E Merkure, 18 Gusht 2004 http://www.korrieri.com/
Xhon Kerri, me gjak mbreteror shqiptar 

Kandidati demokrat per President te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ka nje linje trashegimie qe rrjedh permes gjakut te nenes, mes te tjerave dhe nga familja Mbreterore Shqiptare. Lajmi eshte publikuar dje Asociatted Press, agjensia zyrtare amerikane e lajmeve. Nje lidhje gjeanologjike, nepermjet Nenes Mbretereshe Geraldine, me prejardhje nga nje familje e famshme fisnike e Hungarise
 
Senatori Xhon Kerri, kandidati demokrat per President i SHBA, ka gjak blu, e rrjedhur vec te tjerash edhe nga familja mbreterore e Shqiperise. Lajmi interesant per shqiptaret, eshte publikuar dje nga agjensia zyrtare e lajmeve te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Asociatted Press (AP). Lajmi i eshte referuar studimit nje mujor te te mirenjohurit ne fushen e gjeanalogjise, Harold Brooks- Baker, Drejtori i Burke's Peerage, nje lloj bible per aristokracine britanike. Keshtu qe pas zellit tone te njohur, per te gjetur lidhjen e figurave me te shquara te te gjitha fushave ne bote, me Shqiperine dhe shqiptaret, kete radhe duket se lajmi ka vlere zyrtare: Xhon Kerri, njeriu qe pretendon qe pas zgjedhjeve te nentorit te ketij viti, te drejtoje SHBA, duket se ka ne dejet e tij, edhe gjak shqiptar te trasheguar nga nena. Gjak mbreteror madje.
 
Sipas AP, "senatori Xhon Kerri ka gjak blu dhe ate e ka te trasheguar nga te gjithe Familjet Mbreterore te Europes. Madje, kete lidhje e ka edhe me te madhe se lidhja e Presidentit aktual Xhorxh Bush". Lajmi eshte bere i njohur ne media, duke i'u referuar Burke's Peerage. I njejti burim, qe eshte i famshem per kerkimet ne fushen e gjenealogjise, ka thene se kandidati demokrat per ne Shtepine e Bardhe ka nje linje trashegimie, qe rrjedh permes gjakut te se jemes nga Shtepite Mbreterore te Shqiperise, Anglise, Suedise, Norvegjise, Danimarkes, Rusise, Bizantit, Persise (Iranit) dhe Frances.
 
Lajm ky qe eshte botuar dje nga disa prej gazetave me te famshme te botes dhe agjensi prestigjioze lajmesh.
 
Forbes rrjedh nga Eilliam Forbes, "Laird of Neee", nje familje, qe shtrihet tutje ne histori dhe qe perfshin shume barone, ka bere te njohur, Burke's Peerage. "Pikerisht ne saje te kanaleve te kesaj familje, kandidati demokrat per president, Xhon Kerri ka rrjedhur nga Henri II, Mbret i Anglise, qe ishte edhe babai i Rikard Zemerluanit, drejtuesi i Kryqezates se Trete ne vitin 1189"- ka thene Peerage.
 
Ndryshe nga ai, Presidenti aktual i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhorxh E. Bush ka lidhje direkte me Mbretereshen Elisabet te Anglise, me 20 duke britanike dhe me shume princa europiane, ka thene ai.
 
Ndersa, siti amerikan, www.MyFamily.com, i cili publikon regjistrimet e trashegimise nga viti 1841-1901 ne Internet ka gjetur se Presidenti Bush, Princesha Dajana dhe Uinston Cercill jane te lidhur me njeri- tjetrin ne largesi, me ane te nje peme gjeanalogjike e cila tregon se origjina e tyre shkon ne shekullin e XV, me kaloresin Henri Spenser e Badby, qe ka jetuar ne Northamptonshire ne vitet 1420-1478.
 
Tani qe fushata elektorale per zgjedhjet presidenciale ne SHBA eshte ne kulmin e saj, shume media dhe studiues, rreken cdo dite qe te studiojne dhe bejne publike, te gjitha anet e dy kandidateve krysore, deri tek prejardhja e tyre e larget, duke hulumtuar si ne rastin e Presidentit Bush, qe 6 shekuj me pare, ne vitin 1420. Nje hulumtim qe ka bere te dale ne drite, edhe lajmi se kandidati demokrat per President i SHBA, Xhon Kerri rrjedh edhe nga familja mbreterore shqiptare. Oborri Mbreteror shqiptar nuk ka bere ndonje koment ne lidhje me kete fakt, por ka shume mundesi qe kjo lidhje te jete nga familja e Mbretereshes Geraldine, gruas se Mbretit Zog, e cila sic dihet rridhte nga nje familje fisnike hungareze, me lidhje gjaku me disa familje mbreterore te Europes. Nje kombinacion i cuditshem gjaku, qe ka bere qe ne dejet e kandidatit aktual per President te SHBA, Xhon Kerri, te rrjedhe gjak mbreteror shqiptar.
-----
John Kerri, kusheri i larget i mbretereshes se Anglise! 
E Merkure, 18 Gusht 2004
LONDER - Kandidati amerikan per president, Xhon Kerri eshte kusheri i larget i mbretereshes britanike Elizabet, bejne te ditur disa studiues te gjenealogjise, sipas te cileve senatori eshte pasardhes i mbretit Henriku II dhe Henriku III si edhe i aferm i larget i Rikard Zemerluanit.
 
Harold Brooks-Baker, drejtor i Burke Peerage, nje lloj bible per aristokracine britanike ka zbuluar rrenjet fisnike te Kerrit pas disa muaj kerkimesh, shkruante dje tabloidi britanik "The Mirror". Mesa duket Brooks- Beker eshte i bindur se gjaku blu do te ndihmoje Kerrin te fitoje drejtimin e Shtepise se Bardhe.
 
ANSA
 
--------------------------------------------------
http://www.panorama.com.al/ 
© 2003 Gazeta Panorama
 
Xhon Kerri
Faqe 20 - Bota

18Gusht 2004

Studimi i gjenealogjistėve

 

Xhon Kerri me gjak mbretėror shqiptar

 

 

Senatori Xhon Kerri, sipas studimeve tė njė grupi qė merret me kėrkime nė fushėn e gjenealogjisė, e qė i referohen disa faqe lajmesh nė internet, trashėgon gjak blu nga lidhje tė mundshme me tė gjitha oborret mbretėrore evropiane, madje ka mė shumė mundėsi pėr kėtė prejardhje, sesa presidenti Bush, tha tė hėnėn “Burke’s Peerage”. “Burke’s Peerage”, thotė se kandidati demokrat pėr president tė SHBA-sė, shfaq dėshmi tė prejardhjes, nga ana e sė ėmės, Rosemary Forbes, me oborret mbretėrore tė Shqipėrisė, Anglisė, Suedisė, Norvegjisė, Danimarkės, Rusisė, Bizantit, Persisė (Irani i sotėm) dhe Francės. Forbes rrjedh nga William Forbes, Kryezot i Kontesė sw Njuit, njė familje e madhe, e cila pėrfshimnte shumė baronė, thotė “Burke’s Peerage”. “Ėshtė pėr shkak tė prejardhjes sė kėsaj familje, qė kandidati Kerri rezulton tė ketė prejardhje nga Henry II, mbreti i Anglisė dhe babai i “Riēard Zemėrluanit”, i cili ka qenė udhėheqės i kryqėzatės sė vitit 1189", thotė grupi shkencor-kėrkimor. Nga ana tjetėr, Bush rezulton tė ketė lidhje tė vjetra gjaku me Mbretėreshėn Elizabeta II, me 20 dukė britanikė, dhe shumė princėr tė tjerė evropianė, thuhet nė raportin e tyre. Sajti amerikan nė internet “MyFamily.com”, i cili ka publikuar gjenealogjinė e familjeve me prejardhje britanike, nga viti 1841 deri nė vitin 1901, ka gjetur se presidenti Bush, Princesha Dianadhe Uinston Ēurēill, largojnė mė shumė nė kohė nė prejardhjen e tyre me gjak blu, duke datuar nga oborret e shekullit tė 15-tė nė Angli.
 
-------------------------------
 

La Grčce compte sur "ses" Albanais pour améliorer son bilan de médailles
LE MONDE | 17.08.04  • ARTICLE PARU DANS L'EDITION DU 18.08.04

 
http://www.shekulli.com.al/
Greqia, nė dorė tė sportistėve shqiptarė
 
“Le Monde”
 
Opinioni nė vendin e shqiponjave ėshtė shumė i ashpėr, kur bie fjala pėr bashkatdhetarėt e tyre sportistė qė mbrojnė ngjyrat e flamurit grek; shumica mendon se ata janė atletė qė kanė tradhtuar vendin e tyre. Ndėrkohė, janė tė paktėn shtatė shqiptarėt qė kanė humbur jetėn nė kantierin olimpik tė Athinės 2004
 
E premte, 13 gusht – Pirro Dhima (Piros Dimas), me flamur grek nė dorė, ishte atleti i parė qė hyri nė pistė gjatė ceremonisė sė hapjes sė lojėrave olimpike. Kampioni i trefishtė olimpik ėshtė njė shqiptar i natyralizuar nė grek pas 1992 nė Lojėrat Olimpike tė Barcelonės. Ai ka origjinė shqiptare si edhe shumė figura tė tjera tė ekipit olimpik grek, pikėrisht tė atyre ku janė varur shpresat mė tė mėdha tė Greqisė pėr medalje. Gjejmė nė kėtė listė shqiptarėsh, emra tė njohur si Leonidas Sabanis (Luan Shabani) Leonidas Kokas, Viktor Mitro dhe hedhėsja e shtizės, medalje e artė nė Sevilje dhe e argjendtė nė Sidnej, Mirela Manjani.
 
Shqiptarėt qė jetojnė nė Greqi (rreth 650 mijė zyrtarisht) nuk para i kanė qejf kėta atletė. “Jo, nuk do tė isha aspak i gėzuar, nėse fitojnė, nėse ti ke lėnė nė baltė atdheun tėnd, ti nuk vlen mė pėr asgjė”, - thotė Njaziu, njė elektricist shqiptar 35-vjeēar qė ka marrė pjesė nė ndėrtimin e fshatit olimpik dhe unazės sė re tė Athinės. “Pa punėn tonė, - ironizon njė mik i Njaziut, - grekėt nuk kishin pėr ta mbaruar kurrė fshatin olimpik nė kohėn e duhur”.
Nė fakt, rreth 50 pėr qind e punėtorėve nė ndėrtimin e ambjenteve pėr Athina 2004 kanė qenė shqiptarė. Ata kanė paguar njė ēmim gjaku: nga 13 punėtorė qė kanė humbur jetėn gjatė ndėrtimit tė kėtyre lojėrave olimpike, shtatė prej tyre kanė qenė shqiptarė.
Njaziu dhe miqtė e tij thonė se nuk u ka ardhur aspak mirė qė delegacioni shqiptar nė lojėrat olimpike ishte aq i vogėl. Ata thonė se himni grek u kėndua shumė herė vetėm nė saj tė fitoreve qė kanė arritur bashkėpatriotėt e tyre tė natyralizuar nė grekė dhe qė tani bėjnė pjesė nė ekipin grek.
 
Historia e Njaziut ėshtė e veēantė. Nė 1992 ai ka mbėrritur nė Greqi, pas njė udhėtimi tė gjatė disaditor nėpėr male. “Ishte dimėr, flinim jashtė, pėr shtatė netė me radhė”, - tregon ai.
Nė Greqi atij i kanė vėnė njė emėr tjetėr. Njaziu ėshtė bėrė Jani, sepse kėshtu ka dashur punėdhėnėsi i tij. Kur ėshtė vendosur nė Athinė Njaziu-Jani u njoh me Marjanėn njė vajzė filipinase dhe u martua me tė. Tani ata kanė njė fėmijė tė vogėl, qė sapo ka nisur tė hedhė hapat e parė. Ndėrtimi i fshatit olimpik ka qenė njė gjė e mirė pėr Njaziun. “Pėr herė tė parė nė mėngjes nuk ēohesha, me frikėn se nuk do tė gjeja dot punė atė ditė, - tregon ai.
A ka ndryshuar mentaliteti i grekėve kundrejt shqiptarėve? “Pėr kė e ke fjalėn - pėrgjigjet Njaziu, - pėr grekė apo pėr ushtarėt? Pastaj pėrgjigjet shpejt: “Ushtarėt grekė janė shumė tė egėr me ne, kurse grekėt e thjeshtė nuk na duan shumė”.
Njė mik i Njaziut shton se kohėt e fundit grekėt nuk i janė dukur dhe aq shumė agresivė sa mė parė.
 
Jani-Njazi ėshtė shumė i ngrysur kur flet pėr sportistėt shqiptarė qė mbrojnė tashmė ngjyrat e kombėtares greke. U njeh atyre vetėm njė rrethanė lehtėsuese pėr atė qė kanė bėrė: “Pėrderisa paguhen mirė, ėshtė normale qė tė garojnė pėr Greqinė, por atdheun nuk kanė pse e mohojnė”.
Grekėt vetė kanė qėndrime tė ndryshme ndaj shqiptarėve tė kombėtares sė tyre olimpike. Mė pak tolerantėt (janė pakicė) nuk pranojnė kurrsesi qė ata janė shqiptarė. Sipas tyre, janė grekė, sepse vijnė nga jugu i Shqipėrisė, i cili sipas tyre, qenkėsh territor grek. Tė tjerėt ironizojnė duke thėnė qė ėshtė normale “qė tė adoptosh njė kampion, sesa njė punėtor krahu…”.
Njė gazetar shqiptar nė Athinė thotė: “Kėto janė gjėra tė zakonshme nė Ballkan. Nėse njė sportist shqiptar do tė garonte pėr Francėn, ne do tė ishim krenarė kur ta shihnim nė podium. Por me Greqinė ėshtė ndryshe….”.
 
 
--------------------------------------------------------------------------------
 
Faqja 22 - OPINION DURRE
 
STADIUME E MEDALJE NGA IMPORTI…
 
http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm
--------------------------------------------------------------------------------
 
Nga Jose Alain Fralon
Le Monde
 

Tė premten, mė 13 gusht, Pirro Dhima, me flamurin grek nė dorė, ishte atleti i parė grek qė hyri nė stadium gjatė ceremonisė sė hapjes. Por, sportisti tri herė kampion olimpik, qė ka marrė nėnshtetėsinė greke mė 1992 gjatė Lojėrave tė Barcelonės, ėshtė me origjinė Shqiptare, ashtu si shumė figura tė shquara tė ekipit grek, qė mund tė marrin medalje. Nė listėn e tyre hyjnė peshėngritės tė tjerė si Leonidha Shabani, Leonidha Koka, Viktoria Mitro dhe hedhėsja e shtizės Mirela Manjani, medalje e artė nė Sevilje dhe argjendi nė Sidnej. Shqiptarėt qė jetojnė nė Greqi - zyrtarisht 650.000 - nuk janė shumė tė butė ndaj tyre. "Jo, nuk do tė gėzohesha nė qoftė se fitojnė; kur dikush tradhwton, mohon atdheun e tij, nuk ka mė vlerė", thotė Jazi, elektricist 35-vjeēar, i cili ka punuar pėr ndėrtimin e autostradės sė re qė rrethon Athinėn. "Pa ne, thotė me tallje njė shok i tij, Greqia nuk do tė kishte arritur kurrė tė mbaronte gjithshka nė kohė". Nė fakt, mė se 50% e punėtorėve tė angazhuar nė kantieret olimpike ishin shqiptarė. Kanė paguar edhe me gjakun e tyre: nga 13 tė vdekurit nė punė e sipėr nė kėto kantiere, shtatė vinin nga vendi i shqiponjave. Jazit dhe shokut tė tij nuk u duket e drejtė qė delegacioni shqiptar tė jetė kaq i vogėl - vetėm shtatė sportistė - ndėrkohė qė himni grek mund tė ushtojė shumė herė nė sajė tė patriotėve tė tyre me shtetėsi tė ndryshuar. Historia e Jazit u ngjan atyre tė shumė tė tjerėve. Pėr herė tė parė, ai ka ardhur nė Greqi mė 1992, nė kėmbė, pas njė marshimi pėr shtatė ditė e shtatė net. "Ishte dimėr, bėnte ftohtė dhe mbulohesha vetėm me njė copė plasmas". Nė fillim ka punuar nė njė fermė qė prodhonte duhan, pastaj u vendos nė Kretė, ku edhe mėsoi greqishten.
 
Mė pak agresivė
Aty njė nga pronarėt i ndryshoi emrin. Jazi u bė Janis. Mė pas, u kthye nė Athinė, ku u njoh me Marjanėn, njė filipinase tė re, me tė cilėn u martua. Kanė njė fėmijė, Mikelėn, e cila sapo ka hedhur hapat e para. Fiksimi i tij: tė gjejė punė, po punė tė deklaruar zyrtarisht- qė ėshtė mė e vėshtirė - ndryshe humb tė drejtėn e qendrimit nė Greqi. Pranon se Lojėrat Olimpike kanė qenė "gjė e mirė" pėr tė. "Tė paktėn, nuk ngrihesha nė mėngjez me pyetjen se a do tė gjeja punė sot". A ka ndryshuar mentaliteti i grekėve ndaj tyre? Ai pėrgjigjet me njė pyetje: "I grekėve apo i ushtarėve? Ushtarėt sillen shumė egėrsisht ndaj nesh, ndėrsa grekėt nuk na duan shumė". Njė tjetėr shqiptar thotė se, sipas tij, grekėt, prej Lojėrave, po sillen me njė agresivitet mė tė zbutur ndaj tij. Jazi-Jani ėshtė shumė i ashpėr ndaj bashkėatdhetarėve tė tij shqiptarė qė sot mbrojnė ngjyrat e Greqisė. Por, u njeh njė rrethanė lehtėsuese: "Deri sa paguhen, ėshtė normale qė tė vrapojnė pėr grekun". Natyrisht, grekėt nuk janė dakord me kėtė mendim. Ata mė irredentistėt, qė pėrbėjnė pakicėn, tė thonė se disa nga ata shqiptarė qė garojnė pėr Greqinė janė grekė, sepse vijnė nga ato zona tė Shqipėrisė jugore, qė ata mendojnė se kanė qenė gjithnjė pjesė e Greqisė. Tė tjerė thonė se ata, natyrisht, janė shqiptarė, por bėjnė pjesė nė pakicat greke, madje flisnin greqisht para se tė vinin nė Athinė. Tė tjerė akoma mendojnė se grekėt nuk janė tė vetmit nė botė qė "adoptojnė" mė shpejt kampionė olimpikė se sa punėtorė…
"Nuk duhet harruar se jemi nė Ballkan, shpjegon njė gazetar shqiptar. Nė se kėta atletė do tė kishin marrė nėnshtetėsinė franceze, shqiptarėt do tė kishin qenė shumė krenarė kur t'i shihnin tė hipnin nė podium. Por, nė rastin e Greqisė, puna ėshtė ndryshe". "Megjithatė, kur grekėt fituan kupėn e Evrops nė futboll, unė u kėnaqa shumė", shton Jani.