop”.

 

Njėsitė verifikojnė 1,2 milionė shtetas
Blushi: Zgjedhjet, gati 30 pėr qind e listave

Pushteti vendor ka verifikuar mbi 1,2 milionė shtetas dhe ka identifikuar mbi 1 milion shtetas, nė procesin e hartimit tė listave tė sakta pėr zgjedhjet e ardhshme. Kėto shifra, sipas ministrit tė Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Ben Blushi flasin pėr pėrmbushjen e 30 pėr qind tė objektivit, gjė qė tregon se procesi mund tė pėrfundojė brenda afatit ligjor, nė fund tė shkurtit tė ardhshėm. Sipas tė dhėnave tė ministrisė, nė 20 ditė aktive, nga ana e njėsive tė qeverisjes vendore ėshtė realizuar njė volum i madh pune nė zbatim tė ligjit, duke dėshmuar edhe njė punė tė mirė tė njėsive tė qeverisjes vendore dhe prefekturave. Po sipas ministrisė, treguesit mė pozitivė janė arritur nė qarqet Dibėr, Gjirokastėr, Fier, Berat dhe Tiranė, ndėrsa mė dobėt paraqiten nė kėtė drejtim njėsitė e qeverisjes vendore tė qarqeve Durrės, Kukės, Lezhė, Shkodėr e Vlorė, puna e tė cilėve ėshtė nėn mesataren nė shkallė vendi. Vetėm gjatė javės sė fundit, ėshtė realizuar njė volum pune i barabartė me 11 pėr qind tė detyrės. Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit ka nisur edhe pagesat, pėr tė cilat, nė total, llogaritet njė faturė nė shumėn 48 290 000 lekė pėr tė gjitha njėsitė e qeverisjes vendore, duke respektuar tarifat e shpėrblimit tė pėrcaktuar me Vendim tė Kėshillit tė Ministrave.

 

Debati mes Mediut e Sherifit
Projektrregullorja, sherr nė Komisionin e Ligjeve

Debati i ashpėr mes deputetėve ėshtė shėnuar dje nė Komisionin Parlamentar tė Ligjeve, duke sjellė bllokimin e projektligjit pėr “Rregulloren e re tė Kuvendit”. Deputeti i PR-sė, Fatmir Mediu ka debatuar ashpėr me kryetarin e Komisionit tė Ligjeve, Elmaz Sherifin, duke bėrė qė konflikti mes tyre tė acarohet tej mase. Gjithēka ka nisur me faktin, sepse anėtarėt nuk kanė pasur nė dispozicion materialet qė kanė sjellė ekspertėt e BE-sė pėr kėtė projekt. Sherifi duke kėrkuar tė mbahet qetėsi, i ėshtė drejtuar Mediut se “je ti qė nuk di tė sillesh nė komision, je edhe karagjoz, ti je edhe kryetar partie gjasme, nuk di tė drejtosh”. Kreu i PR-sė ka replikuar duke iu drejtuar Sherifit se “ėshtė ai karagjoz, kastravec dhe jo deputetėt e komisionit”. Ndėrkaq, mbledhja ėshtė ndėrprerė, duke mos arritur konsenusin e nevojshėm, si dhe kourumin e nevojshėm pėr tė vazhduar shqyrtimin e Rregullores sė re tė Kuvendit. Kontradiktat u shfaqėn qysh nė fillim tė mbledhjes, kur deputeti socialist, Taulant Dedja, replikoi disa herė me kryetarin e komisionit, Elmaz Sherifi, dhe deputetin e PD-sė, Fatos Beja, pėr tė sqaruar disa nene tė rregullores. Replikat mes Dedjes dhe Bejė, detyruan deputetin demokrat, Beja, njėkohėsisht, bashkėpunėtor nė hartimin e kėtij dokumenti tė braktisė mbledhjen. Projektrregullorja e re pėrmban 119 nene nga tė cilat sot u miratuan vetėm 8 prej tyre, ndėrkohė qė sot ėshtė planifikuar diskutimi i kėtij dokumenti nė seancė parlamentare.