E Enjte, 19 Gusht 2004 http://www.korrieri.com/
Inerci dhe
surprize
Nje analize politike per ate qe mund te sjelle ne
Kampin e Djathte- Levizja e pretendentit per fron dhe nga Kampi i majte -Levizja
e Metes. Kjo e fundit ?mund te jete me me fat. Se pari, sepse socialistet deri
me tani nuk e kane konsumuar efektin e ndarjes?, argumenton autori
Nga Andi Bushati
Shterpesia e veres si dhe mungesa e nismave serioze politike ka bere qe ditet e
fundit te flitet jo pak per dy levizjet me te fundit ne te djathten dhe te
majten shqiptare: Ate te pretendentit per fronin mbreteror, Leka
Zogu
dhe Levizjen Socialiste per Iintegrim te Ilir Metes. Ndoshta koha e njejte e
lindjes, nevoja per rinovim e gjithe spektrit politik, si dhe shpresa qe
ngerthen bashke me vetveten cdo levizje te re, kane bere qe midis tyre te vihet
shenja e barazimit. Jo per filozofine politike, por per rezultatin, qe priten te
marrin ne zgjedhjet e ardhshme.
Ne fakt ka nje ndryshim te madh midis levizjes se Zogut
te ri dhe asaj qe po perpiqet te ngreje Meta. Sepse rezultati i tyre elektoral
pritet te jete diametralisht i ndryshem. LSI ka te gjitha shanset qe te
perfundoje si surprize, ndersa levizja mbreterore si nje inerci. Pse? Pasi
pavaresisht qellimeve te mira, levizja e Leka
Zogut,
ka pak gjasa te jete e sukseshsme. Megjithese iniciatori i saj pretendon per nje
rol mbi palet, votat e tij do te mblidhen vetem brenda te djathtes. Mire
po kjo e djathte e ka kryer procesin e fragmentarizimit te saj. Me pak apo me shume te
sukseshem, te gjithe shiizmat kane konfirmuar Partine Demokratike, si motorin
politik te se djathtes shqiptare. Ndaj duket se ka pak vend per forca politike,
qe mund te mbledhin shume vota ne kete kamp.
Ndoshta ate
qe po ben sot, Leka
Zogu
e konsumoi kur konkuroi per referendumin e ?97. Atehere Berisha e kish perdorur aq keq pushtetin, sa
mund te pritej nje surprize politike brenda te njejtit spekter. E njejta situate
e favorshme mund te ishte edhe viti 2000- 2001, kur Berisha tregoi se po
keqperdorte edhe opoziten. Kohe nga e cila perfituan reformatoret e Pollos. Leka
Zogu
i humbi ne menyra te ndryshme te dyja keto mundesi. E
bashke me to, edhe shansin per te qene nje Simeon shqiptar. Ndaj levizja e tij
nuk mund te mbetet me teper se nje inerci, nje ndarje me shume brenda te
djathtes.
Ndoshta per te njejtat arsye, LSI mund te jete me me fat. Se pari, sepse
socialistet deri me tani nuk e kane konsumuar efektin e ndarjes. Dhe sot, 13
vjet pas krijimit, kur Partia Socialiste nuk ka me si qellim grupimin nen cadren
e mbrojtjes nga revanshizmi antikomunist i Berishes, por te tjera interesa,
dalja e nje grupimi te ri mund te kete efektin e surprizes. Ky efekt mund te
jete edhe me i madh, pas konsumimit moral, zvetnimit politik dhe moseficences
qeverisese qe kane treguar ne dy mandate socialistet. LSI po e pergatit shiizmen
e saj pikerisht ne ditet me te keqia te pushtetit socialist, kur PS ka humbur
mbi 270 mije vota qe nga ?97 dhe 180 mije vota qe nga 2001. Ndaj Meta dhe te
tijte kane shume me teper shanse sesa levizja e Leka
Zogut
me te cilen shpesh i barazojne gabimisht. Varet
nga ata nese do t?i shfrytezojne apo jo.