18/10/2004 Shekulli http://www.shekulli.com.al/
LZHK: Nuk votojmė ligjin pėr legalizimet
 
TIRANE- Projektligji pėr legalizimin e zonave informale nuk gėzon pėrfundimisht mbėshtetjen e opozitės. Pas kontestimeve tė grupit parlamentar tė PD ndaj pėrmbajtjes sė kėtij projektligji, janė pėrfaqėsuesit e LZHK tė cilėt shprehen publikisht se vota e tyre do tė jetė kundėr kėsaj pakete ligjore. Kryetari i grupit parlamentar tė LZHK-sė, Maksim Begeja, deklaroi dje se pėrmbajtja e kėtij projektligji nuk i jep zgjidhje legalizimit tė ndėrtimit tė banesave pa leje. ”Ky projektligj nuk i jep zgjidhje legalizimit tė kėtyre personave, qė kanė ndėrtuar pa leje. Sė dyti, ajo qė ėshtė mė thelbėsore, lidhet me faktin se projektligji nuk zgjidh pėrfundimisht problemin e marrėdhėnieve tė pronėsisė dhe nuk zgjidh problemin e urbanizimit tė kėtyre zonave me qėllim, qė nė kėto zona tė jetohet ashtu si duhet”,- tha dje Begeja. Kryetari i deputetėve tė LZHK cilėsoi gjithashtu se projektligji pėr legalizimet e zonave informale nuk pajtohet me ligjin pėr kthimin dhe kompensimin e pronave, ish-pronarėve. “Ky projektligj i paraqitur nuk ėshtė nė pėrputhje gjithashtu me ligjin dhe kompesimin e pronave. Madje nė disa nene bie nė kundėrshtim me kėtė ligj dhe nė kėtė mėnyrė ky problem konfliktuohet akoma mė tej dhe nuk gjen rrugėzgjidhje”,- tha Begeja. Deri mė tani, projektligji pėr legalizimet e zonave informale ėshtė kundėrshtuar fort nė komisionin e ekonomisė dhe atė tė ligjeve nga deputetėt e Partisė Demokratike dhe asaj reformatore.