PD rrezon oferten e PS per pronat  http://www.korrieri.com/

E Enjte, 22 Korrik 2004

Partia Demokratike nuk do te ndryshoje qendrimin e saj persa i perket ligjit
per kthimin e pronave dhe pritet qe ne seancen e sotme parlamentare te
votoje "pro" dekretit te Presidentit Alfred Moisiu. Kete e kane pohuar dje,
tre nga zyrtaret kryesore te partise me te madhe opozitare ne vend, duke
paralajmeruar hedhjen poshte te kushtit te vene dy dite me pare nga
socialistet, qe kreu i Komitetit te ndarjes se prones te zgjidhej nga
Kuvendi. Sekretari i Pergjithshem i PD, Ridvan Bode ka nenvizuar dje faktin
se demokratet nuk do te pranojne asnje lloj kompromisi me Partine
Socialiste, per Kryetarin e Komitetit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave
dhe se do votojne pro dekretit te Presidentit Moisiu.

Ne kete menyre, duket se i eshte hapur drita jeshile rrezimit te ketij
dekreti nga grupi i socialisteve, te cilet kane hasur ne kundershtimin e
demokrateve per kushtin e vene ndaj tyre per miratimin e dekretit ne fjale.
"Ne Parlament vendosin ato kartona qe ka PS-ja. Kjo (Kryetari i Komitetit)
ishte pika, e cila shkaktoi ikjen tone nga Kuvendi. Per fat te keq, pasi ne
ikem nga Kuvendi u fut dora ne ligj perseri dhe ndryshuan gjerat, per te
cilat kishim rene dakort", eshte shprehur dje, deputeti i PD-se, Fatos Beja.
Nderkaq, per Sekretarin e Marredhenieve me Jshte ne PD, Besnik Mustafaj,
qendrimi i kesaj partie eshte i percaktuar qe gjate diskutimit te ligjit te
pronave pak jave me pare, "dhe nuk mendojme se ka arsye per te ndryshuar
kete qendrim".

Ligji i miratuar para disa javesh nga Kuvendi i Shqiperise, pa konsensusin e
gjere te kerkuar nga Presidenti, u rikthye edhe njehere per rishqyrtim ne
seance nga Kreu i Shtetit, pak dite me pare. Arsyeja kryesore e ketij kthimi
nga kreu i shtetit shqiptar, ishte pikerisht mungesa e konsensusit te gjere
politik, por edhe ndonje problem teknik i ligjit.

R. Kalemi

-----------------------
22/07/2004
Topalli: Pėr vendimin e fundit tė grupit tė PS-sė mund tė themi shprehjen:
"Hiqja Fatosit dhe jepja Gramozit"

Pronat, PD nuk pranon kompromisin e PS-sė

N.Perndoj


TIRANE- Demokratėt nuk do tė votojnė sėrish ligjin pėr pronat. Ata nuk
pranojnė "kompromisin" e ofruar nga PS, ku thuhet se kryetari i Komisionit
Qendror tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave duhet tė zgjidhet nga Kuvendi.
Nė projektligjin e kaluar mė parė nga Kuvendi, ishte vendosur qė kryetari i
kėtij komisioni tė emėrohej nga kryeministri, ndėrkohė qė mendimi i opozitės
ishte qė kryetari tė zgjidhej nga presidenti. Nėnkryetarja e Partisė
Demokratike, Jozefina Topalli u shpreh dje pėr "Shekullin", se vendimi
politik i grupit parlamentar tė PS-sė nuk ndryshon asgjė. "Gjithēka qė tha
kryetari i grupit parlamentar tė PS-sė, Gramoz Ruēi nuk ndryshon asgjė. Kemi
mbetur aty ku e kemi lėnė seancėn e fundit", -tha ajo. Demokratėt janė tė
bindur se edhe propozimi i fundit i socialistėve ėshtė i njėjtė me
propozimin e mėparshėm. Kjo sepse kryetari i Komisionit Qendror tė Kthimit
dhe Kompensimit tė Pronave, do tė jetė sėrish i PS-sė pėrderisa ai do tė
votohet nė Kuvend dhe nė kėtė organ legjislativ, shumicėn e kanė po
socialistėt.. "Pėr vendimin e fundit tė grupit parlamentar tė PS-sė mund tė
themi me plot gojėn njė shprehje: "Hiqja Fatosit dhe jepja Gramozit". Nuk ka
asgjė tė re nė kėtė vendim. Eshtė pėrsėritur insistimi pėr tė kontrolluar
ēdo gjė, ide pėr tė cilėn ne braktisėm Kuvendin seancėn e fundit, kur u
diskutua kjo ēėshtje dhe natyrisht nuk ka ndryshuar asgjė lidhur me arsyet
pėr tė cilat ne braktisėm edhe atė seancė parlamentare", -tha Topalli. Nė
projektligjin e mėparshėm pėr pronat, ishte parashikuar qė komisioni tė
pėrbėhej nga 5 anėtarė, 2 pozita, 2 opozita dhe kryetari tė emėrohej nga
kryeministri. Me variantin e ri tė propozuar nga socialistėt (qė duket se do
tė hidhet poshtė) komisioni duhet tė pėrbėhet nga 7 anėtarė. 3 anėtarė duhet
tė zgjidhen nga pozita, 3 nga opozita dhe kryetari i zgjedhur nga Kuvendi.
Ndėrsa sekretari i pėrgjithshėm i PD-sė, Ridvan Bode deklaroi dje se ligji
pėr pronat lė vend pėr abuzime nė dėm tė ish-pronarėve. Krahas vėrejtjes pėr
kryesimin e Komisionit tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, Bode i ka
shtuar argumentimit tė tij edhe disa nene tė tjera qė, sipas tij, kanė
nevojė pėr ndryshime. "Nuk ėshtė ēėshtja vetėm pėr komisionin, por ėshtė
njėkohėsisht edhe mospranimi dhe deklarimi i papranueshėm i nenit 8, pika 4,
nen i cili u jep tė drejtė atyre qė sot disponojnė njė kontratė mbi pronat e
ish-pronarėve apo mbi pronat shtetėrore qė tė privatizojnė nė mėnyrė
preferenciale", -tha ai. Opozita, tha Bode, nuk do tė pranojė asnjė
kompromis me PS lidhur me ēėshtjen pėr kompetencat e komisionit qė do tė
merret me kthimin dhe kompensimin e pronave. Ai shtoi se miratimi i kėtij
ligji, ka qenė i nxituar madje ka munguar transparenca e duhur.

---------------------------
Kuvendi voton dekretin e Presidentit Moisiu pėr disa ndryshime nė ligjin e
pronave

Lajmi i ores 4:40 PM

Kuvendi Shqiptar

 TIRANE (22 Korrik) - Kuvendi miratoi nė parim sot (e Premte) gjatė seancės
sė sotme plenare, dekretin e Presidentit tė Republikės, Alfred Moisiu, pėr
disa ndryshime nė ligjin pėr "kthimin dhe kompesimin e pronave". Me 100 vota
pro, 1 kundėr dhe 9 abstenime deputetėt kanė pranuar dekretin e Presidentit
Moisiu pėr kthimin nė Kuvend tė ligjit tė pronave. Ky dekret ėshtė vlerėsuar
si shans pėr tė siguruar njė konsensus mė tė gjerė mes mazhorancės dhe
opozitės pėr kėtė ligj. Propozimet e Presidentit Moisiu pėr ligjin e pronave
do tė shqyrtohen nė komisionin parlamentar tė ligjeve dhe atė tė ekonomisė,
pėr tė kaluar mė pas pėr votim nė parlament bm/bm (News24/BalkanWeb)