E Diele, 22 Gusht 2004 http://www.korrieri.com/
Republikanet:
Ne shtator te zgjidhet fjalkryqi PD-PR per zgjedhjet
Drejtuesit
e PR do ti kerkojne PD qe, brenda muajit shtator, te percaktohet perfundimisht
menyra e bashkepunimit elektoral midis ketyre dy partive per zgjedhjet e
ardhshme parlamentare. Garuli: "Nese nuk do te arrihet bashkepunimi ne
shtator PR do te shikoje mundesine per nje ballafaqim me vehte elektoral"
Armando META
Drejtuesit me te larte republikan, do ti kerkojne Partise Demokratike qe, brenda
muajit shtator, te percaktohet perfundimisht menyra e bashkepunimit elektoral
midis ketyre dy partive per zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sekretari i
Pergjithshem i PR, Aleksander Garuli, deklaroi dje per gazeten "Korrieri"
se, ne menyre te shpejte duhet te kete nje riformatim te koalicionit "Bashkimi
per Fitore", ne te cilin jo vetem te percaktohen partite perberese te ketij
koalicioni, por dhe se cili do te jete bashkepunimi elektoral midis
republikaneve dhe demokrateve, si dy partit kryesore te ketij grupimi ne
zgjedhjet e ardhshme. "PR deklaron se nuk do te hyje ne bisedime ne pozita
inferiore, persa i perket modaliteteve te bashkepunimit elektoral me PD, si dhe
me subjektet e tjera opozitare te interesuara per kete bashkepunim elektoral.
Muaji shtator, sipas mendimit tim, por edhe i lidershipit te PR, duhet te jete
muaji perfundimtar i zgjidhjes se skemes se bashkepunimit elektoral midis PD dhe
PR", nenvizon Garuli. Sipas tij, republikanet nuk do te pranojne me nga PD
praktiken e zvarritjes se skemes se bashkepunimit elektoral, sic eshte bere
gjate dy zgjedhjeve te fundit te pergjithshme. Garuli eshte i mendimit se, nese
nuk do te arrihet ne nje formule bashkepunimi gjate muajit shtator mes PR dhe PD,
atehere republikanet do te shikojne mundesine per nje ballafaqim me vehte
elektoral. "Praktika e zvarritjes nga ana e PD, e gjetjes se formules se
bashkepunimit elektoral, ka cuar ne mjaft raste ne coroditje te strukturave tona
elektorale dhe partiake, duke vene ne veshtersi serioze funksionimin elektoral
te PR. Ne do te kerkojme vendosjen e pikave mbi "i" me PD, ne menyre
qe te mos perseritet ajo qe ndodhi ne zgjedhjet e fundit vendore, ku marreveshja
elektorale mes PD dhe PR, per nga zbatimi, la shume per te desheruar, gje qe
solli dhe pasoja jo te vogla brenda PR", nenvizon Garuli. Sipas tij, nevoja
per nje riformatim te koalicionit "Bashkimi per Fitore", eshte mese e
domosdoshme edhe per faktin se, ndonje subjekt perberes i ketij koalicioni, ne
rastin konkret PLL, gjendet perpara dilemes per te bashkepunuar me
"BF" apo me Levizjen per Zhvillim Kombetar, te nismuar nga metonjesi
per fronin mbreteror Leka
Zogu.
Sipas Garulit, perpunimi i skemes se bashkepunimit elektoral midis PR dhe PD
eshte mese i nevojshem, ne menyre qe edhe PR, nga pikpamja organizative dhe
politike, te pergatise njerezit e saj, ne funksion te kurorezimit me sukses te
kesaj skeme. "Ajo qe dua te theksoj eshte fakti se, PR eshte e
pergatitur edhe per nje ballafaqim me vehte elektoral. Ne jemi te hapur per
bashkepunim. Por nese konstatojme se nga pala tjeter do te mungoje ky vullnet,
jemi te gatshem te perqendrojme te gjitha energjite tona per zhvilluar nje
fushate me vehte elektorale", nenvizon Garuli. Sipas tij, dalja e PR vetem
ne zgjedhje nuk nenkupton se ajo nuk do te jete e gatshme per bashkepunim me PD
dhe me forcat e tjera opozitare pas zgjedhjeve.