E Hene, 22
Mars 2004 http://www.kohajone.com/
SPAHIA: NE DO TA RREZOJME NANON
Partia Levizja e Legalitetit, pas protestes se 20 Marsit, shpreh
angazhimin per te perkrahur levizjen "Nano ik" edhe gjate turit te
saj ne te gjithe Shqiperine. Dje gjate nje prononcimi per mediat, kreu
legalist, Ekrem Spahia rikonfirmoi rishtazi mbeshtetjen totale te partise se
tij ndaj te gjitha nismave qe opozita do ndermarre ne kuadrin e kesaj
levizjeje. Spahia e argumentoi kete perkrahje, si nje kontribut qe i benin
legalistet luftes kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, derivat i te
cilave sipas tij ishte kryeministri Nano. Kryelegalisti shprehu bindjen se
vetem nepermjet protestave paqesore ne mbare vendin, mund te realizohej
rrezimi i kreut te ekzekutivt, te cilin Spahia e cilesoi armik te shqiptareve.
"Jam i bindur se rruga neper te cilen kalon largimi i kryeministrit Nano
eshte protesta paqesore. Levizja "Nano ik" nuk ka me kthim prapa,
ajo eshte e pandalshme deri ne realizimin e synimit te saj. Kjo mund te
arrihet me protesta mbarepopullore, te cilat duhet te shtrihen ne mbare vendin,
perfundoi legalisti Spahia fjalen e tij.
--------------------------------------------------------------------------------
PD: Mesazhi i Shqiperise, bashkejetesa
Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha, ka shfrytezuar mitingun
e djeshem ne sheshin "Skenderbej", per te leshuar nje mesazh ne
adrese te qytetareve te Kosoves, i cili ne thelb, bente thirrje per
bashkejetese me te gjithe etnite qe jane ne Kosove. Duke iu referuar
zhvillimeve te fundit dramatike ne Kosove, Berisha, ne emer te PD dhe te
pranishmeve ne shesh, shprehu dhimbjen per viktimat e diteve te fundit.
Mesazhi i tij ishte mjaft i qarte per shqiptaret pertej kufirit, duke u
kujtuar atyre bashkejetesen me pakicat ne Shqiperi. "Deshirojme te merrni
mesazhin e ketij sheshi, se ne respektojme institucionet e kultit dhe e
ndertojme se bashku te ardhmen tone drej paqes, stabilitetit dhe integrimit",
ka nenvizuar Berisha. Sipas tij, qindra mije shqiptare bashkejetojne ne menyre
mjaft harmonike me mjaft shqiptare me origjine greke, rome, maqedonase, sllave
etj. Per kryetarin demokrat, bashkejetesa eshte rruga me e sigurte per te
sheruar plaget. Berisha ka nenvizuar se cdo rruge tjeter eshte zhgenjyese per
kosovaret.
Ne Kosove prej kater ditesh jane rikthyer trazirat dhe perleshjet mes serbeve
dhe shqiptareve, ndersa gjendja duket se ka qene me e stabiluzuar gjate dites
se djeshme.
--------------------------------------------------------------------------------