21 Mars 2004  KOHA JONE http://www.kohajone.com/

TOKAT E LIRA, VETEM PER 80 % TE PRONAREVE


Shteti me tokat e lira qe ka evidentuar deri tani, mund te plotesoje vetem
70-80 perqind te kerkesave te pronareve per kompensim fizik. Ky eshte
perfundimi i fazes se pare te studiit qe qeveria ka ndermarre ne lidhje me
mundesite reale te kompensimit te pronave. Tashme, Komiteti Shteteror i
Kthimit dhe Kompensimit te Pronave po pergatit nje studim te dyte lidhur me
kete ceshtje, pasi te parin e paraqiti diten e shtune ne mbledhjen e
Komitetit te Politikave Ekonomike. Nga ana tjeter, studimi i pare pohoi se
kompensimi i pronareve do t'i kushtoje buxhetit te shtetit rreth 160 milione
dollare. Por kjo shifer kundershtohet nga pronaret te cilet jane teper te
pakenaqur prej vleres se kompensimeve qe po u ben qeveria. Shoqata
perfaqesuese e tyre deklaron se ne gjithe Shqiperine mund te kete rreth 700
mije ha toke bujqesore. Por nga ky total sipas tyre, 135 mije ha jane toka
te pafrutshme. Nderkohe kjo shoqate kembengul qe kompensimi te behet me
vleren e tregut dhe sipas tyre, kete gje e parashikon edhe Kushtetuta.