E Marte, 19 Tetor 2004 http://www.korrieri.com/
Kandidaturat, debate mes PR, LZHK dhe PDR 
Kandidaturat per anetare te Komisionit Shteteror te Kthimit dhe te Kompensimit te Pronave kane shkaktuar replika e debate, ne mbledhjen e djeshme te Byrose Parlamentare, mes PR-se, LZHK-se dhe PDR-se. Megjithate, kandidaturat e propozuara nga Grupet Parlamentare pritet te miratohen ne seancen plenare te dites se enjte te Kuvendit. Kryetari i Grupit Parlamentar te Levizjes per Zhvillim Kombetar, Maksim Begeja, nenvizoi rendesine qe ka pjesemarrja e perfaqesuesve te opozites ne Komitet, per te monitoruar procesin, ndersa deklaroi edhe njehere se deputetet e LZHK-se do te mbeshtesin ne Kuvend kandidaturen e Kryetarit te Shoqates "Pronesi me Drejtesi", Agim Toro. Kjo ide u mbeshtet edhe nga Kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu, megjithese republikanet nuk kane propozuar asnje kandidature per anetar te Komitetit ne fjale, per shkak se e cilesojne ligjin "Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave", antikushtetues. Por, ajo cka e ndezi situaten ne mbledhjen e Byrose Parlamentare, ishte deklarata e Kryetarit te Grupit Parlamentar te reformatoreve, Nard Ndoka. Ky i fundit e kundershtoi kandidaturen e Toros per anetar te Komitet, pasi sipas tij, pronaret nuk duhet te perfshihen ne kete komision, sepse ata kane konflikt interesash. Ne kete pike, kreu i republikane i'u kthye deputetit Ndoka me fjalet: "Sillni anetar Genc Pollon, meqe ka mbetur pa pune". Nderkaq, grupi i deputeteve te Levizjes Socialiste per Integrim i dorezoi dje, ne mbledhjen e Byrose, administrates se Kuvendit, nje projekt-ligj te hartuar nga ekspertet e kesaj partie, lidhur me konfliktin e interesave, permbajtja e te cilit pritet qe te behet publik sot, nga vete deputetet e LSI-se.
 
R. Kalemi
 

 
 biznesmenin Vajdin Lame dhe inxhinieri Xhevahir Ngjeqari
 http://www.panorama.com.al/ © 2003 Gazeta Panorama
 
Faqe 6 - Politikė

vizita e presidentit

ēėshtja ēame

 
Homologėt, bisedime tė vėshtira “kokė mė kokė”. Shqipėri-Greqi, qėndrime tė ndryshme edhe pėr Kosovėn
 

Ēamėt pėrplasin Stefanopullos me Moisiun

Kreu i shtetit grek: Pėr ne nuk ekziston ēėshtja ēame

 

 

Juli Prifti

Ēėshtja ēame dhe statusi i Kosovės kanė pozicionuar nė qėndrime tė kundėrta presidentin Moisiu dhe atė grek, Stefanopullos, gjatė takimit tė tyre kokė mė kokė.

I gjendur nė Tiranė, me ftesė tė homologut shqiptar, presidenti grek ka zhvillur dje, takimet e para, sė bashku me delegacionin qė e shoqėronte. Pas takimit, gjatė njė konference pėr shtyp, kanė dalė nė pah kundėrshti nė qėndrimet e dy kryetarėve tė shteteve pėr ēėshtje tė rėndėsishme tė axhendės sė bisedimeve. Megjithėse kanė qenė dakord pėr sa i takon klimės shumė tė mirė nė marrėdhėniet dypalėshe, mes Shqipėrisė dhe Greqisė, duket se dy presidentėt kanė pasur diskutime tė vėshtira. Ēėshtja e pronave tė ēamėve nė Greqi ka pėrballur Moisiun me Stefanopullosin. Presidenti shqiptar ka theksuar se pėr kėtė ēėshtje ekzistojnė marrėveshje tė mėparshme mes qeverive nė Athinė dhe Tiranė. “Mendojmė se, siē kanė rėnė dakord edhe kryeministrat, duhet tė fillojmė sa mė parė negociatat dypalėshe pėr t’i dhėnė zgjidhjen e drejtė juridike ēėshtjes sė pronave tė ēamėve dhe shqiptarėve nė Greqi, si dhe tė pronave tė minoritetit grek nė Shqipėri”, theksoi presidenti Moisiu. Nga ana e tij, presidenti grek Stefanopullos e konsideron ēėshtjen e pronave tė ēamėve nė vendin e tij si ēėshtje tė mbyllur. “Unė nuk e di nėse ekziston nevoja e zgjidhjes sė problemit ēam. Nuk e di se cilat janė takimet politike mes dy qeverive, por, personalisht, them se ky problem ėshtė i mbyllur. Nuk ekziston mė”, theksoi ai duke shtuar se nuk ka nevojė pėr zgjidhje tė tjera. Kreu i shtetit grek, duke krahasuar, ato qė ai i quajti probleme tė sė kaluarės historike, ka kujtuar pretendimet greke ndaj Shqipėrinė, duke lėnė tė kuptohet se bėhet fjalė pėr Vorio Epirin. Ai tha se Greqia ka hequr dorė nga njė pretendim i kėtillė, ndėrkohė qė vazhdoi ai, ka pasur edhe pretendime pėr pronat e shqiptarėve nė Greqi. “Por edhe kjo ėshtė ēėshtje e mbyllur? Atėherė ē’do tė bėjmė, do t’u kthehemi edhe njė herė kėtyre pretendimeve?”, pyeti Stefanopullosi.

Statusi i Kosovės
Edhe zgjidhja e statusit tė Kosovės i ka vendosur presidentėt nė llogore tė ndryshme. Moisiu u shpreh pėr nevojėn e zgjidhjes sė shpejtė tė statusit tė Kosovės, si njė opsion qė do tė ndihmonte jo vetėm Kosovėn, por edhe tėrė rajonin. Ndėrsa presidenti grek ishte i mendimit se duhet respektuar Rezoluta 1244 e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė. Presidenti grek, nisi dje, vizitėn e tij treditore nė Tiranė, ku parashikon tė vizitojė edhe fshatrat e Gjirokastrės. Dje paradite, ai ėshtė nderuar me njė ceremoni tė veēantė nė Pallatin e Brigadave. Pas ekzekutimit tė himneve kombėtare respektive, nga Banda e Ushtrisė, presidenti Moisiu dhe ai grek, Stefanopullos, kaluan nė revistė truprojėn e nderit.

 

Ku u pėrplasėn presidentėt

Ēėshtja ēame

  • Moisiu: “Mendojmė se, siē kanė rėnė dakord edhe kryeministrat, duhet tė fillojmė sa mė parė negociatat dypalėshe pėr t’i dhėnė zgjidhjen e drejtė juridike ēėshtjes sė pronave tė ēamėve e shqiptarėve nė Greqi, si dhe tė minoritetit grek nė Shqipėri”.
  • Stefanopullos: “Unė nuk e di nėse ekziston nevoja e zgjidhjes sė problemit ēam. Nuk e di se cilat janė takimet politike mes dy qeverive, por, personalisht, them se ky problem ėshtė i mbyllur. Nuk ekziston mė”.
    Statusi i Kosovės
  • Moisiu: “Sa mė shumė tė zgjatet ēėshtja e Kosovės, nė kuptimin e zgjidhjes sė problemit, aq mė shumė hapėsirė e rrezikshme mund t’u lihet ekstremistėve tė tė dyja palėve, qofshin serbė, qofshin shqiptarė. Tė ardhmen e Kosovės, sigurisht, duhet ta vendosin banorėt e saj”.
  • Stefanopullos: “Politika greke, pėr sa i pėrket problemit tė Kosovės inkuadrohet nė politikėn e pėrgjithshme evropiane pėr kėtė problem. Rezoluta 1244 e Kėshillit tė Sigurimit vazhdon tė jetė nė fuqi dhe ka vlerė aksioma ‘standardet para statusit’ pėr Kosovėn”.

 

Ēėshtja e pronave greke nė fokus
Stefanopullos takon Kryesinė e PBDNJ-sė

Presidenti grek Stefanopulos ėshtė takuar dje me Kryesinė e PBDNJ-sė dhe pėrfqsueit e Omonias, ku ėshtė njohur me konfliktet e kohėve tė fundit brenda drejtuesve tė kėsaj partie dhe me problemet e minoritetit nė Shqipėri. Burimet bėjnė tė ditur se nė kėtė takim pėrfaqėsuesit e Omonias kanė kėrkuar kthimin e pronave tė Kishės Ortodokse nė Shqipėri, si dhe hapjen e mė shumė shkollave nė gjuhėn greke. Nė kėtė takim, kanė qenė tė pranishėm deputetėt Ligoraq Karamelo e Kristo Goxhi, tė cilėt kanė raportuar para presidentit grek tė gjitha problemet qė, aktualisht, ekzistojnė mes tyre dhe kryetarit tė partisė, Vangjel Dule. Pas kėtij takimi Karamelo pohoi se ėshtė folur pėr konfliktin brenda PBDNJ-sė, por nuk deklaroi qėndrimin qė ka mbajtur presidenti grek pėr kėtė cėshtje. “Unė dhe deputeti Goxhi i parashtruam qėndrimet tona nė lidhje me tė dyja problemet, ku thekuam se pėr shkak tė qėndrimit tė gjatė tė PBDNJ-sė nė koalicionin qeveritar kjo parti nuk ka pasur kundėrveprimin e duhur pėr rastet e shkeljes sė tė drejtave tė njeriut nė Shqipėri. Ne bėmė tė qartė se kjo ka sjellė humbjen e elektoratit tė PBDNJ-sė nė zonat minoritare. Ne bėmė tė qartė se pėr kėtė arsye kemi humbur shumė komuna tė cilat janė njohur si bastione tonat”, tha Karamelo.


 
Faqja 4 - POLITIKE

Tetor 19, 2004

Tetor 19, 2004

 
Ekskluzive/ Intervistė me zv.ministrin e jashtėm grek Evripis Stilianidis
 
Stilianidis: Po diskutuam ēamėt, nuk kemi tė ardhme

Intervistoi Anila Basha


Zv/ministri i Jashtėm Evripis Stilianidis, nė njė intervistė ekskluzive pėr Gazetėn, tha se dy vendet, Shqipėria dhe Greqia, duhet tė harrojnė tė kaluarėn dhe t'i kthehen tė tashmes dhe tė ardhmes. Pėr Greqinė, nuk ekziston asnjė ēėshtje ēame, ekziston vetėm ēėshtja e pronave, qė sipas tij do tė zgjidhet nė bazė tė nenit 17 tė Traktatit tė Miqėsisė mes dy vendeve. Sipas kėtij neni, Greqia dhe Shqipėria marrin pėrsipėr nevojėn e konsultimeve tė herė pas hershme mes dy vendeve tona pėr shumė ēėshtje. Por ėshtė neni 15 i kėtij traktati, ai qė bėn fjalė pėr krijimin e komisioneve tė pėrbashkėta pėr kėtė ēėshtje...

- Zoti Zv.ministėr, si do tė vlerėsonit Ju stadin aktual tė marrėdhėnieve Shqipėri-Greqi?
- Para sė gjithash do tė dėshiroja tė shprehja gėzimin tim pėr mikėpritjen e ngrohtė qė na ofroi udhėheqja shqiptare, shtetėrore e politike. Kjo tregon bindjen e pėrbashkėt tė tė dy qeverive, se tė dy fqinjėt duhet tė jenė edhe dy miq tė mirė. Vlerėsoj se gjendemi nė njė fazė, nė tė cilėn zgjidhja pėr tė gjitha problemet qė na kanė preokupuar nė tė kaluarėn, na i jep perspektiva e Bashkimit Evropian. Pra, sa mė tepėr ta pėrshtasim kuadrin tonė institucional, drejt Evropės, aq mė tepėr i afrojmė popujt tanė, aq mė shumė u japim zgjidhje problemeve, aq mė shumė ne forcojmė bashkėpunimin mes tregjeve tona, aq mė tepėr forcojmė edhe marrėdhėniet miqėsore midis popujve tanė.
Nė mėnyrė qė t'i pėrgjigjem thelbit tė pyetjes suaj, unė vlerėsoj, se gjatė viteve tė fundit janė bėrė hapa shumė tė rėndėsishėm, hapa tė cilat vazhdojnė dhe duhet tė vazhdojnė duke pasur si orientim, kėtė orientim evropian. Kėto marrėdhėnie forcohen nga dy ura paralele shumė tė forta. Njėra prej tyre ka tė bėjė me ata mijra shqiptarė qė punojnė nė mėnyrė krijuese nė Greqi, duke kontribuar edhe pėr familjet e tyre kėtu, por edhe pėr zhvillimin e ekonomisė kombėtare greke; dhe sigurisht ura e dytė ėshtė komuniteti minoritar grek qė jeton kėtu, komunitet qė kontribuon jo vetėm nė mėnyrė ekonomike, nė mėnyrė krijuese e zhvilluese, por ndihmon edhe nė zhvillimin e marrėdhėnieve kulturore mes dy popujve.

- Nė Shqipėri pėr problemet me Greqinė flitet vetėm pėr dy mė kryesorė. E para, ėshtė "ēėshtja ēame" dhe e dyta, statusi i emigrantėve shqiptarė qė jetojnė e punojnė nė Greqi. Lidhur me ēėshtjen ēame delegacionet e dy vendeve kanė rėnė dakord pėr ngritjen e njė grupi teknik pėr zgjidhjen e problemit. Ēfarė ėshtė bėrė nga qeveria greke nė kėtė drejtim, aq mė tepėr qė nė vend, nga politika, debatohet mjaft se ligji i luftės me Greqinė nuk ėshtė hequr dhe se ekziston gjithashtu njė Traktat Miqėsie mes dy vendeve?
- E kaluara ėshtė ēėshtje pėr historianėt, e ardhmja ėshtė ēėshtje e politikanėve. Tė dy ēėshtjet qė ju referuat, kanė tė bėjnė me njė temė tė shkuarės negative dhe njė ēėshtje tė sė tashmes dhe tė sė ardhmes. Pėrsa i pėrket tė tashmės dhe tė ardhmes, unė besoj se do tė rregullohen ato marrėdhėnie tė punėsimit pėrsa i pėrket siguracioneve, pėr tė punėsuarit shqiptarė nė Greqi, jo vetėm nėpėrmjet marrėveshjeve qė nėnshkruajmė mes dy vendeve, por edhe nėpėrmjet iniciativave, apo nismave legjislative tė palės greke, qė trajtojnė nė mėnyrė tė njėjtė tė drejtat e punėsimit tė tė huajve me tė grekėve. Receta ėshtė europiane, nuk kemi bėrė ndonjė gjė tė re, prandaj edhe mė parė unė thashė qė te e ardhmja, do tė gjejnė zgjidhje tė gjitha problemet.

- A ka ndonjė afat kohor pėr kėto iniciativat parlamentare tė barazimit tė statusit tė tė punėsuarit tė tė huajve me qytetarėt grekė?
- Shumė prej tyre, kanė kaluar nė Kuvend dhe janė votuar dhe tani mbikqyret zbatimi i tyre i drejtė. Kemi edhe raste qė janė marrė masa tė rrepta tek punėdhėnės qė nuk i binden legjislacionit, nė mėnyrė qė tė gjithė punėdhėnėsit tė kuptojnė kėtė mesazh. Nga ana tjetėr edhe nga vetė kryeministri Karamalis, u shpreh nė mėnyrė publike edhe nė parlament, falenderimet e tij pėr tė gjithė ata tė punėsuar qė vijnė nga vendet e huaja, apo nga fqinjėt me Greqinė, tė cilėt punuan nė mėnyrė tė pėrgjegjshme dhe rezultative pėr ngritjen e veprave tė Olimpiadės. Ju e kuptoni qė ky mesazh u drejtohet mė tepėr shqiptarėve qė pėrbėjnė edhe shumicėn e emigrantėve tė huaj nė Shqipėri.

- Po lidhur me zgjidhjen e ēėshtjes ēame?
- Pėrsa i pėrket komisionit tė pėrbashkėt: meqėnėse unė isha prezent nė bisedimet midis zotit Nano dhe Karamalis, ēėshtja e pronave qė pėrbėn divergjencat e ndryshme mes dy vendeve, pra vetėm kjo (ēėshtja e pronave), u vendos qė tė pėrballohet apo tė trajtohet, nė bazė nenit 17 tė Traktatit tė Miqėsisė qė ekziston mes dy vendeve. Dhe kjo gjė bėhet. Ēfarėdo lloj ēėshtjesh tė tjera, nga njėra palė, apo pala tjetėr, qė kanė lidhje me tė kaluarėn, unė besoj se na heqin mundėsinė pėr tė parė nė perspektivė. Unė gjykoj se tė dy qeveritė tona, e kuptojnė kėtė gjė, prandaj dhe shikoni dhe Presidenti i Republikės mbajti njė distancė nga kjo problematikė. Sepse, nėse ne do tė shqyrtojmė ato gjėra qė na ndanin nė tė kaluarėn, ose ēėshtjen tė cilės ju iu referuat (ēėshtja ēame), ose ēėshtje tė mbrojtjes sė tė drejtave tė minoritetit grek kėtu, atėherė ne nuk nisemi nga gjėrat qė na bashkojmė, edhe frenojmė ecurinė tonė drejt tė ardhmes. Unė nga ana e palės greke do tė shprehja disa mesazhe tė qarta qė dalin nėpėrmjet veprave dhe jo fjalėve tė qeverisė greke. Dhe kėto mesazhe, me cilėsinė e zv.ministrit kompetent, ia dėrgoj popullit shqiptar qė bashkė me grekėt janė popujt mė tė lashtė tė Ballkanit. Kjo gjė duket para sė gjithash nga fakti qė Shqipėria zė vendin e parė pėr nga numri i ndihmave qė merr nga Greqia. Ne besojmė sinqerisht se kufijtė e pėrshkueshėm nga mallrat, janė tė papėrshkrueshėm nga ushtritė. Pra, marrėdhėniet tona zhvillohen nė mėnyrė shumėplanėshe. Qeveritė kanė marrėdhėnie shumė tė mira mes tyre, tė sinqerta dhe vėllazėrore. Dua tė nėnvizoj se detyrimi ynė me trysninė e politikės, ėshtė qė secili brenda shoqėrisė sė vet kombėtare, tė izolojė sjellje tė natyrės nacionaliste, apo ekstremiste qė i pėrēajnė dy popujt dhe tė inkurajojė sjellje qė bashkon dy kulturat.

- Njė ēėshtje pėr tė cilėn qeveria shqiptare kėrkon mbėshtetje ka tė bėjė me integrimin e saj nė BE dhe firmosjen e MSA. Ka njė reagim negativ tė Brukselit kohėt e fundit ndaj Shqipėrisė. Ē'lloj avokatie ka bėrė diplomacia, apo qeveria greke si vend anėtar nė BE, pėr fqinjin e vet nė kėtė rast?
- Politika greke pėr kėtė ēėshtje ėshtė e qartė: ne e mbėshtesim plotėsisht perspektivėn europiane tė Shqipėrisė. Ne besojmė sinqerisht se Ballkani perėndimor duhet tė ketė vend nė BE. Dhe kėtė gjė po e realizojmė nė dy mėnyra: nė mėnyrė politike e teknike. Nga pikėpamja politike, nė tė gjitha forumet ndėrkombėtare, nė Bruksel, nė takimet rajonale, gjithmonė kryeministri grek nėnvizon nevojėn se pas Bullgarisė dhe Rumanisė do tė duhet qė tė gjitha vendet e Ballkanit Perėndimor dhe e para Shqipėria, tė shpejtojnė hapat e tyre drejt Europės. Dhe e mbėshtet kėtė tezė, kėtė pikėpamje nė Bruksel, duke kėrkuar nė vazhdimėsi qė Brukseli tė japė njė sinjal pozitiv pėr kėto vende, nė mėnyrė qė tė afrohen sa mė shpejt tė jetė e mundur me BE.

- Po lidhur me aspektin teknik? Ka njė plan grek pėr rindėrtimin e Ballkanit...
- Shuma totale qė ishte programuar nga ky program pėr Shqipėrinė ishte rreth 50 milionė euro. Nga kjo shumė 20 pėrqind i takon investimeve private, pra Greqia financon investitorė qė tė vijnė tė investojnė nė Shqipėri. Njė pėrqind e kėsaj shume, ka tė bėjė me vepra tė vogla infrastrukture tė menaxhuara nga Ambasada Greke nė Tiranė. Lidhur me veprat e mėdha, pėr to janė bėrė katėr propozime: pėr dy tė parat, ėshtė bėrė vlerėsimi paraprak. Kemi marrė kontakt me zotin Angjeli qė ėshtė koordinator nga pala shqiptare. Njėra nga kėto vepra ėshtė rruga turistike Sarandė-Konispol-Sajadha duke marrė pėrsipėr edhe doganėn nė pikėn kufitare. Kemi kėrkuar dhe pala shqiptare ėshtė duke pėrgatitur, studimin pėrfundimtar dhe sa tė pėrfundojė ky studim, do tė fillohet me zbatimin e veprės. Pėr dy propozime tė tjera jemi nė fazėn e vlerėsimit paraprak.

- Ju pėrmendėt nė fillim tė kėsaj interviste edhe minoritetin grek nė Shqipėri. Vitin e ardhshėm nė vend janė zgjedhjet e pėrgjithshme dhe nė Himarė, gjithmonė ka pasur probleme. Pėr tė shmangur tė tilla probleme, ēfarė do t'i kėrkojė Greqia qeverisė shqiptare?
- As mė pak dhe as mė shumė nga ato qė janė nė fuqi nė tė gjithė Europėn pėr tė drejtat e minoriteteve. Dhe unė gjykoj se ėshtė nė interes tė tė dy palėve tė respektohen tė gjitha tė drejtat e minoriteteve, sepse nė kėtė rast minoritetet nuk bėhen burim problemesh, por kthehen nė ura bashkėpunimi midis vendeve. Pėr mė tė shumtėn e kėrkesave tė bėra, pala shqiptare nė tė kaluarėn e ka parė me predispozicion pozitiv kėtė gjė. Si psh, zhdukja e nocionit tė zonave minoritare. Unė nuk do tė them shumė gjėra, por sa mė tepėr tė zbatojmė politikėn europiane pėr minoritetet, aq mė tepėr ne shndėrrojmė minoritetin nė urė zhvillimi e bashkėpunimi.

- Pala greke ka sinjale qė ka probleme me minoritetin grek nė Shqipėri?
- Ne konstatojmė se gjatė viteve tė fundit, janė bėrė pėrmirėsime tė rėndėsishme. Nėse pėrmirėsimet do tė vazhdojnė unė vlerėsoj se nė pak kohė do tė jemi nė gjendje tė themi se fakti qė keni njė minoritet nė vendin tuaj, ėshtė njė avantazh dhe jo disavantazh siē ka qenė nė tė kaluarėn. Ju thashė edhe mė lart se jashtė atyre marrėdhėnieve politike qė ne zhvillojmė, ajo ura qė na bashkon ne mbėshtet nė dy shtylla kryesore: njė janė grekėt e Shqipėrisė dhe tjetra janė emigrantėt shqiptarėt nė Greqi. Unė do tė pėrsėris edhe njė herė: e kaluara ėshtė ēėshtje pėr historianėt, ndėrsa ēėshtjet me tė cilėt duhet tė merren politikanėt, ėshtė e ardhmja.


Pengohet protesta e shoqatės Ēamėria

Shoqata Ēamėria ka kėrkuar tė zhvillojė njė protestė ditėn e djeshme gjatė kohės qė Presidenti grek Stefanopulos vizitonte Shqipėrinė, por janė ndaluar nga policia. Sipas vetė drejtuesve tė kėsaj shoqate kėta tė fundit "kanė kėrkuar lejen pėr miting nė organet e rendit dhe policia nuk i ka lejuar pėr tubimin". Ata i kanė kėrkuar publikisht nėpėrmjet njė konference pėr shtyp, kryetarit tė shtetit Alfred Moisiu, tė ngrejė ēėshtjen ēame gjatė bisedimeve qė do tė zhvillonte me palėn greke. Ndėr tė tjera, ata kėrkuan publikisht qė presidenti tė mbronte tė drejtat e tyre. Ndėrkohė qė edhe rruga diplomatike duket se nuk dha rezultat.


HISTORIKU
Pas sulmit kundėr Greqisė prej Italisė fashiste nga territori i Shqipėrisė, i pushtuar prej saj, parlamenti grek, mė 10 nėntor 1940, miratoi ligjin nr. 2636 "Mbi veprimet juridike tė armiqve dhe konfiskimin konservativ tė pasurive armike". Nė 1947, Ministria e Financave dhe ajo e Ekonomisė Kombėtare tė Greqisė nxorėn vendimin nr. 14882/3574, mbi bazė tė tė cilit pasuritė e shtetasve shqiptarė me origjinė greke mund tė pėrjashtohen nga sekuestrot konservative, pasi konsideroheshin si grekė tė gjithė personat e besimit ortodoks qė banonin nė veri tė Greqisė. Nė 1965 u miratua ligji nr. 4506 "Mbi ndalimin pa leje tė posaēme tė kryerjes sė veprimeve juridike qė kanė tė bėjnė me pasuritė nė Greqi tė personave me origjinė greke e banim nė Shqipėri", rrjedhojė dhe vazhdim juridik i Ligjit tė Luftės me Shqipėrinė.

 
Faqja 5 - POLITIKE

Tetor 19, 2004

Tetor 19, 2004

 
Bisedime aspak tė qeta mes Presidentėve Moisiu e Stefanopulos
 
Ēamėt ndajnė grekėt me shqiptarėt nė Tiranė

Denion Ndrenika

Mospajtim i plotė Tiranė-Athinė pėr Ēamėrinė. Nė bisedimet e djeshme mes presidentėve Alfred Moisiu dhe Kostas Stefanopulos palėt kanė qenė tė ndara nė qėndrime. Por, pėrpos kėsaj ēėshtjeje, ndasi ėshtė vėnė re pėr Kosovėn, trajtimin e emigrantėve shqiptarė nė kufi, ndėrsa ėshtė vlerėsuar legalizimi i tyre dhe roli i Greqisė pėr rrugėn e Shqipėrisė drejt integrimit...

LAJMI

Presidentėt kanė shprehur bindjen se ndonjė problem i sė kaluarės nuk pengon marrėdhėniet shqiptaro-greke, krerėt e shteteve, Moisiu dhe Stefanopulos, qartazi kanė dėshmuar nė bisedimet e tyre se Ēamėria ėshtė ēėshtje themelore. Stefanopulosi ka qenė i prerė, gjė qė e ka shprehur nė pėrgjigjet nė konferencėn pėr gazetarė, kur ka pohuar se "ėshtė e mbyllur pėrfundimisht ēėshtja ēame" dhe se "ēėshtja ēame ėshtė e harruar". "Nuk ekziston nevoja e zgjidhjes sė problemit ēam dhe nuk kemi pėrse t'u kthehemi sėrish pretendimeve pėr kėtė ēėshtje. Nuk kam dėshirė tė kujtoj tė kaluarėn qė i pėrket vitit 1944. Greqia ka hequr dorė nga ide dhe pretendime tė tilla", tha Stefanopulos. Reagimi i Moisiut ka qenė gjithashtu i prerė, pasi pėr tė duhet "tė fillojnė sa mė parė negociatat dypalėshe nė nivel ekspertėsh pėr t'i dhėnė zgjidhjen e drejtė juridike problemit tė pronave tė popullsisė ēame dhe tė shqiptarėve nė Greqi, si dhe tė atyre greke nė Shqipėri". Brenda takimit, pala greke ka shfaqur qėndrime qė ia kalonin "pėrgjegjėsinė" niveleve qeveritare, duke iu referuar edhe mė tej deklarimit tė presidentit Stefanopulos se "unė nuk e di se cilat janė problemet politike mes qeverive". Moisiu dhe Stefanopulos nuk janė dukur aspak tė qetė pas takimit, ndėrkohė qė burime tė rezervuara thonė se e njėjta gjendje ėshtė vėrejtur gjatė bisedimeve. Por, tė dy palėt ishin tė njė mendimi pėr nivelin e mirė tė marrėdhėnieve, ndihmėn dhe rolin e Greqisė pėr integrimin e Shqipėrisė, si dhe respektimin e tė drejtave tė pakicave, si element themelor pėr fqinjėsinė e mirė. Shqipėria dhe Greqia, qė nga vendosja e marrėdhėnieve diplomatike nė 1971, kanė nėnshkruar rreth 100 marrėveshje, protokolle dhe akte dypalėshe nė tė gjitha fushat. Mė shumė se gjysma, sipas kryeministrisė, janė nėnshkruar gjatė 10 vjetėve tė fundit.


PAS PROTESTAVE

Sonila Metushi refuzon tė mbajė flamurin ditėn kombėtare tė Greqisė
GREQI - Nxėnėsja shqiptare, Sonila Metushi, e cilėsuar si nxėnėsja mė e mirė e njė shkolle Akaia nė Greqi, refuzon tė mbajė flamurin e kėtij shteti nė ditėn kombėtare. Kjo ka qenė pėrgjigja e shqiptares, pas protestave tė nxėnėsve tė gjimnazit nė Akaia tė Peloponezit. Tė njėjtėn gjė ka bėrė edhe njė vit mė parė njė tjetėr shqiptar, Odise Cenaj, i cili refuzoi tė parakalonte me flamurin helen. Nxėnėsit kanė deklaruar se nuk do tė lejojnė qė njė shqiptare tė mbajė flamurin grek, pasi tė afėrmit e tyre kanė derdhur gjak nė luftė me ta. Ata kanė pohuar se do tė vazhdojnė tė bojkotojnė mėsimin nė rast se nuk do tė merret njė vendim i ri pėr tė rrėzuar atė tė publikuar tashmė. Ky nuk ėshtė rasti i parė i ksenofobisė nė Greqinė fqinje. Vetėm njė vit mė parė, 15-vjeēari shqiptar Odise Cenaj u pėrball gjithashtu me protestat e bashkėmoshatarėve tė tij grekė pėr tė mos mbajtur flamurin nė ditėn e festės kombėtare. Cenaj u detyrua tė hiqte dorė nga mbajtja e flamurit gjatė paradės, pas presioneve tė shumta nga shokėt e shkollės. Ndėrsa njė situatė edhe mė e keqe u krijua vjet nė njė gjimnaz nė Kalithea tė Athinės, ku 16-vjeēarja Maria Kendella parakaloi me flamurin helen, por u sulmua nga njė grup ekstremistėsh grekė tė organizatės "Agimi i Artė".


Moisiu
- Tė fillojnė menjėherė negociatat dypalėshe nė nivel ekspertėsh pėr t'i dhėnė zgjidhjen e drejtė juridike problemit tė pronave tė popullsisė ēame dhe tė shqiptarėve nė Greqi.

- Ashtu sikurse ėshtė i rėndėsishėm zbatimi i ligjit nė kufi ėshtė i rėndėsishėm edhe dinjiteti i qytetarit.

- Pėrshpejtim tė zgjidhjes sė statusit tė Kosovės, qė do tė mbyllė hapėsirat pėr veprimet e ekstremistėve.


Stefanopulos
- Ėshtė e mbyllur pėrfundimisht ēėshtja ēame. Ēėshtja ēame ėshtė e harruar. Nuk ekziston nevoja e zgjidhjes sė problemit ēam

- Greqia respekton rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė tė qershorit 1999 pėr politikėn europiane tė Kosovės

- Do tė ishte fatkeqėsi nėse politikat e shteteve do tė ndikoheshin nga ngjarje si ajo pas ndeshjes Shqipėri-Greqi.