http://www.korrieri.com/ 23/05/2004

Legalistet: Vote kunder ne Parlament

Zyrtaret me te larte legaliste kane shprehur dje qendrimin politik te PLL
kunder projekt-ligjin "Per Kthimin dhe Kompensimin e Prones". Kryetari i
kesaj partie Eqerem Spahiu, nenvizoi se PLL do te vazhdoje te jete
konsekuente ne mbrojtje te pronareve legjitime, cka e deshmoi edhe vota e
deputeteve ne seancen e fundit plenare. "PLL iu ben thirrje deputeteve te
Kuvendit te Shqiperise, qe te mos e votojne projekt-ligjin e maxhorances
aktuale, sepse ky draft, jo vetem qe nuk zgjidh ceshtjen e prones, por do te
krijoje probleme sociale, do te pengoje investimet vendase dhe aq me teper
ato te huaja. Tokat nuk do te punohen e do te ngelin djerre dhe do te kete
pasoja te tjera, qe do te zgjatin tranzicionin e Shqiperise, duke u bere
pengese per proceset integruese", ka nenvizuar Spahiu. Sipas tij, PLL i ben
thirrje maxhorances se majte dhe, ne vecanti kryetarit te Kuvendit, Servet
Pellumbi, te planifikoje ne kalendarin dy-javor te punimeve te Kuvendit (24
maj-3 qershor 2004), miratimin ne seance plenare te projektligjit "Per
demshperblimin e ish-te burgosurve dhe te perndjekurve politike", pasi ne
kalendarin e shtypur dhe te shperndare ne grupe per dy javet e ardhshme,
perseri nuk eshte parashikuar.

A. META

Spahiu: Nuk kam qene informator


Kryetari i Partise "Levizja e Legalitetit", Eqerem Spahiu, hedhi poshte dje
vendimin e dates 26 prill 1996 te Komisionit Shteteror per kontrollin e
figures se zyrtareve, publikuar ne gazeten "Zeri i Popullit" disa dite me
pare, se ai nuk mund te kandidonte per deputet, pasi rezultonte si
informator i Sigurimit te Shtetit. Duke publikuar disa dokumenta zyrtare,
Spahia pretendoi se nuk ka qene pjese e Sherbimit Sekret ne ate kohe. Njeri
nga dokumentat i jep te drejten Spahiut te kandidoje si deputet dhe tjetri
te behet kryetari i Partise "Levizja e Legalitetit". "Eshte lufta qe me
behet mua si nacionalist dhe perfaqesues i nje partie nacionaliste, sepse
keto vazhdojne ne mentalitetin e tyre, duke na quajtur ne legalisteve si
armiq dhe jo si kundershtar politik", tha Spahiu, i cili nderkohe eshte
perjashtuar per dy jave nga punimet e Kuvendit, per shkak te ofendimeve ne
adrese te deputeteve.
--------------------------------

 © 2003 Gazeta Panorama http://www.panorama.com.al/


Faqe 5 - Politikė
24Maj 2004

ligji pėr pronat

ish-pronarėt


Shoqatat e ish-pronarėve kontestojnė sėrish draftin e OSBE-sė dhe Kuvendit
pėr pronat


"S'kthehen pronat e rregjistruara nė '45"
Tapitė e vjetra nuk trajtohen nė draftin qė pret miratimin


Nikolin Todolli

Kthimi i pronave nuk do tė bėhet sipas rregjistrimit tė pronave tė vitit
1945, por do tė kryhet sipas ligjit 7501 "Pėr kthimin e pronave", i miratuar
nė vitin 1991.

Tapitė e vjetra tė tokės nuk trajtohen nga drafti i ri i OSBE-sė dhe
Kuvendit pėr kthimin dhe kompesimin e pronave. Shoqatat e ish pronarėve e
kanė shprehur kėtė shqetėsim tre ditė para votimit nė seancė plenare. Sipas
kryetarit tė shoqatės "Bregdeti", Vangjel Llazani, drafti i OSBE-sė dhe i
Kuvendit pėr pronat nuk merr parasysh dokumentat ligjore pėr pronėsinė tė
periudhės para shtetėzimit tė tokės dhe pronave. "Kjo gjė ėshtė kundėr
Kushtetutės, e cila parashikon njohjen e pronės dhe tė drejtės sė pronarit
mbi tė", tha Llazani. Sipas tij, projektligji qė pritet tė votohet tė enjten
nuk respekton tė drejtėn e pronarėve tė vjetėr dhe "legjitimė" dhe
dokumentat e vjetra pėr tokat dhe pronat. Pėrveē kėsaj, shoqatat e ish
pronarėve kontestojnė edhe abuzimet e bėra nga qeveria nė zonat turistike,
si pasojė e vendimeve tė qeverisė dhe tė zbatimit tė ligjit 7501.

Abuzimet me zonat turistike
Edhe pse PS dhe PD, sė bashku me Komitetin Shtetėror tė Kthimit dhe
Kompensimit tė Pasurive kanė rėnė dakord qė me ligjin e ri pėr pronat tė
ndėrpriten tė gjitha lėshimet me qira tė tokės nė zonat turistike,
drejtuesit e shoqatave tė ish pronarėve e shikojnė kėtė me dyshim. "Ky
projektligj mbyll pėrfundimisht zbardhjen e abuzimeve dhe pėrfitimeve me
pronat nė favor tė politikanėve apo militantėve tė lidhur me politikėn, duke
pėrfshirė krimin e organizuar sidomos nė veprimet abuzive nė zbatimin e
ligjit 7501", theksoi Agim Toro, sekretari i pėrgjithshėm i shoqatės
"Pronėsi me Drejtėsi". Sipas Toros, komisionet e tokės kanė ndarė rreth 120
000 ha tokė bujqėsore nė zonat turistike nė kundėrshtim me ligjin 8053 "Pėr
tokėn e fermave". Toro shpreh shqetėsimin se abuzimet nga ana e qeverisė me
tokėn nė zonat turistike kanė vazhduar edhe nė muajt e parė tė kėtij viti.
Kėshtu, vetėm nė dt.03.03.2004 qeveria u ka dhėnė titullin e "Personit tė
stimuluar" personave fizike apo juridikė pėr ndėrtimin e 15 fshatrave
turistike, nė njė kohė qė asnjėri prej tyre nuk ka patur pronėsinė mbi
tokėn, e cila ka qenė pronė private. Gjithashtu, sipas Toros, qeveria ka
abuzuar gjatė viteve tė fundit edhe me privatizimet, ku ndėrmarrjet
shtetėrore janė shitur me ēmime qesharake nė kundėrshtim me ligjet qė janė
nė fuqi.

Zbatimi i 7501-shit
Ndėrsa ligji 7501 "Pėr kthimin e pronave" ėshtė zbatuar nė mėnyrė abuzive.
Shoqatat e ish pronarėve theksojnė se shteti ka nė pronėsi 360 000 ha tokė
bujqėsore me tė cilėn mund tė bėjė pronarė tė gjithė fshatarėt pa tokė. Por,
mė tepėr se 120 000 ha tokė janė ndarė nė kundėrshtim me ligjin 7501. "Vetėm
kjo sipėrfaqe tokė mund tė zgjidhė problemin e familjeve tė pastreha, duke
eliminuar ēdo konflikt social", shprehet Ahmet Sulstatova, kryetari i
shoqatės "Pronėsi me Drejtėsi". Sipas tij, nė njė sipėrfaqe prej vetėm 10 ha
tokė, me koefiēient shfrytėzimi 70%, shteti mund tė pėrfitojė 2100
apartamente moderne banimi me siperfaqe 100 m2. Tė gjitha kėto nuk
parashikohen nga projektligjin e OSBE-sė dhe i Kuvendit pėr pronat, sipas
shoqatave tė ish pronarėve.



Ministri i Financave kundėr PD pėr tatimin e jashtėzakonshėm
Malaj: Vendimi i '45 ishte ekonomik

Ministri i Financave, Arben Malaj, ka dalė dje kundėr kėrkesės sė PD-sė pėr
shfuqizimin e vendimit tė 1945-sės "Pėr tatimin e jashtėzakonshėm nė kohė
lufte". Gjatė njė debati para disa ditėsh nė Komisionin Parlamentar tė
Ekonomisė, demokrati Ritvan Bode, ka hedhur idenė qė shteti t'u kthejė
pronat tė gjithė atyre biznesmenėve dhe qytetarėve, tė cilėve u ka
konfiskuar pronat nė vitin 1945. Por, Malaj e ka mbrojtur vendimin e
qeverisė tė vitit 1945 me argumentin se ai nuk ka qenė njė ligj me nuancė
komuniste, pasi ka patur thjesht njė efekt fiskal. "Unė mund tė them pa
pasur asnjė hezitim pėrballė opinionit publik dhe do ta theksoj edhe nė
parlamentin shqiptar qė, ligji ėshtė modern nė teorinė fiskale, pasi thelbi
i tij ėshtė se, njė tatim i papaguar nga njė biznesmen konvertohet nė njė
kredi qė qeveria e aplikon mbi atė qė nuk ka paguar detyrimin", theksoi
Malaj gjatė njė konference pėr shtyp. Ministri Malaj e ka quajtur gjithashtu
tė dobishėm konceptin e tatimit tė jashtėzkaonshėm, meqėnėse ky koncept
vepron mbi tė gjithė ata qė nuk paguajnė taksa e tatime. Me kėtė rast,
ministri i financave ka autorizuar organet e tatimeve qė tė aplikojnė masa
tė ashpra deri nė mbylljen e aktivitetit pėr tė gjithė ata qė nuk do tė
paguajnė taksat dhe gjobat sipas ligjeve nė fuqi.



Kushti i fundit i PD-sė
Berisha: Tė hiqet tatimi i jashtėzakonshėm

Demokratėt kushtėzojnė miratimin e draftit pėr pronat me abrogimin e ligjit
pėr "Tatimin e Jashtėzakonshėm". Kryetari i selisė blu, Sali Berisha, ka
rikonfirmuar dje gjatė njė konference pėr shtyp vendimin e grupit tė PD-sė,
pėr tė bojkotuar seancėn plenare nė rast se nuk do tė kthehen me ligj
shpronėsimet e vitit 1945. Sipas tij, nėse opozita do tė pranonte ligjin e
konfiskimeve, do tė ishte njėlloj si tė hapte dyert pėr komunizmin. Berisha
u kėrkoi socialistėve qė tė hiqnin dorė nga pėrfshirja nė ligj tė
rivlerėsimit tė Ligjit "Mbi tatimin e jashtėzakonshėm" tė 13 janarit tė
vitit 1945, nė mėnyrė qė projektligji i hartuar nga komisioni i pėrbashkėt
me konsulencėn e OSBE tė miratohet tė enjten nė Parlament. Ndėrkohė, ai
akuzoi mazhorancėn se ka zvarritur me qėllim ēėshtjen e pronave, duke e
vėshtirėsuar edhe mė tej procesin nėpėrmjet pėrvetėsimit tė tokave nė
bregdet, dhėnies sė tyre nė formėn e fshatrave turistike apo pėrdorimit me
qera. "Ka patur njė pėrpjekje nė fillim tė tranzicionit pėr zgjidhjen e
problemit tė pronėsisė, pėr kėtė ka njė ligj tė vitit 1993, qė pėrcaktonte
detyrimin e shtetit pėr tė bėrė kompensimin fizik tė pronės nėpėrmjet
pronave tė tjera qė janė me pronėsi shtetėrore, qė janė tė lira, tė zonave
bregdetare, por nga viti 1997 e kėtej ėshtė bllokuar", theksoi lideri
demokrat. Sipas tij, procesi i kompensimit nuk ka progres dhe ėshtė parė qė
gjithnjė e mė shumė pjesė tė pronės shtetėrore tė tjetėrsohen me vendime
qeverie apo me akte tė tjera administrative, duke e vėshtirėsuar zgjidhjen e
drejtė tė kėsaj ēėshtje.



Kthimi dhe kompensimi i pronave, debat sot nė byronė parlamentare
Topi: Tė miratohen kėrkesat tona nė projektligj

Opozita kėrcėnon me votėn kundėr pėr projektligjin e pronave nėse nuk do tė
merren parasysh amendamentet e saj. Krerėt e grupeve parlamentare pritet tė
debatojnė pėr problemin e pronave gjatė mbledhjes sė byrosė parlamentare sot
paradite. Data e diskutimit dhe miratimit tė projektligjit "Pėr kthimin dhe
kompensimin e pronave" ėshtė caktuar dita e enjte, por byroja parlamentare
do tė paracaktojė edhe fatin e votave qė do tė japin grupet parlamentare tė
opozitės. PD-ja i ka lėnė edhe njė mundėsi tjetėr mazhorancės pėr tė
reflektuar. Kryetari i grupit parlamentar tė PD-sė, Bamir Topi, ka theksuar
se PD do tė votojė pro kėtij p/ligji vetėm nėse do tė merren parasysh
kėrkesat e saj. Ndėrkohė, tė njėjtin qėndrim kanė shfaqur gjatė javės sė
kaluar edhe partitė e tjera opozitare. Deri tani secila forcė politike,
pėrveē PS-sė dhe aleatėve tė saj, ka propozuar nga njė paketė amendamentesh
pėr projektligjin pėr pronat. Gjithashtu njė listė mė vėrejtje kanė dorėzuar
nė Kuvend edhe shoqatat e ish pronarėve. Tė gjitha kėto amendamente do tė
shqyrtohen gjatė kėsaj jave nėpėr komisionet parlamentare. Pėrveē ēėshtjes
sė pronave, PD dhe aleatėt e saj do tė kėrkojnė gjithashtu futjen nė rendin
e ditės tė projektligji pėr kompesimin e ish tė pėrndjekurve politikė. Kjo
do tė jetė edhe kėrkesa e shoqatave tė kėsaj shtrese, tė cilat lajmėruan se
do tė dalin sot nė protesta para Kuvendit, nė kohėn qė do tė zhvillohet
mbledhja e byrosė parlamentare.


---------------------------
  Ballkan.com

Data e Publikimit: 24/05/2004 http://www.ballkan.com/
Lajme nga Opozita

"Pronat, jo tatimit tė jashtėzakonshėm"
 "Deputetėt e opozitės do tė votojnė kundėr ligjit tė qeverisė, nėse
socialistėt s'do tė lėshojnė nė kėtė pike"

 Autori i Lajmit: Bledar Hoti
TIRANĖ - Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha nė konferencėn e
djeshme pėr shtyp, deklaroi se, "deputetėt e partisė sė tij do tė votojnė
kundėr projektligjit tė pronave, nėse nuk hiqet sanksioni pėr tatimin e
jashtėzakonshėm, i vendosur qė nga viti 1945". Pėr liderin e PD-sė, kjo
vendosje e tillė ėshtė e papranueshme dhe tregon se Partia Socialiste nuk
ėshtė ndarė nga e vjetra, nga regjimi komunist". "Socialistėt me kėtė veprim
pėr tė dėnuar tė ashtuquajturit kulakė, bashkėpunėtorė tė regjimit fashist,
nuk bėjnė gjė tjetėr veēse tregojnė se sa janė tė lidhur me regjimin e
mėparshėm", tha Berisha. Sipas tij, PD-ja do tė ndėrhyjė nė seancėn se
enjtes sė ardhshme tė mos miratohet njė sanksionim i tillė, duke ia bėrė tė
qartė socialistėve se nuk duhet tė jetė nė fuqi njė sanksionim i tillė.
Kushti
"Nuk ka forcė demokratike nė botė tė pranojė zbatimin e tatimin tė
jashtėzakonshėm, pasi nuk mund tė pranohen parimet mė tė egra staliniste. Si
PD nuk kemi kundėrshtim me ligjin e OSBE-sė, por nuk mund tė pranojmė dhe tė
pėrligjemi me sistemin komunist. Unė i kam paraqitur vėrjetjet e mija
OSBE-sė pėr ligjin nė fjalė, ndėrsa socialistėt na paraqesin si njė
pretekst, se ka njė vendim tė Gjykatės Kushtetuese, e cila lė nė fuqi
tatimin e jashtėzakonshėm", theksoi Berisha. Demokratėt, pėr projektligjin e
pronave, pėrplasen me socialistėt vetėm pėr ēėshtja e njė neni tė
pėrcaktuar, ku tatimi i jashtėzakonshėm pritet tė vendosė edhe votėn e
demokratėve gjatė votimit tė sė enjtes. Kjo takes u vendos nga Kėshilli
Antifashist Nacional Ēlirimtar pas Luftės nė vitin 1945, duke pėrjashtuar
disa pronarė tė mėdhenj, kulakėt nga e drejta e kthimit tė pronave. Pas
kėtij tatimi tė jashtėzakonshėm, derivojnė dhjetėra akte tė tjera tė
Kėshillave Nacional Ēlirimtare, apo tė pushtetit komunist tė asaj kohe, tė
cilat tė gjithė njerėzit qė deklaroheshin kulakė, armiq klase, apo njerėz tė
lidhur me okupatorėt, sekuestroheshin, konfiskoheshin nė pasurinė e tyre.
Lucerna
Lideri i PD-sė, Berisha ka bėrė komentet e tij edhe pėr takimin e zhvilluar
nė Lucernė tė Zvicrės, duke theksuar se mbėshtet planin e paraqitur "Road
Map" pėr Kosovėn. Sipas tij, ky plan duhet tė parashikojė pavarėsinė e
Kosovės. "Ky plan, i tipit izraelito-palestinez nuk duhet tė parashikojė
kantonizmin e Kosovės, siē e kėrkon pala serbe, por tė fiksohet si qėllim
final pavarėsia e saj", deklaroi Berisha. Lideri i opozitės dha opinionet e
tij edhe pėr dėnimin e deputetit tė PDK-sė, Nikollė Lesi. "Dy ditė mė parė
kryeministri dėnoi me njė hakmarrje primitive, me njė egėrsi tė verbėr
gazetarin mė tė pavarur tė vendit, pėr njė shkrim tė vėrtetė, pėr njė veprim
te paligjshėm, vendimin pėr tė grabitur nga taksapaguesit shqiptarė pėr t'u
shpėrblyer me 5 rroga mujore", theksoi Berisha.


----------------------------


http://www.shekulli.com.al/ 24/05/2004

Pronat, sot PD paraqet amendamentet

A.Rama

TIRANE- Debati pėr miratimin e projekt-ligjit "Pėr kthimin dhe kompensimin e
pronave" do tė pėrfundojė kėtė javė nė parlamentin shqiptar. Ndėrkaq disa
nga komisionet parlamentare do tė rimblidhen gjatė dy ditėve tė para tė
javės pėr tė diskutuar disa nga propozimet qė opozita ka bėrė sė fundi, duke
i vėnė si kusht kryesor pėr tė votuar nė mbėshtetje tė draftit tė hartuar nė
bashkėpunim me ekspertėt e OSBE-sė. PD ka kėrkuar qė tė hiqet nga ligji,
lėnia nė fuqi e ligjit "Pėr Tatimin e Jashtėzakonshėm", me qėllim qė
personat e prekur nga ligji i miratuar nė vitin 1945, tė pėrfitojnė njė
pjesė tė pronave tė konfiskuara. Opozita ėshtė pėrēarė pėr ēėshtjen e
pronave, pasi deputetėt e PD-sė, abstenuan gjatė votimit pėr projekt-ligjin
"Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave", i hartuar nga deputetėt e opozitės
Fatmir Mediu dhe Alfred Ēako. Ndėrkaq nėnkryetari i grupit tė PD-sė, Jemin
Gjana ėshtė shprehur se ky draft nuk u votua, pasi pronėsitė janė
transferuar dy herė, por edhe pėr faktin se pronat e paluajtshme duhen
trajtuar mė vete. Sipas tij nuk mund tė ketė kthim fizik tė pronave pasi mbi
to ekzistojnė ndėrtime. "Pjesė tė kėtij projekt-ligji janė transferuar tek
ligji qė do tė diskutohet. Kėto janė probleme qė kanė tė bėjnė me njohjen pa
kufizim tė pronave, me pėrcaktimet mė tė drejta tė fjalėve truall dhe tokė
bujqėsore si dhe me zgjidhjen e problemeve nė zonat turistike" tha Gjana.


---------------------------------
24/05/2004 http://www.shekulli.com.al/
Botohet pjesa e tretė e dėshmive tė lėna nė njė ditar-dorėshkrim italisht
nga ish-gjenerali fashist njėkohėsisht mėkėmbės i mbretit Viktor Emanueli nė
Shqipėri, Alberto Parianit, pėr figurat dhe personazhet mė tė rėndėsishme tė
luftės antifashiste nė Shqipėri

Shėnimet e gjeneralit fashist pėr 32 krerė shqiptarė


Belina Budini

TIRANĖ - Kush e kishte besuar se ditari i njė fashisti do tė tingėllonte kaq
objektiv nė kohėra kryekėput tė ndryshuara! Kėshtu duket se ka ndodhur me
ditarin e njė prej gjeneralėve fashistė, i cili ka qenė edhe mėkėmbės i
mbretit Viktor Emanueli nė Shqipėri, por pak i njohur megjithatė, me ditarin
e Alberto Parianit, fletėt e tė cilit i kemi publikuar nė dy numra nė
rubrikėn "Dossier" tė Shekullit. Pėrshkrimet e fundit tė Alberto Parianit
pėr protagonistėt e luftės antifashiste nė Shqipėri do t'i botojmė nė numrin
e sotėm. Bėhet fjalė pėr rreth 60 personazhe shqiptare qė figurojnė nė
ditarin e Parianit nė dorėshkrim italisht, i cili botohet pėr herė tė parė i
plotė, duke u plotėsuar sot me protagonistėt e fundit. Alberto Pariani e ka
shkruar kėtė ditar gjatė qėndrimit tė tij nė Shqipėri nga marsi i vitit 1943
deri mė 6 shtator tė po kėtij viti ku ishte mėkėmbės i pėrgjithshėm i Viktor
Emanuelit nė Shqipėri. Pėr tė rikujtuar edhe njė herė kush ishte ky
ish-gjeneral fashist dhe mėkėmbės i mbretit nė Shqipėri pas Franēesko
Jakomonit, pėrmendim se ai mė herėt nė karrierėn e vet ka qenė oficer
komando, nga viti 1920 deri nė 1924. Karriera e tij nė Shqipėri fillon si
atashe ushtarak nė Tiranė nga viti 1927 deri nė 1933. Dhe nga 1933 deri nė
1934 ka qenė edhe kreu i Misionit ushtarak italian nė Shqipėri nė kohėn e
Mbretit Zog. Pas kėsaj oficer i pėrgjithshėm i Divizionit Brennero nga 1934
nė 1936, shef gjeneral i ushtrisė, nėn-sekretar i Luftės nga 1936 deri nė
1939, i tėrhequr nė 1943 dhe i rithirrur po kėtė vit. Dhe rikthehet nė
Shqipėri si gjeneral nė krye tė misionit ushtarak nė 1943. Pas pėrfundimit
tė misionit nė Shqipėri dėrgohet nė Berlin si ambasador i Italisė deri nė
1945 dhe mandej pėrfundon nė burgun gjerman ku qėndron dy vjet i arrestuar
si profashist, por lirohet dhe vdes nė vitin 1955. Ky ishte Alberto Pariani
dhe ja cilat janė dėshmitė e fundit nė ditarin e tij pėr protagonistėt
shqiptarė tė luftės antifashiste:

Pėr Tefik Boletinin:
"Nga Boletini (fshat pranė Prizrenit). Aktualisht prefekt nė Dibėr, i
transferuar nga Korēa. Njeri me qėndrim tė errėt (nuk mėton tė luajė rolin e
inteligjentit), personalisht duket se ka qenė unionist, por tashmė ėshtė i
pasigurt nė varėsi tė situatės sė pėrgjithshme... Duket se ka njė djalė
partizan - Trasferimi ka ardhur si pasojė e pakėnaqėsive tė popullsisė sė
Korēės qė nuk ndihej e sigurt (ndaj bandave komuniste dhe
ultranacionaliste)."

Pėr Javer Hurshidin:
"Nga Gjirokastra. Deputet i vjetėr. Vlen pak nga pikėpamja kulturore - asnjė
pasues - Tashmė prefekt i Shkodrės - funksionar - njeh forca, grupe dhe
banda por sa u pėrket shqiptarėve nuk bėn asgjė pėr kulturėn... Ėshtė
ministri mė i keq nė kėtė fushė. Kam dėgjuar edhe pėr Sherkon, Beratin. Mė
ka bėrė pėrshtypje tė mirė Qazim Neki (zėvendėspresident i dhomės) ashtu si
edhe Vangjel Koēo, (tjetėr zėvendės president)...

Pėr Mark Kodhelin
Kodheli aktualisht ėshtė me ministrin Sherko, me Hasan Libohovėn dhe De
Angeles, inspektorė (i nėnvizuar nė origjinal), por nė fakt asgjė... - Herė
pas here ka ndonjė rol nė funksione inspektuese... (shėn: nė faqen e ditarit
ku Pariani flet pėr Kodhelin bėn edhe njė panoramė tė shkurtėr tė situatės,
mbajtur me datėn 25.3.1943. I ndan partitė nė tre grupime: nacionaliste,
nacionale-radikale dhe soc-komuniste. Diku shprehet se "Nė Shqipėri ka shumė
mall, por gjithēka ėshtė e fshehur" dhe se ka nga ata qė "besojnė se kanė nė
dorė Shqipėrinė, por qė nė fakt nuk pėrfaqėsojnė asgjė" duke pėrmendur
mbiemrat: Kruja dhe Koliqi. Mandej shkruan se "situata shkon gjithnjė duke u
pėrkeqėsuar, ende ka qėndresė nga ushtritė - nuk duhet toleruar mė asnjė
centim..." Mandej nė fund tė faqes Alberto Pariani shkruan se ndoshta
"Kodheli ėshtė ndėr ata persona tė aftė pėr tė bėrė njė lloj koalicioni me
Vėrlacin, K.Vrionin, Krujėn, Gjon Markajn, Bib Mirakajn, Lekan dhe Fezi
Alizotin...".

Pėr Foto Bala:
"Profesor nė Korēė (mėsues i latinishtes nė liceun e shtetit - klasat e
para)- Duket se ėshtė organizator i manifestimeve kryesore anti italiane dhe
propagandist i rrezikshėm komunist".

Pėr at Antonio Harapi:
"Kreu i Franēeskanėve". Dhe fill pas kėtij pėrshkrimi tė shkurtėr tė asaj qė
pėrfaqėsonte nė atė kohė at Antonio Harapi, si duket nga takimi me tė apo
nga ndonjė burim tjetėr, gjė qė nuk bėhet e qartė nė dorėshkrim, Alberto
Pariani bėn njė panoramė tė institucioneve fetare franēeskane nė Shqipėri:
"Etėrit franēeskanė nė Shqipėri kanė 34 famulli (mė tė varfėrat) - njė
gjimnaz ose lice me tetė klasė, njė shkollė fillore me 5 klasė - 2 botime
periodike - njė shtypshkrues. Luogotenenca do tė japė: shtatė bursa pėr
studentėt nė Itali, 10 bursa pėr klerikėt e brendshėm si dhe ndihma tė tjera
pėr famullitė. Por janė edhe motrat franēeskane me 1 gjimnaz, 4 shkolla
fillore, njė jetimore, njė azil, njė kolegj dhe 6 kuvende (nė shtėpi)...
Luogotenenca do tė investojė edhe pėr kolegjin e konviktin si dhe mė pak pėr
mėsimdhėnien...

Pėr Demir Alizoti:
"Ėshtė martuar me Shafet Alizotin - Ka lidhje me Gjirokastrėn". Mandej vijon
njė pėrshkrim i Alberto Parianit me fjalėt: situatė e rėndė - jetėn nuk e ke
tė sigurt... Kjo situatė ėshtė shumė e favorshme pėr propagandėn komuniste
qė vjen nga kufijtė e hapur...


Pėr Mustafa Krujėn (Merlika)
"Opinion thuajse i pėrgjithshėm: i kultivuar, inteligjent, por teorik:
kėrkon tė duket si italofil - por nė pushtet ėshtė treguar afarist,
proteksionist, egocentrik - nuk ka pasues por ėshtė armik i rrezikshėm."

Pėr Agushin:
"Kosovar - I emigruar nė 1912 nė Turqi, i kthyer nė Kosovė nė 1922 (nė
Prishtinė), At agjent jugosllav... Veē tė tjerave duket se ka njė kulturė
minimale. Mua mė la pėrshtypjen e njė njeriu tė ekuilibruar: megjithatė
kolaboracionist... separatist."

Pėr Lepenicėn:
"Ishte nėnprefekt nė Himarė. Nė shpėrndarjen e drithit pėr 9000 pjesė, 4000
ia dha popullit dhe 5000 rebelėve. Tani ėshtė kapobandė."

Pėr Hasim Jakorėn:
"Kėshilltar shteti? -Gruan e ka tė sėmurė. Anglofil, amerikanofil, serbofil
i pėrbetuar. Tani sė fundmi (1943) ka qėndruar dy muaj nė Itali (nė Firence)
me qėllim qė tė pasurojė njohjet rreth Italisė. Tani do tė shkojė nė Turqi
me qėllim qė tė shohė njė motėr (qė nuk e sheh qyshprej 20 vjetėsh!)"

Pėr Isuf Luzaj:
"Kapobandė pranė Gjirokastrės. Duket se ka qenė autori i njė sulmi kundėr
kompanisė sė karabinierėve qė pėsoi nė Selenicė mė 1 prill tė vitit 1943 dhe
qė u shpartallua. (Pėr kėtė arsye banda e tij u klasifikua si
nacionaliste). - Ndėrhyrjen e tij e ka shpjeguar si reaksion kundėr cėnimit
tė fshatarėve tė pafajshėm ndaj elementėve tė kompanisė sė karabinierėve.
Pjesė e bandės ėshtė edhe njė farė Hasan Lepenica qė mbeti i plagosur gjatė
kėsaj beteje."

Pėr Hasan Xhemalin:
"Kapobandė nė nėnprefekturėn e Gostivarit (Tetovė). Luftėtar, ėshtė nė
armiqėsi me Sherif Mersinin..."

Pėr Sherif Mersinin:
"Kapobandė, ndėrmjet Tetovės dhe Gostivarit.

Pėr Myftar Kaloshin:
"Familje dibrane me influencė. I vėllai, i quajtur Murat ėshtė nė Turqi:
zogist. Kėta ishin nė luftė me Cen Elezin..."

Pėr Haqif Lleshin:
"Familje e rėndėsishme dibrane, e lidhur me Cen Elezin."

Pėr Isa Toskėn:
"Kapobandė nacionalist (Lushnje). Vepron kundėr forcave tona tė armatosura."

Pėr Manastirliun:
"Kapobandė e Peqinit, (ėshtė kapo edhe nė dy banda tė tjera: Hamit Matjani
dhe Him Ganoshi)."

Pėr Hamit Matjanin:
"Kapobandė e Peqinit"

Pėr Him Gjanoshin:
"Kapobandė nė Peqin"

Pėr Tasi Mitushin:
"Nga Banariti i Korēės, komunist i rrezikshėm. Ka kaluar nga dhoma e
sigurisė nė kuesturė (me dritare me hekura) natėn e 14.3.43 (Tiranė).

Pėr Selim Kaloshin:
Kapobandė nė Dibėr qė tani ėshtė nė anėn tonė (ėshtė denoncuar si tradhtar
nga gazeta Bashkimi".

Pėr Qamil bej Rizilja:
"Nga Vlora, 73 vjeē, pronar i pasur - nacionalist- nuk ka shumė ndikim - di
tė marrė pėrgjegjėsi - korrekt nė mėnyrėn e tij tė veprimit."

Pėr Irfan bej Ohrin:
Kėshilltar i lartė: i afėrt me kapobandat nacionaliste; me Isa Manastirliun,
Him Gjanoshin, Hamit Matjanin (Zona e Peqinit).

Pėr Haxhi Lleshin:
"Nip i Haqif Lleshit dhe aspiron tė jetė kapo i familjes sė vet. Ata, me pak
dibranė dhe pak banditė kosovarė ose tė krahinave tė tjera, imponojnė haraēe
nė disa fshatra."

Pėr Rushit Barhamėn:
"Kapobandė komuniste nė zonėn e Peqinit"

Pėr Qazim Luzhėn (imam)"
"Nga Gjakova. Ish-deputet i Jugosllavisė, anglofil, bėnte pjesė nė kėshillin
anglez tė Shkupit. Mė ėshtė prezantuar nga koloneli Adem Boletini."

Pėr Sulejman bej Kryeziun:
"Familja mė e rėndėsishme e Gjakovės. Tashmė ėshtė tėrhequr dhe nuk bėn
asgjė, as kundėr, as pro nesh. I biri ėshtė student nė Beograd dhe mė ėshtė
prezantuar nga A.Boletini..."

Pėr Qemal Bej Drenit Kryeziun:
"I pėrket familjes sė pasur dhe fisnike tė Gjakovės. Kolonel nė ushtrinė
turke. Ka tre fėmijė: njė inxhinier qė ka studiuar nė Gjenovė, i dyti quhet
Qazim dhe vepron nė Gjakovė, ndėrsa i treti nė Prizren. Si nacionalist pėr
njė farė kohe ishte kundėr pushtimit tonė por tani ka ndenja pro Mbretėrisė
italiane. Mė ėshtė prezantuar nga kol. A. Boletini."

Pėr Marseki Tush Tuna:
"Eksponent katolik i Gjakovės me influencė tė drejtpėrdrejtė - i lidhur me
Sulejman Kryeziun. - I ndershėm, pro mbretėrisė. Prezantuar nga A.
 Boletini."

Pėr Ramiz Rizėn:
"Nga njė familje e shkėlqyer e Gjakovės. Shumė i njohur nė Gjakovė dhe me
influencė nė tė shkuarėn... Mik i Qazim Luzhės, Hasan Dashit, Mustafa
Canhasit, eksponentė myslimanė tė klerit tė Gjakovės. Nuk ka shpirt
iniciative, megjithatė ėshtė i vendosur dhe tė rinjtė e vlerėsojnė... nuk
ėshtė kundėr boshtit..."

Pėr Kajo Karafilin:
"Nga Pogradeci. Bandit i urryer i bandės sė Myslym Pezės. Ėshtė dhėndėrr i
Shyqyri Pezės (vėllai i Myslymit)."

Pėr Shaban Bashėn:
"Tashmė sekretar federal nė Pejė. Ishte pjesė e njė brigade bashkė me Faik
Vardėn... pėr njė kohė tė gjatė ka qėndruar i burgosur nga Franko. Hyn nė
parti i penduar..."

Pėr Ibrahim Dervishin:
"Kapobandė, kundėr karabinierėve nė Qafė tė Llogorasė, prill 1943.

Shėnim
Burimi: Nga ditari dorėshkrim i gjeneral Parianit, Mėkėmbės i Pėrgjithshėm i
Viktor Emanuelit nė Shqipėri nė vitin 1943. Botohet sipas tekstit italisht
qė ruhet nė Arkivin Qendror Shtetėror nė Tiranė. Ky ditar dhe dokumentet i
janė dhuruar pikėrisht kėto ditė AQSH nė kuadėr tė bashkėpunimit me
Universitetin "San Pio V"- Romė dhe institucione tė tjera partnere nė Itali.
Origjinali ruhet nė "Biblioteca Civica" tė Veronės. Teksti botohet pėr herė
tė parė. Botimi i tij mund tė ndihmojė historianėt dhe studiuesit pėr tė
saktėsuar vendin e kėtyre figurave duke marrė nė konsideratė faktin e
rėndėsishėm se ē'pėrfaqėsonin ato pėr Romėn, nė kushtet kur dy aleancat e
fuqishme ndėrkombėtare dhe dy grupimet e mėdha politike nė Shqipėri ishin
shpallur me kohė publikisht.


Datat: Shqipėria italiane

7 prill 1939; trupat italiane pushtojnė Shqipėrinė

16 prill 1939 / 9 shtator 1943: Viktor Emanueli i Tretė, Mbret i Shqipėrisė
dhe Shqipėria ėshtė e bashkuar me Italinė

23 prill 1939/ Mars 1943 mėkėmbės ėshtė Fancesco Jacomoni nga San Savino

Mars 1943 / 6 shtator 1943 mėkėmbės i mbretit ėshtė Alberto Pariani


Sovranėt italianė nė Shqipėri:

16 Prill 1939 / 03 Shtator 1943: Vittorio Emanuele III, Mbret i Shqipėrisė

Luogotenentė italianė, ose mėkėmbės tė mbretit nė Shqipėri:

23 Prill 1939 / Mars 1943: Fancesco Jacomoni di San Savino

Mars 1943 / 06 Shtator 1943: Alberto Pariani