E Merkure, 20 Tetor 2004 http://www.korrieri.com/index.php?k=1&i=5038
Legalistet: Per ceshtjen came, rishtazi per votim ne Kuvend 

Legalistet, nepermjet grupit parlamentar te Levizjes per Zhvillim Kombetar (LZHK), do te kerkoje rifutjen per votim ne Kuvend te projekt-rezolutes per ceshtjen came. Lajmi ne fjale eshte bere i ditur nga Kryetari i PLL, Eqerem Spahiu. Sipas tij, deri me sot qeveria greke ishte munduar ne menyre te kamufluar, te mbulonte ose anashkalonte ceshtjen came, por edhe qeveria shqiptare, dhe Kryeministri Fatos Nano, here pas here, jane deklaruar se marredheniet Shqiperi-Greqi jane te shkelqyeshme. "Nuk mund te kemi marredhenie te shkelqyeshme me Greqine, pa u abroguar Ligji i Luftes, si dhe pa u zgjidhur ceshtja e pronave te popullsise shqiptare came. Pa folur ketu per keqtrajtimin e emigranteve shqiptare ne Greqi qe eshte teme me vete", ka nenvizuar Spahiu. Sipas tij, deklarimet e hapura te Presidentit Stefanopullos per ceshtjen came, nxoren bllof, jo vetem qeverine greke, por edhe qeverine shqiptare e Kryeministrin Nano, te cilet here pas here deklaronin se problemet do te gjejne zgjidhje, pasi eshte nenshkruar ne vitin 1996, Traktati i Miqesise dhe Bashkepunimit mes Shqiperise dhe Greqise, si dhe po vazhdohet me negociata dypaleshe ne nivel ekspertesh per t'i dhene zgjidhjen e drejte juridike problemit te pronave te popullsise came ne Greqi. Spahiu nenvizon se mosmiratimi ne Kuvendin e Shqiperise te projekt-rezolutes per ceshtjen came nga ana e maxhorances socialiste, ishte nje akt i turpshem dhe nenshtrues ndaj politikes greke.
 
A.M
 

 
20/10/2004 http://www.shekulli.com.al/

Kreu i Zyrės pėr Mbrojtjen e Qytetarėve tha se kryeministri ka fyer shtetasit qė pretendon se i qeveris

Spahiu: Nano, fatkeqėsia e radhės pėr shqiptarėt

A.Rama

TIRANE- Kreu i lėvizjes “Pėr mbrojtjen e qytetarėve”, Kreshnik Spahiu, e konsideroi shkelje tė rėndė tė etikės protokollare qeveritare, mungesėn e kryeministrit Fatos Nano Ditėn e Zisė kombėtare. Duke komentuar pamjet filmike tė transmetuara nga “TV Klan”, ku shfaqej kryeministri Nano ditėn e shtunė duke festuar nė njė buzuk tė Greqisė, ndėrkohė qė nė Malishevė tė Kosovės, kryhej varrimi i 15 gjimnazistėve tė aksidentuar nė veri tė vendit, Spahiu tha se Nano kishte fyer shtetasit e tij qė ai pretendon se i qeveris. “Nuk ėshtė e panjohur pėr realitetin e politikės shqiptare. Ka shumė lidershipė shqiptarė qė janė shkėputur nga kontaktet me qytetarėt shqiptarė dhe rasti i kryeministri Nano manifeston qartė se kemi tė bėjmė me njė denigrim moral tė tij. Ky rast pėrbėn diēka specifike se u provua dhe u faktua se kryeministri nė ditėn e zisė kombėtare bėnte harem tek vendi fqinj”, -tha Spahiu. Sipas tij kjo ngjarje dėshmon se Nano ėshtė njė rast i paprecedent nė politikėn ballkanike dhe fatkeqėsia e radhės pėr shqiptarėt. “Ēdokush ka bindjen se kryeministri shqiptar dhe politikanėt e tjerė qė rrinė rrotull tij e bėjnė shpesh njė gjė tė tillė, vetėm se kėtė radhė kryeministri u filmua nga mediat e vendit fqinj. Ai ka shkelur rėndė standardet e etikės protokollare dhe etikės qeveritare. Ka pasur detyrimin moral etik dhe ligjor qė tė respektojė dhimbjen dhe zinė e popullit qė pretendon se qeveris. Pėr kėto arsye do tė thoja se Nano ėshtė fatkeqėsia e radhės pėr historinė e popullit shqiptar dhe rast i paprecedent nė politikėn rajonale”, -tha Spahia.

-------------------

Kreu i Kuvendit kėrkon zgjidhjen e ēėshtjes ēame. Berisha: Pronat tė sanksionuara nė traktatin e miqėsisė sė ‘96

“Pronat e ēamėve, tė zgjidhen juridikisht”

Sėrish kundėrshti mes presidentit grek dhe pėrfaqėsuesve tė lartė tė shtetit e politikės shqiptare

N.Perndoj

TIRANE- Edhe pse njė ditė mė parė presidenti grek, Kostandinos Stefanopulos, deklaroi se nuk ekziston problemi ēam, dje politikanėt dhe zyrtarėt e lartė shqiptarė janė shprehur se ēėshtja e pronave tė ēamėve duhet tė zgjidhet nė rrugė ligjore dhe sipas marrėveshjeve tė nėnshkruara mes dy palėve. Pas takimeve tė zhvilluara, dje nė hotel “Sheraton”, kryetari i Kuvendit, Servet Pėllumbi ka deklaruar se ēėshtja e ēamėve duhet tė zgjidhet pėrmes dialogut dhe rrugėve ligjore, ndėrsa lideri i opozitės, Sali Berisha i ėshtė referuar traktatit tė miqėsisė sė nėnshkruar nė vitin 1996 mes tij dhe presidentit grek, ku parashikohet bashkėpunimi mes dy qeverive pėr zgjidhjen e problemeve tė pronėsisė tė ngelura pezull.
Pėllumbi
Takimin e parė tė zhvilluar me pėrfaqėsuesit e politikės, Stefanopulos e ka zhvilluar me kryetarin e Kuvendit. Ky i fundit vlerėsoi dje pas takimit me presidentin grek, Konstantinos Stefanopulos, angazhimin e Greqisė pėr pėrshpejtimin e procedurave tė legalizimit tė emigrantėve shqiptarė. Lidhur me ēėshtjen e pronave tė shtetasve shqiptarė nė Greqi dhe atyre grekė nė Shqipėri, Pėllumbi sqaroi se ky problem nuk mund tė cėnojė marrėdhėniet mes dy vendeve. Nga ana e tij, presidenti Stefanopulos e cilėsoi “strategjik” bashkėpunimin dypalėsh dhe theksoi kontributin e Greqisė nė procesin e integrimit tė Shqipėrisė nė strukturat euroatlantike. “Kontributi ynė ndaj jush ėshtė ndihmesė pėr vetė Greqinė dhe progresin e tė gjithė rajonit”, -tha ai. Stefanopulos theksoi se, “duhet tė shohim drejt njė tė ardhmeje mė tė mirė e tė merremi me problemet e qenėsishme tė sė sotmes dhe jo me ato tė sė shkuarės”.
Ndėrsa nė takimin e zhvilluar me liderin e opozitės, Sali Berisha, ky i fundit premtoi zgjidhje juridike, pėr ēėshtjen e pronave tė ēamėve. Pas takimit tė zhvilluar me presidentin grek, Stefanopulos, kryetari i PD-sė, Sali Berisha deklaroi se, “me presidentin Stefanopulos ne kemi rėnė dakord qė tė gjitha problemet e pronėsisė nė tė dyja anėt tė trajtohen sipas procedurave juridike dhe kėto janė tė sanksionuara nė traktatin, qė ne kemi nėnshkruar sė bashku. Njė gjė ėshtė e sigurtė, qė shqiptarėt kanė parė tek presidenti Stefanopulos njė mik tė vendosur si shqiptarėt nė Shqipėri, ashtu edhe qindra mijėra shqiptarė nė Greqi”. Kryetari i demokratėve shtoi se, kreu i shtetit helen mbetet njė arkitekt i vendosur i ndėrtimit tė marrėdhėnieve tė miqėsisė dhe bashkėpunimit mes dy vendeve. “Unė shpreha mirėnjohjen time pėr kontributin e madh qė presidenti Stefanopulos ka dhėnė gjatė kėtyre viteve nė miqėsinė, bashkėpunimin mes dy vendeve tona. Ne kemi pasur njė raport miqėsor nė tė gjitha takimet e mėparshme. U takuam si dy miq tė vjetėr dhe jemi tė bindur se e ardhmja e marrėdhėnieve shqiptare dhe greke ėshtė e shkėlqyer”,- tha ai.


20 Tetor 2004 http://www.kohajone.com/

NANO-STEFANOPULOS, "HARROJNE" CAMET

Ceshtja came krejtesisht e anashkaluar gjate takimit qe kryeministri Fatos Nano zhvilloi dje me presidentin e Greqise, Kostandinos Stefanopulos. Keshtu gjate ketij takimi te dy bashkebiseduesit e pane me te arsyeshme qe te trajtonin ne takimin e tyre informacionin per sektoret prioritare te shkembimeve dhe te partneritetit strategjik, qe ekziston midis Shqiperise dhe Greqise, i cili sipas kryeministrit Nano perben nje element jetik per procesin e integrimit europian te vendit. Ne kete menyre, takimi Nano-Stafanopulos, la menjane nje ceshtje jo pak themelore, e pikerisht ceshtjen came. Kujtojme se vetem dy dite me pare presidenti grek, Stefanopulos, zhvilloi nje takim me kreun e shtetit shqiptar, Alfred Moisiu, ne te cilin ceshtja came perbente nje nga ceshtjet kryesore te kesaj bisede. Madje presidenti Moisiu gjate prononcimit te tij beri me dije se sebashku me homologun e tij grek kishi rene dakord per zgjidhjen urgjente te "ceshtjes came", mbeshtetur kryesisht sipas parimit te se drejtes juridike. Nderkohe qe reagimi i presidentit grek, Stefanopulos, ishte ne kundershtim me ate cfare pretendoi homologu i tij shqiptar, duke e cilesuar ceshtjen came si nje kapitull te mbyllur. "Nje problem i tille tashme s'ekziston dhe detyrimisht ai duhet te shkoje drejt shuarjes. Per mendimin tim ceshtja came eshte mbyllur qysh ne vitin 1944", u shpreh Stefanopulos lidhur me kete ceshtje. Ardhur serish tek takimi Nano-Stefanopulos, theksojme se edhe pse kjo ceshtje nuk eshte prekur ne kete takim, vete kryeministri Nano ne takimin qe pati ne muajin maj te ketij viti ne Greqi me kryeministrin Karamanlis, mori premtimin e ketij te fundit per zgjidhjen e ceshtjes came, ne respektim te te drejtave, te drejta te cilat burojne nga Konventa Nderkombetare. Madje presidenti Moisiu, duke u bazuar ne kete premtim u shpreh se "ne mendojme sikurse kane rene dakord kryeministrat, te fillojne sa me pare negociatat dypaleshe ne nivel ekspertesh per t'i dhene zgjidhjen e drejte juridike problemit te pronave te popullsise came dhe te shqiptareve ne Greqi si dhe te atyre greke ne Shqiperi. Rame dakord qe keto probleme te shkojne drejt zgjidhjes se tyre". Megjithate vlen te permendet se gjate takimit presidenti grek, Stefanopulos, duke pergezuar dhe shprehur vleresim per progresin dhe ndryshimet e prekshme ne Shqiperi, i cilesoi marredheniet mes dy vendeve mjaft te rendesishme, duke u shprehur se "marredheniet me Shqiperine kane karakter strategjik". Madje presidenti grek i shprehu kryeministrit Nano mbeshtetjen per integrimin e shpejte te Shqiperise ne Bashkimin Europian. "Per integrimin tuaj, ju do te keni mbeshtetjen tone te gjithanshme, te vendosur dhe te panderprere", vuri ne dukje Stefanopulos. Nderkohe qe kryeministri Nano gjate ketij takimi vleresoi dhe nxiti hapat qe jane bere ne funksion te legalizimit dhe normalizimit te qendrimit te emigranteve tane ne Greqi, duke theksuar se "ashtu sikurse minoriteti grek ne Shqiperi dhe emigrantet shqiptare ne Greqi, duhet te konsiderohen si ura te cmuara miqesie dhe bashkepunimi mes dy vendeve". Gjithashtu gjate takimit, kryeministri Nano dhe presidenti grek, Stefanopulos, u ndalen edhe ne bashkepunimin ekonomik mes dy vendeve. Ata vleresuan hapat e deritanishem, si dhe ndane te njejtin mendim per nxitjen me tej te bashkeveprimit ne kete drejtim.

Oli Xhilaga


 
 
Faqja 4 - POLITIKE

Tetor 20, 2004

 
Nė takimet e ditės sė djeshme nuk u vėrejt njė qėndrim radikal
 
Grekėt tėrhiqen: Ēamėria, zgjidhja me rrugė ligjore

Denion Ndrenika

Kryetari i shtetit grek, Kostas Stefanopulos ka pranuar se ekziston ēėshtja e pronave tė shqiptarėve nė Greqi. Pavarėsisht se i ėshtė shmangur pėrdorimit tė fjalės "ēam", Stefanopulos, pėrkundėr qėndrimit tė ashpėr tė njė dite mė parė, pranoi se dialogu dhe ligji duhet ta zgjidhin problemin e pronėsisė.

LAJMI

Ēėshtjet e pronave tė shtetasve shqiptarė nė Greqi dhe anasjelltas duhet tė ndiqen nė rrugė ligjore dhe me dialog". Deklarata e sotme e presidentit grek, ishte krejt e ndryshme nga ajo e bėrė njė ditė mė parė. Kėtė deklaratė, kryetari i shtetit fqinj, e bėri pas takimit tė djeshėm me kryetarin e Kuvendit shqiptar Servet Pėllumbi. Nga ana e tij Pėllumbi iu referua ligjit. "Kėrkesa pėr njohjen e pronave reciproke ėshtė kėrkesė e ligjshme qė duhet tė gjejė rrugėn e zgjidhjes sipas ligjit" tha Pėllumbi. Qėndrimet pėr Ēamėrinė, ishin tė ndara me Moisiun, pasi Stefanopulos dėshmoi se Greqia mendonte se ēėshtja ēame ishte harruar. Por, nė bisedimet e djeshme, pėrpos kėsaj ēėshtjeje, qė lidhet me dėbimin e shqiptarėve etnikė nga Ēamėria, Pėllumbi e Stefanopulos treguan vullnetin pėr marrėdhėnie tė mira e tė pacėnueshme nga problemet e ndryshme. Nė kėtė kuadėr janė pėrfshirė ēėshtjet e ligjėrimit tė emigrantėve, pakicave, lėvizjes sė lirė dhe nė politikat e Greqisė, si anėtare e pėrkohshme nė dy vitet e ardhshėm e Kėshillit tė Sigurimit. Bisedimet me Nanon kanė pasur emėrues tė pėrbashkėt pikėrisht nivelin e mirė tė marrėdhėnieve mes tė dy vendeve, paēka se njė ditė mė parė, barra e problemit tė ēamėve i ishte kaluar pėrgjegjėsisė sė qeverive. Nano shprehu angazhimin pėr vijimin e bashkėpunimit, qė sipas tij mbėshtet "nxitje tė rėndėsishme tė tė gjitha marrėdhėnieve prioritare qė zhvillojmė dhe nismave nė rajon dhe nė procesin e demokratizimit tė Ballkanit, garanci pėr tė drejtat e pakicave, tė lirisė sė besimit, tė pronės dhe arsimimit".

Takimi me Berishėn
Kreu i selisė blu Sali Berisha tha se gjatė takimit me presidentin grek Stefanopulos ėshtė rėnė dakort qė tė gjitha problemet e pronėsisė nė tė dyja anėt tė trajtohen sipas procedurave juridike tė sanksionuara nė traktatin e nėnshkruar mes tyre. "Njė gjė ėshtė e sigurtė qė shqipėtarėt kanė pasur njė mik tė vendosur, si shqiptarėt nė Shqipėri dhe qindra-mijėra shqiptarė nė Greqi", u shpreh Berisha. Ai e cilėsoi presidentin grek si njė nga personalitetet mė tė shquara nė krijimin e marrėdhėnieve miqėsore mes tė dy vendeve. "Gjatė gjithė periudhės sė tij si president, mbeti njė arkitekt i vendosur i ndėrtimit tė marėdhėnieve miqėsore midis dy vendeve tona",-tha Berisha. Lideri demokrat u shpreh se takimi ka qenė mes miqsh tė vjetėr, duke nėnvizuar se marrėdhėniet mes dy vendeve do tė jenė miqėsore edhe nė tė ardhmen.

Rama i dorėzon ēelėsin
Funksionimi i pushtetit vendor dhe mundėsitė e bashkėpunimit mes qendrave tė mėdha Tiranė dhe Athinė ka qenė mė shumė temė bisede e presidentit grek me kryetarin e Bashkisė sė kryeqytetit, Edi Rama. Njė ēelės tė artė pėr kreun grek nga Rama dhe njė disk me firmėn e e Stefanopulosit, kanė qenė dhuratat e shkėmbyera.


Traktati i Miqėsisė, zgjidhja pėr problemin ēam

Referenca e tė gjitha palėve nė takimet e presidentit tė Greqisė nė Shqipėri, mbėshtetej te zgjidhja e problemit tė pronėsisė sipas Traktatit tė Miqėsisė, Shqipėri-Greqi tė viti 1996. Ky traktat ėshtė nėnshkruar nga vetė Stefanopulos me presidentin e atėhershėm tė Shqipėrisė, Sali Berisha. Ēėshtja e pronave tė ēamėve tė dėbuar nga Greqia gjatė viteve '40-tė, emigrantėt, respektimi i tė drejtave tė pakicės greke dhe Kosova, kanė qenė temat thelbėsore tė bisedimeve tė Stefanopulosit nė Tiranė. Kryeministri Nano sakaq, ka vlerėsuar rolin e Greqisė nė proceset integruese tė Shqipėrisė dhe po ashtu ka thėnė se ēėshtjet kryesore tė biseduara lidheshin me nxitjen e rėndėsishme pėr tė gjitha marrėdhėniet, qė qeveria e Tiranės i cilėsonte si "prioritare". Kėto, sipas Nanos, duhet tė zhvilloheshin, sikurse nismat nė rajon dhe pėr procesin e demokratizimit tė Ballkanit. Garancia pėr tė drejtat e pakicave, tė lirisė sė besimit, tė pronės dhe arsimimit gjithashtu janė diskutuar nė takime, ku pala greke thekson sidomos kėtė tė fundit. Vėrehet kjo, nė deklaratat e drejtuesve tė pakicės greke nė Shqipėri, Jani Jani, kryetar i shoqatės "Omonia" dhe kryetarit PBDNJ-sė, Vangjel Dule pas takimeve me presidentin grek.


Stefanopulos: S'ka problem ēam

Njė ditė mė parė, kreu i shtetit grek ishte i ashpėr nė qėndrimin e tij pėr Ēamėrinė, kur u shpreh se "ėshtė e mbyllur pėrfundimisht ēėshtja ēame. Ēėshtja ēame ėshtė e harruar. Nuk ekziston nevoja e zgjidhjes sė problemit ēam dhe nuk kemi pėrse t'u kthehemi sėrish pretendimeve pėr kėtė ēėshtje". Kreu i shtetit grek shokoi shoqėrinė shqiptare me kėtė deklaratė krejt tė papritur. "Nuk kam dėshirė tė kujtoj tė kaluarėn qė i pėrket vitit 1944. Greqia ka hequr dorė nga ide dhe pretendime tė tilla" tha Stefanopulos. Me orgjinė nga Shqipėria, fshati Dhrovjan, tė cilin e viziton sot, Stefanopulos, tha pas takimit me presidentit Moisiu pėr kėtė ēėshtje se "unė nuk e di, se cilat janė problemet politike mes qeverive".


-------------------------------------------------------------
http://www.panorama.com.al/ © 2003 Gazeta Panorama
Faqe 6 - Politikė

 
Kryeministri Nano pritet ta propozojė sė shpejti te presidenti Moisiu kandidaturėn
 

Sina, kandidat pėr kreun e Pronave

Kush ėshtė kandidati pėr kryetar tė Komisionit tė Pronave

 

 

Bledar Hoti

Sokrat Sina ėshtė njė nga kandidatėt mė potencialė pėr postin e kreut tė ri tė Komisionit Shtetėror pėr Kthimin e Pronave.

Sipas burimeve, kryetari aktual i Komitetit Shtetėror tė Kthimit tė Pronave, Sina, pritet tė jetė njė nga emrat mė tė mundshėm pėr t’u propozuar te presidenti Moisiu si kandidaturė pėr postin e ri tė kreut tė kėtij komisioni. Sipas burimeve pranė qeverisė dhe PS-sė, Sina pritet tė jetė njė nga kandidaturat e mazhorancės socialiste pėr kėtė post. Emri i tij pritet tė jetė sė shpejti edhe pjesė e diskutimeve politike, mes pozitės dhe opozitės, pėrpara se kryeministri ta paraqesė atė pėr dekretim te presidenti Alfred Moisiu. Sina, qė nga korriku i vitit 2003 ka mbajtur postin e kryetarit tė Komitetit Shtetėror tė Kthimit tė Pronave dhe tani pritet tė ripropozohet, pasi institucioni qė ai drejton do tė ketė njė pėrbėrje tė re, pas miratimit tė ligjit tė ri “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave”. Ai ka njė eksperiencė tė madhe nė fushėn e bujqėsisė dhe ėshtė lektor nė disa universitete evropiane.
Komisioni dhe emrat e opozitės

Nė bazė tė nenit 16 tė kėtij ligji, Komisioni i Kthimit tė Pronave pėrbėhet 5 anėtarė. Nė kėtė ligj do tė pėrdoret formula 2+2+1, ku dy anėtarė do t’i ketė opozita, dy mazhoranca dhe anėtari i pestė, qė do tė jetė kryetar i kėtij komiteti, do tė caktohet nga kryeministri, i cili e paraqet pėr dekretim te presidenti. Pas kėtij dekretimi, kreu shtetit paraqet kandidatin pėr kryetar pėr miratim nė Kuvend. Ndėrkohė qė PD-ja ka shpallur dy emrat e saj pėr kėtė komision. Ylli Asllani dhe Agim Toro janė dy kandidatėt e opozitės pėr kėtė post. Ndėrkohė qė pėr kreun e kėtij komisioni pritet tė zhvillohen negociata politike mes PS-sė dhe PD-sė, nė mėnyrė qė kandidatura e Nanos qė do tė paraqitet te Moisiu tė jetė sa mė konsensuale. Pėr kėtė po zhvillohen negociata mes Ruēit dhe Topit, si dy krerėt e grupeve parlamentare tė pozitės dhe tė opozitės. Sekretari i Pėrgjithshėm, Ruēi, sipas burimeve, ka hedhur pėr diskutim emrin e Sinės pėr kėtė post dhe ėshtė nė pritje tė marrjes sė njė konfirmimi, nėse demokratėt janė pro ose kundėr emrit tė tij.

 

Kush ėshtė Sokrat Sina

Datėlindja: 10 nėntor 1956
Vendlindja: Vlorė
Kombėsia: Shqiptare
Statusi civil: I martuar, me dy fėmijė
Korrik 2003 dhe nė vazhdim: Kryetar i Komitetit Shtetėror tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave ish-Pronarėve, Kėshilli i Ministrave, Tiranė. Lektor i jashtėm nė disa universitete evropjane.
2000 – 2003: Profesor i asociuar (Oberasistent) dhe drejtues i grupit shkencor “Roli i proceseve abiotike nė ciklin e fosforit dhe metaleve tė rėnda nė tokat bujqėsore”, Katedra e tė Ushqyerit tė Bimėve, Departamenti i Agronomisė dhe Shkencave tė tė Ushqyerit, Shkolla Politeknike Federale e Zyrihut (ETH-Z), Zvicėr.
1995 – 2000: Lektor, Katedra e tė Ushqyerit tė Bimėve, Departamenti i Agronomisė dhe Shkencave tė tė Ushqyerit, Shkolla Politeknike Federale e Zyrihut (ETH-Z), Zvicėr.
1999 – 2000: Qėndrim Sabatik nė Zelandėn e Re (Soil, Plant & Ecological Science Division, Lincoln University) dhe nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės (USDA ARS, Pasture Systems and Watershed Management Research Laboratory, University Park).