Mbreti Leka promovon programin politik ne Durres: Ndryshim radikal ne qeverisjen e vendit

Lajmi i ores 6:20 PM

Mbreti Leka I

DURRES (18 Dhjetor) - Duhet ndryshim radikal ne qeverisjen e Shqiperise. Keshtu ka deklaruar mbreti Leka i Pare, gjate nje takimi me intelektuale dhe qytetare te Durresit, ku ka shpalosur edhe objektivat e levizjes qe ai kryeson. Nese LZHK, do te jete ne nje pozite te fuqishme ne qeveri, ne do te vendosim rendin dhe drejtesine, duke ndeshkuar fuqishem korrupsionin, tha me tej Leka i I. Leka Zogu deklaroi se gjate zgjedhjeve te vitit te ardhshem nuk do te beje asnje pazar me partite politike, duke nenkuptuar kryesisht partite e medha PS dhe PD. Gjate takimit, Zogu tha se votuesit meshkuj punojne jashte Shqiperise dhe se komuniteti i grave duhet te mbeshtese Levizjen per Zhvillim Kombetar. LZHK nisi turin e takimeve me qytetaret shqiptaret duke promovuar programin politik per zgjedhjet parlamentare te 2005. bm/bm (BalkanWeb) http://www.balkanweb.com/
 
 
E Diele, 19 Dhjetor 2004 http://www.korrieri.com/
 
Leka Zogu: LZHK, ne qeverine e ardhshme
Pretendenti i fronit mbreteror dhe drejtuesi i Levizjes per Zhvillim Kombetar deklaron se pas zgjedhjeve te ardhshme, asnje force politike nuk do te mund te krijoje qeveri pa pjesmarrjen ne kabinetin e ardhshem edhe te LZHK-se: "Ne Shqiperi ka nje oligarki, ku eshte perqendruar pasuria"

Valbona Mehmeti

Pretendenti i fronit mbreteror dhe drejtuesi i Levizjes per Zhvillim Kombetar (LZHK) ka zhvilluar dje nje takim me intelektualet e qytetit te Durresit, ku ka shprehur hapur deshiren e tij per t'u bere pjese e koalicionit qeverises pas zgjedhjeve te ardhshme kuvendore. Leka Zogu ka thene dje ne Durres, se "pavaresisht rezultateve te zgjedhjeve te ardhshme, asnje force politike nuk do te mund te krijoje qeveri pa pjesmarrjen ne kabinetin e ardhshem edhe te LZHK-se". Por, Leka Zogu ka pranuar se planet e tij ndryshuan pas ardhjes ne Atdhe.

Ne te njejten, pretendenti i fronit mbreteror ka pranuar se "ai donte te merrej vetem me rregullimin e politikes se jashtme te vendit". Ne kete menyre, Leka Zogu ka deklaruar se qellimi i tij kryesor ishte zgjidhja e problemit kombetar, duke aluduar per problemet e Kosoves, Maqedonise dhe Camerise. "Por, tani duket se do te merrem edhe me problemet e brendshme", ka thene Leka Zogu, duke shtuar se "duhet ndryshim radikal ne qeverisje". "Ketu nuk ka demokraci, por ka nje oligarki, ku eshte perqendruar pasuria, - tha Leka Zogu. Ketu mungon shtylla kryesore e demokracise, qe eshte kthimi i prones tek pronaret e ligjshem".

Gjate bashkebisedimit te tij me te pranishmit, Leka Zogu tregoi mbresat e udhetimeve te tij neper vend, ku i kishte bere mjaft pershtypje varferia e skajshme. Ai deklaroi se "rrugedalja mbetet stabiliteti dhe zgjidhja e ceshtjes kombetare". Gjithsesi, kryesore mbeti deshira e LZHK-se per te qeverisur. Leka Zogu nuk ishte optimist per te fituar zgjedhjet kuvendore te vitit 2005, por donte te ishte pjese e cfaredo koalicioni qeverises qe respektonte idealet e LZHK-se per ceshtjen kombeare.

Abaz Kupi dhe xhandarmeria, i dhane fillin, Fushe-Krujes
E Diele, 19 Dhjetor 2004
Abaz Kupi dhe posta e xhandarmerise i dhane fill qytetit te Fushe-Krujes. Ne vitin 1914 nisi levizja rebeliste e Haxhi Qamilit. Nderkohe, ne vitet 1920 dhe 1921 serbo-malazezet nisen tentativat per aneksimin e veriut te Shqiperise duke sulmuar Shkodren dhe me pas duke ndihmuar ne krijimin e te ashtuquajtures Republika e Mirdites. Ahmet Zogu dhe Abaz Kupi organizuan mbrojtjen e trojeve shqiptare. Ne ate kohe, rruga nga veriu i vendit per ne pjeset e meposhtme, qe kalonte mbi lumin Zeze, u be nyje strategjike. Abaz Kupi, pikerisht aty, ngriti nje poste xhandarmerie dhe vendosi nje postbllok. Nje hotel i ndertuar aty, qe i perkiste Abaz Kupit, i dha jete qytetit qe u quajt Fushe-Kruje. Edhe ne vitet e regjimit komunist qyteti u konsiderua nyje strategjike per ne veri te vendit dhe posta e xhandarmerise se Mbretit Ahmet Zogu I, u zevendesua me nje repart ushtarak. Industria socialiste e cimentos vetem sa e rriti popullaten e qytetit, fillimisht me te internuar dhe me pas me te emeruar. Sot, Fushe-Kruja mbahet pikerisht per shkak te pozicionit te saj strategjik. Ne nje tabele qe tregon rrugen per ne veri dhe verilindje nuk shruhet me "Kukes", por tani shkruhet "Kosove". Qyteti eshte i mbushur me restorante, agjenci udhetimi, bar-kafe, etj., dhe te gjitha ato te bejne te kuptosh se ky qytet tani jeton nga njerezit qe kalojne neper te. V.M

LISTA

Burgje te sigurise se larte

Burgu 302, Tirane

Burgu i Burrelit

Burgu i Bences, Tepelene

Burgu i Peqinit

Burgu i Lezhes

(ne ndertim)

Burgjet e tjera

Burgu 313, Tirane

Burgu 325, Tirane

Burgu i Vaqarrit, Tirane

Burgu i Krujes

Burgu i Kosoves, Lushnje

Burgu i Rrogozhines
 

E Diele, 19 Dhjetor 2004 http://www.kohajone.com/

LEKA I I DEKLARON: ASNJE PAZAR ME PARTITE POLITIKE

Duhet ndryshim radikal ne qeverisjen e Shqiperise. Keshtu ka deklaruar mbreti Leka i Pare, gjate nje takimi me intelektuale dhe qytetare te Durresit, ku ka shpalosur edhe objektivat e levizjes qe ai kryeson. "Nese LZHK, do te jete ne nje pozite te fuqishme ne qeveri, ne do te vendosim rendin dhe drejtesine, duke ndeshkuar fuqishem korrupsionin", u shpreh dje Leka i I ne takimin me qytetaret e Durresit. Leka Zogu deklaroi se gjate zgjedhjeve te vitit te ardhshem nuk do te beje asnje pazar me partite politike, duke nenkuptuar kryesisht partite e medha PS dhe PD. Gjate takimit, Zogu tha se votuesit meshkuj punojne jashte Shqiperise dhe se komuniteti i grave duhet te mbeshtese Levizjen per Zhvillim Kombetar. LZHK nisi turin e takimeve me qytetaret shqiptaret duke promovuar programin politik per zgjedhjet parlamentare te vitit 2005.

http://www.shekulli.com.al/   19/12/2004

Pretendenti i fronit mbretėror tha dje, se nuk do tė bėjė asnjė aleancė politike, pa pyetur popullin

Leka Zogu: Nuk do tė bėjmė marrėveshje pėr kolltuqe

 

A. Rama

DURRĖS – Trashėgimtari i fronit mbretėror Leka Zogu, njėkohėsisht drejtuesi i Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar, konfirmoi dje, se nuk do tė ketė marrėveshje zgjedhore pėr kolltuqe qeveritare si me tė djathtėt ashtu edhe me tė majtėt. Gjatė njė takimi me banorė tė qytetit tė Durrėsit, Zogu tha se LZHK, do tė shfaqet pėrballė elektoratit duke mbrojtur interesat kombėtare. “Nuk do tė vendosim asnjė aleancė politike, jashtė aspiratave tė popullit shqiptar. Nuk kemi arsye tė ndjekim rrugėn e shumė partive tė tjera”, -tha Leka Zogu. Ai shtoi mė tej se qeverisja aktuale e vendit, ka nevojė pėr pėrmirėsim radikal, qė duhet tė bazohet kryesisht nė pėrmirėsimin e politikave sociale pėr shtresat nė nevojė. “Tė gjithė ankohen se shteti amė nuk ėshtė dhe aq i denjė pėr ta, ose mė mirė tė themi se nuk lėshon vend pėr ta. Ne kemi njė shtresė tė madhe tė popullatės tonė qė vuan pėr bukėn e gojės”, -tha Zogu. Gjatė bashkėbisedimit ai i bėri thirrje komunitetit tė femrave qė nė mungesė tė meshkujve qė jetojnė dhe punojnė nė emigracion, tė mbėshtesin LZHK-nė. Lėvizja politike e ndėrmarrė nga mbreti, disa muaj mė parė, kėrkon tė afrojė rreth vetes mbėshtetėsit e monarkisė me qėllim konsolidimin e pėrfaqėsimit nė Parlament. Aktualisht grupi parlamentar i LZHK-sė nė Kuvend, pėrfaqėsohet nga 6 deputetė, ku janė pėrfshirė edhe disa deputetė tė djathtė qė kanė qenė deri pak kohė mė parė anėtarė tė partive tė tjera politike.



http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm

Leka Zogu: LZHK anėtare e qeverisė sė ardhshme

Kreu i Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar, Leka Zogu, ka bėrė tė ditur se lėvizja e tij do tė jetė faktor kyē pėr krijimin e qeverisė sė ardhshme pas zgjedhjeve. Pėr trashgimtarin e familjes mbretėrore, nuk ka rėndėsi se cila forcė politike do tė fitojė, pasi LZHK-ja do tė jetė pjesė e aleancės qeverisėse. "Pavarėsisht rezultateve tė zgjedhjeve tė ardhshme, asnjė forcė politike nuk do tė mund tė krijojė qeveri pa pjesėmarrjen nė kabinetin e ardhshėm edhe tė Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar", tha dje Zogu gjatė njė takimi tė zhvilluar nė Durrės. Takimi bėhej nė kuadėr tė turit tė ndėrmarrė nėpėr rrethe pėr prezantimin e platformės elektorale pėr zgjedhjet e ardhshme. Sipas pretendentit pėr fronin mbretėror vendi ka nevojė pėr njė tjetėr qeverisje nė mėnyrė qė tė zgjidhen jo vetėm problemet e brendshme, por edhe ato tė shqiptarėve jashtė vendit. "Synimi i LZHK-sė ėshtė qė tė kthehet nė njė forcė politike serioze nė mėnyrė qė tė jetė faktor nė ndėrtimin e qeverisė", shtoi ai. Ai ka sqaruar se do tė bashkėpunojė me ato forca politike qė nė themel tė tyre kanė interesat e vendit. Gjithsesi, ai ka theksuar se LZHK-ja synon tė jetė forca kryesore nė zgjedhjet e ardhshme. Leka Zogu ka prekur ēėshtjen e korrupsionit nė qeverisje. Ai ka shtuar se "nuk e kam menduar se me ardhjen time nė Shqipėri do tė mė duhej tė merrem edhe me qeverisjen brenda vendit, pasi synimi im ka qenė politika ndėrkombėtare e shtetit shqiptar". Sipas tij, vendit tonė i mungon "shtylla kryesore e demokracisė, prona dhe kthimi i pronės tek pronarėt". Ēėshtja "ēame" ka zėnė sėrish njė pjesė tė fjalimit tė Zogut, i cili ėshtė shprehur se "qeveria dhe parlamenti aktual nuk kanė bėrė atė qė duhej bėrė pėr kėtė gjė". Ai ka marrė pėrsipėr qė ta zgjidhė kėtė problem pasi tė vijė nė pushtet.

 
 
KOLOVAJSJA

LEKA ZOGU

Pretendenti pėr fronin mbretėror Leka Zogu, u dha dje politikanėve tė tjerė shqiptarė njė leksion tė vogėl. Ai tha se Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar drejtuar prej tij, do jetė faktor kyē nė krijimin e qeverisė sė ardhshme. Leka Zogu nuk paragjykoi aspak fituesin dhe njė deklaratė e tillė duket se i shėrben stabilitetit dhe jo krizave politike. Ndryshe nga kryetarėt e partive tė tjera, tė majta apo tė djathta, Leka dje nuk pėrmendi nė asnjė rast ultimatumet se nuk do tė hyjė kurrė nė qeveri njė parti apo ndonjė politikan. Leka Zogu, pas vendosjes sė tij pėrfundimtare nė Shqipėri duket se po tregohet shumė mė konstruktiv se politikanėt shqiptarė tė prodhuar pas vitit 1990.