© 2003 Gazeta Panorama http://www.panorama.com.al/



Faqe 5 - Politikė
18Mars 2004

anėtarėsimi

Raporti vlerėson pėrpjekjet dhe dėshirėn e Shqipėrisė, Kroacisė dhe
Maqedonisė, pėr t'u integruar nė NATO, si dhe kontributin qė vendi ynė ka
dhėnė nė operacionet paqeruajtėse nė Azi


Kongresi amerikan bėn gati rezolutėn pėr anėtarėsimin e shteteve tė Evropės
Juglindore


"Shqipėria nė NATO para 2007-ės"
SHBA: Vlerėsime pėr forcat paqeruajtėse nė Irak e Afganistan

Nikolin Todolli

Kongresi amerikan vlerėson se Shqipėria duhet tė pranohet si anėtare me tė
drejta tė plota, nė NATO, jo mė vonė se viti 2007, ndoshta nė 2006, kur do
tė mbahet Samiti i ardhshėm i NATO-s.

Ky qėndrim politik i propozohet Kongresit amerikan nga katėr kongresmenėt
Vexler, Beretuer, Gillmor dhe Shimkus. Si anėtarė tė Dhomės sė Pėrfaqėsuesve
tė Kongresit tė SHBA, ata i kanė dėrguar njė raport tė hollėsishėm
komisionit tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare tė Kongresit tė SHBA-ve. Raporti
vlerėson pėrpjekjet dhe dėshirėn e Shqipėrisė, Kroacisė dhe Maqedonisė, pėr
t'u integruar nė NATO, si dhe kontributin qė vendi ynė ka dhėnė nė
operacionet paqeruajtėse nė Azi. Kongresi amerikan pritet tė miratojė brenda
kėsaj jave njė projektrezolutė, ku i rekomandon qeverive tė vendeve anėtare
tė NATO-s edhe anėtarėsimin e Shqipėrisė. "Shqipėria ftohet pėr t'u
anėtarėsuar nė NATO, jo mė vonė se viti 2007, sė bashku me Kroacinė dhe
Maqedoninė", theksohet nė raport. Hartuesit e kėtij dokumenti zyrtar
pranojnė se qeveria amerikane vlerėson tashmė mė tepėr pėrpjekjet qė
Shqipėria dhe vendet e tjera tė rajonit po bėjnė pėr t'u anėtarėsuar nė
NATO. "Gjuha e pėrdorur nė kėtė rezolutė, vlerėson nė mėnyrė tė veēantė,
hapat e hedhur nė Forcat tona tė Armatosura, nė reformimin, ristrukturimin
dhe aftėsimin e tyre, tė shprehura kėto edhe nė veprimtaritė e pėrbashkėta
me ushtritė e vendeve anėtare tė NATO-s", theksojnė katėr kongresmenėt
amerikanė.

Operacionet paqeruajtėse
Operacionet paqeruajtėse tė Shqipėrisė, Kroacisė dhe Maqedonisė nė Irak dhe
Afganistan, i kanė dhėnė pikė tė mjaftueshme vendit tonė pėr t'u pranuar pas
tre vitesh nė organizatėn mė tė fuqishme tė siguris euroatlantike. "Kėto
vende respektivisht demonstrojnė aftėsinė pėr tė arritur pėrgjegjėsitė e
antarėsisė nė NATO nėpėrmjet Planit tė Veprimit tė Antarėsisė", theksohet nė
raport. Shqipėria dhe Maqedonia vlerėsohen mė tepėr pėr mbėshtetjen qė i
kanė dhėnė NATO-s nė operacionet e vėshtira paqeruajtėse, ndėrsa Kroacia
pėrmendet pėr reformat e saj nė sistemin e mbrojtjes, si pasojė e zgjedhjeve
tė nėntorit 2003.

Konfirmimi
Ministria shqiptare e Mbrojtjes ka konfirmuar lajmin se Kongresi amerikan
pritet tė miratojė njė rezolutė pėr antarėsimin e Shqipėrisė nė NATO deri nė
2007-tėn. Sapo ėshtė njohur me raportin e kongresmenėve amerikanė, ambasada
shqiptare me qendėr nė Uashington D.C. ka njoftuar ministrin e Mbrojtjes,
Pandeli Majko, duke i dėrguar edhe raportin e plotė.



Samiti i 2006-tės, shansi mė i afėrt pėr vendin tonė

Kongresi amerikan mund ta avancojė ftesėn pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė dhe
tė disa shteteve tė tjera tė Evropės Juglindore nė NATO. Kėtė e kanė
theksuar nė raportin e tyre katėr kongresmenėt amerikanė. Samiti i NATO-s,
qė do tė mbahet nė 2006-tė, do tė jetė shansi mė i afėrt pėr vendin tonė qė
tė anėtarėsohet me tė drejta tė plota nė Aleancėn Atlantike. Pas samitit tė
NATO-s nė Stamboll tė Turqisė, qė do tė mbahet nė qershor tė kėtij viti,
Shqipėria pritet tė ftohet si anėtare me tė drejta tė plota. Raporti i
kongresmenėve amerikanė ka vlerėsuar pozitive kontributin qė Shqipėria ka
dhėnė pėr mbajtjen e paqes jo vetėm nė rajon, por edhe nė zonat e tensionit
nė Azi. Nėnshkrimi i Kartės sė Adriatikut midis Shqipėrisė, Maqedonisė dhe
Kroacisė mė 2 maj 2003 vlerėsohet nga qeveria amerikane si njė hap i
rėndėsishėm pėr standardet qė duhet tė arrijė vendi ynė drejt integrimit nė
NATO.



Nano pėr negociatorėt e BE-sė
"Do tė shpėrbleheni pėr punėn e mirė"

"Kam kėnaqėsinė tė konfirmoj sot se sė bashku me tė gjithė Ministrinė e
Integrimit Evropian, janė krijuar dhe mundėsi reale pėr stimulimin tuaj edhe
me financime legale, siē parashikohet nė vendimin e Kėshillit tė Ministrave
tė fushės dhe skema do tė vazhdojė tė zbatohet pa humbur kohė", ka deklaruar
dje Kryeministri Nano nė takimin me grupin e negociatorėve shqiptarė pas
raundit tė gjashtė tė negocitave me BE-nė. Nano ka falenderuar grupin
shqiptar tė negociatarėve, duke e vlerėsuar raundin e gjashtė tė suksesshėm.
Nano ka konfirmuar tė gjithė mbėshtetjen e qeverisė pėr negociatorėt, duke
theksuar rėndėsinė e procesit tė integrimit tė Shqipėrisė nė BE. "Dua t'ju
konfirmoj jo vetėm vėmendjen, por edhe pėrkrahjen e ekzekutivit dhe timen
personalisht, duke ju kėrkuar nė tė njėjtėn kohė njė sinergji mė tė madhe
mes jush", ka deklaruar dje Nano nė takimin me grupin shqiptar tė
negociatorėve.