http://www.korrieri.com/ E Premte, 22 Tetor 2004
 
Princi Leka kerkon mbeshtetjen e studenteve 

Princi Leka i I zhvilloi dje nje takim ne Universitetin e Elbasanit, duke kerkuar mbeshtetjen e studenteve per Levizjen per Zhvillim Kombetar. Rektori i Universitetit prof.dr. Jani Dode e njohu Leken me gjendjen ne te cilin ndodhet ky Universitet, vazhdues i denje i Normales se Elbasanit. Dode u shpreh se Universiteti eshte qender e rendesishme universitare ne vend me rreth 8.000 studente. Ky universitet, - tha Dode, - mban lidhje me universitetet e Prishtines dhe te Tetoves, duke i sherbyer me mire se kushdo tjeter ceshtjes kombtare. "Eshte mire qe politika te mos perzihet me ceshtjen e arsimit dhe te universiteteve", theksoi rektori. Nga ana e tij, Princi Leka pohoi se eshte i mireinformuar per Universitetin e Elbasanit, ndaj dhe kishte deshire te zhvillonte nje takim me studentet. Ne takimin me nje grup studentesh, Princi kerkoi se cilat ishin mendimet e tyre per gjendjen politike ne vend dhe rruget per ta integruar sa me shpejt Shqiperine ne Europe. Midis te tjerash, nipi i Ahmet Zogut u kerkoi studenteve qe t'i bashkoheshin Levizjes per Zhvillim Kombetar, si e vetmja force qe do t'i shpetonte shqiptaret nga kthetrat shterpe te politikes shqiptare.
 
F.S

http://www.panorama.com.al/
Faqe 6 - Politikė 
Princi Leka, takim politik me studentėt nė Elbasan

Princi Leka ka vizituar dje, studentėt e universitetit tė Elbasanit “Aleksandėr Xhuvani”, me tė cilėt ka diskutuar pėr shqetėsimet qė ata kanė, si dhe pėr hapat qė ata gjykojnė se duhen ndėrmarrė ng politika pėr integrimin e Shqipėrisė. Princi Leka ėshtė shfaqur mes studentėve si mbėshtetės i iniciativės sė babait tė tij, Leka I, pėr tė cilėn ai tha se ėshtė njė shpresė qė duhet tė ringjallet tek tė gjithė shqiptarėt. Ai u ka shpjeguar studentėve se familja mbretėrore kėrkon mbėshtetje nga tė gjithė, dhe ėshtė shprehur se perspektiva ėshtė ajo e forcimit tė shtetit e tė rendit, si dhe integrimi i shpejtė evropian, nė momentin kur LZHK-ja tė jetė nė pushtet. Ndėrkohė qė nė njė deklaratė pėr shtyp PLL-ja ka mbajtur qėndrim edhe pėr deklaratėn e publikuar nga “Transparency International” (TI) pėr nivelin e korrupsionit nė botė”.


 
Faqja 7 - POLITIKE

Tetor 22, 2004

 
Miratohen me votat e dy partive tė mėdha ndryshimet nė KQZ dhe listat e zgjedhėsve
 
Blushi kundėr PS-PD pėr listat
Kuvendi: Gjendja civile, derė mė derė pėr rregjistrime

Artemida Ēollaku

Kuvendi kurorėzoi dje marrėveshjen politike PS-PD, pėr ndryshimet nė Kodin Zgjedhor, si dhe pėr hartimin e listave tė zgjedhėsve. LSI, LZHK, PBDNJ, PDR dhe PSD votuan kundėr ndėrprerjes sė mandatit tė anėtarit tė KQZ-sė, Maksim Shimani, ndėrsa mė i madh ishte konsensusi pėr ligjin e regjistrimit tė zgjedhėsve. "Legalizimet" u shtynė pėr javėn e ardhshme, pas kėrkesės sė Ruēit dhe Topit.

LAJMI

Kuvendi miratoi dje, pas shumė diskutimesh, ndryshimet nė Kodin Zgjedhor, qė parashikojnė ndėrprerjen e mandatit tė njėrit prej anėtarėve tė KQZ-sė dhe zėvendėsimin e tij me njė kandidaturė tė propozuar nga Partia Demokratike. Miratimi u bė me 91 vota pro, 15 vota kundėr dhe 3 abstenime. Kundėr miratimit tė ligjit nuk ishin vetėm deputetė qė u pėrkisnin grupeve parlamentare tė partive tė vogla, por edhe deputetė socialistė. Kėshtu, socialisti Taulant Dedja votoi kundėr kėtij ndryshimi. Ndėrkohė qė depueti Nazmir Bilani abstenoi. Ndėrsa, tė gjitha reagimeve kundėr ligjit, kreu i deputetėve socialistė, Gramoz Ruēi, iu pėrgjigj duke thėnė se dispozita kalimtare bėnte tė mundur thjesht plotėsimin e njė boshllėku ligjor, i cili ekziston nė nenin 181 tė Kushtetutės.

Flijimi
Maksim Shimani do tė jetė anėtari i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, mbi tė cilin do tė veprojė ligji i miratuar, qė parashikon ripėrtėritjen e KQZ-sė. Nė kėtė ligj parashikohet qė anėtarit tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, i cili ėshtė zgjedhur fillimisht nga Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė dhe qė nuk ėshtė pėrfshirė nė pėrtėritje (Maksim Shimani), i mbaron mandati me futjen nė fuqi tė kėtij ligji. Nė kėtė ligj parashikohet qė anėtari zėvendėsues zgjidhet nga Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė nė bazė tė propozimeve tė bėra nga Partia Demokratike. Mandati i anėtarit qė do tė zėvendėsojė Shimanin do tė jetė deri mė 31 mars tė vitit 2010.

Listat
Afati pėr regjistrimin e zgjedhėsve fillon mė 1 nėntor dhe pėrfundon mė 28 shkurt. Pėr katėr muaj me radhė njėsitė e pushtetit vendor duhet tė bėjnė regjistrimin e tė gjithė zgjedhėsve tė grupuar nė dy regjistra, tė pėrkohshėm dhe tė pėrhershėm. Nė regjistrin e parė do tė pėrfshihen tė gjithė banorėt e zonės, tė cilėt nuk kanė bėrė transferimin e dokumenteve tė gjendjes sė tyre civile, ndėrsa nė tė dytin tė gjithė banorėt rezidentė nė kėtė zonė. Regjistri i pėrkohshėm do tė jetė funksional vetėm pėr zgjedhjet parlamentare tė 2005-s dhe nuk do tė luajė asnjė funksion tjetėr. Ky ligj detyron punonjėsit e gjendjeve civile qė tė bėjnė regjistrimin pėr ēdo banor dhe jo tė lihet nė vullnetin e banorėve. Njė gjė e tillė u kundėrshtua nga ministri i Pushtetit Lokal, Ben Blushi, i cili nėnvizoi se ky detyrim i nxjerr punonjėsit e gjendjes civile jashtė funksionit tė tyre. Ligji parashikon edhe sanksionet pėr drejtuesit e njėsive bashkiake, nė rast se nuk realizohet detyrimi i vendosur me ligj. Nė raste tė tilla Kėshilli i Ministrave shkarkon nga detyra krerėt e kėtyre njėsive vendore. Deputeti socialist Taulant Dedja kėrkoi shfuqizimin e kėsaj pike qė sanksionon dėnimin nė rast mosrealizmi. Sipas tij, njė pikė e tillė jo vetėm qė sjell dyshime pėr punėn qė do tė bėhet, "por mbi tė gjitha sanksionet ndaj krerėve tė njėsive vendore janė tė parshikuara nė ligjin pėr funksionimin e pushtetit lokal dhe nuk ėshtė e drejtė pėrsėritja e tyre".


Moisiu: Ligji pėr listat, hyn menjėherė nė fuqi

Ministri i Pushtetit Lokal, Ben Blushi, kėrkoi qė ligji pėr regjistrimin e zgjedhėsve tė hyjė nė fuqi menjėherė pas dekretimit dhe jo 15 ditė pas botimit nė Fletoren Zyrtare. Njė gjė e tillė bėhet e mundur vetėm nė rast se Presidenti i Republikės jep pėlqimin e tij. Kėshtu, pas kėrkesės sė bėrė nga Blushi, Kuvendi i dėrgoi njė letėr kreut tė shtetit, Alfred Moisiu, ku i pasqyrohej kėrkesa nga ana e Parlamentit. Pėrgjigjja e kėsaj kėrkese u kthye menjėherė dhe, mbi tė gjitha, pozitive. Nisur nga pėlqimi i Moisiut, zbatimi i ligjit pėr regjitrimin e zgjedhėsve fillon qė nga momenti i dekretimit tė tij nga Presidenti i Republikės, qė pritet tė bėhet para 1 nėntorit. Ndėrkohė qė Kuvendi miratoi edhe zgjatjen e kohės sė kryerjes sė procesit tė regjitrimit tė zgjedhėsve deri mė 28 shkurt.


 
 22/10/2004 http://www.shekulli.com.al/

Stefanopulos, ēėshtja ēame dhe pronat e minoritarėve

 

Shekulli

TIRANE-Me fjalimet aspak diplomatike tė mbajtura tė mėrkurėn nė Dropull e Dhrovjan presidenti grek Stefanopulos tregoi edhe njė herė se pjesė tė politikės e shtetit grek nuk janė shkėputur ende nga mentalitetet e vjetra (pėrdorimi i termave vorioepir dhe vorioepiriot mė flagrantet) dhe se pėr ta nuk ka ardhur ende koha e marrėdhėnieve dypalėshe mbi bazėn e barazisė. Takimi me Moisiun dhe deklarata se “ēėshtja ēame nuk ekziston” zhvlerėsuan politikat e “ujit tė ngrohtė” tė kryeministrit Nano, i cli gjatė dy viteve tė fundit, ka premtuar se falė negociatave me qeverinė greke e ka vėnė nė vijė zgjidhjen juridike tė ēėshtjes sė pronave tė shqiptarėve nė Greqi. Nė tė vėrtetė pas gjashtė muajsh asnjė ekspert apo grup ekspertėsh nuk ėshtė parė e dėgjuar qė tė negociojė pėr pronat e shqiptarėve dhe grekėve nė tė dy anėt e kufirit. Tė njėjtėn skemė duket se Nano ndoqi sėrish edhe nė takimin e fundit me Stefanopulos. Me njė gjuhė diplomatike para kamerave tė dy nuk i mėshuan shumė as ēėshtjes sė pronave tė shqiptarėve nė Greqi e as tė drejtave tė minoritetit grek. Nė pronocimin e kryeministrit shqiptar duhej tė pėrqėndroheshe shumė qė tė kuptoje mes rreshtash se ndėrsa fliste pėr respektimin e tė drejtave tė njeriut Nano mund ta kishte fjalėn edhe pėr pronat e ēamėve nė Greqi. Por heshtjen e Nanos e shfrytėzoi mė sė miri Stefanopulos i cili nė fjalimet nė Dhrovjan e Derviēan nxori tė vėrteta tė tjera. Pasi hodhi poshtė nė mėnyrė kategorike mundėsinė e rivendosjes nė vend tė padrejtėsive tė sė kaluarės tė bėra nė kurriz tė shqiptarėve pėr pronat, ai tha se i kishte kėrkuar kryeministri shqiptar dhėnien e menjėhershme tė pronave pėr minoritarėt grekė dhe se kjo kėrkesė do tė plotėsohet. Stefanopulos u largua nga Shqipėria pėrmes Kakavijės me njė bilanc ndoshta jo shumė tė kėnaqshėm pėr njė politikan tė lartė tė njė shteti tė BE-sė, por nė tė njėjtėn kohė ai rrėzoi para Moisiut e Nanos ēėshtjen ēame, u kėrkoi e u mori atyre premtimin pėr dhėnien e tokave minoritarėve grekė, hapjen e shkollave tė tjera nė gjuhėn greke, si dhe kėrcėnoi se Shqipėria nuk do tė futet nė BE pėrsa kohė qeveria nuk plotėson tė gjitha kėrkesat e minoritetit grek.


 
Faqja 17 - AKTUALITET

Tetor 22, 2004

 
ELBASAN/ Kreu i ortodoksėve atė Nikolla: Kryepeshkopi po manipulon edhe gjykatėn
 
"Janullatosi kėrkon Normalen"
Akuza: E do pėr rezidencė pėr priftėrinjtė grekė

Fatmir Popja


ELBASAN

Normalja e Elbasanit, qė njihet si shkolla e parė e mesme kombėtare e arsimit shqip, rrezikon tė kthehet nė rezidencė priftėrinjsh grekė. Denoncimi bėhet nga atė Nikolla Marku, kryetar i komunitetit ortodoks tė Elbasanit. Njė gjyq i hapur disa vjet mė parė mes kishės autoqefale dhe kishės sė "Shėn Mėrisė" pėr pronėsinė e godinės sė Normales tashmė po shkon drejt fundit. Atė Nikollė Marku pohon se gjyqi ėshtė i manipuluar dhe se kisha autoqefale ka paguar lekė pėr ta marrė atė nė pronėsi. Por njė dokument i vitit 1909 e bėn godinėn tė patjetėrsueshme, pasi sipas atė Nikollės, ajo ėshtė blerė me 35 mijė aspra nga elbasanasit. Fillimisht asaj i ėshtė hequr emri "Konstandin Kristoforidhi" dhe mė pas kanė nisur pėrshtatjen pėr ta kthyer godinėn nė rezidencė pėr priftėrinjtė grekė. Atė Nikolla kėrkon mbrojtjen e simboleve, duke e parė marrjen e godinės si njė shenjė helenizimi. Nė njė intervistė pėr Gazetėn, ai shpjegon tė gjitha konfliktet me kishėn autoqefale me qendėr nė Tiranė.

Atė Nikolla, mes kishės sė "Shėn Mėrisė" dhe Kishės Autoqefale Shqiptare qė drejtohet nga Janullatosi ka njė konflikt. Mund tė na e shpjegoni konkretisht?
Nė pronėsi tė kishės "Shėn Maria" qė ndodhet nė lagjen Kala tė Elbasanit gjendet godina e sė parės shkollė kombėtare tė mesme tė pėrgatitjes sė arsimtarėve, qė njihet nga tė gjithė si Normalja e Elbasanit. Por ky simbol i ēmuar, nėpėrmjet njė procesi gjyqėsor tė manipuluar po i kalon Kishės Autoqefale, madje edhe duke paguar. Ky ėshtė turp qė nuk mund tė pranohet. Pėr ta shpėtuar nga ky turp dhe zaptim i padrejtė godinėn e Normales, kam bėrė tė gjitha pėrpjekjet pėr ta mbrojtur pronėsinė e kishės "Shėn Maria" mbi tė nė rrugė ligjore, pa i pėrfillur as kėrcėnimet.

Ē'mund tė na thoni ndonjė gjė mė tepėr pėr pronėsinė e Normales?
Godina qė njihet si Normalja e Elbasanit ndodhet nė njė tokė tė dhėnė pėr ndėrtimin e saj me dėshirė dhe shenjtėrinė mė tė madhe brenda territorit qė ėshtė pronė e kishės "Shėn Maria". Ajo deri nė vitin 1909 ka shėrbyer si shkollė shqipe pėr fėmijėt e Elbasanit. Gjatė kėtij viti aty u zhvillua Kongresi i Arsimit me pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve nga tė gjitha trevat shqiptare. Pas kėsaj u vendos themelimi i shkollės sė mesme kombėtare tė pėrgatitjes sė mėsuesve tė shqipes dhe shkolla merr emrin Normalja e Elbasanit. Ajo ėshtė e regjistruar si godinė nė pronėsi tė kishės "Shėn Maria" me destinacion tė patjetėrsueshėm. Nė tė gjitha dokumentet historike dhe arkivore provohet ky fakt. Madje, nė disa dokumente tė rėndėsishme theksohet se nė kėtė shkollė, edhe pse ndodhet brenda territorit tė njė kishe ortodokse, mund tė mėsojnė fėmijėt pa dallim besimi. Vetėm pronėsia e saj nuk mund tė tjetėrsohet asnjėherė.

Si mund tė ndryshojė destinacioni i Normales?
Eshtė njė plan i hartuar prej kohėsh. Anastas Janullatosi, duke i marrė Elbasanit godinėn e Normales, do tė synojė ta helenizojė lehtėsisht edhe Kishėn Ortodokse Autoqefale Shqiptare si dikur. Nga ana e tyre godina e Normales parashikohet tė kthehet nė njė rezidencė priftėrinjsh grekė. Pra, nga njė pioniere e arsimit shqiptar nė njė ēerdhe tė priftėrinjve tė huaj.


Normalja, tani shkollė pėr nxėnėsit e sėmurė

Godina e Normales, aktualisht, shėrben si shkollė pėr nxėnėsit me aftėsi tė kufizuara. Ajo ndodhet nė territorin e kishės "Shėn Maria" tė lagjes Kala nė Elbasan. Qytetarėt elbasanas nė atė kohė paguan 35 mijė aspra pėr ndėrtimin e saj dhe trashėgimtarėt kanė vendosur qė ajo tė mbetet pėrgjithmonė godinė shkolle shqipe dhe kurrė tė mos tjetėrsohet. Sipas kryetarit tė komunitetit ortodoks tė qytetit tė Elbasanit, atė Nikolla Marku, ajo rrezikon qė tė tjetėrsohet nėpėrmjet falsifikimit tė dokumenteve qė ka arritur tė sigurojė drejtuesi i pėrkohshėm i Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare Anastas Janullatos. "Nga kjo kishė asaj fillimisht iu hoq emri i rilindasit tė shquar Kostandin Kristoforidhi, edhe pse varri me bustin e tij ndodhen nė oborrin e kėsaj shkolle tepėr tė njohur edhe si e para e mesme e arsimit shqip", thotė atė Nikolla. Rreziku i tjetėrsimit tė pronėsisė sė godinės sė Normales sė Elbasanit po pėrcillet me shqetėsim nė opinionin qytetar elbasanas.

 

 http://www.panorama.com.al/
Faqe 19 - Aktualitet

 
Si nisi konflikti pėr godinėn e shkollės mes priftėrinjve
 

Normalja me dokumente false

At Nikolla Marku akuzon Janullatosin pėr mashtrim

 

Luiza Mema

ELBASAN

Normalja e Elbasanit, e cila njihet si shkolla e parė e mesme kombėtare e arsimit shqip, rrezikon tė kthehet nė rezidencė priftėrinjsh grekė.

Aktualisht, godina e Normales shėrben si shkollė pėr nxėnėsit me aftėsi tė kufizuara. Ajo ndodhet nė territorin e kishės Shėn Maria tė lagjes Kala, por, sipas kryetarit tė Komunitetit Ortodoks tė Elbasanit, at Nikolla Marku, do tė tjetėrsohet nėpėrmjet falsifikimit tė dokumenteve qė ka arritur tė sigurojė drejtuesi i pėrkohshėm i kishės ortodokse autoqefale shqiptare, Anastas Janullatos.

Kėto pėrpjekje tė kishės ortodokse, me qendėr nė Tiranė, kanė hasur nė kundėrshtinė e drejtuesve tė Komunitetit tė Ortodoksisė nė Elbasan. Ēėshtja e godinės sė shkollės normale ka pėrfunduar nė gjykatė, pėr t'u zgjidhur konflikti disavjeēar. Por, nga ecuria e fundit e proceseve gjyqėsore, gjithēka po shkon sipas pretendimeve tė Kishės Ortodokse Autoqefale shqiptare, me qendėr nė Tiranė. Sipas at Markut, pėr ta lehtėsuar edhe mė shumė rrugėn drejt grabitjes sė godinės sė normales, nga kisha e drejtuar nga Janullatosi, asaj fillimisht iu hoq emri i rilindasit tė shquar, Kostandin Kritoforidhi, edhe pse varri me bustin e tij ndodhen nė oborrin e kėsaj shkolle, tepėr tė njohur, dhe si e para e mesme e arsimit shqip. Nga kisha Shėn Mėria pretendohet se godina e normales ndodhet nė territorin e saj dhe figuron si pronė e ligjshme, qė kur ėshtė hapur kjo shkollė nė vitin 1909. Qytetarėt elbasanas nė atė kohė kanė paguar 35 mijė aspra pėr ndėrtimin e normales dhe trashėgimlėnėsit kanė vendosur qė ajo tė mbetet pėrgjithmonė godinė e shkollės shqipe, e kurrė tė mos tjetėrsohet. Mirėpo, afro njė shekull mė vonė, pronėsia e godinės sė normales mund tė ndryshojė. Fatin e saj e ka nė dorė drejtėsia, por komuniteti ortodoks i Elbasanit ka dyshime tek ajo. Sipas at Nikolla Markut, Kisha Ortodokse Autoqefale shqiptare, e drejtuar nga Anastas Janullatos, po paguan shtrenjtė pėr procesin. Rreziku i tjetėrsimit tė pronėsisė sė godinės sė normales sė Elbasanit po pėrcillet me shqetėsim te qytetarėt elbasanas. Ata shpresojnė qė gjykata ta zgjidhė konfliktin midis tė dy kishave, nė favor tė sė drejtės. Nga ana e kryetarit tė Komunitetit Ortodoks tė Elbasanit, me qendėr nė kishėn Shėn Mėria, janė duke u bėrė tė gjitha pėrpjekjet qė normalja tė mbetet pronė e atij qė i takon. Prifti elbasanas reagon mjaft ashpėr ndaj pretendimeve tė shprehura nga Kisha Ortodokse Autoqefale shqiptare, pėr ta marrė nė pronėsi godinėn e normales. Nėse me dokumente tė falsifikuara prej tyre, drejtėsia do t'ia japė tė drejtėn e pronėsisė sė normales drejtuesit klerik grek, ky do tė jetė poshtėrimi mė i madh qė i bėhet pionieres sė shkollės sė mesme, ku u pėrgatitėn mėsuesit e shqipes. Godina e saj u ndėrtua nė lagjen Kala tė Elbasanit, nė vitin 1619, me fonde tė vetė besimtarėve ortodoksė. Kjo kishė ėshtė restauruar nė vitin 1819 dhe ėshtė ndėr mė kryesoret nė kėtė rajon, ku ka njė numėr tė konsiderueshėm tė besimtarėve ortodoksė.

Gjatė sundimit tė mbretit Zog, kisha autoqefale shqiptare zhvilloi dy kongrese dhe, nė atė tė zhvilluar nė Korēė, mė 1929, miratoi edhe statusin ku mbėshtetet veprimtaria e klerit ortodoks shqiptar. Veprimtaria e kishės ka kaluar nėpėr njė rrugė plot vėshtirėsi dhe, fatkeqėsisht, edhe sot ėshtė e ndarė administrativisht nga kisha qendrore nė Tiranė.

 

Datat

  • Viti 1619
    Ndėrtohet Kisha e Shėn Mėrisė nė lagjen Kala
  • Viti 1819
    Restaurohet Kisha e Shėn Mėrisė
  • Viti 1909
    Ndėrtohet godina e shkollės Normale nė territorin e kishės
  • Viti 1929
    Miratohet statusi i Kishės Autoqefale Shqiptare