Korrieri - 19/03/2004

Imazhi i munguar i Monarkise shqiptare ne nje album


Per publicistin e njohur, Gazmend Bakiu, Monarkia shqiptare ka qene nje model i mire per Shqiperine. Kjo ka qene arsyeja, qe ai ne bashkepunim dhe me Nikolla Xharon, duke shfrytezuar nje koleksion te pasur fotosh, kane mundur, qe te japin albumin e pare, kushtuar Monarkise. Bakiu ka bere dhe kurimin e albumit, me kujdesin per te dhene kurben e shkelqimit te Monarkise

Ben Andoni

Duket se Albumi i ri kushtuar Monarkise shqiptare, i publicistit Gazmend A. Bakiut, ka qendruar prej kohesh ne mendjen e tij. Derisa nje dite, ai doli, fale edhe mirekuptimit te autorit me Nikolla Xharon. Sot, publiku shqiptar, ka te parin album kushtur Monarkise shqiptare. Madje, sipas autoreve, te parin te bere ndonjehere per Monarkine shqiptare. I dale ne shtyp, pak dite me pare, Albumi tenton qe te sjelle shkelqimin e Monarkise shqiptare, si nje model te shtetit te shqiptareve. Dhe, ngritja e shtetit kombetar, perkon me ngritjen e monarkut shqiptar Ahmet Zogu. Kete ka pasur parasysh ne kurimin e ketij albumi Bakiu. Nje fillese jetesore e Ahmet Zogut, qe perkon me fillimin e funksionomit te shtetit shqiptar, permes imazheve reale, qe kane ardhur pas koheve te trazuar per Familjen Zogolljane.

Me 28 nentor te vitit 1912, Zogu ishte nje nga delegatet e vendit te tij, Matit per shpalljen e Pavaresise. Fare i ri, por me shume grinde, duket se destini i kishte dhene shume atij, qe do te ishte shpejt primati i shtetit shqiptar. Amullia e vendit, duket se eshte perfshire edhe ne jeten e tij, teksa merr ne zoterim Krujen; madje dhe ben perpjekje per organizimin e nje Kongresi Kombetar. Pak me vone, nga viti 1916 dhe deri me 1918, Zogu do te qendronte ne Vjene. Kryeqyteti perandorak do te ndikonte shume per formimin e tij. Dhe, nuk ka sesi te ndodhe ndryshe, kur ai qe ne Kongresin e Lushnjes eshte protagonist dhe emerohet Minister i Brendshem. Do te jete kryeminister dhe Minister i Brendshem nga 2 dhjetori 1922 dhe deri me 25 shkurt 1924. Bakiu ka pasur parasysh nje kreshendo te lehte ne kete album, qe duhet thene se perkon me ngritjen e aktivitetit te vete Zogut. Eshte nje perpjekje serioze per te lartesuar imazhin e monarkise shqiptare. Dhe, momenti kulmor ne album eshte ngritja e flamurit te Monarkise dhe ulja e atij te presidentit, autoritet qe deri atehere, i kishte takuar po Ahmet Zogut. Ky perben dhe apogjeun e monarkise shqiptare. Pas kesaj, per Monarkine do te kishte shume pune. Nje pune qe Mbreti shqiptar e kishte filluar me ngritjen e nje legjislacioni te moderuar per vendin e tij, zakonisht te udhehequr nga kanunet; me vendosjen e nje monedhe shqiptare dhe me reforma cilesore. Kjo pune ka qene edhe detyra me e veshtire e Bakiut, permes faqeve te albumit te tij.

Autoresine e Bakiut e mbajne dhe dy libra per kryeqytetin. Ne "Qyteti i Tiranes", njerin prej tyre, ai pershkruan me disa artikuj kryeqytetin me elementet kryesore historike perberes. Nje liber qe eshte pritur mire dhe tashme eshte zhdukur nga librarite shqiptare. Nuk eshte cudi, qe dhenia pas kryeqytetit, e ka afruar me monarkun shqiptar. "Ka qene nje deshire e perhershme per te bere dicka per kryeqytetin dhe per monarkun e saj", thote Bakiu, qe me shume modesti i eshte larguar zhurmes boshe dhe i eshte afruar imazhit te mbretit te shqiptareve. Ai ka perkthyer ne te njejten kohe dhe vazhdon ne disa projekte te tjera, si p.sh "Vullneti per pushtet" e Nices.

Duke iu kthyer albumit, Zogu do te kujtohet se ne vitet qe do te vijonin, ai do te bente akoma me shume per Shqiperine. Ai mundesoi arsimin fillor falas, te drejten e prones dhe u mundua qe te orientonte vendin kah perendimi. Ne kete kuader, shikohet dhe kahu i llogjikshem, qe i ka dhene ne album, Bakiu, ku patjeter dora dores, shikohet edhe modernizimi i shtetit shqiptar. Duhet qe te kihet parasysh se ne ate kohe, Shqiperia trashegonte nje varferi shume te madhe. Albumi ka zgjedhur ne pjesen me te madhe shkelqimin e monarkise dhe i mungojne momentet e keqia. Arsyeja eshte se autori menduar qe homazhi, do te ishte me i mire per nje forme rregjimi, qe Shqiperise i dha prosperitet.

Ne fund, si per te dhene kete vazhdimesi jepet Princ Leka I, tek varri i mbretit Zog. Eshte nje vazhdimesi, qe ai e ka dhene nepermjet bardhezise se kujdesshme.

"Une mendoj se duke vleresuar Mbretin Zog I, ne nderojme Shqiperine dhe historine e saj. Ky album eshte nje perpjekje e thjeshte ne kete drejtim", ka thene Bakiu, qe i ka sjelle nje kontribut monarkise, ne kendveshtrimin e tij.

1.

Ky ishte Ahmet Zogu
Nga Gazmend Bakiu

Ahmet Zogu lindi ne Burgajet te rrethit te Matit me 8 tetor 1895, ne nje familje fisnike, te permendur qe ne shekullin XV. Ishte i nipi i Xhelal Pashe Zogut, i cili udhehoqi nje kryengritje kunder Perandorise Osmane, ne gjysmen e dyte te shekullit XIX. Ishte i biri i Xhemal Pashe Zogut dhe Sadije Toptanit. Ne vitin 1903, shkon te studioje ne liceun e Galata-Sarajit ne Stamboll, ku mesonin femijet e dyerve te medha dhe me pas ne Akademine ushtarake. Ne vitin 1908 i vdes i ati. Drejtimin e familjes e merr e ema, e cila do te kishte nje ndikim te madh tek Mbreti i ardhshem. Ne vitin 1911 kthehet ne Atdhe per te udhehequr nje revolte te krahines te Matit kunder xhonturqve. Ne vitin 1912 lufton me ushtrine malazese ne malet e Kakariqit, por detyrohet te kthehet per mbrojtjen e Matit, i cili nderkohe ishte rrethuar nga trupat serbe. Me 28 nentor 1912, merr pjese ne shpalljen e pavaresise ne Vlore, si delegat i krahines se tij. Lufton perseri me ushtrine serbe, e cila detyrohet te terhiqet nga trojet shqiptare, pas ultimatumit te Austrise me 18 tetor 1913. Ne vitin 1914, ne emer te qeverise, merr ne zoterim Krujen, nga ku mund te kontrollonte Tiranen, qe kishte rene ne duart e rebeleve. Ne muajin shkurt, mars 1916, ben perpjekje per organizimin e nje Kongresi Kombetar ne Elbasan. Nga nentori i vitit 1916 deri ne nentorin 1918, qendron ne Vjene. Qendrimi i detyruar ne Austri ndikon ne formimin perendimor te tij. Merr pjese ne Kongresin e Lushnjes (21-31 janar 1920) dhe emerohet Minister i Brendshem (30.01.1920-14.09.1920). Nen drejtimin e tij, forcat qeveritare kalojne ne Kavaje dhe Shijak, per te mberritur ne Tirane. Me 11 shkurt 1920, mes entuziasmit popullor, autoritetet e dala nga Kongresi i Lushjes e shpallin Tiranen kryeqytet te perkohshem te Shqiperise. Si Minister i Brendshem shtriu autoritetin e qeverise ne vend: Mori ne zoterim Shkodren, bashkoi trupat qeveritare me kryengritesit e Vlores per te larguar italianet, shmangu rrezikun jugosllav nepermjet luftes dhe diplomacise. Me vone eshte deputet ne Parlamentin e dale nga zgjedhjet e para te lira ne Shqiperi ne prill te vitit 1921; Anetar i Asamblese Kushtetuese, te dale nga zgjedhjet e zhvilluara ne dhjetor 1923; Komandant i Pergjithshem i Ushtrise Kombetare ne periudhen tetor-dhjetor 1921; lufton me sukses me forcat separatiste te nxitura nga jugosllavet; Minister i Brendshem ne periudhen 24 dhjetor 1921-2 dhjetor 1922; ndermerr carmatosjen e pergjithshme te popullsise. Ne mars te vitit 1922, nepermjet nje qendrese te rralle dhe diplomacise beri qe te deshtoje nje kryengritje e armatosur kunder qeverise, gje qe ia rriti shume prestigjin personal. Kryeminister dhe Minister i Brendshem nga 2 dhjetori 1922 deri me 25 shkurt 1924. Per here ta pare, qe prej 500 vjetesh, qeveria qendrore, ushtron autoritetin e saj ne te gjithe vendin. Eviton gjakderdhjen pas atentatit qe iu be ne parlament (23 shkurt 1924) dhe, jep doreheqjen pas dy ditesh. Pas kryengritjes se armatosur te 10 Qershorit 1924, largohet ne Jugosllavi. Me miratimin e Fuqive te Medha Perendimore, ne dhjetor 1924, kthehet ne Shqiperi dhe, me 24 dhjetor hyn triumfalisht ne Tirane. Eshte perseri kryeminister dhe Minister i Brendshem ne periudhen 6 janar 1925-31 janar 1925. Me 31 janar 1925, Tirana shpallet kryeqytet i perhershem i Shqiperise dhe, Ahmet Zogu zgjidhet President i Republikes. Kete post do ta mbaje deri me 1 shtator 1928, duke kryesuar edhe Keshillin e Ministrave. Me 1 shtator 1928, Asambleja Kushtetuese e shpalli Shqiperine Mbreteri Demokratike, parlamentare te trashegueshme dhe, Zogun I Mbret te shqiptareve. Kontributi i tij ne sherbim te atdheut eshte i nje rendesie te dores se pare dhe, pushteti per te, nuk qe qellim ne vetvete. Ai e beri Shqiperine me monedhen e saj kombetare (1925), ne vend te 15 monedhave qe qarkullonin deri atehere; pajisi vendin me nje legjislacion bashkekohor qe zbatohej; me administrate; xhandarmeri dhe pushtet gjyqesor te efektshem. Reformatori i shquar, Mbreti Zog I i dha vendit rend, paqe, qetesi, stabilitet, orientim perendimor. Ai gjithashtu garantoi per shqiptaret lirine ne nje kuptim mjaft te gjere, te drejten e prones, barazine para ligjit, arsimin fillor falas, levizjen e lire brenda dhe jashte vendit etj., dhe u perpoq te krijoje tek ta nje ndergjegje te forte kombetare, i vetedijshem per rendesine e saj ne procesin e modernizimit dhe mbrojtjes se interesave te Shqiperise. Me 20shkurt 1931, ndersa ndodhej ne Vjene per t'u mjekuar, shpeton nga nje tjeter atentat. Me 25 nentor 1934 vdes Nena Mbretereshe Sadija. Me 12 janar 1936, princesha Sanije martohet me Princin Abid. Me 27 prill 1938, Zogu i I, mbret i shqiptareve, martohet me konteshen hungareze Geraldina Apponoyi, e cila fitoi shpejt simpatine dhe dashurine e popullit shqiptar. Me 5 prill 1939 lindi Princ Leka. Pas disa tentativave te pasuksesshme per eleminimin fizik te ciftit mbreteror, trupat italiane pushtojne Shqiperine. Me 9 prill Zogu i I largohet ne Greqi. Me 2 maj 1939 shkon ne Turqi. Pas nje udhetimi te gjate, ne gusht 1939 arrin ne Paris. Largohet nga kryeqyteti francez, vetem tete ore pak para se gjermanet te hynin atje. Me 27 qershor 1940 niset nga Bordoja drejt Anglise. Vendoset ne Londer dhe, perpiqet per organizimin e nje kryengritje kunder pushtuesve ne Shqiperi. Ne shkurt 1946 niset per ne Egjipt. Pas nje udhetimi te shkurter ne SHBA (1951) rikthehet ne Kajro; qe ketej, ne korrik 1955, largohet i semure per ne France dhe vendoset ne Kane. Me 9 Prill 1961 vdes ne Paris. Me 15 Prill1961, leka I ben betimin si Mbret i Shqiptareve. Me 7 Tetor 1975, ne Biaritz te Frances matohet me zonjushen Suzan Cullen Ward dhe me 10 tetor 1975 behet dasma ne Madrid. Me 26 mars 1982 ne Johanesburg lindi Princi Leka. Me 29 qershor 1997 u zhvilluar referendumi per formen e rregjimit. Rezultati pro republikes do te kontestohej nga monarkistet. Me 28 qershor 2002 mes entuziasmit popullor, Familja Mbreterore mbrriti ne Atdhe. Me 22 Tetor 2002, vdes Nena Mbretereshe Geraldina.