20/08/2004
Bashkengjitur do te gjeni mesazhin pershendetes per Levizjen
per Zhvillim Kombetar, nga Profesori i njohur Teodor Kareco nga SHBA.
Naltmadheri,
Jam perpjekur disa here te kontaktoj, por pa
dobi. Rastesisht nepermjet internetit u njoha me posten T’uaj elektronike. Te
shpresojme se do te lidhemi.
Bashke nuk njihemi, megjithese kemi dy vjet
diference ne moshe. Rethanat u zhvilluan ne menyre te tille qe une
njohjen per Ju ta kem nepermjet shtypit.
Mu be zemra mal qe me se fundi del nje
“burre” ne kuptimin e mire te fjales qe te sjelle freski ne politiken
shqiptare. Le te shpresojme per dite me te mira.
Une qe po Ju shkruaj jam nje ekonomist me banim
prej vitesh ne Detroit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Per shume vjet kam
dhene mesim ne Universitet, kam kryer studime qe i quanim “shkencore” ne
Akademine e Shkencave te Shqiperise si dhe kam kryer detyra te tjera.
Ne momentet e permbysjes formale te komunizmit
ne vitin 1991 isha per disa muaj Sekretar i Pergjithshem i Keshillit te
Ministrave i caktuar nga Partia Republikane.
Duke qene ne epiqendren e vorbulles qe
rotullonte e sterrotullonte komunistet e rinj e te vjeter ne lufte per pushtet,
u dezilizionova per entusiazmin fillestar. Vertet u perbys nje diktature, nga me
te egrat ne bote, por, perseri, metastazat e te njejtit komunizem, me velon
demokratike vazhduan e vazhdojne te qendrojne te forta. E
verteta eshte se une u terhoqa nga politika se nuk pajtoheshin bindjet e mia me
faktet qe shikonim per dite.
Megjithate kur shikoj shkendija te reja i
pershendes dhe i perkrah.
Ndoshta do te vije rasti te
shprehemi me gjate.
Me respekt
Dr. Teodor Kareco
Naltmadheri,
Ishte nje kenaqesi e madhe per mua te
njihem nepermjet shtypit per nismen Tuaj te vyer “Levizja per Zhvillim
Kombetar”.
Ne kete kohe kur ligjin ne Shqiperi e ben
politika dhe politikane te coroditur e te
koruptuar, nje levizje e tille eshte shpetimtare per vendin dhe popullin ne
lengim.
Me kete rast Ju njoftoj se, megjithse
gjeografikisht larg, do te keni
ndihmen time morale te pakursyer ne dobi te Shqiperise.
Nga sa e njoh une situaten ne Shqiperi dhe,
e njoh jo pak, vetem nje levizje e tille, si te thuash me “duar te pasterta”
mund te zgjoje nga gjumi shqiptaret e vertete, ata qe ne dhjetera vjecare kane
vuajtur dhe po vuajne nga
diktatura e vjeter apo ajo e re qe perdor instrumentat fallco te te
ashtuquajtures “demokraci”. Klasa politike, me perjashtime te ralla, eshte cngjyrosur nga
kuq i thelle ne roze apo blu. Sot ata kane vetem e vetem nje qellim – te
ruajne pushtetin me cdo mjet, per t’u pasuruar pa asnje skrupull. Interesi i vetem i tyre eshte vetem pasuria, aspak vendi dhe populli.
Fatkeqesia eshte se
ketyre grupimeve laramane ish komuniste ju bashkangjiten shume patriote,
demokrate, te perndjekur politike. Ata u genjyen nga fasada demokratike e
emertimit te kesaj apo asaj partie.
Kete e kam ndjere ne
Shqiperi, turmat e popullit, me synimin e mire per te zhdukur faren komuniste u
radhiten ne grupimet qe e quanin veten demokratike. Zhgenjimi ishte i madh. Sot
shohim sesi behet lufta vetem brenda llojit, shumica e partive kane te njejtat
programe, te njejten ideologji.
Pjesa e zhgenjyer,
ajo pjese e shendoshe e popullit qe sheh me sy realistik se c’eshte politika e
sotme dhe cjane politikanet, intelektualet, perfaqesuesit me ne ze te shtresave
qe brez pas brezi kane luftuar me te vetmin ideal Shqiperine, duhet objektivisht
te bashkohen me Levizjen per Zhvillim Kombetar. Une te pakten nuk shoh nje here
per nje here nje rruge tjeter. Madje gjykoj se edhe pjesa e shendoshe e krahut
te majte apo te djathte e mashtruar nga drejtuesit e koruptuar politike do te
renditen ne krahun Tuaj per hir te Shqiperise, te shtetit ligjor, regullit,
perparimit ekonomik. Politika me e mire sot eshte te bashkojme forcat qe edhe
Shqiperia te jete nje shtet dinjitoz ne familjen Evropiane, qe shqiptaret te
rojne si njerez.
Me pelqen fakti se,
megjithese Levizja per Zhvillim Kombetar ka natyre politike, pa te cilen nuk
mund te sigurohet pushteti, ne thelb kjo levizje nuk ka ngjyre politike, nuk
perfaqeson parti me vete. Ne te po te flasim ndryshe bashkohen realisht, jo me
parulla fallco, te gjithe shqiptaret pa dallim “feje, krahine dhe ideje”. Ky
eshte nje moment i ri ne politiken tone bashkekohore. Te bejme Shqiperine, te
heqim fukarallekun e tejskajeshem te nje pjese te mire te popullit, pastaj te
luftojme ne rruge ligjore se cili grupim politik do te drejtoje. Kjo nuk
perjashton faktin qe vete kjo levizje politike te shndrohet dora-dores edhe ne
parti politike.
Sikunder e kuptoj dhe
e konceptoj une, ne kete moment te ri behet thirje qe, cdo shqiptar, pavaresisht
nga perkatesia partiake te perfshihet me te gjitha forcat ne kete levizje. Mua
Naltmadheri me ke pamedyshje ne vorbullen e fuqishme te kesaj levizjeje.
Natyrisht varet nga
serioziteti i kesaj levizjeje. Personalisht mua mu perforcua bindja se kemi te
bejme me nje Levizje serioze dhe efektive edhe per nje aresye tjeter. Ne
balancen midis interesave Tuaja per te trasheguar realisht fronin e Mbretit te
Shqiptareve dhe interesave qe ka aktualisht Shqiperia dhe shqiptaret ne lengim,
Ju zgjodhet kete te dyten. Si qytetar i nderuar i Shqiperise Ju synoni te
zgjidhni problemin e vendosjes se nje shteti ligjor. Kjo do te thosha eshte
ABC-ja nga duhet nisur. Forma e regjimit vjen me pas.
Une vete jam
republikan dhe i mbroj me fanatizem idete e mia republikane. Historikisht
monarkite ne Evrope jane vetem
simbole. Por, kjo nuk do te thote qe nuk kam respekt per Mbreterine kur
ne fron ishte babai Juaj i Nderuar Zogu
i I-re. Pikerisht duke u nisur nga ky respekt i pa shlyer kam nje arsye me shume
te jem shpirterisht dhe me bindje
te plota me levizjen Tuaj. Ndiqni rrugen e babait Tuaj te nderuar, ne rethana te
reja, te nje demokracie te vertete e bashkekohore ne Shqiperi. Rolet
ndryshojne, qellimi eshte nje SHQIPERIA dhe SHQIPTARET.
Respektin per Mbreterine dhe Monarkun
i kam jo thjeshte dhe vetem se xhaxhai im i vdekur ne burgjet komuniste
Lame Kareco ka qene per nje kohe Minister i Financave dhe per shume vite
Sekretar i Pergjitheshem i Ministrise se Financave ne vitet 30-te. Ky respekt eshte
rjedhoje e studimeve e hulumtimeve te mia si shkencetar per ate periudhe. Per
here te pare u hodhen themelet e nje shhteti ligjor, u shtrua trasea per nje
zhvillim ekonomik ne rruge te mbare, u ndermoren mjaft reforma. Faktori kohe
gjithmone eshte vendimtari. Ne deshirojme qe cdo gje te behej si me “shkopin
magjik”. Gjithmone nje periudhe, regjim, duhet vleresuar me kushtet, rethanat
e nisjes, faktoret nxites dhe frenues. Gjykimi ne
teresi eshte nder me pozitevet, studimi i historise kerkon objektivitet.
Prej vitesh po punoj
per nje botim qe lidhet me Reformen
Agrare Demokratike te viteve 30-te te shekullit te kaluar.
Sa here e kaloj materialin ne duar ndjej jo vetem kenaqesi por por edhe
respekt per Ate qe e projektoi dhe nisi ta zbatoje. Megjithse ende ishim ne
vitet 30-te, sa kishte filluar te vepronte shteti ligjor, ekonomia ishte nder me
e prapambetura ne rajon, burimet financiare te paperfilleshme, intelektualet
numeroheshin me gishta Ati i Juaj ishte largpames, synonte zgjidhje afatgjata e
mbi baza shkencore. Me pelqen fakti se Ay nuk diktoi si Mbret qe ishte, sic beri
diktatori Hoxha qe urdheronte edhe se “ne cilen pus duhej shpuar per nafte”.
Ne te kunderten, ne ate kohe kur analfabetizmi ishte nje semundje kronike,
krijoi kushte qe shkencetare, profesore te njohur te studjonin kushtet e
bujqesise shqiptare dhe, ata te rekomandonin rruget per reforma dhe zhvillim te
metejshem. I pare ne driten e diteve te sotme mund te gjykosh se me cfare
objektivitet po projektohesh reforma e viteve 30-te, qe, per shkak te
zhvillimeve historike u nderpre.
Nga studimi i
dokumentacionit arkivor kam krijuar
bindjen se ajo reforme ishte nder me demokratiket dhe i celte rruge perparimit e
kapercimit te prapambetjes se bujqesise ne vecanti dhe ekonomise ne teresi.
Preokupimi ka qene nje edhe vetem nje – si te gjenden rruget qe te
shfrytezohej ne maksimum toka e kufizuar bujqesore, si te nxiteshin ekonomite
per te zbatuar teknollogjite e kohes, si te rritej prodhimi dhe ti thuhej ndal
fukarallekut.
Nuk ka te krahasuar
Reforma Agrare e projektuar dhe e
nisur ne vitet 30-te me te ashtuquajturen Reforme Agrare te viteve 1945-1946 dhe
me ligjin e ndarjes se tokave te vitit 1990. Ato
kishin per synim shpronesimin e pronareve ligjore dhe mbajtjen ne kembe
te regjimit komunist dhe post
komunist. Do thene se ligji i ndarjes se tokes i vitit 1991 ishte nje ligj me
natyre politike, ai u projektua me shpejtesi maramendese e u zbatua nga
aliaj-nanot e aleatet e natyrshem te tyre. Me kete rruge ata synonin e synojne
te blejne vota duke e ndare token me pikatore ne kuriz te pronareve legjitime.
Ne thelb ai ligj per mendimin tim mund te konsiderohet si nje nder krimet me te
renda post-komuniste jo vetem ndaj pronareve te origjines por, edhe ne teresi
ndaj bujqesise shqiptare. Zbatimi i ligjit shkateroje bujqesine, sot jemi te
detyruar te eksportojme nga vendet fqinj
edhe domate e speca. Ndikimi famekeq i atij ligji eshte me veprim te
gjate. Vetem nje dore e forte dhe e ndershme mbeshtetur ne nje levizje te paster
mund te gjeje “ilacin” e pershtateshem per kete semundje kronike.
U ndala ne keto pak
konsiderata per te shprehur ne menyre me te plote se vetem Levizja per Zhvillim
Kombetar, e iniciuar nga trashegimtare te denje, dhe e pasuar nga shqiptare te
ndershem, eshte alternativa e vetme
sot per te qerruar llumin e politikes shqiptare dhe per te ndertuar ate SHQIPERI
te cilen e enderuan dhe per te cilen luftuan te paret tane.
Me respect e
considerate te vecante
Dr. Teodor Kareco
Detroit, USA
Adresa elektronike:
Zyre:
t.kareco@handleman.com
Shtepi:
akareco1164@wowway.com