Faqe 9 - Koment
17Gusht 2004  © 2003 Gazeta Panorama http://www.panorama.com.al/

Dy gurė me njė Zog

Armir Shkurti

Tranvestimi i Leka Zogut nga mbret nė politikan, duket se i ka turbulluar ca
ujėrat. Deri dje ai ka jetuar nė rrethina tė Tiranės dhe tė politikės, pa
shkelur as nė sinorėt e pushtetit, as nė ato tė opozitės. Nė kėtė rol ca e
kanė parė si babaxhan e ca si relike, dhe askush nuk ėshtė marrė me tė
seriozisht, duke e vlerėsuar si tė parrezikshėm...

...Mirėpo sot, ai doli nė piacė me kostum kryetari partie. Kjo pėrkthehet se
PS-ja dhe PD-ja rrezikojnė tė humbasin copa nga pushteti nė qeverisje dhe
opozitė, copa qė i kanė mbledhur me zor tė madh dhe mezi po i mbajnė me
thonj e me dhėmbė, pėr vite e vite me radhė. Dy shkėmbinjtė e politikės
shqiptare e dinė se Leka Zogu nuk ėshtė kafshatė e lehtė. Forca e tij
politike mund tė ketė peshė, mė tepėr edhe nga sa parashikohet. Nėse
figurave tė sotme u ėshtė dashur shumė mund pėr tė krijuar emrin dhe
autoritetin, Leka vjen me emrin e krijuar vetė dhe mbiemrin e krijuar nga i
ati. Me emrin e Zogut luajnė nė skenėn politike disa parti. Me tė njėjtin
emėr ka mbėrritur nė Kuvend njė grup deputetėsh. Pra, mjafton mbiemri Zog
pėr tė mbledhur njerėz nė shesh e vota nė kuti. Nėse Leka hyn nė zgjedhje,
gjithė partitė monarkiste ose do tė bashkohen me tė, ose do tė shkrihen me
tė; ose u duhet tė ndryshojnė krejtėsisht programin. Kjo lėvizje e detyruar
diktohet, se simboli i tyre tashmė ndodhet nė krye tė njė bashkėsie tjetėr,
me tė cilėn o duhet tė pėrfshihesh, o duhet tė largohesh. Pėr ta shpjeguar
mė qartė paradoksin qė lind, le tė marrim njė shembull. Qė nė rithemelimin e
saj, Partia Lėvizja e Legalitetit ka mbajtur si simbol flamurin e monarkisė
dhe fotografinė e Lekės sė Parė. Ndėrsa sot, Legalitetit i duhet tė
rreshtohet nė njė sofėr ku ligjin tashmė do ta bėjė Leka dhe vetėm Leka.
Madje, edhe kandidatėt pėr deputetė (pėr tė cilėt bėhet e gjithė gurguleja
nėpėr tė gjitha partitė) sėrisht Leka do t“i zgjedhė. Nė kėtė mėnyrė,
partitė monarkiste vendosen pėrballė njė paradoksi: Tė qėndrojnė me Zogun,
por si ushtarė, dhe tė humbasin ēdo privilegj qė ofron politika? Apo, tė
largohen prej tij, duke humbur gjithė elektoratin qė u ka ardhur pas, vetėm
e vetėm sepse janė zogistė? Pra, meqė mora si shembull Legalitetin, le tė
themi se kjo forcė humb kuptimin e ekzistencės, nėse nuk pėrfshihet nė
alternativėn e simbolit tė saj. Nėse nga pikėpamja teorike, partitė
monarkiste e humbasin kuptimin, nga kėndvėshtrimi praktik humbasin
elektoratin, qė tani shkon drejt e te Zogu. Ky paradoks shpjegon edhe
pozicionin qė trashėgimtari i fronit mbretėror ka zgjedhur: as mbret dhe as
kryetar partie.

Fushatėn e referendumit, pėr formėn e regjimit nė vitin '97, unė e kam
pėrcjellė nga afėr pėr rreth 2 muaj: nga mesi i majit deri pranė mesit tė
korrikut, kur Zogu mori avionin e shtegtimit, i ndjekur nga kėrcėnimi i
prangave. Nga mėnyra e ndėrtimit tė fushatės, marrėdhėniet me turmat nė
mitingje, me diplomatėt e huaj dhe politikanėt vendas, si dhe nga bisedat e
intervistat qė kam bėrė me tė, gjykoj se ėshtė njė politikan me pėrvojė tė
trashėguar nga i ati dhe tė fituar nga nevoja e mbijetesės nė mėrgim, pėr 6
dekada me radhė. Ėshtė i aftė tė orientohet me gjendjen brenda dhe jashtė
vendit, dhe i mprehtė nė pazare politike. Ka kulturė politike, ushtarake e
administrative, si dhe ka njohje e lidhje nė kancelaritė dhe oborret e shumė
shteteve, nė tė pesė kontinentet. Kjo mė bėn tė shpresoj se tashmė, qė ai ka
hyrė nė politikė, ka shumė mundėsi qė loja tė luhet me rregulla tė reja.
Kusht pėr kėtė ėshtė qė dy vitet e qėndrimit nė atdhe, t'i kenė shėrbyer pėr
t“u orientuar dhe pėr tė ndėrtuar strategjitė e taktikat, dhe jo pėr t“u
shqiptarizuar politikisht. Gjasat janė pėr njė pėrqindje tė kėnaqshme, por
edhe nėse Zogu merr njė pėrqindje modeste - qoftė edhe aq sa kanė marrė
partitė monarkiste nė zgjedhjet e 2001-shit - dhe nėse mban njė qėndrim
pragmatist, nuk ėshtė ēudi tė futet edhe nė qeveri. Nga ana tjetėr, bezja
socialiste duket shumė e ngrėnė e nuk mban mė arnė. Kėshtu qė, nėse edhe
socialistėt mė nė fund pjesėtohen, atėherė, pėr herė tė parė nė historinė
14-vjeēare tė demokracisė shqiptare, do tė kemi njė pluralizėm real. Pėr
rrjedhim, edhe spektėr real politik, marrėveshje dhe tolerancė politike qė
krijojnė kushtet pėr stabilitet, ngritje ekonomike etj. Deri mė sot, tė
gjitha shumicat parlamentare kanė qenė absolute nė Kuvend. Pėr rrjedhim,
kush ka pushtetin ėshtė vetė zot e vetė shkop. Nė rast se kjo formulė
shpėrbėhet mė 2005-ėn, dhe nė rast se vjedhjet e votės do tė jenė me karar,
nuk do tė jetė ēudi qė fituesit tė zgjedhjeve t'i duhet tė bėjė pazar me mė
tė vegjėlit, njė prej tė cilėve mund tė jetė forca politike e Zogut. Ndėrsa,
nėse Leka do tė pėlqente opozitėn, edhe aty do tė qe njė zė plot dinjitet,
duke imponuar qėndrimin e tij. Pra thjesht, Zogu bėhet faktor. Ky ėshtė
rrezik i madh pėr mėmat PS- PD-sė qė vazhdojnė tė luajnė ndeshje tė shitura.
Ankthi ndihet te militantėt e kėtyre dy partive, tė cilėt sot janė bashkė
kundėr "tė paftuarit". Nofkat fillojnė qė nga "trafikant" e deri te fyerje
personale ndaj tij dhe familjes sė tij; mllef qė lė tė kuptohet se deri mė
sot politikės, Leka i ėshtė dashur, por Lekėn nuk e ka dashur. Nga ana
tjetėr, "lėmi" me elektorat ėshtė i pafund, si pėr Lekėn ashtu edhe pėr
Metėn, a ndonjė tjetėr. Pėrveē militantėve, tė tjerėt e hedhin votėn pėr
rozėn a pėr blunė, thjesht se nuk kanė pasur tjetėr mundėsi. Alternativat e
reja ka shans tė mbledhin rreth tyre njė pjesė tė madhe tė kėtij
kontigjenti. Gjithashtu, rreth 40 % e zgjedhėsve nuk e prishin fare
terezinė, tė dielėn e votimit. Jo se janė indiferentė, por se e kanė humbur
besimin te tė dy tė mėdhatė. Edhe kėtu ka kullotė, sa tė duash, pėr
pėrfaqėsuesit e altarnativave tė reja. Duke u rritur kėshtu kulaēi, llokmat
e PS-sė e PD-sė dalin mė tė vogla. Pėr kėto arsye besoj se, nga plazhet e
nxehta ku po karikojnė bateritė, burrat e shtetit shqiptar po presin, jo
edhe aq tė qetė, "qortimet e vjeshtės" 2004.

------------------------------------------------------------

17 gusht 2004 http://www.kohajone.com/

55 vjet me vone

Salla eshte tejmbushur nga te mbeturit e ketyre familjeve te masakruara ne perkujtim te masakres se Qafe-Valmerit. Kryetari vendor i te perndjekurve politike anti-komuniste, Gjon Deda, ne pershendetjen e tij te hapjes se takimit falenderoi per pjesemarrjen e gjere te anti-komunisteve te zones. Afrim Haci, kryetari kombetar i kesaj shoqate, ne materiale te zgjeruar ka evokuar me detaje te gjithe masakren e 17 gushtit 49. Haci beri thirrje qe ish-te burgosurit te mos rrine kot, por te hidhen ne lufte per te drejtat e tyre. "Ne,- tha ai-, per hir te kombit kemi toleruar kriminele si S.Manoku, Zija Kambo, S.Carcani, etj". Politikane te djathte si Ekrem Spahia, Hysen Selfo, Bamir Topi, u kane kujtuar mirditoreve kalvarin e 50 viteve por me se shumti epiqendra e fjalimeve te tyre ne ate takim perkujtimor ishte thirrja per rrezimin e Fatos Nanos dhe rikthimin e opozites ne pushtet. Ne fund Leke Shtia ne emer te familjareve te pushkatuar beri thirrje qe te falim qe te mos riperterihet dhimbja. "Per te qene te qarte,- vijoi ai,- me 7 gusht u vra B.Biba, nje figure e nderuar e Mirdites, sot kjo nuk justifikoi faktin qe femijet e shume familjeve te lindur dhe rriteshin ne internim, apo ne ekzekutim te merrnin pjese edhe ato qe nuk e kishin per detyre".

A.Ndoja