21 Prill
2004 http://www.shekulli.com.al/
Spahia: Greqia, 60 vjet sekuestro
mbi ish-ambasadėn shqiptare nė Athinė
A.Rama
Partia Lėvizja e Legalitetit, disponon tė gjitha
dokumentet qė vėrtetojnė pronėsinė e shtetit shqiptar mbi selinė e ish -ambasadės
shqiptare nė Greqi, gjatė kohės sė Mbretėrisė sė Ahmet Zogut. Kryetari
i PLLS-sė tha dy ditė mė parė nė Parlament se godina e ambasadės, ishte
vėnė nėn sekuestro konservative pas miratimit nga Greqia tė Ligjit tė
Luftės, duke u kthyer nė njė muze nga shteti grek. Spahia tha se pėr mbi
60 vjet selia e ish- ambasadės ishte bllokuar, dhe shteti shqiptar nuk kishte
kurajo tė kėrkonte pronėn e tij. Pėrveē pronave tė popullsisė ēame,
nė Greqi ka edhe prona tė tjera tė shqiptarėve dhe tė shtetit shqiptar, qė
janė nėn sekuestro. Unė mund tju tregoj ju, dhe tė gjithė shqiptarėve,
qė njė nga
kėto prona tė mbajtuara nėn sekuestro, ėshtė edhe godina, e cila ka qenė
ambasada e Mbretėrisė Shqiptare nė Greqi. Ndėrsa sot ėshtė kthyer nė njė
muze prej tė cilit shteti grek vjel tė ardhura tė pandėrprera.
Pra, ky ka qenė serioziteti dhe autoriteti i shtetit shqiptar nė shėrbimin
diplomatik dhe imazhin politik. Ndėrsa shteti i sotėm, nuk e ka kurajon tė
kėrkojė pronėn e tij, qė ti shėrbejė sipas funksionit pėr tė
cilin ėshtė ndėrtuar, -tha Spahia. Kjo ėshtė hera e parė qė bėhet
publike ekzistenca e njė ndėrtese tė tillė tė bllokuar nga shteti grek.
Aktualisht qeveria shqiptare ka shpenzuar 3.4 milionė euro pėr tė blerė
godinėn e re tė ambasadės sonė nė Greqi, e vendosur nė njė nga lagjet mė
tė pasura tė Athinės.
-------------------
I lirė dhe avokati Ylli Kosova, kundrejt 30 mijė eurove. Gjykata lė
nė burg pa afat agjentin doganor dhe dy tė tjerė
Shefi i Tatimeve, i lirė pėr 60 mijė euro
Llambi Kallēo
Nė foto: Ish-ambasada shqiptare nė Athinė nė kohėn e mbretit Zog, e cila
ėshtė vėnė nė sekuestro konservative nga shteti grek
DURRĖS - Drejtori i pezulluar i tatim-taksave tė Durrėsit, ndaj tė cilit
dy ditė mė parė u mor masa e arrestit nėn akuzėn e kontrabandės sė
mallrave tė akcizės ėshtė lėnė dje i lirė pėrkundrejt garancisė
pasurore prej 60 mijė eurosh. Kjo masė sigurie e kėrkuar nga prokurori i
ēėshtjes, Ferdinad Elezi, u mbėshtet nga trupi gjykues i gjykatės sė Durrėsit,
i cili i dha lirinė drejtorit tė pezulluar tė tatim- taksave tė Durrėsit,
Ramazan Myrto, pėrkundrejt garanacisė pasurore. Gjykata e Durrėsit ka dhėnė
dje sipas kėrkesės sė prokurorisė dhe vendimin pėr 4 personat qė u
arrestuan se bashku me Myrton. Kėshtu avokati Ylli Kosova ėshtė lėnė i
lirė pėrkundrejt garancisė prej 30 mijė eurosh, ndėrsa ndaj tė
pandehurve Gėzim Kosova, Alfred Hoxha dhe Olsi Ēuko ėshtė dhėnė masa
burg pa afat. Ramazan Myrto dhe Ylli Kosova janė lėnė tė lirė pas
paraqitjes zyrtare tė origjinalit tė pasurisė statuore. Gazetarėt kanė qėnė
tė pranishėm nė kėtė seancė, por ata nuk janė lejuar qė tė
fotografojnė.
Seanca
Tė pesė personat, midis tė cilėve dhe kreu i pezulluar i tatim- taksave tė
Durrėsit, u arrestuan tė dielėn nga policia e Durrėsit. Prokurori i ēėshtjes,
Ferdinant Elezi, gjatė prezantimit tė provave materiale dhe
argumentimit tė akuzės, midis tė tjerash, ka bėrė tė ditur rrethanat e
zhvillimit tė veprave penale nga tė pandehurit. Sipas tij, i pandehuri Gėzim
Kosova, pronar i njė agjencie transporti nė bashkėpunim dhe me shtetasin
Olsi Ēuko kanė transportuar nga Austria 50 t malto (lėndė e parė pėr
prodhimin e birrės), duke falsifikuar dokumentet e importit tė mallit fiktiv
nė emėr tė firmės Alfa Butrinti, Gjirokastėr. Po sipas prokurorit
Elezi, ka qenė Alfred Hoxha, agjenti doganor, ai qė ka pėrpiluar
dokumentacionin pėr procedurat doganore, pėr dy kamionėt e ardhur nga
Austria me lėndė tė parė pėr prodhimin e birrės me dy trajlerė. Me anė
tė NIPT-it (term doganor) si dhe licensės tė firmės Alfa Butrint
procedurat doganore pėr kėtė sasi malli janė bėrė nė datat 19 dhe 21
dhjetor tė vitit 2002. Sipas Elezit, ka vepėr penale pėr falsifikim
dokumentesh dhe shmangie tė akcizės. Si rezultat i kėsaj veprimtarie tė
paligjshme, sipas Elezit, shtetit shqiptar i ėshtė shkaktuar njė dėm prej
17 milionė lekėsh tė reja. Pėrsa i pėrket pozicionit tė kryetarit tė
degės sė tatim-taksave nė Durrės, prokurori Elezi deklaroi se ai (Myrto) sė
bashku me njė shtetas tjetėr, janė pronarė tė njė fabrike birre dhe njė
pjesė tė lėndės sė parė tė futur kontrabandė e kanė pėrdorur nė kėtė
fabrikė. Tė gjitha veprimet, sipas Elezit, janė kryer nė bashkėpunim
midis pesė personave tė akuzuar dhe kallėzimi nė lidhje me kėtė ēėshtje
ėshtė bėrė nga ana e drejtorisė sė pėrgjithshme tė doganave nė datėn
26 tetor tė vitit tė kaluar. Importi i mallit ėshtė bėrė fiktiv dhe
NIPT-i ėshtė bėrė pėr vitin 2000, nė njė kohė qė veprimet doganore
janė bėrė nė vitin 2002. Sipas prokurorit Gėzim Kosova, Olsi Ēuko dhe
agjenti doganor qė duhet tė vėrtetonte deklaratėn doganore dhe NIPT-in, nė
bashkėpunim kanė bėrė shmangien doganore tė mallit. Ndaj ai kėrkoi pėr
tė tre burg pa afat. Ndėrsa pėr Ramazan Myrton dhe Ylli Kosovėn, akuza kėrkoi
qė tė lihen tė lirė pas pagesės sė garancisė pasurore, e barazvlefshme
me dėmin qė i
kanė shkaktuar shtetit shqiptar. Ai kėrkoi qė Myrto tė paguajė 60 mijė
euro, ndėrsa avokati Ylli
Kosova, qė sipas akuzės nuk ka pasur lidhje tė drejtpėrdrejtė nė kėtė
vepėr penale duhet tė paguajė 30 mijė euro. Elezi kėrkoi gjithashtu qė
drejtori i degės sė tatim -taksave tė Durrėsit, Ramazan Myrto, tė jetė i
pezulluar nga detyra deri nė pėrfundim tė hetimeve.
-----------
PLL zgjedh pasuesin e Balles ne
postin e Sekretarit te Pergjithshem
Kryesia e PLL,
e Senatit dhe Kryetari i Keshillit Kombetar, analizojne veprimtarine e PLL si
dhe bejne vleresimin e qendrimit politik te grupit parlamentar te PLL ne
Kuvend, persa i perket ceshtjes came, projektligjeve per demshperblimin e ish
te burgosurve dhe te perndjekurve politike, te pronareve legjitime, ate per
statusin e ushtarakut si dhe per projektligje te tjera me rendesi. Mbledhja
diskutoi edhe per vakumin strukturor te krijuar mbas doreheqjes se ish-
Sekretarit te Pergjithshem te PLL, Sadedin Balla ne mbledhjen e fundit te
Keshillit Kombetar. Ne keto rrethana u konsideruan si domosdoshmeri
zevendesimi i tij dhe disa ndryshime te pjesshme ne strukturat e PLL me qellim,
sipas kryetarit te PLL Eqerem Spahiu, "per t'i dhene nje impuls te ri
aktivitetit te partise". "Ne kete mbledhje, duke vleresuar
kontributin ne PLL dhe aftesite, u vendos qe te beheshin ndryshimet e
meposhtme ne strukturen drejtuese, ku Artan Tujani u zgjodh Sekretar i
Pergjithshem i PLL; Blerim Kamberi u zgjodh Sekretar i Burimeve Njerezore,
njekohesisht edhe Kryetar i deges se PLL Tirane i zgjedhur ne konferencen e
fundit. Kjo levizje u be mbas doreheqjes se tij si Sekretar i Marredhenieve me
Publikun per te qene ne kushte me optimale per t'i kontribuar deges se Tiranes
dhe Neritan Kolgjinin, Sekretar per Marredheniet me Publikun", ka
informuar Spahiu. Keto procedura e vendime do t'i kalohen Komitetit Drejtues
dhe Keshillit Kombetar te PLL ne mbledhjen e pare te tyre.
A. META
7 Prilli, konteksti dhe konsekuencat
Ka hedhur nje
ide te bluar prej kohesh, autori: Me 7 Prill 1939 shqiptaret luftuan me heroizem,
me fuqite e pakta qe paten, nen udheheqjen e Majorit te Ushtrise mbreterore,
Abaz Kupit, duke pergjakur forcat pushtuese dhe duke i hedhur disa here ne det.
"7 Prilli shkaterroi perspektiven e vendit dhe risolli ne pushtet forcat me
te errta te shoqerise shqiptare gjate disa brezave, duke sjelle konsekuenca qe
do te kerkojne kohe te gjate per t'u riparuar", thote ai, ne emer te
monarkisteve shqiptare
Nga Murat BASHA
Ne kujtesen historike te
shqiptareve si popull, si komb e si shtet, 7 prilli i vitit tragjik 1939, do te
mbetet ngjarja me permasa fatale, qe ndryshoi rrjedhen e zhvillimit shoqeror dhe
strukturen juridiko-konstitucionale te shtetit politik shqiptar. Kjo date
startoi nderprerjen dhe rrenimin e arkitektures solide, te cilen Mbreteria
Shqiptare e kish projektuar dhe po e zbatonte me sukses, madje qe prej 14
vjetesh.
Perkunder ideve dhe praktikave
politike majtisto-liberale, qe vershuan ne Europe e Euro-Azi ne vitet 20-30 te
shekullit XX, ne Shqiperi ishin hedhur themelet e nje shteti me orientim
konservator, si pasqyrim kreativ dhe prosperues i ideve dhe filozofise se
Rilindjes Kombetare, prej nga vinte me energjine dhe formimin e tij edhe
kryetari i ketij shteti, Presidenti, e me pas, Mbreti Zog.
Ne bashkepunim dhe nen
udheheqjen konstitucionale te Tij, ishte mbledhur elita e ndergjegjshme
politiko-atdhetare dhe intelektuale, e cila shihte ne figuren e Tij madhore
sintezen e formesimit te liderit qe garantonte krijimin dhe, ne perspektive,
edhe realizimin e nje shteti solid, dinjitoz e me fytyre europiane, qofte nga
prirjet dhe frymezimi demokratik, qofte edhe nga qartesia e sendertimit te nje
sistemi politik garantues - sikunder ishte Mbreteria konstitucionale.
Ky frymezim iluministo-etatist,
qe buronte nga Rilindja Kombetare, gjeti misherim dhe zbatim te plote ne aktin
me madhor politiko-konstitucional - Miratimin e Statutit Themeltar, me 1 Shtator
te vitit 1928. Kjo kryeveper e mendjeve dhe vullneteve te ndritura te Kombit, me
ne krye "Shpetimtarin", e nxirrte shtetin shqiptar nga amullia dhe
pasiguria juridike.
Njemendesia dhe vendosmeria e
bashkeluftetareve, me "Shpetimtarin" si Prijes, ne rrokjen me mencuri
te ideve dhe vizioneve madhore te Mbretit, ishin mrekullia qe konkretizoi
endrren shekullore te shtetformimit shqiptar.
Nderkohe, epidemia komuniste dhe
fashiste, mjerisht, kishin gjetur vend edhe ne mjediset shqiptare, duke krijuar
kushtet, hapesirat dhe duke pritur rastin e volitshem per t'u shfaqur ne skene
dhe per te rrenuar ate cka po ngrihej me stermundim e perkushtim. Elemente dhe
qarqe ne sherbim te armiqve historike, me ngjyresa te panumerta politike apo
ideologjike, u bene pengesa kryesore e zhvillimit dhe shperfaqjes me efikasitet
te plote te efekteve jetike te struktures konservative te shoqerise shqiptare,
reflektuar zgjuaresisht ne sistemin politik te Monarkise kushtetuese.
Me ane te demagogjise per "progres,
barazi e fryme te re", bartesit e pikepamjeve fashiste e komuniste, shpesh
te infiltruar edhe ne politike, si deputete, dhe ne administrate, kerkonin te
realizonin permbysjen e regjimit dhe rrenimin e shtetit shqiptar per llogari te
fqinjeve.
Nga ana tjeter, zbatuesit e
politikave ekspansioniste te shtetit fashist italian dhe atyre jugosllav e grek,
vijuan presionet dhe diversionet mbi Mbretin Zog dhe shtetin shqiptar deri ne
fund, pra deri ne zbarkimin e trupave pushtuese me 7 Prill.
Stoicizmi dhe lufta e shkelqyer
diplomatike e Mbretit Zog dhe e diplomateve te Tij, demaskuan dhe diskretituan
diplomacine e Cianos dhe Musolinit, gje qe i detyroi keta te fundit te perdornin
gjuhen e forces, si vetmi mjet nenshtrimi.
Keshtu, politikes agresive te
Duces i mbeti vetem pushtimi ushtarak i Shqiperise per te realizuar qellimet
ekspansioniste te Italise fashiste ne drejtim te Ballkanit, sikunder kishte
vepruar edhe ne Abisini, per te kontrolluar Veriun afrikan, dhe per te shtrire
keshtu sundimin e enderruar romako-perandorak ne Mesdheun Lindor. Ne kete hulli,
edhe pakti Ciano-Stojadinovic kishte sherbyer si instrument kunderveprimi ndaj
vendosmerise se Mbretit Zog per ruajtjen e sovranitetit te shtetit shqiptar dhe
intensifikimin e rezistences antikoloniale.
Pra, italianet dhe jugosllavet
lidhen kauze te perbashket kunder Shqiperise, per asgjesimin dhe copetimin e saj,
si pengesa e realizimit te aspiratave te tyre agresive.
Periudha 1912-1939 eshte kronika
me e turpshme e pushtimeve italiane, jugosllave greke, pra e copetimit te
trojeve shqiptare dhe e nderhyrjeve ushtarake e agjenturore per shkaterrimin e
shtetit shqiptar, cka perkoi ne kohe edhe me periudhen e ndritur te kontributit
madhor te Ahmet Zogut ne politiken, formimin dhe drejtimin e shtetit shqiptar
pas 5 shekujsh pushtimi nga Perandoria Turke.
Me aktin kriminal te pushtimit
te 7 Prillit 1939, Musolini shkeli marreveshjen italo-britanike te vitit 1938
"Per ruajtjen e statukuose ne Mesdhe" dhe, njekohesisht, nxori zbuluar
shperfilljen e Fuqive te Medha ndaj fateve dhe te drejtave te popullit dhe
Kombit shqiptar.
Tolerimi i pushtimit fashist te
Shqiperise dhe pranimi i politikave te faktit te kryer, me shpresat e ruajtes se
paqes se rreme te kohes, me vone u kthye ne nje boomerang per mbare Europen.
Kjo miopi politike dhe injorimi
i fatit tragjik te popullit shqiptar, eshte padyshim shprehja me e mjerueshme e
cinizmit te Fuqive te Medha karshi interesave te popullit te vogel shqiptar.
Pushtimi i Shqiperise cmontoi strukturen fluide te Lidhjes se Kombeve dhe
shperfaqi deshtimin e ketij organizmi, qe rezultoi instrument i deshtuar ne
funksionin e ruajtjes se Paqes dhe ekuilibreve politiko-ushtarake mbareboterore.
Fakti me domethenes i pafuqishmerise dhe papergjegjshmerise se Lidhjes se
Kombeve, ishte refuzimi i shqyrtimit te Deklarates se Protestes se Qeverise
Shqiptare prej saj, pas pushtimit fashist, nderkohe qe Shqiperia ishte anetare
me te drejta te plota e kesaj strukture qe ish krijuar per sigurine
mbareboterore pas LPB.
Pushteti komunist i pas '44-es
dhe historiografia zyrtare e tij, e fshehen faktin se perfaqesuesi i Bashkimit
Sovjetik ne Lidhjen e Kombeve, ishte kundershtari me i eger i shqyrtimit te
Protestes se Qeverise shqiptare per aktin banditesk te pushtimit te Shqiperise,
sepse kerkonte te sfumonte efektet e agresionit te BS ndaj Finlandes,
republikave priballtike, Besarabise, Transilvanise, Bukovines dhe Moldavise. I
njejti qendrim i historiografise enveriste, eshte mbajtur edhe per fshehjen e
qendrimit te Stalinit ndaj fateve te Shqiperise dhe Kombit shqiptar ne Takimin e
Teheranit dhe Mbledhjen e Jaltes.
Me 7 Prill 1939 shqiptaret
luftuan me heroizem, me fuqite e pakta qe paten, nen udheheqjen e Majorit te
Ushtrise mbreterore, Abaz Kupit, duke pergjakur forcat pushtuese dhe duke i
hedhur disa here ne det. Durresi u la me gjak dhe u be qendra kryesore e
rezistences kunder pushtimit fashist. Po keshtu ngjau edhe ne Vlore, Shengjin
Sarande, Shkoder dhe ne grykederdhjen e Semanit, ku dhane jeten afro 300
luftetare.
Nderkohe, asnje komunist apo
majtisto-liberal nuk mori armen per te mbrojtur Atdheun nga pushtuesit, por,
perkundrazi, me shpejtesi u inkuadruan ne radhet e administrates se pushtimit.
Madje ata ishin te paret qe e priten me gezim pushtimin, ngaqe nje pjese e tyre
u lirua edhe nga burgjet.
Sot, ata qe mbajne dekoratat e
"Heroit te Popullit", te marra per vrasjen e shqiptareve gjate LDB,
kane filluar ta mohojne pushtimin fashist. Dhe jo rastesisht, sepse me renien e
Mbreterise Shqiptare, domethene me asgjesimin juridiko-politik te shtetit
shqiptar, per komunistet realizohej edhe nje nga detyrat e dhena per ta nga
qendrat sllavo-internacionaliste te komunizmit, qe ishin armiqesore ndaj kombit
shqiptar, shteti dhe sistemit politik monarkist, i cili e kish nxjerre jashte
ligjit komunizmin, madje bartesit e tij i denoi me gjyqe publike per
veprimtarine e tyre subversive, antikushtetuese, ne sherbim te paguar ndaj
fashizmit e komunizmit, sikunder kane vertetuar edhe proceset gjyqesore. Aleanca
fashisto-komuniste kunder shtetit shqiptar, frymezohej nga Pakti
Molotov-Ribentrop, i cili i kaperceu dasite midis dy kampeve ideologjike te
totalitarizmit, qe ish krijuar pas Luftes se Spanjes.
Si gjithmone, kunder pushtimit
fashist luftuan ata qe kishin luftuar brez pas brezi kunder pushtimeve serbe,
greke, italiane, duke shkrire jeten dhe pasurine per Atdheun dhe Kombin.
Lufta civile qe pasoi pushtimin,
solli mjaft te vrare dhe shkaterrime, te cilat kulmuan pas fitores se
komunisteve, nepermjet eleminimit te shtreses qe perbente palcen kurrizore te
shoqerise shqiptare - eliten dhe inteligjencen konservatore e djathtiste.
Shkaterrimi i substratit
konservativ kombetar dhe permbysja e raporteve politike, ekonomike dhe sociale,
ishin kryeveprat e genocidit sllavo-komunist.
Gjate LDB dhe pas saj, aleate te
fuqive antifashiste u vetshpallen vrasesit e popullit, nderkohe qe armiqte
historike u shpallen "vellezer dhe aleate ideo-strategjike". Edhe pas
vendosjes se Pluralizmit, me 1990, internacionalistet u vetshpallen "adhurues
dhe aleate te Perendimit!!!".
Ne kete kendveshtrim, 7 Prilli
shkaterroi perspektiven e vendit dhe risolli ne pushtet forcat me te errta te
shoqerise shqiptare gjate disa brezave, duke sjelle konsekuenca qe do te
kerkojne kohe te gjate per t'u riparuar. Por demi me i rende i shkaktuar nga kjo
epidemi, eshte atrofizimi i aftesive shtetformuese dhe legalizimi i padrejtesive
shoqerore.
Ndaj, me te drejte, 7 Prilli
konsiderohet si menxyre kombetare me pasoja fatale per shqiptaret, ndonese
shenon edhe kulmimin e lavdise dhe gjakut qe legalistet dhe mbreteroret derdhen
per Atdhe.
http://www.kohajone.com/
PLL ANALIZON SITUATEN E SAJ
Kryesia e Partise Levizja e Legalitetit, Kryesia e Senatit te PLL, dhe Kryetari
i Keshillit Kombetar, zhvilluan para dy ditesh nje takim ne te cilin analizuan
veprimtarine e PLL nga mbledhja e fundit e Keshillit Kombetar e zhilluar me 21
nentor 2003 dhe deri tani. Konferencat e degeve neper rrethe jane zhvilluar ne
shumicen e tyre dhe ne keto konferenca eshte analizuar me pergjegjesi te plote
veprimtaria e tyre politike, por ne vecanti rezultati i zgjedhjeve vendore te
tetorit 2003. Gjate kesaj analize rezulton se keto konferenca jane zhvilluar
konform statutit dhe udhezimeve te dhena ne Keshillin Kombetar. Ato kane qene
model per nga menyra e organizimit, procedurat demokratike per zgjedhjen e
kryetareve dhe komiteteve drejtuese te degeve, duke u kthyer ne nje model per
partite lokale. Gjithashtu, ne kete takim u analizua situata politike ne vend
dhe kontributi i PLL-se ne levizjen mbareqytetare "Nano ik". Kjo
mbledhje beri vleresimin e qendrimit politik te grupit parlamentar te PLL ne
Kuvend, persa i perket ceshtjes came, projektligjeve per demshperblimin e ish te
burgosurve dhe te perndjekurve politike, te pronareve legjitime, ate per
statusin e ushtarakut, si dhe per projektligje te tjera me rendesi.