E Shtune, 18 Dhjetor 2004 http://www.korrieri.com/
PLL: PS-PD, kontroll mbi komisionet
Drejtuesit me te larte te Partise "Levizja e Legalitetit", akuzojne PS-ne dhe PD-ne se, po shfaqin tendenca me karakter manipulativ, nepermjet futjes me ane te vetos ne Kodin Zgjedhor, te kompetencave ligjore qe mundesojne kontrollin e procesit zgjedhor dhe numerimit te votave nga keto dy parti. Kryetari i PLL, Eqerem Spahiu, deklaron se kjo eshte e papranueshme, po te kihet parasysh fakti se keto dy parti, vazhdimisht jane akuzuar se kane shkaterruar zgjedhjet ne Shqiperi. "Moszhvillimi i punes se komisionit nuk ishte neglizhence e zakonshme, por i qellimshem, sepse PS dhe PD prisnin qe, me pare te mesonin rezultatin nga testimi i mbeshtetjes elektorale ne zgjedhjet e pjesshme per keshillin e komunes, Dushk", thekson Spahiu. Sipas tij, pas bllokimit disa here radhazi te reformes zgjedhore, ishte arritur nje mirekuptim mes nderkombetareve dhe subjekteve politike, qe numerimi i votave te kryhej ne KZZ nga nje trupe zgjedhore jopolitike, por teknike, sipas rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it. "PS dhe PD do te kene nen kontroll 42 anetare te KZZ dhe grupeve te numerimit", ka theksuar Spahiu.

A.M
 
Partite e vogla: Si na luftojne PS e PD
E Shtune, 18 Dhjetor 2004
Drejtues te partive parlamentare reagojne ndaj rritjes se kufirit per krijimin e nje grupi parlamentar me 7 deputete: "PS-PD, tendence e pashuar drejt politikes dypolare". Socialdemokrati Apostoli kercenon me mosvotim te buxhetit: "Nje vendim i tille politik kerkon nje pergjigje te tille politike"

Ergys GJENCAJ

Partite politike, te cilesuara si "te vogla", kane reaguar kunder miratimit te rregullores se re te Kuvendit, qe u veshtireson atyre ngritjen e grupeve parlamentare dhe marrjen e financimeve nga buxheti i shtetit. Perfaqesues te forcave te ndryshme politike theksojne se votimi "pro" kesaj rregulloreje dhe rritja e numrit te deputeteve nga pese ne shtate, per te krijuar nje grup parlamentar, ka ardhur si rrjedhoje e nje bashkepunimi te fshehte ndermjet Partise Socialiste dhe asaj Demokratike. Ata lene te kuptohet se PS e PD jane gjithnje te gatshme te punojne me njera-tjetren ne momentin kur interesat i bashkojne.

Gjithashtu, politikanet e partive "te vogla", vleresojne se me ane te kesaj rregulloreje rrezikohet qe legjislativi i ardhshem te jete i tipit bipolar, ku PS e PD te vendosin kushtet e lojes politike me aleatet e tyre. Edhe ne kete moment, partite e majta dhe te djathta bashkohen ne akuzat ndaj demokrateve dhe socialisteve. "Kuptohet se eshte marre nje vendim politik nga dy grupet e medha ne dem te partive te ashtuquajtura 'te vogla' per arsye te vazhdimit te ushtrimit te presionit ndaj tyre. Ne kete kuptim, une do te thoja qe ky vendim eshte i paprecedente", ka deklaruar kryetari i grupit parlamentar socialdemokrat, Gaqo Apostoli. Me tej, Apostoli ka leshuar edhe nje kercenim, duke lene te kutohet se reagimi ndaj rregullores se miratuar do te jete vota kunder buxhetit. "Nje vendim i tille politik kerkon nje pergjigje te tille politike, qe natyrisht mund te reflektoje edhe ne votimin per buxhetin", deklaroi ai.

Nderkohe, kreu i agraro-ambjentalisteve, Lufter Xhuveli, flet per nje flirt mes PS dhe PD, c'ka solli miratimin e rregullores. "Ishte nje flirt krejtesisht jo korrekt midis dy partive te medha ne dem te partive te vogla dhe qe shpreh edhe njehere tendencen e pashuar deri tani per bipolarizim te politikes shqiptare. Ky eshte minusi me i madh qe solli rregullorja e re e Kuvendit, qe sapo eshte miratuar", deklaroi Xhuveli.

Njekohesisht, edhe perfaqesues te krahut te djathte te politikes shqiptare fajesojne dy "te medhenjte" per kete rregullore. Kreu i republikaneve, Fatmir Mediu, shprehet se votimi i dy diteve me pare ne Kuvend, ka qene nje moment krejt abuzivist dhe pa asnje lloj sensi. Nga ana e tij, kreu i grupit parlamentar te PDR, Nard Ndoka, shprehet se PS e PD, "po perpiqen qe te minojne frymen e Kushtetutes". "Jemi kunder ketij formulimi, sepse ai ka si qellim te therrmoje plotesisht mozaikun parlamentar", shprehet ai.

Ne baze te rregullores se re te miratuar dy dite me pare, partite politike duhet te kene minimumi shtate deputete ne menyre qe ne legjislaturen e ardhshme te formojne nje grup parlamentar. Numri eshte i larte per t'u arritur nga shume parti dhe ato mund te humbasin financime nga shteti, nese nuk do marrin deputete hua nga dy te medhenjte, PS dhe PD.

THANE:

GAQO APOSTOLI, Kryetar i grupit parlamentar PSD:

"Kuptohet se eshte marre nje vendim politik nga dy grupet e medha ne dem te partive te ashtuquajtura te vogla per arsye te vazhdimit te ushtrimit te presionit ndaj tyre. Ne kete kuptim, une do te thoja qe ky vendim eshte i paprecedente dhe hedh poshte tere pervojen e derisotme. Nuk ka perputhje mes barrieres elektorale, me vendimin qe eshte marre me shtate veta per krijimin e grupit parlamentar dhe do te thoja se nje vendim i tille politik kerkon nje pergjigje te tille politike, qe natyrisht mund te reflektoje edhe ne votimin per buxhetin".

LUFTER XHUVELI, Kryetar i PAA:

"Ishte nje flirt krejtesisht jo korrekt midis dy partive te medha ne dem te partive te vogla dhe qe shpreh edhe njehere tendencen e pashuar deri tani per bipolarizim te politikes shqiptare. Mendoj se ky eshte minusi me i madh qe pruri rregullorja e re e Kuvendit, qe sapo eshte miratuar. Shqiperia nuk ka nevoje per nje bipolarizim, perkundrazi ka nevoje per nje demokratizim te metejshem, sepse ka vuajtur deri tani nga polarizimi, bipolarizimi, apo sistemi ekstremisht i centralizuar".

FATMIR MEDIU, kryetar i PR:

"Mendojme se ka qene nje moment krejt abuzivist dhe pa asnje lloj sensi. Na ana tjeter, vendosja e kriterit prej 5 deputetesh kishte te bente me faktin se partite parlamentare quheshin ato qe merrnin mbi 2.5%, pra qe do te thote se i afroheshin numerit 5 per te pasur nje jete dhe aktivitet parlamentar te pavarur. Moment tjeter negativ eshte ai qe ka te beje me financimin e partive politike, sepse ne financimin e partive politike nje pjese shkojne per grupet parlamentare dhe keshtu nuk i jepet mundesi rritje partive ne tendence te ngritjes dhe ngelet gjithmone financimi i alokuar vetem per subjekte qe tashme kane prezence ne jeten politike".

NARD NDOKA, Kryetar i grupit parlamentar PDR:

"Vendimi per te bere grupet parlamentare nga 5 ne 7 anetare, me shume se sa nje perpjekje per te vene 'rregull' eshte nje perpjekje cinike e dy forcave me te medha parlamentare, PS dhe PD, per shkuar drejt nje skeme artificiale bipolariteti. Keto dy parti perpiqen qe te minojne frymen e Kushtetutes, e cila sjell ne vemendje nje perpjekje per te shperndare lojen politike edhe ne faktore te tjere dhe per te mos e perqendruar vetem ne dy forcat me te medha parlamentare. Jemi kunder ketij formulimi, sepse ai ka si qellim qe te therrmoje plotesisht mozaikun parlamentar dhe per t'i detyruar forcat politike parlamentare te rreshtohen ne njerin apo ne tjetrin krah politik".
 
 
------------------------------------------------
 Shtune, 18 Dhjetor 2004 http://www.kohajone.com/

BERISHA: KOALICION VETEM ME FATMIR MEDIUN

NGA NIKOLLE LESI

Ky vit edhe pak dite dhe e mbyll siparin e tij te nje viti problematik per qeverisjen dhe shpresedhenes per opoziten qe te rikthehet pas 8 vitesh ne pushtet. Fatos Nano, ndonese nuk leshon kocka per aleatet pa iu thithur edhe lengun e fundit, perseri ne zgjedhjet e ardhshme do te paraqitet si nje Koalicion PS + PSD + PBDNJ + PAA + PDS qe do te thote do te kene vetem nje kandidat te tyre. LSI e drejtuar nga Ilir Meta sic dhe ka deklaruar publikisht do te futet ne 100 zonat elektorale me kandidatet e tij. Pra tabloja nga e majta eshte e percaktuar me dy kandidate majtiste per cdo zone elektorale. Ndersa ne spektrin e djathte situata eshte paksa me kaotike , megjithese jane shanset me teper se kurre per te marre pushtetin. Varianti PD+PR+PDR+ PLL+PDK+ PBL+ PBK+PDRn tashme eshte zhdukur nga tryeza e Berishes. Ndonese ka njefare te drejte lideri i PD-se zoti Berisha per disa lekundje te segmenteve te partive te opozites qe ai solli me votat e tija ne Kuvend perseri duhet qe ai te kishte gjetur konsensusin me te tijte dhe me pas edhe me partite e tjera te djathta, te cilat nese perbashkohen fitojne mbi 60 perqind zgjedhjet e vitit te ardhshem. Edhe gjoja testi i fundit i Dushkut nuk eshte test real, pasi ajo zone mbetet teresisht socialiste dhe aq me teper nuk u be fushate nga disa parti te djathta. Deklarimi i fundit i kryetarit te PD-se zotit Berisha se " do te futem vetem me PR ne zgjedhje" ose me sakte vetem me Fatmir Mediun ka krijuar nje kenaqesi ne rradhet e pushtetit, pasi e dijne se keshtu fillon percarja e madhe ne kampin e opozites. Pra me pak fjale e majta ndonese e ndare ne dy pjese PS dhe LSI ne fund te fundit kur vjen puna per te ndare torten bashkohen dhe krijojne qeverine e re PS+LSI, ndonese tashme deklarojne se jane armike me njera tjetren. Nga e djathta sa me shume ofrohet dimri dhe ngricat e tij aq me shume kallkanoset percarja dhe punon "sejcili per vete e Zoti per te gjithe"! Nisur nga deklara e fundit e zotit Berisha e cila me gjuhen e diplomacise se politikes se dites i vuri kapak koalicionit te ardhshem PD+PR mendoj se problemet nuk mbyllen per te djathten , por tashme fillojne. Ndersa LZHK kandidon si nje levizje qe gjithsesi eshte vetvetja pra qe do te thote 100 kandidate te djathte ne 100 zonat elektorale. PDR e zotit Pollo 100 kandidate. PDK 100 kandidate. Ndofta edhe Partia e Ballit Kombetar me ndonje konglemerat dhe keshtu nga e djathta behen ne cdo zone minimumi 4 kandidate qe hane njeri tjetrin, pasi sistemi zgjedhor eshte vetem me nje raund, cka e perkthyer ne gjuhen praktike edhe sikur te mos fitojne direkt kandidatet vecmas te LZHK, PDR dhe PDK do te sjelle pasojen qe i heqin aq vota kandidatit PD+PR aq sa i duhet te fitoje PS. Natyrisht nuk flitet per te gjitha zonat bastione te PD , por ne shumicen e zonave elektorale "brisku" LZHK, PDR dhe PDK , sejcili vecmas do ti heqe "l`kuren" kandidatit te PD+PR, pasi do te zbatohet parimi i nisur " sejcili per vete e Zoti per te gjithe"!

Pra rrezikohet qe te vijme praktikisht tek formula PS + LSI> (PD+PR) + (LZHK)+ (PDR)+ (PDK)+ etj, cka ne gjuhen e Ritvan Bodes si financier perfekt do te thote se vihet ne dyshim fitorja e se djathtes , megjithese PS eshte ne kuotat e saja me te uleta historike te ketyre 13 viteve. Por PS ka pushtetin qe do te thote parane, policine, ofertat, doganat, blerjen e votes, fuqine ekonomike per fushate, etj, kurse PD dhe partite e tjera te djathta kane idealin dhe programqeverisjen me te mire. Edhe ne Dushk para disa diteve opozita kishte alternativen me te mire, por fitoi PS-ja ! Edhe dje KQZ-ja e rinovuar ia hodhi poshte PD-se kerkesen per mosnjohjen e zgjedhjeve te Dushkut cka i dha sinjalin se keshtu do te perfundojne edhe kontenstimet e vitit te ardhshem, nese humbet.

Berisha ka nevoje te binde veten e tij pikesepari se duhet gjetur nje zgjidhje per te konsiliduar te djathten qe eshte shkermoqur mu para "dasmes " se vitit te ardhshem. Natyrisht qe ardhja e figurave nga shoqeria civile ka vlera per PD-ne e jo per siglat partiake te partive te tjera, pasi sejcila vecmas ka aq vota aq sa i duhen PD+PR per te siguruar fitoren. Mund te kete te drejte Berisha per disa pirueta te PDR ne disa momente, porse politika mbart kompromisin si nje shenje e forces. Po keshtu Berisha ka te drejte per pakenaqesi nga disa deputete te dy partive te djathta qe e tradhetuan ne momente delikate dhe vendimtare per opoziten, por lideri i PD-se ka te drejten per thirrjen publike te tryezes se partive te djathta dhe kerkimin per te mos kandiduar deputetet qe u blene nga e majta. Ne te vertete PD ka gjetur nje aleat si PR, e cila ka nje kryetar mik te Berishes, sic eshte Fatmir Mediu, porse nuk mund te bejme strucin pasi ishte pikerisht PR-ja qe e "masakroi" Berishen ne Kuvend kur nenkryetari i PR zoti Robert Ceku pranoi oferten e Moisiut dhe te Nanos per kryetar te Kontrollit te Shtetit. Apo ishte pikerisht Maks Begeja, nenkryetari tjeter PR-se qe e la partine e tij dhe kaloi tek monarkistet, gje qe nuk kishte ndodhur ne historine parlamentare qe nga republikan te konvertohesh ne monarkist brenda nje dite! Ndonese "dashuria" e re PD+PR eshte ne muajin e pare, porse sipas aritmetikes "pjella" e kesaj dashurie i bie te dale ne gusht te vitit te ardhshem, pra pasi kane mbaruar votimet ! Nese eshte shtate muajsh "pjella" e dashurise se re PD+PR atehere i bie te dale para zgjedhjeve dhe nuk do te kete kerce per te ndenjur ne kembe. Nga te gjitha anet qe ta shohesh kete dashuri te imponuar apo te lindur nga marredheniet prej 13 viteve mendoj se pesha e "pjelles" nuk do te kete peshen e dashurise se lecitur PS+LSI , nderkohe qe PDR, LZHK dhe PDK do ti kene hequr shtatzanine lidhjes PD+PR.

Sejcili per vete e Zoti per te gjithe!

-----------------------------------------------

 
http://www.panorama.com.al/ © 2003 Gazeta Panorama
Faqe 7 - Politikė

 

Rizgjedhjet/ Porosia e Berishės pėr pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile has vėshtirės

 

PD, dyshim pėr “fytyrat e reja”

Mentor Petrela e Beqir Meta, dy emrat e “listės sė re”

 

Luljeta Progni

Hapja e dyerve tė selisė “blu” pėr shoqėrinė civile duket se do tė jetė njė mision i vėshtirė pėr t’u realizuar.

Porosia e veēantė e kreut demokrat, Sali Berisha, pėr emra tė rinj nė zgjedhjet e degėve tė partisė, pritet tė mos ketė shumė sukses. Njė gjė e tillė konfirmohet duke u nisur nga emrat e propozuar pėr degėn e Tiranės, e deri nė zgjedhjet e papėrfunduara tė disa degėve tė mėdha tė PD-sė nė rrethe, ku edhe baza mendohet tė jetė mė konservatore. Nė degėn e Tiranės, emrat e propozuar nga baza janė gati tė gjithė funksionarė tė lartė tė partisė, drejtues lokalė ose tė qeverisjes vendore. Qė nė kėtė moment, hapja e dyerve pėr shoqėrinė civile dhe pėrthithja e elementėve tė rinj pėr Kuvendin e Tretė tė partisė duket e kufizuar. Burime nė degėn e Tiranės thonė se tė vetmet kandidatura tė propozuara deri tani, nė seksione dhe nėndegė, si pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile, janė ato tė mjekut tė njohur Mentor Petrela dhe historianit Beqir Meta. Por, tė paktėn pėr mjekun Petrela bėhet e ditur se nuk do tė pranojė tė zgjidhet, edhe nėse kryesia e madhe e partisė do ta konfirmojė nė listėn pėrfundimtare tė kandidatėve pėr kreun e degės sė Tiranės. Kėshtu, mbledhja e sotme e kryesisė sė Tiranės, e cila do tė pėrfundojė shqyrtimin e kandidaturave dhe procesverbaleve tė tė gjitha seksioneve pritet tė dalė me kandidatė, qė nuk janė aspak emra tė shoqėrisė civile, por funksionarė tė PD-sė nė qendėr dhe nė bazė. Kjo mbedhje mėsohet se do tė jetė mbledhja e parė e kryesisė sė degės sė kryeqytetit, pėr pėrzgjedhjen e kandidaturave tė shumta, qė kanė mbėrritur nga seksionet. Nė bazė tė statutit tė PD-sė, kjo kryesi ka tė drejtėn qė nė listėn pėrfundimtare qė do t’i dėrgohet pėr seleksionim kryesisė qendrore, tė shtojė edhe emra tė propozuar prej saj. Deri tani, tė njėjtat burime thonė se nuk ka ndonjė emėr konkret pėr t’u propozuar nga ana e kryesisė sė Tiranės, ndėrsa lista e ardhur nga baza edhe pas seleksionimit sipas kritereve, mbetet mjaft e gjatė.

Porosia e Berishės
Kreu i selisė “blu” nė aktivin e degės sė Tiranės, dy javė mė parė, vuri nė dukje se PD e Tiranės duhet tė bėjė hapin mė tė madh pėr hapjen drejt shoqėrisė civile. Ai i angazhoi ata tė sjellin sa mė shumė anėtarėsime tė reja nga shoqėria civile, dhe ka porositur pėr sa mė shumė emra tė rinj nga bota akademike, intelektualė dhe njerėz tė paangazhuar direkt nė politikėn e PD-sė. Nė kėtė aktiv, Berisha kėrkoi emra tė rinj nga PD e Tiranės, por duket se kjo mundėsi pėr zgjedhjet e afėrta nė kėtė degė shihet si jo shumė e realizueshme. Pėrsa i takon anėtarėsimeve tė reja, zyrtarėt e degės sė Tiranės nuk kanė ende evidenca tė plota.

 

Lista e kandidatėve

Ø Bamir Topi Nėnkryetar
Ø Ritvan Bode Sekretar i pėrgjithshėm
Ø Spartak Ngjela Shef i marrėdhėnieve me publikun
Ø Besnik Mustafaj Shef i marrėdhėnieve me jashtė
Ø Sokol Olldashi Shef i Partneritetit me shoqėrinė civile
Ø Fatos Beja Shef i burimeve njerėzore
Ø Ilir Rusmajli Shef i ligjeve
Ø Bujar Nishani Nėnkryetar i degės Tiranė
Ø Omer Stringa Shef i Marrėdhėnieve ekonomike
Ø Aleksandėr Biberaj Sekretar i degės Tiranė
Ø Haki Mustafa Kryetar i minibashkisė Laprakė
Ø Mentor Petrela Mjek, shoqėria civile
Ø Beqir Meta Historian, shoqėria civile etj…

 

LAJME TE TJERA

Meta: Liria e shqiptarėve kėrcėnohet nga varfėria

Gjashtėqind anėtarė dhe simpatizantė tė Lėvizjes Rinore pėr Integrim themeluan dje, degėn nė rrethin e Kukėsit. Nė njė takim nė Pallatin e Kulturės sė qytetit, bashkė me tė rinjtė, merrte pjesė edhe kreu i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta, nėnkryetari Pėllumb Xhufi, kreu i LRI-sė, Elvis Mataj, kreu i LSI-sė sė Kukėsit, Qemal Elezi dhe tė tjerė anėtarė tė KDK-sė. “Eshtė tėrėsisht e padrejtė dhe aspak njerėzore, qė Kukėsi tė jetė ēdo ditė nga dhjetė orė pa drita, ndėrkohė qė i jep dritė gjithė Shqipėrisė”, ka thėnė Meta nė fjalėn e tij. Kėtė ai e cilėsoi si tregues i humbjes sė plotė tė ndjeshmėrisė sė qeverisė pėr hallet e banorėve tė kėtyre zonave. “Sot, liria e shqiptarėve nuk rrezikohet as nga kushtetuta dhe as nga ligjet e shkruara, por ajo kėrcėnohet seriozisht nga varfėria e thellė, e cila po pėrdoret nga grupi qė ėshtė nė pushtet si njė mėnyrė pėr tė depersonalizuar qytetarėt e kėtij vendi”, ka thėnė Meta. Ai shprehu besimin e plotė se 2005-a do jetė njė vit i mbarė pėr Shqipėrinė, qoftė edhe pėr shkak tė mbėshtetjes qė do tė gjejnė tek LSI, ėndėrrat dhe shpresat e tė rinjve. Nėkryetari i LSI-sė, Pėllumb Xhufi nė fjalėn e tij evokoi traditat, historinė dhe patriotizmin e Kukėsit dhe tė kuksianėve. Pas tij, pėrshėndeti edhe kreu i LRI-sė, Elvis Mataj i cili paralelizoi pritjen e kosovarėve nė Kukės, nė vitin 1998, me pritjen qė i ėshtė bėrė nė kėtė qytet edhe Lėvizjes Socialiste pėr Integrim.

 

“Dushku”, rrėzohet kėrkesa e PD-sė

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrėzuar dje kėrkesėn e Partisė Demokratike pėr tė shpallur tė pavlefshme zgjedhjet e pjessshme, tė zhvilluara nė komunėn Dushk tė rrethit tė Lushnjės. Kundėr kėrkesės sė PD-sė, kėtė radhė, kanė votuar edhe anėtarėt e KQZ-sė, tė cilėt janė propozuar nė kėtė institucion nga partia mė e madhe e opozitės. Me gjashtė vota pro, asnjė kundėr dhe asnjė abstenim kjo kėrkesė ėshtė hedhur poshtė. Tre anėtarėt Dodė Prenga, Klement Zguri dhe Ēlirim Gjata, tė njohur si pėrfaqėsues tė opozitės, sė bashku me tre kolegėt e tyre, Ilirjan Celibashi, Dėshira Subashi dhe Tomorr Malaj e kanė cilėsuar si jo tė drejtė kėrkesėn e PD-sė pėr pavlefshmėri tė zgjedhjeve, duke mos patur prova tė konsiderueshme. Nė fillim tė mbledhjes, KQZ-ja administroi nė cilėsinė e provave procesverbalet e KZQV-ve, materialin filmik tė publikuar nė njė kanal televiziv, si dhe deklaratėn e OSBE-sė mbi zgjedhjet nė Dushk. Sipas kryetarit tė KQZ-sė, Ilirjan Celibashi, nga tė gjitha provat e administruara nga ky komision, nuk u provua qė kryetari i komunės sė Dushkut ka pėrdorur mjete financiare pėr tė favorizuar njė subjekt tė caktuar zgjedhor. “Nė bazė tė nenit 117 tė Kodit Zgjedhor nuk ėshtė paraqitur nga pėrfaqėsuesit e PD-sė asnjė dokument zyrtar qė tė vėrtetojė shkeljet ligjore tė kryera nga kryetari i komunės sė Dushkut”, theksoi kreu i KQZ-sė. Rezultati i shpallur nga KZQV-ja e Dushkut ėshtė lėnė nė fuqi nga ana e KQZ-sė, duke i cilėsuar zgjedhjet tė rregullta.

 

Bufi: PS do votojė kundėr hartės elektorale

Partia Socialiste ėshtė kundėr hartės sė re elektorale tė paraqitur nga ana e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. Njė nga anėtarėt e komisionit parlamentar bipartizan, socialisti Ylli Bufi, deklaroi dje se PS ėshtė kundėr ndarjes sė re tė 100 zona zgjedhore, pasi ato janė antikushtetuese. Sipas Bufit, njė ndarje e tillė ėshtė nė kundėrshtim pėr Kushtetutėn, pasi “kriteri pėr ndarjen e 100 zonave nuk ėshtė mbi numrin e pėrgjitshėm tė zgjedhėsve, por mbi numrin e atyre qė kanė votuar nė zgjedhjet e vitit 2003”. “Ky kriter sjell mosvotimin e atyre personave qė kanė mbushur moshėn 18 vjeē, duke iu mohuar tė drejtėn e votės”, ka theksuar Bufi. Ndarja e re 100 zonave ėshtė depozituar prej disa ditėsh nė Kuvendin e Shqipėrisė.

 

PDR: Do votojmė kundėr projektbuxhetit

Demokratėt e reformuar nuk do tė votojnė projektbuxhetin e qeverisė, pėr shkak se ai nuk plotėson nevojat mė imediate qė kėrkojnė reformat nė Shqipėri. Nėnkryetari i kėsaj partie, Ferdinand Xhaferri tha dje, se pasi kishin shqyrtuar projektin e qeverisė, PDR ka vendosur tė mos e votojė atė, duke e cilėsuar si projektbuxhetin e reformave tė munguara. Sipas Xhaferrit, ndarja e fondeve nė buxhet nuk merr parasysh prioritetet e vitit tė ardhshėm dhe ka mangėsi tė theksuara pėrsa i takon fushave tė shėndetėsisė dhe arsimit. Kėto dy fusha, konsiderohen vitale nga ana e PDR-sė, e cila ka nėnvizuar edhe mė parė, vėrejtjet e saj pėrsa i takon fondeve tė pakta pėr arsimin. Nė kėtė mėnyrė, nė votimin e projektbuxhetit nė Kuvend, do tė shtohen edhe pesė vota kundėr draftit tė qeverisė.

 

Spahia: Ndryshimet nė Kod, s’garantojnė zgjedhje tė lira

Legalistėt protestuan dje, nė lidhje me ndryshimet nė Kodin Zgjedhor, tė cilat, sipas tyre, garantojnė dy partitė e mėdha, por jo gjithė spektrin e politikės shqiptare. Kreu legalist, Ekrem Spahia tha se PLL protestonte pėr procedurat qė do tė ndiqen nė lidhje me numėrimin e votave nė komisionet zonale. Sipas tij, pėrjashtimi i partive parlamentare nga ky numėrim dhe pėrqėndrimi i procesit nė duart e dy partive tė mėdha nuk garanton aspak zgjedhje tė lira dhe demokratike. Nė lidhje me kėtė ēėshtje, Spahia tha se e kishte ngritur si shqetėsim edhe nė takimin me pėrfaqėsuesin e lartė tė OSBE-sė, Nikolai Vulēanov.