18/03/2004 http://www.korrieri.com/
Cameria, sot votohet rezoluta

Komisioni parlamentar i Politikes se Jashtme ka hartuar projektrezoluten per ceshtjen e krahines se Camerise, qe ndodhet ne territorin e Republikes se Greqise. Kjo projektrezolute, e cila do te paraqitet ne seancen e sotme plenare per t'u votuar, ka marre konsensusin e pjeses me te madhe te focave politike parlamentare. Ne kete draft preken pikat qe kane te bejne me mbajtjen ne fuqi per nje kohe te gjate te nje ligji lufte, pasurine e popullesise came ne shtetin fqi grek, marredheniet mes dy vendeve, si dhe pika te tjera, te cilat do te paraqiten per debat dhe votim. Gjithashtu, ne te kerkohet zgjidhja e problemit te pronave dhe pasurive te patjetersueshme te popullesise came. Kryetari i Komisionit, deputeti i PS, Ilir Zela, eshte shprehur se projekti "gezon konsensusin maksimal te mundshem nga te tera grupet parlamentare te perfaqesuara ne Komision dhe njekohesisht mban parasysh edhe formulimet e projektrezolutes se paraqitur nga deputetet nismetare dhe njekohesisht eshte orientuar drejt zgjidhjes se problemit te pronave dhe pasurive te patjetersueshme te popullesise came". Por, ne fakt, ky draft ka marre kundershtimet e deputeteve legaliste dhe balliste. Ata shprehen se do te kundershtojne me force miratimin e saj, sepse ne te nuk perfshihen problemet kryesore te cameve. Kryetari i legalisteve, Ekrem Spahia thekson se projektrezoluta e ndryshuar, nga ajo qe ishte paraqitur me pare, nuk permbush qellimin e synuar. Sipas tij, grupi parlamentar i PLL do te kerkoje ne seancen e sotme, qe te miratohet projekti i nismetareve. Nderkohe, kjo nisme parlamentare vjen pothuajse pas nje viti, kur Kuvendi shqiptar ka miratuar nje rezolute, ne te cilen theksohej marredheniet pozitive me Greqine, te ciles i kerkohej zgjidhja e ceshtjes came.
 
Pikat e projektrezolutes:
 
Zgjidhje e problemeve qe ekzistojne midis dy vendeve si pasoje e te shkuares, mbajtja ne fuqi per nje kohe te gjate e Ligjit te Luftes, i cili ka sjelle e vendosjen e konservimi mbi pasurite e shtetasve shqiptare, qe jane perzene ne fund te Luftes se Dyte Boterore.
 
Zgjidhje e problemit te pronave dhe pasurive te patjetersueshme te popullesise came.
 
Niveli shume i mire te marredhenieve Shqiperi-Greqi, i cili mund te zhvillohet dhe te mund te thellohet.
 
Vleresohet roli i Greqise si nje partner shume i rendesishem ne procesin e integrimit europian dhe atlantik te Shqiperise.
 
Pikat e PLL:
 
Parlamenti grek te abrogoje Ligjin e Luftes te vitit 1940.
 
Njohja e pronesise se popullesise came, duke i kerkuar qeverise greke ngrirjen e ligjit 2664, date 27 nentor 1998, qe ka te beje me regjistrimin e pronave dhe pasurive.
 
Te revokohet akti i dhenies se shtetesise shqiptare i vitit 1953 per camet e strehuar ne Shqiperi pas debimit me dhune nga shteti grek ne vitin 1944-1945.
 
Rikthimin e cameve ne trojet e tyre.
 
Demshperblimi pasuror per shfrytezimin prej dekadash te pronave te cameve dhe shqiptareve te tjere.
 
--------------------------------------------------------------------------------
Pronat dhe "te rinjte" sherri i vjeter
Ceshtja e pronave te Komunitetit Musliman, e dhenies me qera dhe e shitjes se tyre nga ish-kreret e tij eshte bere shkak per ndezjen e debateve brenda Komunitetit, te cilat kane vazhduar me pas me debate publike. Ne fund te vitit te kaluar u be nje perpjekje per te zhvilluar zgjedhjet ne Komunitetin Myslyman. Pati shume debate dhe mufti te perjashtuar nga pjesemarrja ne zgjedhje. Megjithate zgjedhja e kryetarit u shty per ne mars, dhe si i perkohshem u zgjodh Selim Stafa. Nderkohe ndersa te gjithe anetaret hyne ne mbledhje, pese anetare, te cilet perbenin dhe nje gfrup te te rinjve, u lane jashte portes se madhe te Medresese "Ibrahim Dalliu". Ata ishin, anetari i ish- kryesise dhe shefi i propagandes, Kreshnik Osmani, Myftiu i Durresit, Eduart Shefkiu, i Permetit, Sokol Kondakciu, Myftiu i Beratit, Qeramudin Durdia dhe ish-kryetari i keshillit te pergjithshem, Ali Hoxha, i cili sipas rotacionit duhet te drejtonte zgjedhjet e maujit nentor. Edhe keta anetare akuzuan kreret per papergjegjshemri, shkelje te statusit dhe mos perballje me drejtesine per ceshtjen e pronave.


Moisiu, bisede me Holkerin e Rugoven
Presidenti Moisiu zhvilloi dje nje bisede telefonike me kryeadministratotin e Kombeve te Bashkuara ne Kosove Holker. Ai shprehu shqetesimin e thelle dhe keqardhjen per ate qe ndodhi ne Mitrovice dhe mbeshtetjen e tij per institucionet e Kosoves dhe te UNMIK -ut si dhe shpresen ne permiresimin e shpejte te situates. Moisiu denoi veprimet e ekstremisteve dhe nenvizoi shqetesimin e tij te perhershem se zgjatja e gjendjes se papercaktuar u jep fushe veprimi ekstremisteve. Duke ngushelluar familjaret e qytetareve qe humben jeten Presidenti uroi sherim te shpejte te te plagosurve. Gjithashtu, dje ne mbremje, Presidenti Moisiu pati nje bisede telefonike dhe me Presidentin e Kosoves Ibrahim Rugova. Presidenti i tha bashkebiseduesit se ndjek me shqetesim situaten dhe se mbeshtet deklaratat e tij. "Ruajtja e qetesise dhe gjakftohtesise ne keto rrethana, - theksoi Moisiu, - eshte mjeti me i mire".


 18 Mars 2004 http://www.kohajone.com/ KOHA JONE

REZOLUTA CAME NE KUVEND

Sor Kuvendi do marre ne shqyrtim rezoluten came e cila i diskutua gjate mbledhjes se komisionit te Politikave te Jashtme. Sipas kryetarit te tij Ilir Zela, deputetet e shqyrtuan ate dhe folen mbi marrdheniet aktuale Shqiperi-Greqi. Por sot do te merret vendimi final i deputeteve lidhur me kete problem te rendesishem. Nga ana tjeter legalistet kane reaguar duke thene se ata kerkojne nga

parlamenti grek abrogimin e ligjit te Luftes te vitit 1940. Por edhe njohjen e pronesise se popullsise came, duke i kerkuar qeverise greke ngrirjen e Ligjit nr. 2664, date 27 nentor 1998, qe ka te beje me regjistrimin e pronave dhe pasurive.


 18/03/2004     http://www.shekulli.com.al/

Rezoluta i kėrkon qeverisė shqiptare dhe greke zgjidhjen e ēėshtjes sė pronave tė ēamėve. Spahia: Nuk abrogon Ligjin e Luftės

Kuvendi: Pronat e ēamėve, tė ndėrhyhet mbi Ligjin e Luftės

A. Rama

TIRANE - Pėrfundon hartimi me konsensus i projektrezolutės pėr zgjidhjen e problemit tė pronave tė ēamėve nė Greqi. Komisioni parlamentar i Politikės sė Jashtme, pas dy ditė konsultimesh, hartoi dokumentin e shumėdiskutuar kėto kohė qė do tė shqyrtohet sot nė seancė plenare, duke pasur edhe konsensusin e pėrfaqėsuesve tė opozitės. I vetmi qė u shpreh kundėr projektrezolutės ishte deputeti i PLL-sė Ekrem Spahia, i cili tha se drafti nuk i jepte zgjidhje thelbit tė problemit. Projektrezoluta kėrkon qė ēėshtja e tė drejtave tė ēamėve tė rishihet nga Greqia, duke iu referuar pėr kėtė edhe Traktatit tė Miqėsisė tė nėnshkruar mes dy vendeve qė nė vitin 1998. Kuvendi kėrkon qė nė kėtė proces tė pėrfshihet qeveria shqiptare, e cila duhet tė angazhohet pėr zgjidhjen e problemit, duke u bazuar nė dokumentet e njohura ndėrkombėtare. Njė nga pikat kryesore tė pėrfshira nė rezolutė, kėrkon gjetjen e zgjidhjes nė aspektin teknik dhe juridik midis qeverive tė dy vendeve pėr ēėshtjen e sekuestros konservative tė vendosur nga shteti grek, si pasojė e veprimit tė ligjit tė Luftės tė vitit 1940, mbi pasuritė e popullsisė ēame, por dhe ngrirjen e ligjit 2664 tė vitit 1998, si hallkė e domosdoshme pėr kapėrcimin e problemeve tė krijuara. Deputetėt e komisionit tė Jashtėm kėrkojnė qė qeveria nėpėrmjet grupeve tė punės, tė pėrshpejtojė negociatat me palėn greke me qėllim zgjidhjen e kėtij problemi. Kryetari i komisionit tė Jashtėm Ilir Zela, tha dje se drafti qė do t’i paraqitet Kuvendit, ka marrė parasysh njė pjesė tė mirė tė propozimeve qė deputetėt e opozitės kanė paraqitur nė projektrezolutėn e depozituar disa muaj mė parė. Sipas tij dokumenti i hartuar nga ky komision, pėrmban disa elementė tė rėndėsishėm, qė nuk janė vendosur nė rezolutėn qė Parlamenti ka miratuar nė qershor tė vitit tė kaluar. “Dokumenti ėshtė i orientuar pėr zgjidhjen e problemeve qė ekzistojnė mes dy vendeve. Por drafti nuk cėnon marrėdhėniet dypalėshe mes Shqipėrisė dhe Greqisė”, -tha Zela. Ndėrkaq deputeti Spahia, tha se projektrezoluta, nėpėrmjet artificeve, mbulonte zgjidhjen e problemit kryesor pėr mbajtjen pezull tė ēėshtjes sė pronave tė ēamėve, abrogimin e ligjit tė luftės mes dy vendeve. “Rezoluta e parė kėrkonte qė tė rishihej akti i dhėnies sė shtetėsisė shqiptare i vitit 1953. Ne do tė kėrkojmė qė tė miratohet rezoluta e parė e paraqitur nė Kuvend”, -tha Spahia.

Pikat e rezolutės:
Kuvendi; a) vlerėson se ėshtė koha qė ēėshtja e tė drejtave tė popullsisė ēame tė rimerret nė shqyrtim nga tė dy palėt, nė frymėn e traktatit tė miqėsisė dhe bashkėpunimit, fqinjėsisė sė mirė dhe sigurisė, tė nėnshkruar dhe ratifikuar nga tė dyja vendet;
b) i kėrkon qeverisė shqiptare tė shtojė mė tej pėrpjekjet pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė pronave dhe pasurive tė patjetėrsueshme tė popullsisė ēame, nė pėrputhje me dokumentet e njohura ndėrkombėtare;
c) ēmon se gjetja e njė zgjidhjeje tė shpejtė nė aspektin teknik dhe juridik midis qeverive tė dy vendeve pėr ēėshtjen e sekuestros konservative tė vendosur si rrjedhojė e Ligjit tė Luftės sė vitit 1940 mbi pasuritė e popullsisė ēame, si dhe ngrirjen e ligjit nr.2664 tė 3.12.1998, do tė pėrbėnin njė kontribut shumė tė rėndėsishėm pėr kapėrcimin e problemeve tė krijuara prej tyre;
ē) i kėrkon qeverisė shqiptare qė nėpėrmjet grupeve tė posaēme tė punės tė bashkėpunojė me palėn greke dhe nė frymėn e nenit 15 tė traktatit tė miqėsisė, bashkėpunimit dhe fqinjėsisė sė mirė, tė pėrshpejtojė fillimin e negociatave me qeverinė greke pėr zgjidhjen e kėtij problemi.

Gazeta55 18/03/2004  http://www.gazeta55.com/
OSBE, llogari PS-sė pėr manipulimin e "Ligjit tė Pronave"


Pėrfaqėsuesve tė Fatos Nanos u duhet sot tė shpjegojnė zyrtarisht, nė njė
takim me ambasadorin Liponen, nėse kanė ndėrmend tė zbatojnė detyrimin
kushtetues tė kthimit tė pronave, sipas marrėveshjes paraprake me
ndėrmjetėsim ndėrkombėtar

Manipulimi i projektligjit tė hartuar me konsensusin e ekspertėve tė
OSBE-sė, pėr kthimin dhe kompensimin e pronave, ka detyruar ndėrmjetėsit tė
thėrrasin sėrish autorėt e manipulimit, nė njė pėrpjekje tė fundit pėr tė
thirrur nė arsye, meqenėse, mė pas do tė vijė edhe deklarimi zyrtar se janė
socialistėt ata qė s'kanė vullnetin pėr tė zgjidhur kėtė ēeshtje. Kryetari i
komisionit parlamentar tė Ekonomisė, Ylli Bufi, do tė ketė sot njė takim
informal me ambasadorin e OSBE-sė, Osmo Liponen, me tė cilin do t'i duhet tė
shkėmbejė edhe njė herė, pikėpamjet e socialistėve nė pushtet mbi kthimin
fizik tė pronave, si dhe kompensimin e tyre, nė rast se aksioni i parė ėshtė
i pamundur. Ambasadori Liponen ka thirrur nė takimin jozyrtar, edhe
kryetarin e komisionit parlamentar tė Bujqėsisė, deputetin e opozitės Jemin
Gjana, i cili pritet tė shpallė nė detaje, edhe hollėsitė e ndėrhyrjeve qė
juristėt e Fatos Nanos kanė bėrė mbi projektin konsensual tė miratuar, pasi,
ai ka marrė viston e tė gjitha palėve nė disa bisedime afatgjatė me
ndėrmjetėsim ndėrkombėtar. Kryetari i komisionit parlamentar tė Ekonomisė,
Ylli Bufi, mėsohet se do tė mbrojė vendimin e Fatos Nanos pėr njė rishikim
tė tė gjithė projektit, meqenėse, siē thuhet, llogaritė paraprake kanė qenė
tė gabuara dhe nuk mundėsojnė njė kompensim real tė ish-pronarėve.
Kategoritė e interesuara kanė kėrcėnuar se, do tė organizojnė protesta ndaj
kėtij projekti dhe opozita ka parathėnė votėn e saj "kundėr", megjithatė,
pas konsultimeve tė sotme, Prezenca e OSBE-sė pritet tė denoncojė
socialistėt, si shkaktarė pėr prishjen e konsensusit pėr kthimin e pronave
dhe t'i bėjė pėrgjegjės pėr mungesėn e vullnetit politik pėr tė zbatuar
detyrimin kushtetues tė patjetėrsueshmėrisė sė pronės private.

 

Kuvendi miraton deklaratėn pėr Kosovėn: Tė kthehet stabiliteti

Lajmi i ores 1:20 PM

Kuvendi shqiptar

TIRANE (18 Mars) - Kuvendi miratoi nė seancė plenare njė deklaratė pėr ngjarjet e dhunshme nė Kosovė, ku humbėn jetėn 22 persona dhe u plagosėn 600 tė tjerė. Nė kėtė deklaratė tė hartuar nga deputetė pėrfaqėsues tė grupeve parlamentare, Kuvendi vlerėson se "situata nė Kosovė duhet tė kapėrcehet sa mė parė nė emėr tė paqes, stabilitetit e bashkėpunimit si dhe nė emėr tė interesave tė sotme dhe tė sė ardhmes sė Kosovės". Kuvendi i Shqipėrisė, me anė tė kėsaj deklarate shpreh besimin se tė gjithė qytetarėt e Kosovės do tė tregojnė durim, gjakftohtėsi, vetpėrmbajtje dhe respektim tė tė gjitha institucioneve tė saj. Po ashtu, deklarata nėnvizon se " Kuvendi, Presidenti dhe Qeveria e Kosovės nė bashkėpunim tė ngushte me UNMIK-un dhe KFOR-in, do tė gjejnė shumė shpejt dhe do tė vėnė para ligjit provokatorėt, organizatorėt dhe shkaktarėt e gjakderdhjes, pėr ta kthyer sa mė parė nė normalitet jetėn nė Kosovė". ro/ro (BalkanWeb) http://www.balkanweb.com/