2004

Perspektiva pozitive nė zhvillimin e marrėdhėnieve mes Francės dhe Shqipėrisė

Intervistė me Renaud MUSELIER (Rėno Myzėlje)

(Sekretar i Shtetit francez pėr punėt e jashtme dhe veprimtarinė humanitare)

Difuzuar nga Radio France Internacionale dhe botuar nė Gazetėn Shekulli.

Nga Klara BUDA Paris

Renaud Muselier (Rėno Myzėlie) ėshtė Ministėr  Shteti pėr punet  e jashtme dhe aksionin humanitar prane Ministrit te jashtem francez, Michel Barnier. Tė enjten qė shkoi ai dha njė drekė me rastin e vizitės nė Paris tė ministrit tė jashtėm shqiptar, Kastriot Islami.

 

Renaud  Muselier (Rėno Myzėlie), njeri i thjeshte e i ngrohte ne bisede, na ofroi nje pritje te pėrzemert nė zyrėn e tij pariziane nė Quai d’Orsay, ku fotografi te panumerta i heqin mjedisit stilin zyrtar, duke krijuar nje peisazh ku mund te shquash edhe  Marsejėn e tij te origjinės. Zėvendėsi parė i kryetarit tė bashkisė tė Marsejės, ai ėshtė njėkohėsisht President i Euromed-it , institucion publik qė nxit shkėmbimet mesdhetare.

Doktor nė mjekėsi, njeri i veprimit nė lartėsinė detyrės sė tij humanitare, nė dy vjet funksion nė Quai d’Orsay, ai i ka rėnė botes qark duke  kryer njė numėr mbresėlėnės udhėtimesh e takimesh, performance jo e papritur kjo,  per nje specialist te mjekėsise sportive dhe ish-kampion i Frances Universitare ne karate.  

Megjithė agjendėn e ngjeshur, ai e priti me kenaqesi kerkesen per nje interviste pas takimit me ministrin shqiptar. Muselier u tregua entuziast dhe optimist per evolucionin e Shqiperise, gje qe nuk te ēudit kur di qė ai ėshtė zv-president i grupit parlamentar te miqesise France–Shqiperi ne Parlamentin francez .

 

Klara BUDA : Si do ta perkufizonit vendin dhe specifiken e Shqiperise ne arsenalin e marrėdhenieve te jashtme te Frances ?

Renaud MUSELIER : Kete jave ne pritem   Ministrin e Jashtem shqiptar Kastriot Islami. Ai u takua me ministrin tonė tė jashtem, Michel Barnier, dhe  une vete pata nje dreke pune me te.  Dua te shenoj  se ne jemi shume te lidhur me Shqiperine.

Shqiperia eshte per ne nje vend i rendesishem, pasi ajo ben perpjekje te konsiderueshme  per t'u vendosur ne nje sistem, ne nje mekanikė qe do t'i beje te mundur  hyrjen ne Europe.  Kjo gjė kerkon perpjekje te vazhdueshme nga ana e vendit, nga ana e pergjegjesve politike dhe nga ana e vete popullsise. Hyrja ne Europe eshte nje shprese e rendesishme, qe sjell nje motivim kolektiv . Ne nga ana jone bejme perpjekje te mėdha,  ne menyre qe ta  shoqerojme Shqiperine  ne kete rruge, ne kete  menyre  te vepruari,  progresive e te shpejte  ne te gjitha nivelet, qofte ne planin  social e sanitar, qoftė ne planin administrativ, edukativ, ne planin politik  dhe te te drejtave te njeriut.

Te gjitha keto marrin nje peshe te veēante, pasi  per ne ky vend ka rendesi strategjike dhe rol te rėndėsishėm pėr stabilitetin nė rajon. 

 K.B : Cilat jane perparesite afatshkurtra dhe afatgjata te politikes se jashtme  franceze  ne lidhje me Shqiperine  ?

R.M : Ne muajin shtator do te mberrije ne Tirane nje ambasador i ri francez. Ne agjende jane tanime mbledhje dypaleshe nė rang ministrash e mbledhje te perbashketa ne mes  administratave, ne menyre qe te behet i mundur perpilimi i  nje plani pune dhe organizimi i disa takimeve, nder te cilet do te veēoja  viziten e ardhshme te kryeministrit shqiptar Fatos Nano ne Francė. Ka gjasa  qe une personalisht te kryej gjithashtu sė shpejti nje vizite ne Shqiperi.

Paralelisht  me kete do te vijnė mjete teknike, njerėzore dhe financiare  per te siguruar ngritje te nivelit te jeteses se vendit  dhe te funksionimit te tij, ne menyre qe te pershpejtohet procesi i hyrjes se Shqiperise  ne sistemin europian.

 K.B :  Si ka ndryshuar «syri» me te cilin Franca e sheh Shqiperine ne keta dhjetet e vjetet e fundit

Le te shohim  evolucionin e jashtezakonshem te ketij vendi. Ky vend ishte i izoluar, nuk komunikonte me boten, nuk e njihte demokracine, megjithese ka nje diaspore  te perhapur ne te gjithe  rruzullin (qe perfaqėson  praktikisht gjysmen e popullsise se vendit) dhe qe pak a shume e ka mbeshtetur Shqiperine. Eshte e vertete se Shqiperia  nuk kishte borxhe, por kjo eshte normale per nje vend qe nuk ka bere investime. Ky eshte realiteti.  Ky vend qe u hap drejt botes, u gjend  para disa vjetėsh ne veshtiresi qe sollen nevojen e ndihmave  humanitare te Europes. Njohu fenomenin e boat people, qe vinin ne brigjet franceze apo italiane per t'i ikur regjimit  dhe kushteve te kėqija te jeteses. Sot mjafton te verehet evolucioni i demokracise , megjithese gjithēka nuk eshte akoma e perkryer.  Po te ndiqet progresi politik  e administrativ, konstatohet fakti qe Shqiperia jetoi nje katastrofe te tmerrshme me skemat piramidale, qe e tronditi thelle sistemin ekonomik tė vendit.

Ky vend qe deri dje ishte gati ne Mesjete, sot ndodhet para portave te Europes, dhe gjithe ky zhvillim eshte arritur vetem ne dhjetė vjet. Eshte e vertete qe progresi nuk ka ecur me ato ritme  qe do te donin  njerėzit qe vuajne, po ashtu nuk eshte ecur aq shpejt sa ē’do te deshironin shqiptaret e diaspores; por megjithate konstatohet se jane bere perpjekje te konsiderueshme, qofte nga njeri krah, qoftė nga krahu tjetėr, per  te arritur nivelin aktual. Dhe ne deshirojme e urojme qe ky evolucion te vazhdoje me te njejtin ritem apo edhe me shpejt.

 

K.B : Ne nje raport te botuar me 8 Korrik, Amnesty International kritikon Francen dhe Gjermanine per ngjarjet e marsit nė Kosovė,  madje kjo organizatė ka kerkuar qe  tė hapet nje ankete mbi qendrimin e trupave perkatese te ketyre vendeve. Cila eshte strategjia e Frances, vend kulture, per te ndihmuar ne ndryshimin e psikologjive dhe bashkejetesen e etnive te ndryshme ne Kosove ?  

Si fillim me duhet te them se me palen shqiptare ne kemi nje vizion te perbashket persa i perket venies ne jete te  planit te paqes, ne kuader te mandatit nderkombetar mbi Kosoven.

Situata ne kete rajon eshte e veshtire. Komuniteti nderkombetar  eshte angazhuar shume .  Duke filluar nga muaji shtator Franca do te  jete ne krye te KFOR-it , qe eshte nje gje e rendesishme . Eshte  nje dosje veēanerisht e ndjeshme, se  ciles  Presidenti i Republikes Jacques Chirac i kushton  vemendje te veēante. Ministri i jashtem Michel Barnier e ndjek kete dosje perdite, dhe me shume kujdes .

Per sa i perket    Kosoves besoj se eshte gabim qe te kritikohen ata qe veprojnė , qė ndermarrin rreziqe per te sjelle paqen . Besoj se eshte njelloj gabim qe te kritikohen ata qe angazhohen ne procese politike,  ushtarake, humanitare per te bere te mundur qe paqja dhe respektimi i ndryshimeve  te behen realitet ne nje zone ku njerėzit  jane vrare ne mes tyre historikisht por sidomos ne gjeneraten e fundit.

Franca punon ne kete drejtim,  ne kemi  nje mandat nderkombatar ne kuadrin e OKB -se dhe shpresojme qe situata e tensionuar te permiresohet. Per kete ne bejme perpjekje te konsiderueshme, por shpesh  kritikohen  veēse ata qe veprojne.