Faqja 14/15 - SPECIALE Shtator 19, 2004
http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm



DOSSIER II

Nga kujtimet e kėshilltarit italian nė Shqipėrinė e viteve '30, tė Mbretit
Zog, Pietro Kuaroni. Cila ėshtė e vėrteta e shumėpėrfolur pėr krushqinė e
mbetur nė tentativė tė Italisė me mbretin Zog

"Kur ne italianėt kėrkonim nuse pėr Ahmet Zogun"


Fatos Veliu


Unė u trallisa nga dhuntitė prej komediani qė tregoi mbreti Zog kur i
propozova pėr njė martesė me njė tė huaj. Ai kaloi nė revistė, duke theksuar
aspektet negative tė secilės, tė gjithė alternativat e mundshme, qė nė
vėrtetė nuk ishin tė shumta. Vetėm pas disa orėsh bisede, Mbreti e gjeti
zgjidhjen. Nėse kjo martesė duhet bėrė, atėherė unė preferoj princeshė
Marien, vajzėn e mbretit tė Italisė. Ai e dinte mjaft mirė se ne nuk mund ta
realizonim kėtė kėrkesė". Kjo ėshtė vetėm njė pjesė e dėshmisė sė
kėshilltarit italian tė mbretit Zog nė vitet '30, Pietro Kuaroni, mbi atė qė
mund tė quhet pa frikė, mblesėria e italianėve pėr mbretin shqiptar. Nė
vitin 1928 ka lindur ideja nė kancelaritė e diplomacisė italiane dhe mė
gjerė qė mbreti i Shqipėrisė, Ahmet Zogu, tė martohej me njė vajzė tė huaj
me prejardhje nga gjak mbretėror. Befasisht Zogu ėshtė trembur pas kėrkesės
sė italianėve pėr tė pasur nė krah tė tij si bashkėshorte dhe mbretėreshė tė
Shqipėrisė njė vajzė nga vendi i tyre. Ai ka sjellė lloj-lloj argumentesh
pėr tė mos u bėrė e mundur ajo martesė, nė njė kohė qė ai bashkėjetonte me
vajzėn jugosllave tė njohur me emrin Franci. Ku arriti dinakėria e Ahmet
Zogut pėr tė mbyllur ēėshtjen e hapur me aq pasion nga miqtė e tij tė
pėrtejdetit, qė edhe ata tė mos ngeleshin tė fyer? Si arriti tė hidhte tezėn
e fundit pas shumė e shumė aludimesh dhe pas kėmbėnguljes miqėsore tė palės
italiane se, nė qoftė se do tė martohej me italiane, ai preferonte vajzėn e
mbretit tė asaj kohe, Marien? Ēfarė ndodhi pas kėsaj kėrkese dhe si u mbyll
pa shumė bujė kjo ēėshtje e hapur me aq dėshirė? Ēfarė ndodhi me ministrin e
Jashtėm Vrioni dhe pse u shkarkua ai pas kėsaj legjende. Gjithēka do t'i
lexoni nė shkrimin e mėposhtėm, i cili u bė i mundur mes shumė kujtimesh tė
ish-pjesėtarėve tė oborrit mbretėror tė asaj kohe, dhe kryesisht mbėshtetur
mbi kujtimet e kėshilltarit italian nė Shqipėri Pietro Kuaroni i cili njihej
si njė nga diplomatėt shumė tė aftė tė Italisė sė atyre viteve, dhe qė
shėrbeu nė Shqipėri qė prej atij viti dhe deri nė fillimin e Luftės sė Dytė
Botėrore. Kujtimet e tijė, na vijnė tashmė nė Shqipėri nėn titullin
"Valixhja diplomatike", e pėrkthyer nga Lazam Koldashi.


Nė vitin 1928 nė Shqipėri monarkia ishte vendosur plotėsisht. Pėr
diplomacitė europiane kishte lindur prej kohėsh dyshimi pėr mbarėvajtjen e
mbretit Zog, kryesisht pėr mbrojtjen e jetės sė tij, pasi ekzistonte
mundėsia e ndonjė atentati, siē edhe kishte ndodhur, dhe qė mund t'i merrte
edhe jetėn mbretit. Detyrimisht nė njė rast tė tillė Shqipėria kalonte nė
kaos dhe shqetėsimi i diplomacisė italiane ishte se ēdo arritje diplomatike
qė mund tė ishte siguruar me vendin e vogėl, do tė mund tė kapėrcehej nė njė
fazė tė re rishikimi. Logjika e kėshilltarėve italianė me eksperiencė kishte
ēuar nė skenė idenė e martesės sė mbretit, qė ai tė ishte patjetėr i
pranishėm nė ēdo kohė, qoftė edhe nėpėrmjet trashėgimtarit tė tij. Por pas
kėsaj ideje, kishte lindur njė tjetėr shqetėsim pėr kancelaritė e huaja.
Mendimi dhe konkluzioni i tyre ishte qė kurrsesi Ahmet Zogu tė mos martohej
me njė vajzė shqiptare, siē kishte ndodhur nė njė fejesė tė mėparshme tė
tij, por qė sė fundmi rezultonte e shpėrbėrė. Nė kėtė rast, aludimi ishte se
do tė ekzistonte rreziku tjetėr, qė tė dilte njė familje tjetėr shqiptare, e
cila mbi bazėn e parimeve dhe tė zakoneve tė rrepta patriarkale qė
ekzistonin nė zona tė ndryshme tė Shqipėrisė, tė rivalizonte familjen
mbretėrore dhe tė krijonte lėvizje dhe paqėndrueshmėri tė brendshme, tė
cilat mund tė ishin me pasoja pėr tė ardhmen e mbretėrisė. Kjo ishte arsyeja
qė nė diplomacinė italiane ishte konsoliduar mendimi qė mbreti shqiptar tė
krijonte njė lidhje me njė familje aristokrate prej gjaku mbretėror tė njė
shteti tjetėr brenda Europės. Nė kėtė rast, aleatėt mė tė afėrt tė
Shqipėrisė, italianėt, kėtė ide e konkretizuan pėr tė pasur lidhjen
pikėrisht nė shtetin e tyre.

Kujtimet e Kuaronit
Si pėrherė, kėshilltari i talentuar, Sola, kishte pasur njė ide tė
shkėlqyer: nė Napoli jetonte markezi d'Auleta qė zbriste nga Gjergj Kastriot
Skėnderbeu, heroi i madh kombėtar i shqiptarėve. Markezi kishte vajza pėr tė
martuar. Pėrse tė mos e shtyje Zogun qė tė martohej me kėto pasardhėse tė
Skėnderbeut, pėr tė realizuar kėshtu bashkimin e dinastisė sė atėhershme me
dinastinė e re? Natyrisht, kjo zgjidhje, mė e mira dhe mė praktikja, nuk u
pranua nga Roma. Pėrkundrazi, nuk e di mirė se nga cili ishte kristalizuar
te ne ideja pėr tė martuar Zogun me njė princeshė italiane me gjak
mbretėror. Arsyetimi i Romės ishte kompleks: Auleta e re, me t'u bėrė
mbretėreshė e Shqipėrisė, kishte rrezik tė bėhej mė shqiptare sesa
shqiptarėt, gjė qė do tė kishte qenė krejt ndryshe nga njė princeshė
italiane. E dyta, pėr shkak tė prestigjit mė tė madh tė gjakut mbretėror, do
tė kishte qenė shumė mė e lehtė, nė rast se Zogu vdiste, tė formohej njė
regjencė italiane. Nė letėr nuk mungonte joshja. Po nė realitet? Nė fakt, ne
arritėm tė bėnim njė gjendje mė shumė se delikate. Linim kėshtu nė dorėn e
njė revolucionari shqiptar tė ēfarėdoshėm njė peng tė dorės sė parė, gjithė
duke shtuar rrezikun pėr komplikimet mė tė rėnda. Veē kėtyre, shtrohej
problemi i fesė. Zogu ishte mysliman, pa ndonjė zell tė veēantė tė
ekzagjeruar, nėn shembullin e shqiptarėve tė tjerė, por mysliman sidoqoftė.
Njė bashkėshorte katolike sigurisht do tė pėrbėnte njė element politik
pozitiv ndaj katolikėve tė Veriut, krahina ndoshta mė turbulluese e
Shqipėrisė. Por si t'ia bėnim? Sipas sė drejtės kanonike, kisha katolike nuk
do tė mund tė jepte pėlqimin pėr martesė, veēse nė qoftė se bashkėshorti do
tė zotohej t'i rriste fėmijėt e vet nė fenė katolike. Mirėpo, nė planin e
brendshėm, Zogu nė asnjė rast nuk mund tė merrte njė zotim tė kėtij lloji.
Qė tė rrezikonim tė prisnim rrufetė e Vatikanit, tani qė Konkordati sapo
ishte pėrfunduar, kjo as qė duhej tė na shkonte nė mendje. Sola i peshoi
shumė mirė kėto pavoli. Por ē'tė bėnte? T'u kundėrvihej udhėzimeve tė
Romės?! E pamundur. Pastaj, po tė pėrhapej nė Shqipėri zhurma pėr martesė,
si mund tė tėrhiqeshim? Nuk mbetej gjė tjetėr, veēse tė pėrpiqeshim tė
shtynim Zogun tė thoshte vetė "Jo", por edhe kjo nuk ishte aspak e lehtė;
bisedimet, vetėkuptohet, duheshin zhvilluar nė fshehtėsinė mė tė madhe.

Ēudia e Vrionit
Pas shumė analizash dhe vlerėsimesh, duke rrėzuar njė mendim si ngrihej njė
tjetėr, pasi u mėnjanuan nga diplomatėt italianė njė shumicė ndėrmjetėsish,
u vendos sė fundmi qė me kėtė punė tė merrej ministri i Punėve tė Jashtme
Iliaz Bej Vrioni. Ky ishte njė njeri tepėr energjik dhe me pasion pėr tė
bėrė kėtė gjė, por nuk e kishte tė qartė, sipas konceptit tė tij, punėn e
ruajtjes sė sekretit. Sola dhe shumė zyrtarė italianė mė mbrapa u informuan
mbi disa sjellje tė Vrionit, i cili mė sė shumti, kur ulej nė takime
konfidenciale me miq tė tij, gjente momentin pėr t'i dhėnė rėndėsi vetes pėr
besimin qė i kishin dhėnė italianėt dhe tregonte pėr atė ēka ishte marrė
pėrsipėr nė lidhje me martesėn e mbretit. Ai nė kėto raste tregonte xhepin e
tij, ku kishte futur fotografinė e princeshės Mari Adelaide, qė Sola ia
kishte dhėnė nė misterin mė tė madh dhe thoshte: "E kam princeshėn kėtu nė
xhepin tim". Italianėt kishin kohė qė e kishin diskutuar dhe e kishin rrahur
mendimin me tė gjithė ndėrmjetėsit pėr problemin e gjetjes sė princeshės
shqiptare, por asnjėherė kjo gjė nuk ishte diskutuar me vetė Zogun. Takimi
me tė dhe pėrgatitja e mendimit tė tij do tė ishte me tė vėrtetė njė odise
mė vete. Megjithatė, nė momentin e duhur u bė takimi i domosdoshėm, qė do
t'i kushtohej posaēėrisht kėtij problemi. Nė takim mėsohet se ka qenė
kėshilltari i tij i pėrgatitur, Sola, i cili kishte marrė pėrsipėr tė
menaxhonte misionin e ngarkuar, si dhe diplomati tjetėr Pietro Kuaroni,
shėnimeve tė tė cilit ne u referohemi tashmė, pėr tė zbardhur atė moment
pikant qė do tė ndikonte nė historinė e ardhshme tė Shqipėrisė, pas njė
princi qė po planifikohej tė lindtte sė shpejti. Mėsohet se Sola me njė
delikatesė tė veēantė i ka parashtruar Zogut problemin e martesės dhe pėr
rėndėsinė qė kishte ajo pėr tė personalisht dhe kryesisht pėr Shqipėrinė sė
cilės ai i pėrkiste. Zogu, si kishte dėgjuar me njė durim tė ēuditshėm pa as
mė tė voglėn ndėrhyrje pėr gjithė kohėn qė foli Sola, e mori fjalėn vetėm
pas mbarimit tė tij. Fjalimi i Zogut ka qenė shumė mė i gjatė se i
diplomatit italian, ku si ide tė tė gjitha sqarimeve tė tij kishte atė tė
vėshtirėsive tė shumta qė haste nė gjetjen e njė vajze shqiptare. Kėtė
moment tė deklarimit tė Ahmet Zogut e ka shfrytėzuar menjėherė diplomati i
huaj, i cili i ka prezantuar mendimin qė ai tė martohej me njė tė huaj.

Propozimet
Pas fjalėve tė Solės, qė i tha mbretit "Pse nuk martohesh me njė tė huaj", u
arrit njė pikė bisede ku unė u trallisa nga dhuntitė prej komediani qė
tregoi mbreti. Ai kaloi nė revistė, duke theksuar aspektet negative tė
secilės, tė gjitha alternativat e mundshme qė, nė tė vėrtetė, nuk ishin tė
shumta. Ai nuk njihte asnjeri dhe asnjeri nuk e njihte atė, mbretin.
Padyshim, zgjidhja mė e pranueshme do tė kishte qenė ajo e ndonjė princeshe
italiane. Por, a ishte e mundur qė ta shtronte seriozisht kėtė mundėsi?
Menjėherė Ahmet Zogu ka hedhur dyshimet se a do tė ishte i denjė pėr
mentalitetin e tij pėr njė princeshė italiane. Ai u ka treguar nė ato ēaste
ambientet e tij, qė nuk mund tė pėrshtateshin pėr jetesėn e njė rangu tė
tillė siē mund tė ishte njė princeshė italiane, dhe u ka folur pėr
marrėdhėniet e njerėzve nė oborr, duke ngritur aludimin e ri se a do tė
pranohet njė gjė e tillė nga oborri? Por kryesisht Zogu ka hedhur idenė se
nuk mund tė krijonte mundėsinė, pėr vetė edukimin tradicional, pėr tė
krijuar njė barazi tė domosdoshme me princeshėn italiane. Nė atė moment Sola
ka mbajtur shėnim pėr gjithė sa tha mbreti dhe ka premtuar qė tė bisedojė
pėr ēfarėdo aludimi tė ngritur nga ai, duke e lėnė bisedėn tė hapur pėr njė
diskutim tė dytė. Nė tė vėrtetė, tema e martesės sė mbretit Zog ėshtė
diskutuar jo njė, por disa herė rresht, madje pėr njė kohė jo tė shkurtėr,
ku sė fundmi, pas shumė aludimesh qė mbreti mund t'i ketė bėrė ndoshta me
veten, ai kreu i pari manovrėn pėr prishjen e kėsaj lidhjeje qė po
pėrgatitej tė bėhej. Sipas shėnimeve nė "Valixhja diplomatike" tė Kuaronit,
qė ishte i pranishėm nė atė takim, mėsohet se Zogu ka thėnė: "Nėse kjo
martesė duhet bėrė, atėherė preferencat e mia personale janė mė shumė pėr
princeshėn Marie. Kėtu flitej pikėrisht pėr tė bijėn e mbretit tė Italisė sė
asaj periudhe. Zogu, me sa kuptohet, e kishte tė qartė qėndresėn qė do tė
hasej nė Itali pas kėsaj kėrkese. Kėtu dihej se do tė vinin doemos ēėshtjet
e protokollit, si dhe njė mori hollėsish tė tjera, qė me patjetėr duheshin
rregulluar. Gjithmonė sipas shėnimeve tė Kuaronit, bėhet e ditur se: "Sola
ka treguar vėrtet njė shkathtėsi tė mrekullueshme, me sa dukej, rropatej si
njė i dėnuar pėr tė sheshuar tė gjitha pengesat. Nė fakt, me tė kapėrcyer
njė vėshtirėsi i paraqiteshin dhjetė tė tjera, qė ai i hidhte si asgjė nė
kėmbėt e shqiptarėve. Ka qenė me tė vėrtetė njė lojė mjeshtrish. Pas asaj
kohe ata filluan tė flitnin gjithnjė e mė pak dhe pėrherė e mė rrallė pėr
kėtė punė, pėr t'i dhėnė fund njė ditė tė bukur".

Pasojat pėr Vrionin
Pas gjithė asaj historie tė nisur me shumė bujė dhe qė shikohej me shumė
shpresė nga tė dy krahėt e qarqeve diplomatike, sė fundmi ngeli njė
mirėnjohje nga ana e Zogut pėr dėshirėn e mirė qė adresohej nė drejtim tė
personit tė tij nga pala italiane. Gjithsesi, mė pas nuk do tė ngeleshin nė
hije shumė veprime tė gabuara tė ministrit tė Jashtėm Iljaz Vrioni, tė cilit
mosmbajtja e sekretit tė asaj historie do t'i kushtonte postin, pasi
menjėherė u shkarkua nga detyra e kryediplomatit tė Shqipėrisė. Pas kėsaj ai
u caktua pėrfaqėsues i Shqipėrisė nė Paris. Mė mbrapa, si kaloi kohė nga ajo
ngjarje, ka lindur shpesh pyetja se a e dėshironte Zogu vėrtet njė martesė
tė tillė, apo mos ndoshta ishte njė lėvizje diplomatike e tij pėr t'u
tėrhequr nga mendimi i italianėve. Nė fakt, ėshtė vėrtetuar nė shumė raste
se Ahmet Zogu ka qenė shumė dinak, por edhe nė shumė raste tė tjera ai ka
treguar se nuk e kishte dehur kurrsesi kurora mbretėrore. Kėshtu qė shumė
hamendje janė se Ahmet Zogu ndoshta ka pasur dėshirė vėrtet qė tė lidhej me
anė krushqie me njė nga dinastitė mė tė hershme europiane. Sėrish pėr kėtė
pikė nė shėnimet e tij diplomati italian shkruan: "Nga njėfarė iluzioni,
mjaft tė vagėlluar ala orientale, qė mė bėri njė ditė njė nga njerėzit e tij
intimė, mund tė dilte se Zogu mendonte qė me t'u bėrė kjo martesė, ne do tė
ishim tė prirur tė dėshironim vdekjen e tij, tė cilėn mė mbrapa e kishim
frikė, nė mos ne, tė paktėn disa nga miqtė tanė shqiptarė". Ndėrsa flitej
pėr njė lidhje tė tillė zyrtare me aleaten e tij mė tė mirė deri nė ato
vite, Zogu, sipas tė gjitha dėshmive tė njerėzve qė kanė jetuar nė atė
periudhė nė Oborrin e tij, mėsohet se ka pasur nė Shqipėri tė thėrritur qė
nga Novi Sadi i Jugosllavisė njė vajzė tepėr simpatike qė e thėrrisnin
Franci. Sė shumti atė e mbiquanin "Madamė Pompadureta". Ajo bėnte njė jetė
tė fshehtė dhe nuk dilte nė publik. Ishte si njė femėr haremi, por qė nuk
dihet se deri ku i ka pasur marrėdhėniet me mbretin. Vetė Zogu mendonte se
ajo i sillte fat dhe se e kishte dobėsi. Njė nga oborrtarėt e atėhershėm tė
Zogut, i quajtur Kalem Golemi, dhe qė tashmė jeton prej mė se 50 vjetėsh nė
Francė, tregon se Franci (vajza jugosllave) kishte njė trup tė bėshėm dhe
ishte shumė e shkathėt. Prezantonte qė nė fillim njė tip tė zgjuar, ndėrkohė
qė ishte fjalėpakė. I pėlqente tė rrinte vetėm dhe nė tė shumtėn e kohės
rrinte mbyllur nė vilėn e posaēme tė cilėn Zogu e kishte pėrcaktuar pėr tė.
Vihej re qartė se Zogu kishte njė dobėsi tė madhe pėr tė, duke mos hequr
dorė asnjėherė nga mendimi i tij se ajo i sillte vetėm fat. Fatkeqėsia e saj
ishte se nuk ishte pėrfshirė nė zemrėn e Nėnės Mbretėreshė, tė cilėn Zogu e
respektonte shumė dhe qė vendoste pėr shumė gjėra. Pas kėsaj u bė ndarja me
tė, pėr shkak tė martesės qė u vendos tė bėnte Zogu nė vitin 1938 me
princeshėn Geraldinė.


Mbreti Zog ia kishte falur zemrėn francezes Vizirova

Marie Vizirova, kėshtu quhej valltarja franceze me origjinė ruse, e cila pėr
mė shumė se dy vjet do tė bashkėjetonte me mbretin Zog nė Shqipėri. Ajo
erdhi nė vendin tonė pas kėrkesės qė i bėri njė nga ministrat e kabinetit tė
atėhershėm tė qeverisė, i cili shkoi pėr ta marrė posaēėrisht nė Francė. Tre
muaj ishte kontrata e parė e saj, me pretekstin e ardhjes pėr shfaqje
kėrcimi pėr aristrokracinė e oborrit mbretėror shqiptar. Por kėtu iu
komunikua se ishte pikėrisht e preferuara e mbretit. Pas shumė rinovimesh tė
kontratave tė ndenjies nė Shqipėri, kėrcimtarja e kabareve tė Parisit u
largua nga Shqipėria vetėm pas dy vjetėsh, e sė fundmi botoi edhe librin me
pėrshtypjet e jetės sė saj tė titulluar "Marie Vizirova", nė tė cilin njė
kapitull tė veēantė i kushton dhe marrėdhėnieve me mbretin e Shqipėrisė,
Ahmet Zogun. Nėpėrmjet tė tjerash, Vizirova shkruan se pas ikjes nga
Shqipėria, fama e saj nė Paris gjatė dhėnies sė shfaqjeve "nudo" nė lokalet
e natės ishte rritur sė tepėrmi, vetėm pėr faktin se ajo kishte qenė e
dashura e njė mbreti.


Pėr njė vit Mbretit Zog i ka gatuar e dashura e tij franceze, Marie Vizirova
Nga tė dhėnat zyrtare, mėsohet se mbreti Zog, gjatė kohės qė ishte nė fuqi,
ka pasur si kuzhiniere motrėn e tij, e cila ishte vejushė. Sėrish
ish-oborrtari Kalem Golemi tregon se ndėrsa motra-kuzhiniere i gatuante
mirė, ai pėr njė vit nuk ka ngrėnė ushqimin e gatuar prej saj, tė cilin,
sipas porosisė sė tij, e konsumonte kryeadjutanti qė kishte detyrė tė
provonte ushqimin para se tė hante mbreti. Ndėrsa vetė Zogu hante ushqimin e
gatuar nga e dashura e tij, Vizirova, e cila kishte ardhur nga Parisi. Pas
mė se njė viti qė motra lodhej duke gatuar dhe ai as qė e prekte fare, por
qė as nuk e merrte vesh kush, u mėsua dhe historia qė ēuditi tė gjithė
oborrin. Konkretisht, ndėrsa Zogu shikonte filmin me familjen e tij, motrat
dhe nėnėn, ndėrmjet tė tjerash pyetet nga motra-kuzhiniere nėse i pėlqeu
ėmbėlsira qė hėngri atė drekė, pasi e kishte bėrė shumė tė mirė. Nė ato
momente Zogu nuk e ka mbajtur mė sekretin dhe i ka thėnė sė motrės se ai ka
njė vit qė nuk hante prej gatimeve tė saj, por prej Maries. Nė atė moment
motra, tepėr e befasuar dhe duke qeshur nga ky mister, ėshtė ēuar dhe tėrė
humor ėshtė pėrleshur me tė vėllanė mbret.


Legjenda e propozimeve diplomatike pėr martesėn e mbretit Zog

Ishte viti 1928, kur martesa e mbretit tė Shqipėrisė u bė ēėshtje e ditės e
qarqeve tė diplomacisė europiane tė kohės. Shumė mendime u hodhėn dhe shumė
okazione u pranuan pėr tė pasur patjetėr nė fronin mbretėror tė shqiptarėve
njė trashėgimtar tė denjė. Mėsohet se tepėr tė interesuar pėr kėtė gjė kanė
qenė diplomatėt italianė, tė cilėt ishin ndėrkohė edhe aleatėt kryesorė tė
Shqipėrisė sė atyre viteve, me tė cilėt mbreti Zog kishte lidhur
marrėveshjet mė tė mėdha pėr koncesiondhėnie tė sektorėve mė nevralgjikė tė
industrisė. Pėr ēėshtjen e ditės tė shtruar sė fundmi pėr martesėn e mbretit
shqiptar, kėshilltarėt italianė tė akorduar pranė mbretit mėsohet t'i kenė
dhėnė kėtij tė fundit mendimin qė bashkėshorten ta merrte nga njė familje
princėrore tė Italisė. Zogut ky propozim i ėshtė bėrė nga pala italiane
nėpėrmjet kėshilltarit tė tij tė posaēėm, i cili kėtė e kishte diskutuar dhe
stėrdiskutuar gjatė mė parė nė kancelaritė diplomatike tė vendit tė tij. Ai,
pas kėsaj, ka prezantuar njė ide tė lindur vetėm nga njė mendje e zgjuar, qė
nė mėnyrėn mė diplomatike hidhte poshtė propozimin italian pa bėrė as mė tė
voglėn fyerje. Pėrgjigjja e tij ishte se, nė qoftė se kishin ndėr mend pėr
njė zgjedhje tė tillė, qė ai si mbret i Shqipėrisė duhej tė krijonte lidhje
me njė princeshė italiane, atėherė preferencat i kishte pėr princeshėn
Marie, e cila ishte e bija e mbretit tė atėhershėm tė Italisė. Kaq do tė
mjaftonte pėr tė vėnė nė dilemė gjithė pėrpjekjet pėr kėtė eveniment
diplomatik, pasi dihej se pas kėsaj qėndronte pothuajse pamundėsia. Kjo
martesė, nė qoftė se do tė merrej nė konsideratė pėr tė filluar procedurat
protokollare tė lidhjes mbretėrore, kėrkonte njė pafundėsi deklaratash dhe
njė pafundėsi veprimesh. Problemi mė i madh hapej nga bashkimi i dy feve tė
ndryshme, gjė qė pėr kohėn ishte diēka jo dhe aq e lehtė pėr t'u kapėrcyer.
Kėshtu, pas shumė peripecish dhe pėrpjekjesh, pengesat qė dilnin papritur nė
skenėn e veprimeve mblesėrore sollėn dėshtimin e kėsaj tratative tė
diplomacisė italiane.


----------------------------------------------------------------------------

Faqja 16 - GAZETA E TIRANES Shtator 19, 2004


HISTORIA E VEPRES GJIGANTE TE ARKITEKT BUTKES

Ja si u zhduk "Monumenti i Lirisė"
Simboli 2-vjeēar, mė jetėshkurtri nė kryeqytet

Rezarta Delisula



TIRANE

Njė hark i ngushtė e shumė i lartė, ndėrsa mbi tė ishte vendosur njė
shqiponjė. Kėshtu ka qenė "Monumenti i Lirisė" nė kryeqytet, njė prej
monumenteve mė jetėshkurtėr. Simboli i lirisė u ndėrtua nė vitin 1938 dhe u
shemb nė vitin 1940. Ky monument gjigant u ndėrtua nė vendin ku sot ndodhet
Universiteti i Tiranės. Arkitekt Butka ėshtė autori i kėsaj vepre, qė u
zhduk shumė shpejt.

Pėrurimi
Mė 1 shtator 1938 Tirana, por edhe i gjithė vendi, pėrjetonte njė atmosferė
festive. Kėshtu e komentojnė gazetat e kohės situatėn e festimeve tė
10-vjetorit tė mbretėrisė. Pikėrisht nė kulmin e kėsaj feste, kur u pėrurua
edhe radiostacioni i parė kryeqytetas, u vendos edhe zbulimi i "Monumentit
tė Lirisė". Mė 1 shtator 1938, nė orėn 10.30, princesha Ruhije, e shoqėruar
nga princi Salih, tė rrethuar nga ministra, zyrtarė tė lartė, pėrfaqėsues tė
trupit diplomatik nė Tiranė, zbuluan monumentin gjigant. "Nė fillim banda
luajti himnin e mbretnisė, ndėrsa mė pas princesha Ruhije zbuloi
monumentin", shkruan gazeta Drita. "Pėr lirinė kombėtare" ishte slogani qė
shėnohej nė pllakatin gjigant poshtė "Monumentit tė Lirisė".

2 vjet mė pas
Njė muaj para fillimit tė projektidesė pėr planin rregullues tė Tiranės, nė
shtator tė vitit 1939 arkitekti G. Bosion hartoi njė studim tė veēantė. Ky
studim lidhej me bulevardin, sot "Dėshmorėt e Kombit", dhe ndėrtesat qė do
tė ngriheshin anės tij. Studimi nė fjalė kishte pėr synim lidhjen e qendrės
(sheshit "Skėnderbej") me njė shesh tė ri qė parashikohej tė ndėrtohej nė
rrėzė tė kodrės sė Shėn-Prokopit, tė lidhura me bulevardin e madh. Pėr
ndėrtimin e sheshit nė rrėzė tė kodrės sė Shėn-Prokopit u desh tė shembej
"Monumenti i Lirisė", i cili u ndėrtua vetėm dy vjet mė parė. Sheshi ku sot
ngrihet godina e universitetit, sipas autorėve, mendohej tė kishte karakter
politiko-sportiv. Fillimi i ndėrtimit tė kompleksit nė fund tė bulevardit
nisi me ndėrtimin e godinės sė kryeministrisė dhe universitetit, godina tė
cilat u pėrdorėn pėr instalimin e administratės civile e ushtarake. Sipas
librit tė shkruar nga ish-kryearkitekti i Tiranės Koēo Miho, "Shqipėria
vėshtrim urbanistik", ky kompleks nė sheshin qė sot quhet "Nėnė Tereza", i
pėrbėrė nga 6 objekte, i pėrket rrymės sė neoklasicizmit bashkėkohės, qė
disa e quajnė edhe "arkitekturė mesdhetare". Ndėrtimi i kėtij kompleksi
sakrifikoi njė nga monumentet mė jetėshkurtėr tė kryeqytetit, "Monumentin e
Lirisė", qė ka qenė njė ndėr veprat mė tė mira tė arkitekt Butkės. Me
largimin e mbretit Zog nga Shqipėria, duket se u zhdukėn edhe disa nga
veprat qė ai la pas. Rreth 4 vjet pas shembjes sė "Monumentit tė Lirisė" u
shemb me artileri tė rėndė edhe Mauzoleumi i Nanės Mbretėreshė, ngritur para
Pallatit tė Brigadave.