© 2003 Gazeta Panorama http://www.panorama.com.al/

Faqe 18 - Aktualitet
22Korrik 2004

Historia e pinjollit tė familjes otomane. Si i dha Zogu nėnshtetėsinė
shqiptare

Nipi i sulltanit me pasaportė shqiptare

Rikthimi si nėnshtesas turk, pas takimit me Erdoganin nė SHBA


ARMAND PLAKA

Biografia

Princi i Kurorės, Ertugrul Osman i Turqisė, lindur nė Stamboll mė 18 gusht
1912, kreu i 43-tė i Oborrit Perandorak, i biri i Mehmed Burhan-Edinit
(lindur nė pallatin Yildiz, nė Stamboll, mė 19 dhjetor 1885; vdekur nė
Nju-Jork mė 15 qershor 1949).

Anėtar i "Comité de Patronage" ku aderon edhe pretendenti shqiptar pėr
Fronin Mbretėror, Leka I.
Nuk ka pranuar kurrė tė marrė pasaportė amerikane edhe pse jeton atje qė
prej shumė dekadash. Fillimisht ka jetuar nė Shqipėri, plot katėr vjet, ku
ka marrė edhe pasaportė shqiptare nga administrata e atėhershme e mbretit
Zog. Mė pas ka jetuar nė ekzil nė Perėndim e mė pas, prej 40 vjetėsh, ai ka
jetuar nė Nju-Jork.

Por dėshira pėr tė vdekur si turk, me nėnshtetėsinė e vendit ku lindi, e ka
bėrė qė ai tė presė pėr tė rimarrė njė pasaportė nga vendi i tij. Udhėtimet
e shumta drejt Turqisė, siē pranon edhe vetė, i ka bėrė me certifikatė
amerikane udhėtimi ose me dokumente tė lėshuara nga shteti shqiptar. Por mė
nė fund, takimi me kryeministrin turk, Erdogan, gjatė vizitės sė kėtij tė
fundit nė SHBA, i ka rikthyer tė drejtėn tė marrė atė qė ka kėrkuar pėr vite
me radhė, njė dokument tė vendit tė tij pėr tė vdekur si turk.

Por, historia e tij nuk ėshtė thjesht njė histori qė i pėrket Stambollit.
Dokumentet shqiptare tė pėrdorura prej tij nė vite e bėjnė njė person
interesant edhe pėr tė gjithė shqiptarėt.

"Hurriyet" Osmani rifiton Turqinė
Ertugrul Osman, anėtari i moshuar i familjes mbretėrore otomane qė u largua
prej andej para se Turqia tė deklarohej republikė mė 1923, ėshtė rikthyer nė
Turqi nė njė vizitė, pasi qeveria ra dakord t'i jepte atij nėnshtetėsinė
turke, thanė gazetat tė martėn.

Osmani, nipi i madh 91-vjeēar i sulltan Abdylhamitit II, ka vizituar
Turqinė, por rikthimi i tij nė Stamboll tė hėnėn pėrbėnte edhe herėn e parė
qė ai pėrdori njė pasaportė turke, e cila iu lėshua javėn qė shkoi, tha e
pėrditshmja "Hurriyet". Edhhe gazeta tė tjera e kishin nė fokus kėtė
ngjarje.

Anėtarėt e familjes otomane u detyruan tė shkonin nė ekzil nė vitin 1924 pas
shembjes tė perandorisė dhe shtetasit e saj u evakuuan. Anėtarėt e familjes
qysh prej asokohe janė lejuar tė kthehen dhe kanė marrė gjithashtu
shtetėsinė turke. Qeveria turke ra dakord qė t'ia japė edhe Ertugrul Osmanit
nėnshtetėsinė turke pas takimit qė ky pati me kryeministrin turk nė
Nju-Jork. Pinjolli i familjes mbretėrore otomane ka jetuar nė Nju-Jork gjatė
40 viteve tė fundit. Osman ėshtė cituar tė thotė se nuk ka marrė kurrė
nėnshtetėsi nė ndonjė shtet tjetėr dhe se ai kishte udhėtuar pėr nė Turqi
edhe disa herė tė tjera duke pėrdorur dokumente udhėtimi tė lėshuara nga
SHBA-ja dhe Shqipėria.

"Unė kam lindur si turk dhe do tė vdes si turk", thotė ai.

E shoqja e tij, Zejnep, thotė se ata planifikojnė tė kalojnė disa ditė nė
Stamboll, ish-kreyqendra e Perandorisė Otomane, pėrpara se tė udhėtojnė pėr
nė Fetije, njė resort turistik mesdhetar nė jug tė vendit. Gjyshi i Osmanit,
Abdylhamidi, erdhi nė fron nė vitin 1876 dhe u rrėzua nga froni nė vitin
1909 mes trazirave e pakėnaqėsive qė pėrfshinė perandorinė. Perandoria pas
kėsaj ra nė kolaps pėr t'u shembur pėrfundimisht nė tetor 1922 nga forcat
republikane, tė udhėhequra nga Ataturku.

Zaman Online Otomani i fundit, njė nėnshtetas turk
Njė anėtar - ende i gjallė - i dinastisė otomane, Osman Ertugrul, mbėrriti
nga SHBA-ja dje me njė pasaportė qė ai e mbante pėr herė tė parė nė dorė tė
premten e shkuar. Ertugrul, pasardhėsi 91-vjeēar i sulltanit Abdylhamiti II,
jeton aktualisht nė SHBA, por, nė fakt nuk ka pasur atdhe qė nga viti 1924.
Ai ka udhėtuar pėr nė Stamboll me gruan e tij, princeshėn Zejnep.

Ertugrul, duke fluturuar nga Nju-Jorku mbi bordin e "Turkish Airlines",
ishte i lumtur kur tregoi pasaportėn e tij pėr gazetarėt. Ai tha se ēdo vit
ai e vizitonte Turqinė me njė dokument apo certifikatė amerikane udhėtimi.
Ai iu pėrgjigj pyetjeve rreth pėrshtypjeve tė tij: "Unė nuk ndihem shumė i
ndryshėm, sepse unė linda njė turk dhe do tė vdes si njė turk. Unė gjithmonė
e kam menduar njė gjė tė tillė. Unė nuk kam pranuar njė pasaportė nga ndonjė
vend tjetėr, dhe nuk u bėra as amerikan. Nė fėmijėri unė kam pasur njė
pasaportė shqiptare pėr njė periudhė katėrvjeēare. Kjo ėshtė pasaporta ime e
dytė pas saj". Ertugrul pėrmendi takimin e tij me kryeministrin Rexhep Taip
Erdogan, dhe tha se pėrshtypja qė Erdogani i kishte lėnė atij ishte: "Ai
ėshtė njė burrė i shkėlqyer, njė njeri i vėrtetė. Ai ėshtė i besės. Ne
thjesht hėngrėm bashkė njė mėngjes dhe pimė ēaj gjatė takimit.

Nuk folėm rreth politikės, apo ēėshtjeve nė hollėsi". Ertugrul pozoi pėr
gazetarėt, krah pėr krah me tė shoqen, Zejnep. Ai tha se ata do tė rrinin dy
muaj dhe se do tė bėnin pushime nė Kusadasi, nė brigjet e Egjeut. Ēifti, i
martuar qysh prej 15 vjetėsh, nuk ka akoma ndėr mend tė vendoset
pėrfundimisht nė Turqi.



Ertugrul, pasaportė pas ēajit me Erdoganin

Takimi me Erdogan, njė takim i thjeshtė, siē pėlqen ta kujtojė Ertugrul
Osman, ka qenė edhe momenti kur mė nė fund atij i ėshtė hapur drita jeshile
pėr tė marrė njė pasaportė turke - njė pasaportė qė duket se e bėn atė
tashmė tė vdesė i lumtur. "Unė linda turk e dua tė vdes si turk", thotė
Ertugrul Osman duke pozuar me tė shoqen dhe pasaportėn e re.



Kush ishte sulltan Abdylhamiti II

Sulltani Abdylhamiti II, gjyshi i Ertugrul Osmanit, lindi nė Stamboll mė 21
shtator 1842. Babai i tij ishte sulltani Abdyl Mexhid dhe e ėma e tij ishte
Tiri Mujgan Kadin Efendi. Ai e humbi tė ėmėn kur ishte ende fėmijė dhe u
rrit nga njerka e tij, Pristu Kadin. Ai ishte njė fėmijė i dobėt qė sėmurej
shpesh dhe, pėr kėtė arsye, meritonte tėrė pėrkujdesjen e tė atit. Ai ishte
edukuar e arsimuar nė mėnyrė tė plotė dhe kishte mėsuar tė luante piano
pėrveē ndjekjes sė kurseve tė tjera. Sulltan Abdylhamiti II jetoi njė jetė
tė lirė para se tė martohej. Pas martesės, ai e kaloi tėrė kohėn e mbetur me
familjen. Ai e udhėhoqi Perandorinė Otomane pėr 33 vjet me radhė. Ai u shqua
si njėri nga sulltanėt mė reformatorė.