Faqja 6 - POLITIKE Shtator 17, 2004
http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm


QEVERIA KA ZGJIDHUR EDHE PROBLEMIN E INFRASTRUKTURĖS

Rrugėt "nė kurriz" tė pronarėve
Projekti ėshtė "kopjuar" nga koha e Mbretit Zog


Anila Basha

Qeveria ka vendosur qė me paratė qė do tė marrė nga pronarėt e rinj tė
zonave informale tė mund tė sponsorizojė njė pjesė tė infrastrukturės sė
kėtyre zonave, rrugė, kanalizime, ujėsjellėsa, shkolla etj. Njė fakt tė
tillė e deklaroi pėr Gazetėn Shqiptare zv.ministri i rregullimit tė
territorit dhe turizmit Artan Lame. "Nė projekt ėshtė parashikuar qė nė rast
se mes pronarit tė vjetėr dhe pronarit tė ri nuk do tė ketė njė marrėveshje,
atėherė do tė jetė shteti qė do tė ndėrhyjė. Shteti do tė kompesojė pronarin
e vjetėr nė njė vend tjetėr, me vlerė sipas statusit qė ka pasur toka nė
momentin e fitimit tė pronėsisė. Ndėrsa po shteti, do ti kėrkojė detyrimet
pronarit tė ri nė tokėn qė ka marrė si truall, me ēmimin e tregut" tha ai
pėr Gazetėn ndėrsa shton se pjesa e parave, tė cilat do tė pėrfitohen nga
gjithė ky proces, do tė nevojiten pėr ndėrtimin e infrastrukturės sė zonave
informale. Por si do tė zgjidhet problemi i legalizimit tė atyre banesave,
tė cilat sipas studimit urbanistik, do tė jenė tė vendosura nė ato vende qė
duhet tė ndėrtohet infrastruktura? Qeveria e ka menduar edhe kėtė. "Sipas
nenit qė u miratua nė komisionin e ekonomisė dhe qė ėshtė propozim i
qeverisė, thuhet se nuk do tė fillojė procesi i legalizimit tė banesave
informale, pa njė studim urbanistik nga pushteti vendor pėr ato zona. Qė do
tė thotė se ndėrtesat tė cilat gjenden nė vende tė tilla do tė prishen, por
do tė kompesohen nė hapėsira tė tjera tė cilat do tė jenė truall ndėrtimi",
tha Lame. Ky lloj varianti i pėrdorur, nuk ėshtė i ri. Ka qenė Zogu, i cili
gjatė qeverisjes sė tij ka pėrdorur tė njėjtėn metodė nė njė nga zonat e
Tiranės sė Re, ku me paratė e marra nga banorėt e rinj, ka ndėrtuar edhe
infrastrukturėn pėrkatėse tė zonės, duke ua blerė tokėn pronarėve tė vjetėr,
me statusin e saj si tokė bujqėsore.

Afatet
Nė kėtė proces, pėr zv.ministrin Lame nuk janė tė rėndėsishme afatet.
"Thelbi mbetet tek parimi se si do tė kryhet procesi i legalizimit. Me thėnė
tė drejtėn unė nuk shoh ndryshim tė madh tė projektit tė qeverisė me
variantin e propozuar nga Partia Demokratike. Janė tė njėjtat parime vetėm
se nė projektin e qeverisė janė marrė parasysh tė gjitha ēėshtjet nė mėnyrė
tė detajuar. Ajo qė ndryshon ėshtė fakti se PD kėrkon tė kreditohen pronarėt
e rinj, nė njė kohė qė kjo ėshtė e pamundur" sqaron Lame. Sipas tij, ėshtė
shumė e vėshtirė vendosja e afateve, sepse edhe pushtetit vendor do ti duhet
kohė qė tė sjellė projektin e urbanizimit tė zonės.

Kundėrshtimi
Qeveria kundėrshton Parlamentin lidhur me vendimin e kėtij tė fundit pėr tė
shmangur sipėrfaqet prej 10 mijė metrash katrorė. "Kjo do tė sillte njė
Shqipėri-fshat, -sqaron Lame. Me kėtė llogjikė, do tė legalizohej ēdo shtėpi
e veēuar nė male e kodra, dhe jo nė zona urbanistike. Ne qė tani e shohim se
nuk ka njė strukturė tė qartė urbanistike, dhe ku qytetet e fshatrat, nuk
kanė mė vija dalluese nga njėra tjetra, pėr shkak tė ndėrtimeve" tha
zv.ministri.


Shoqata: Ky projekt bie nė kundėrshtim me pesė ligje

Shoqata Pronėsi pėr Drejtėsi e ka kundėrshtuar me forcė projektin qė po
diskutohet nė Kuvend. Sipas Sekretarit tė Shoqatės Agim Toro, kuvendi e
ndryshoi propozimin e teknikėve pėr sipėrfaqet 10 mijė metra katror sepse
"kėto forca politike kanė edhe militantėt apo pronat e tyre nėn 10 mijė
metra qė duan ti legalizojnė".
Shoqata ka dalė kundėr projektit dhe shton se ky projekt i ri qė po
diskutohet nė Kuvend, bie nė kundėrshtim me shumė ligje, apo nene tė tyre tė
cilat janė nė fuqi nė republikėn e Shqipėrisė. Sipas Toros, Ligji pėr
Legalizimin e Zonave Informale bie nė kundėrshtim me Kodin Civil tė
Republikės, nė nenet 172 e 195 tė tyre; bie nė kundėrshtim me ligjin "Pėr
shitblerjen e trojeve", i cili nuk lejon tjetėrsimin e trojeve derisa tė
bėhet kthimi dhe kompesimi i pronave; projekti aktual, bie nė kundėrshtim me
Kodin Penal nė nenet 199 e 200 , ku pėr pushtimin e tokės, njerėzit dėnohen
edhe me burg. "Bie nė kundėrshtim edhe me ligjin famėkeq 7501 i cili nė
nenin 15 dhe 21 ndalon tjetėrsimin e pronės dhe thuhet se "kėshilli i
komunės ose i bashkisė brenda 15 ditėve nga marrja e denoncimit mblidhet tė
vendosė pėr lirimin e kthimin e tokės nė gjendjen e mėparshme pėr tre ditė,
prishjen e objektit tė ndėrtuar nė mėnyrė tė kundėrligjshme dhe kthimin e
tokės nė gjendjen e mėparshme brenda 5 ditėve". Ky projekt, sipas Toros, bie
nė kundėrshtim edhe me ligjin e pronave i cili nuk lejon qė tjetėrsimi i
pasurisė sė pronarėve tė bėhet nė kėtė formė qė propozohet, dhe tokat qė
janė zėnė nė mėnyrė tė paligjshme i kthehen pronarėve. "Atėherė cilin ligj
do tė zbatojmė kėtė tė riun, apo kėta tė tjerėt? Qė ky ligj tė hyjė nė fuqi,
atėherė duhet tė shfuqizohen gjithė kėta tė tjerėt" thotė Toro.