17/07/2004 http://www.shekulli.com.al/

PLL e PBK: Status dėshmori pėr viktimat e komunizmit

N.Perndoj


Kryetari i grupit parlamentar i Partisė Lėvizja e Legalitetit, Eqerem Spahia
dhe deputeti i Partisė sė Ballit Kombėtar Demokrat, Alfred Cako bėnė publike
dje amendimin e depozituar nė kryesinė e Kuvendit lidhur me ligjin 8607
"Statusi i dėshmorit tė atdheut". Duke cituar paragrafe tė amendimit tė
pėrgatitur, dy pėrfaqėsuesit e opozitės theksuan se Statusin e Dėshmorit tė
Atdheut, duhet ta fitojnė tė gjithė ata qė i rezistuan me armė komunizmit si
dhe ata qė u vranė me gjyq apo pa gjyq nga ingranazhet e regjimit komunist
nė periudhėn 29 Nėntor 1944 - Mars 1991. Ata kėrkuan gjithashtu qė dita e
dėshmorėve tė mos jetė 5 Maji por 7 Prilli. "Nuk mund tė jetė dita e
dėshmorėve data 5 maj pasi kjo datė ėshtė njė simbolikė partiake komuniste.
Si e tillė nuk ėshtė njė datė qė mund tė jetė pėrfaqėsuese pėr gjithė tė
rėnėt pėr atdhe, aq mė tepėr qė ėshtė dhe njė sfidė ndaj aleatėve
perėndimorė antikomunistė. Ne kėrkojmė qė data pėrkujtimore pėr Dėshmorėt e
Atdheut tė mos jetė 5 Maji por 7 Prilli, pasi kjo ditė ėshtė dita e fillimit
tė rezistencės nga ana e nacionalistėve shqiptarė ndaj pushtuesit fashist"
 -tha Cako. Ndėrsa Spahia kujtoi se data nė fjalė shėnon dhe ditėn e parė tė
rezistencės nė Luftėn e Dytė Botėrore pėr gjithė Ballkanin.