20/04/2004 http://www.shekulli.com.al/

Kryeministri nė interpelancė pėr pronat e ēamėve. "Ka vullnet dypalėsh qė
shtetasit tė gėzojnė pronat nė Shqipėri ose Greqi". Ligji i Luftės nuk
ekziston".

Nano: Ēamėt, me Greqinė do tė gjejmė zgjidhje ligjore

Anila Rama


TIRANE- Kryeministri Fatos Nano deklaroi dje nė Parlament se ēėshtja e
pronave tė popullsisė ēame tė vendosura nėn sekuestro konservative nga
shteti grek, do tė zgjidhet nėpėrmjet kontakteve nė nivele qeveritare tė tė
dy shteteve. Kreu i qeverisė, i thirrur dje nė njė seancė pyetjesh nga
deputeti i PLL-sė, Eqerem Spahia, tha se ekzistonte njė vullnet dypalėsh qė
qytetarėt e tė dyja vendeve tė gėzonin pronat respektive si nė Greqi dhe nė
Shqipėri. Ai shtoi se pavarėsisht se pyetjet drejtoheshin pėr rezolutėn e
miratuar nė qershor tė vitit tė kaluar nga Parlamenti, disa prej tyre dilnin
jashtė pėrmbajtjes sė kėtij dokumenti. "Ekziston njė vullnet dypalėsh qė
shtetasit e tė dyja vendeve tė gėzojnė pronat nė Greqi ose Shqipėri. Kjo
gėzon mbėshtetjen e tė dy qeverive pėr tė gjetur njė zgjidhje tė konceptit
legal", -tha Nano pa sqaruar detaje dhe pa caktuar afate kohore. Ndėrkaq ai
vijoi duke pohuar se marrėdhėniet mes dy vendeve cilėsoheshin strategjike,
dhe nuk do tė mbaheshin peng nga probleme tė trashėguara nga historia, ose
qė sipas tij janė tė krijuara nga lobingje tė caktuara. Kryeministri Nano
sqaroi se raportet bilaterale, nuk do tė dominoheshin nga konfliktet dhe kjo
nuk ishte nė interes tė shqiptarėve.
Ligji i Luftės
Ai ripėrsėriti sėrish se pala greke ka pranuar se ligji i Luftės nuk
ekziston. "Qeveria greke ka deklaruar se " ligji i Luftės nuk ekziston,
ėshtė zgjidhur juridikisht dhe politikisht. Nga pala greke pėr sekuestrot
konservative tė vendosura mbi pronat e popullsisė ēame, ėshtė rėnė dakord qė
tė shihen mundėsitė pėr gjetjen e mekanizmave ligjorė. Ėshtė rėnė dakord qė
tė ngrihet grup pune nga tė dyja palėt qė tė punojnė pėr tė gjetur zgjidhje"
, -vijoi Nano. Ai sqaroi se tashmė qeveria shqiptare kishte ngritur grupin e
ekspertėve me pėrfaqėsues nga Ministria e Jashtme, Ministria e Drejtėsisė,
Ministria e Financave, Fakulteti i Drejtėsisė dhe Dhoma e Avokatėve, por pėr
shkak se Greqia ndodhej nė prag tė zgjedhjeve, nuk ka pasur asnjė kontakt.
Kreu i ekzekutivit tha se grupi i punės do tė shqyrtojė tė gjitha procedurat
pėr tė krijuar lehtėsi legale pėr qytetarėt ēamė tė interesuar pėr kėtė
ēėshtje. Ndėrkaq deputeti Spahia tha se kryeministri kishte anashkaluar
thelbin e problemit. Ai shtoi se ishte skandaloze qė njė dokument i miratuar
nė seancė plenare ishte transformuar, duke kėrkuar qė tė zbardhej seanca e
miratimit tė Rezolutės pėr marrėdhėniet Shqipėri-Greqi. "Nga rezoluta e
publikuar ėshtė hequr pjesa pėr problemin e pronave, sipas variantit tė
miratuar nė Parlament", -tha Spahia. Ai tha se Greqia dispononte dokumente,
tė cilat vėrtetonin ekzistencėn e Ligjit tė Luftės. Sipas Spahisė nėn
sekuestro konservative nga ky ligj qė nga 1940, ndodhej edhe ish -ambasada e
Shqipėrisė nė Greqi nė kohėn e Mbretėrisė, ai tha se shteti shqiptar duhet
tė luftonte pėr tė marrė pronėn qė i pėrket, sepse ka shpenzuar 3.4 milionė
euro pėr tė blerė selinė e ambasadės. Pas kėtij qėndrimi tė mbajtur nga
Spahia, kryeministri Nano tha se e konsideronte si informacion alternativ.

---------------------------------

Faqe 7 - Politikė
20Prill 2004 http://www.panorama.com.al/



Mosuksesi i protestave sjell dėshpėrim mes aleatėve tė Berishės. Nisin
replikat me PD

Pėrēahet e djathta se nuk "ik Nano"
Lesi: Nė 24 orė si kreu i opozitės, do rrėzoja qeverinė

Elisabeta Ilnica


Rryma tė ashpra po pėrshkojnė lėvizjen "Nano, ik" tė opozitės. Debati mbi
radikalizimin e protestave, rrezikon tė pėrēajė sėrish tė djathtėn.

Alarmi ėshtė vėnė nga vetė krerėt opozitarė, tė cilėt paralajmėrojnė
fraksione tė lėvizjes antiqeveritare. Ndėrkohė qė PD-ja nuk lėshon pe nga
tubimet paqėsore nė tė gjitha anėt e vendit, tė vegjlit kryesisht
kėmbėngulin pėr njė "finale" tė madhe, duke rrėzuar nė njė ditė tė vetme
Kryeministrin Nano. Tashmė, pika e pėrbashkėt e opozitės ka mbetur vetėm
kėrkesa pėr zgjedhje tė lira e tė ndershme, kurse rrugėt pėr tė arritur kėtė
qėllim, duket se janė krejt tė ndryshme. Por, e gjithė kjo "ēorbė", mund tė
parandalohet nė rast se ndėrhyn Presidenti Moisiu. Ai ėshtė i vetmi person
qė ka tė drejtėn kushtetuese pėr tė afruar apo larguar deri nė tre muaj
datėn e zgjedhjeve. Pra, nisur nga presionet e opozitės pėr tė rrėzuar
qeverisjen, por dhe nga ndėrkombėtarėt pėr tė shmangur rrėmujat, atėherė e
vetmja rrugėzgjidhje qė i mbetet Moisiut, ėshtė zhvendosja e zgjedhjeve nga
qershori 2005 nė mars tė kėtij viti.

"Rebelėt" e djathtė
Radikalėt e protestave kanė arritur deri aty sa i kanė kėrkuar "skeptrin"
liderit demokrat vetėm pėr 24 orė, me qėllim eliminimin e qeverisjes
aktuale. "Nė qoftė se pėr njė ditė Berisha do tė mė jepte drejtimin e
opozitės, unė do tė rrėzoja Nanon menjėherė me tė gjitha mjetet demokratike"
, ka garantuar kreu demokristian, Nikollė Lesi, i cili ka bėrė edhe
paralajmėrimin pėr fraksione tė opozitės brenda opozitės. Sipas tij, nėse
Nano nuk largohet brenda 31 majit, atėherė pas kėsaj date e djathta mund tė
pėrēahet nė disa grupime brenda saj. Ndėrprerjen e protestave dhe kalimin nė
njė strategji tė re tė opozitės, e kėrkon edhe kryetari i PDRn-sė, Dashamir
Shehi, qė njėkohėsisht sugjeron qė e djathta tė organizohet politikisht. Nė
kėtė "korridor" gjendet edhe shefi legalist, Ekrem Spahia, qė pavarėsisht se
vlerėson lėvizjen nė rrethe, propozon qė stafetėn kėsaj here ta marrin vetė
deputetėt, duke u ngujuar nė parlament.

Mbėshtetėsit e lėvizjes
"Fanatikėt" pro "Nano, ik", janė funksionarėt e lartė nė Partinė
Demokratike. Kėshtu, nėnkryetarja demokrate, Jozefina Topalli, kėshillon qė
opozita tė mos nxitohet me radikalizimin e protestave. Sipas saj, mitingjet
nuk kanė patur asnjėherė si qėllim kryesor zgjedhjet e parakohshme, por
garantimin e tyre. Ndėrkohė, Sekretari i Pėrgjithshėm i PD-sė, Ridvan Bode,
konsiston nė krijimin e njė qeverie tė pėrkohshme, por fatin e protestave ia
lė nė dorė tryezės opozitare. Nė kėtė linjė ėshtė radhitur tashmė edhe
aleancisti Preē Zogaj, edhe pse ka qenė njė ndėr ideatorėt e radikalizimit
tė protestave. Ndėrsa, kreu republikan, Fatmir Mediu, shprehet se "protesta
duhet intensifikuar edhe me kontakte tė tjera, siē ėshtė reforma zgjedhore".

Propozimet e partive tė djathta

PD- Protesta me karakter social nė ēdo cep tė Shqipėrisė kundėr
Kryeministrit Nano
PR- Protestat le tė vijojnė, por paralelisht me to tė arrihet njė konsensus
pėr zgjedhjet
PDK- Tė rrethohet Kryeministria, tė bllokohen rrugėt, protestuesit tė ulen
nė shesh deri nė rrėzimin e Nanos
PLL- Deputetėt tė marrin vetė "timonin" e protestave, duke u ngujuar nė
Kuvend
PDRn- Tė ndėrpriten menjėherė protestat, tė rihartohet platforma e djathtė
politike dhe Kodi Elektoral


Reagimet

Jozefina Topalli
Mitingjet nuk kanė patur asnjėherė si qėllim kryesor zgjedhjet e
parakohshme, por garantimin e tyre. Ne kemi arritur tė marrim pikėt
maksimale qoftė nga ndėrkombėtarėt, apo vetė qytetarėt dhe nuk mund tė
ndalojmė nė kėto momente, ndėrsa nė fund tė majit kjo lėvizje do tė bėhet
edhe mė e fortė.

Nikollė Lesi
Nė qoftė se pėr njė ditė Berisha do tė mė jepte drejtimin e opozitės, unė do
tė rrėzoja Nanon menjėherė me tė gjitha mjetet demokratike. Nėse Nano nuk
largohet brenda 31 majit, atėherė pas kėsaj date, e djathta mund tė pėrēahet
nė disa grupime brenda saj.

Dashamir Shehi
Duhet pregatitur njė platformė e re politike. Realisht, duhet tė fusim nė
popull idenė e alternimit tė qeverisjeve, pra duhet t'i afrohemi programit
elektoral. Dhe, sė dyti, duhet tė krijojmė njė Kod tė tillė Elekoral, qė t'i
japė njė mundėsi gare tė barabartė gjithė forcave opozitare.


-------------------

Lundi, Avril 19, 2004 Signalé: 10:58 PM

Nano: Amélioration sensible des droits des Albanais en Grčce

TIRANA, 19 avr /ATA/ Par K.Pinderi/ - Le Premier ministre
albanais Fatos Nano a déclaré ce lundi, durant la séance
pléničre, qu'"on constate une amélioration sensible des droits
des émigrés albanais en Grčce".
Répondant ą une interpellation faite par le député Ekerem
Spahia, M.Nano a considéré cette situation "comme une réussite
conformément ą l'esprit du Traité d'amitié Albanie-Grčce, adopté
en 1996".
Selon le Premier ministre, "quelque 80% des émigrés
albanais dans le pays voisin ont été légalisés". En se référant
aux informations officielles, M.Nano a affirmé que "les tensions
et la discrimination des albanais en Grčce sont tranquillisées".
Interrogé sur le travail du gouvernement sur l'attenuation
des effets de 'la loi de guerre' avec l'Albanie, le Premier
ministre a dit que "les premičres mesures ont été entreprises dčs
l'adoption du Traité d'amitié en 1996. Selon ce traité, la Grčce
est engagée ą lever les restrictions sur les propriétés des
ressortssants albanais.
"La Grčce et l'Italie sont les avocats idéaux de l'Albanie
Pour son intégration", a dit M.Nano. "Les relations entre les
deux pays n'ont pas de problčmes".
Quant ą l'enseignement des enfants albanais en Grčce, il a
dit que le ministčre de l'Education a assuré des textes en
albanais pour tous les éleves albanais dans ce pays. M.Nano a
mentioné l'initiative pour l'ouverture de 120 écoles privées pour
les Albanais résidents en Grčce./lola/bv