20/06/2004 http://www.shekulli.com.al/

Njė prefekt i pėrsosur nga Prishtina nė Izmir

Enver Robelli

Ahmet Prishtina, ish-prefekt i qytetit tė Izmirit dhe njė nga njerėzit mė tė
popullarizuar nė mesin e qytetarėve turq ka mbyllur sytė ditėn e martė tė
kėsaj jave. Ky personalitet me origjinė shqiptare arriti tė rizgjidhej nė
postin e prefektit tė qytetit tė Izmirit nė mars tė kėtij viti, falė
devotshmėrisė sė tij dhe punės sė madhe pėr qytetarėt. Ahmet Prishtina lindi
nė vitin 1952 nė Izmir, ndėrkohė qė rrėnjėt e familjes sė tij janė nė
Prishtinė tė Kosovės.
Gjatė karrierės sė tij politike, Prishtina, pėr dallim nga shumė shqiptarė
tė turqizuar deri nė asimilim tė plotė, nuk e mohonte prejardhjen e tij,
ndonėse nė disa shėnime mbiemri i tij nga administrata turke shkruhej
"Piristina". Nė bisedė me gazetarė, ai pėrkujtonte origjinėn e familjes nga
Prishtina dhe angazhimin nė favor tė ēėshtjes sė Kosovės. Gjatė njė vizite
nė Kosovė nė mars tė vitit 1998, vetėm dy javė pas krimit tė forcave serbe
nė Prekaz, Ahmet Prishtina mbėshteti kėrkesat e shqiptarėve pėr tė fituar tė
drejtat e tyre njerėzore dhe dėnoi represionin e pėrgjakshėm tė regjimit tė
Beogradit. Edhe mė vonė ai vazhdimisht ka mbajtur lidhje me Kosovėn.
Nė zgjedhjet e vitit 1994 ai fitoi dhe hyri nė Parlamentin turk nė Ankara.
Prishtinės iu besuan shumė detyra me rėndėsi nė fushėn politike dhe
ekonomike tė rajonit tė Izmirit. Ai ishte edhe anėtar i njė komisioni, i
cili hetoi rrethanat e vrasjes sė gazetarit Ugur Mumcu nga njė islamist
radikal. Mumcu ishte kolumnist i gazetės "Cumhuryiet".
Nė vitin 1999 Prishtina u zgjodh prefekt i Izmirit; atėkohė ai ishte anėtar
i Partisė sė Majtė Demokratike (DSP) tė kryeministrit Bülent Ecevit. Mė vonė
Prishtina kaloi nė radhėt e partisė CHP (Partia Republikane Popullore)
Nė fund tė marsit Ahmet Prishtina arriti tė shpėtojė Partinė Republikane
Popullore, njė parti me orientim socialdemokrat. Duke qenė shumė i
popullarizuar nė Izmir, ky politikan me prejardhje shqiptare siguroi edhe
njė mandat nė postin e prefektit. Nė shumė qytete tė tjera turke partia e
tij CHP humbi ndaj kandidatėve tė partisė sė moderuar islamike AKP tė
kryeministrit Rexhep Taip Erdogan.
Gjatė shėrbimit si prefekt i Izmirit, Ahmet Prishtina u dėshmua si menaxher
i problemeve tė mėdha, "duke mos marrė pjesė nė grindjet ideologjike dhe
duke fituar zemrat e qytetarėve tė Izmirit", -shkruan gazeta "Turkish Daily
News" nė njė njoftim tė gjatė pėr vdekjen e tij.
Ndėr problemet mė tė mėdha tė Izmirit ishte shpėrngulja gati e pakontrolluar
nė qytet e shtresave tė popullsisė nga zonat rurale tė Anadollit. Rritja e
numrit tė popullsisė shton dukshėm krizėn sociale tė metropolit turk nė
Detin Egje.
Pas Stambollit, Izmiri ėshtė qyteti i dytė turk pėr nga madhėsia, qė
disponon edhe port detar. Sipas statistikave tė fundit nė Izmir jetojnė
rreth 2,5 milionė banorė - mė shumė se nė mbarė Kosovėn. Qyteti u themelua 3
mijė vjet para Krishtit; nėn sundimin grek, Izmiri njihej me emrin Smyrna
dhe ishte qendėr e tregtarėve si nė kohėn e selxhukėve ashtu edhe nė
Perandorinė Osmane. Gjatė luftės turko-greke nė vitet 20 tė shekullit tė
kaluar, Izmiri u shkatėrrua nė pjesėn mė tė madhe nga grekėt. Pas vitit 1922
qyteti u rindėrtua dhe sipas marrėveshjes paqėsore tė nėnshkruar nė Lausanne
tė Zvicrės mes Turqisė dhe Greqisė, Izimiri iu dha turqve.
Pėr Ahmet Prishtinėn me rėndėsi tė madhe ishte hapja e qytetit ndaj botės.
Gjatė qeverisjes ai kultivoi njė partneritet tė ngushtė me qytetin e
Bremenit nė Gjermani. Gati tre muaj pas rizgjedhjes, Ahmet Prishtina vdiq tė
martėn nė Izmir nga njė goditje nė zemėr. Faqja zyrtare e prefekturės sė
Izmirit nė internet prezantohet me ngjyrė tė zezė, me njė fotografi tė
prefektit tė vdekur dhe me njė fjali lamtumire nė nderim tė 52 -vjeēarit, me
origjinė shqiptare.