Pronat, nje jave per gjetjen e konsensusit
Kuvendi pranon dekretin e Presidentit per te rishqyrtuar ligjin e kthimit dhe
kompensimit te pronave, por mazhoranca dhe opozita replikojne serish. Ruci:
"Kryetarin e Komisionit Shteteror ta zgjedhe Parlamenti". Reagon
Berisha: "Shqyrtimi, nje veprim i nxituar"
Renato KALEMI
Ligji "Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave" do te vazhdoje edhe
per nje jave tjeter te "shetise" neper komisionet parlamentare te
Kryesise se Kuvendit, ne menyre qe dy forcat politike kryesore te gjejne
konsensusin e humbur dhe ta miratojne ate ne seance. Gjate gjithe kesaj kohe,
keto komisione do te fillojne rishqyrtimin e ketij ligji, por kesaj rradhe,
diskutimet do te perqendrohen vetem ne ato pika ku ka pasur verejtje nga
Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu.
Ne kete menyre, duket se si opozita, ashtu edhe mazhoranca, do te tentojne
edhe njehere per te arritur konsensusin e kerkuar, nga Presidenti Moisiu dhe
nderkombetaret, per nje nga ligjet me te rendesishme per vendin, sic eshte ai
i kthimit te pronave. Kuvendi i Shqiperise e ka pranuar ne seancen e tij te
djeshme, dekretin e kreut te shtetit shqiptar per te kthyer edhe njehere per
shqyrtim ligjin "Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave", duke e
miratuar ate me 100 vota "pro", 9 "abstenime" dhe vetem
deputeti socialist, Durim Hushi votoi "kunder" ketij dekreti.
Gjate kesaj seance, pothuajse te gjithe deputetet e mbeshteten vendimin e
Presidentit Moisiu, por kishte edhe nga ata qe ishin te mendimit se ligji i
miratuar para nje muaji kishte shkelje kushtetuese dhe duhej ripare edhe
njehere nga fillimi. "Presidenti Moisiu beri mire qe e ktheu ligjin. Ajo
per te cilen behet debati, per mua s'ka asnje lloj rendesie, sepse kushdo qe
te jete Kryetar i Komitetit te Kthimit te Pronave, do ta zbatoje detyren nje
me nje. Rendesia qendron se ky ligj ka shkelur principet kushtetuese me te
dyja kembet", ka nenvizuar dje, Kryetari i PDRn-se, Dashamir Shehi.
Nderkaq, Kryetari i Grupit Parlamentar te Partise Socialiste, Gramoz Ruci u
permendi edhe njehere deputeteve te opozites kushtin e tyre, per t'ia lene
Kuvendit zgjedhjen e Kryetarit te Komitetit Shteteror te Kthimit dhe
Kompensimit te Pronave, duke bere te qarte se nuk do ta mbeshtesin idene qe ky
post te propozohet nga Presidenti, sic kerkohet me ngulm nga opozita. "Ne
qofte se do te duhej te rishikohej i gjithe ligji, Presidenti Moisiu do ta
kishte thene kete. Ne duhet te bejme vetem ato rregullime qe kerkon Presidenti,
sepse kaq detyre kemi", u shpreh, Kryetari i Komisionit te Ligjeve,
Spartak Braho.
Megjithate, nga ana tjeter, vete pronaret, per te cilet eshte hartuar edhe
ligji i pronave, jane shprehur se deputetet duhet t'i shikojne me shume kujdes
verejtjet e kryera nga Presidenti Moisiu. Sipas krereve te shoqates se
pronareve, miratimi i ketij ligji duhet te ishte nje veprim me i sinqerte per
ndarjen nga diktatura komuniste dhe ai duhet te respektoje te drejtat
themelore te njeriut, sic eshte dhe e drejta e prones. "Ligji i kthyer
eshte antikushtetues dhe ne shume nene te tij bie ndesh me Kushtetuten.
Deputetet te marrin pergjegjesine e duhur per te mos u bere bashkepunetore ne
legalizimin e abuzimeve dhe korrupsionit me pronat tona", theksoi dje,
nenkryetari i Shoqates "Pronesi me Drejtesi", Ahmet Sulstarova.
Ligji "Per Kthimin dhe Kompensimin e pronave" u miratua rreth nje
muaj me pare nga Kuvendi i Shqiperise pa pranine e opozites, e cila e braktisi
seancen pas mosmarreveshjeve te krijuara ne ate kohe per Kryetarin e Komitetit
te Kthimit te Pronave. Ky ligj u kritikua edhe nga OSBE-ja per mungese
konsensusi dhe duket se kjo ka qene edhe arsyeja kryesore qe e detyroi
Presidentin Moisu ta riktheje ne Kuvend ate, ku gjithcka pritet te vendoset
seancen e ardhshme.
------------
Moisiu: Ligji te fitoje konsensus
E Premte, 23 Korrik 2004
Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, mirepreti dhe vleresoi
vendimin e djeshem te Kuvendit te Shqiperise per te pranuar dekretin e 2
korrikut "Per kthimin e ligjit te pronave". Me kete rast, Presidenti
shprehu bindjen se "forcat politike te perfaqesuara ne Kuvend, do ta
perdorin me pergjegjesi kohen ne dispozicion per te bere ndryshimet e
propozuara ne dekret, ne menyre qe ligji njeheresh te permiresohet dhe te
fitoje konsensusin e nevojshem".
Presidenti Moisiu, ne verejtjet e tij per ligjin, ishte shprehur se ai nuk
reflekton plotesisht piken e pare te marreveshjes se partive politike te 18
dhjetorit 2002. Ne te njejten kohe, Kreu i Shtetit, kishte konstatuar edhe
"angazhime politike ne nje perqindje jo te vogel, te cilat jane kunder
zgjidhjeve ne aspekte te vecanta te ligjit". Sipas Predidentit, nje pjese
e forcave politike, te cilat drejtojne nje pjese te konsiderueshme te bashkive,
komunave, qarqeve dhe keshillave perkates, kane deklaruar mosnjohjen e ligjit
dhe angazhimin politik per ta ndryshuar ate ne rast ndryshimi ne qeverisje,
gje qe e cenon integritetin, besueshmerine dhe hapesiren per veprim te
procesit te zbatimit te ligjit.
------------------
Rishqyrtimi i ligjit, nje veprim i nxituar
E Premte, 23 Korrik 2004
Kryetari i Partise demokratike, Sali Berisha e ka konsideruar dje, si
nje veprim te nxituar futjen ne rendin e dites, dekretin e Presidentit Alfred
Moisiu per ligjin e pronave. Ne kete kuader, ai i kerkoi edhe Kryetarit te
Kuvendit, Servet Pellumbi, qe kjo pike te shtyhet, sepse sipas Berishes, ky
ligj ka nevoje per permiresime me te medha per shkak te deformimeve qe i jane
bere. "Rikthimi i ketij ligji perben nje mundesi reale per Kuvendin, per
ta shqyrtuar ne teresi ate, per ta bere ne perputhje me Kushtetuten e
Shqiperise. Duhet te kemi nje mirekuptim per kete", ka deklaruar dje,
kreu demokrat. Gjithashtu, sipas Berishes, ky ligj nuk synon gje tjeter vecse
zhvillimin e prones dhe ne pergjithesi te vendit. Nderkaq, ai ka shkembyer
replika edhe me Kreun e grupit socialist, Gramoz Ruci dhe
zevendeskryeministrin, Namik Dokle, ku te tre perdoren lojra fjalesh per te
"sulmuar" njeri-tjetrin.
------------------------------
NANO-BERISHA, PAKTI PER PRONAT
Oli Xhilaga
Periudha e (lumtur( qe po kalon marredhenia Nano-Berisha u konkretizua ne
seancen e djeshme plenare ku deputetet miratuan me shumice votash, dekretin e
presidentit Moisiu, sa i takon ligjit per kthimin dhe kompensimin e pronave.
Keshtu gjate kesaj seance, deputetet e konsideruan si te domosdoshem
rishikimin e ligjit, pikerisht ne ato nene te cilat jane kontestuar nga
institucioni i presidences. Ky dekret u miratua me 96 vota pro, kundrejt nje
vote kunder dhe 9 votave abstenim. Krere te partive te vogla, si Skender
Gjinushi dhe Maksim Begeja deklaruan dje se argumentat pse Moisiu e ktheu
ligjin ne Kuvend, nuk jane tamam ato qe i interesojne pronareve. Gjate
diskutimit te tyre deputetet kerkuan qe ligji te rishikohet dhe ne disa
momente te tjera, te konsideruara prej tyre si te papranueshme. Madje ishte
vete shefi opozitar, Berisha, i cili kerkoi nje ristudim ne teresi te ketij
ligji. Por kundrejt kesaj kerkese kane reaguar deputetet mazhoritare, te cilet
kembengulen ne shqyrtimin vetem te atyre ceshtjeve qe jane rikthyer nga
presidenti dhe pikerisht rishqyrtimi i nenit 6 dhe atij 15 per kryetarin e
KSHKKP-se. Por dhe gjate kesaj seance, ishin te pranishme kunderveniet midis
deputeteve, te cilet nuk mund te mos permendnin gjate fjales se tyre epitetet
dhe krahasimet per njeri-tjetrin. Keshtu lideri demokrat, Berisha, kesaj here
duke vene ne dukje rendesine e ketij ligji, beri nje krahasim midis
parlamentareve socialiste dhe kreut te tyre Nano. (Nuk mund te votojme nje
ligj, i cili thote merrja Colit dhe jepja Lolit(, u shpreh Berisha nga
foltorja e Kuvendit, pikerisht ne momentin kur ai u beri ftese deputeteve
mazhoritare qe te ulen me opoziten per te diskutuar, sa i takon zgjidhjes
korrekte te problemit. Ky moment, i cili krijoi konfuzion ne salle, u pasua me
kundervenien qe beri ne emer te grupit te tij socialist Gramoz Ruci. (Formula
e Colit dhe e Lolit nuk funksionon ne mazhorancen socialiste. Kujtoj, anetaret
opozitare ne komisionet e Ekonomise dhe te Ligjeve rane dakord me
projektligjin ne fjale, por meqenese ndryshoi qendrim Coli, edhe Lolet e juaj
e ndryshuan mendimin(, u kunderp-rgjigj Ruci ndaj liderit Berisha. Megjithate
seanca e djeshme plenare vendosi qe shqyrtimi mbi pikat e kontestuara nga
presidenti te zhvillohet ne seancen e dates 29 korrik. Ne kete menyre,
deputetet do te paraqesin amendimet e tyre, sa i takon verejtjeve te bera nga
presidenti, ne komisionet parlamentare, per te diskutuar dhe per t'i kaluar me
pas ne seance, e cila do te beje dhe finalizimin e ketij ligji te tejzgjatur.
Opozita
Qe ne fillim te diskutimit lidhur me dekretin e presidentit, opozita kerkoi qe
ky shqyrtim te behet ne menyre te ngadalte dhe te mos mbyllet qe ne kete
seance. Madje opozita parlamentare duke iu referuar ketij dekreti, propozoi qe
ligji per kthimin dhe kompensimin e pronave te ristudiohet ne teresi dhe jo
vetem ne ato pika qe eshte kontestuar nga presidenti. Gjithashtu, demokrati
Jemin Gjana, duke u ndalur ne nenin 15 te ketij ligji, hodhi poshte
pretendimet e pozites, e cila akuzoi PD-ne per braktisjen e seances. Sipas
socialisteve, demokratet braktisen seancen pasi kerkonin qe kryetari i
KSHKKP-se, te ishte kompetence e tyre. (Ne kerkojme qe te kuptohet koncepti i
institucionit te balancuar, keshtu nese ju do te pranoni nje koncept te tille
bashkepunojme, perndryshe mbani ligjin ashtu sic e keni miratuar(, theksoi
Gjana lidhur me kete ceshtje. Gjithashtu, Gjana u ndal dhe ne disa momente te
tjera te ketij ligji, te cilat jane ende te paqarta, si per shembull dhenia e
kontratave te atyre banesave te cilat nderkohe njohin dhe ish-pronaret. Po
ashtu paqartesi ka dhe ne momentin kur flitet per njohje te kufizuar te
pronave apo te pakufizuar te atyre. Ardhur ne kete pike, opozita kerkoi qe te
rishikohet ne teresi ky ligj. Por kjo kerkese u hodh poshte nga mazhoranca, e
cila theksoi se ligji ne thelb eshte i rregullt. Ndersa sa i takon pikave te
kontestuara nga presidenti, mazhoranca socialiste pranoi qe ato te shqyrtohen
ne seancen e ardhshme.
----------------------------------
23/07/2004 http://www.shekulli.com.al/
Me 100 vota pro, 1 kundėr dhe 9 abstenime, Kuvendi vendosi tė
rishqyrtojė nenet qė kontestoi presidenti
Pronat, ligji do tė rishqyrtohet edhe njėherė nga e para
PD: Duam qė ligji tė rishqyrtohet nė tėrėsi. PS: Vetėm nenet qė
kontestoi presidenti
A.Rama
TIRANE- Opozita ka edhe njė javė kohė nė dispozicion pėr tė paraqitur
amendamenet qė do ti bashkangjiten ligjit Pėr kthimin dhe kompensimin
e pronave ish -pronarėve i kthyer nga presidenti me disa vėrejtje teknike
disa javė mė parė. Parlamenti vendosi dje me shumicė votash, (100 vota
pro, 1 kundėr dhe 9 abstenime) tė pranojė dekretin e presidentit, ndėrsa
komisionet parlamentare do tė mblidhen pėr tė shqyrtuar amendamentet dhe pėrmirėsimet
qė do ti bėhen projektligjit pėrfundimtar, duke u bazuar nė vėrejtjet
qė ka bėrė presidenti. Ndonėse qėndrimi i palėve, pėr ēėshtjet qė
duhet tė pėrmirėsohen nė ligj ishte krejtėsisht i ndryshėm, kryetari i
grupit parlamentar tė PS-sė, Gramoz Ruēi kėrkoi qė miratimi pėrfundimtar
tė shtyhet pėr javėn tjetėr, me qėllim qė konsensusi tė jetė sa mė i
gjerė, ashtu siē ka kėrkuar kreu i shtetit nė dekret. Ndėrkaq PS-ja ofroi
ndryshimin e formulės sė pėrbėrjes sė Komitetit Shtetėror pėr Kthimin
dhe Kompensimin e Pronave, duke propozuar qė ai tė jetė i balancuar me nga
3 pėrfaqėsues tė pakicės dhe shumicės, ndėrsa kryetari tė zgjidhet nga
Parlamenti. Ruēi gjithashtu propozoi kriteret kur do tė shkarkohet njė anėtar
i KSHKKP-sė, por ai e konsideroi antikushtetues argumentimin e presidentit qė
ligji i miratuar nuk njihej dhe pėr pasojė nuk do tė zbatohet nga
drejtuesit e disa njėsive vendore. Ruēi, duke kundėrshtuar debatet pėr
ligjin nė tėrėsi qė u mbajtėn dje nga disa deputetė, tha se kjo ishte njė
ēėshtje e mbyllur dhe se Parlamenti do tė pėrmirėsonte vetėm nenet qė
lidheshin me vėrejtjet e Moisiut. Ndėrkohė kreu i selisė blu, Sali Berisha,
vėrejti se ligji duhet tė shqyrtohej nė disa ēėshtje tė rėndėsishme,
pasi ai kufizonte tė drejtėn kushtetuese tė pronės e parashikuar me ligj
duke pohuar njėkohėsisht se nė trojet bregdetare po vazhdonte vjedhja e
tyre. Nėnkryetari i grupit tė PD-sė, Jemin Gjana, tha se rezervat e opozitės
pėr kėtė ligj, nuk kufizoheshin vetėm nė ēėshtje se nga kush do tė
zgjidhet kryetari. Ne kemi kėrkuar ndėrtimin e njė institucioni tė
pavarur nga qeveria. Ligji i miratuar ka shkelur principet themelore, qė
lidhen me vlerėn e tregut dhe kufizimin e pronės. Ēėshtja kryesore qė
duhet riparė pėr tė cilėn ne nuk kemi qenė dakord edhe gjatė miratimit,
janė dhėniet me koncesione tė trojeve tė ndryshme personave tė tretėve.
Ka njė vendosje paralele institucionesh, qė do tė rrėzojnė vendimet e njėra-tjetrės.
Ndėrsa deputeti Dashamir Shehi, tha se ligji duhet riparė, pasi nė aspektet
kryesore, ai nuk ndryshon shumė nga mentaliteti i sistemit socialist pėr
pronėn, duke paragjykuar pronarėt e mėdhenj, duke pėrcaktuar kthimin ose
kompensimin deri nė 60 ha tokė. Kush do tė paguajė lekėt pėr trojet e
zėna masivisht nga ndėrtimet pa leje tė viteve tė fundit. Konsensusi qė kėrkohet
tė arrihet pėr ēėshtjen e kryetarit tė KSHKKP-sė ėshtė njė butafoni
politike pa asnjė vlerė.
Neni 15/ Komiteti Shtetėror i Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave
pėr zbatimin e kėtij ligji ngarkohet KSHKKR. Komiteti shtetėror pėrbėhet
nga 5 anėtarė tė cilėt emėrohen dhe shkarkohen nga Kuvendi. Njė anėtar
propozohet nga qeveria, 2 nga pozita, 2 nga opozita. Anėtari i propozuar nga
qeveria ėshtė kryetari i kėsaj strukture.
Neni 16 Kompetencat e Komitetit Shtetėror
a)shqyrton dhe merr vendim pėr ankesat ndaj vendimeve tė komisioneve vendore
nė lidhje me anėn proceduriale tė zbatimit tė ligjit ose nė dhėnien e
vendimit me pėrjashtim tė rastit tė parashikuar nė nenin 19 tė kėtij
ligji
b)merr vendime pėr njehsimin e praktikave nė procesin e kthimit dhe
kompensimit tė pronave dhe pėr zbatimin e ligjit
c) emėron dhe shkarkon nga detyra kryetarin dhe anėtarėt e komisioneve
vendore tė kthimit dhe kompensimit tė pronave
-------------
Moisiu: Pronat, PS e PD tė gjejnė konsensusin
N.Perndoj
Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, vlerėsoi vendimin e djeshėm tė
Kuvendit tė Shqipėrisė pėr tė pranuar dekretin pėr kthimin e ligjit Pėr
kthimin dhe kompensimin e pronės. Me kėtė rast, presidenti shpreh
bindjen se forcat politike tė pėrfaqėsuara nė Kuvend, do ta pėrdorin me pėrgjegjėsi
kohėn nė dispozicion pėr tė bėrė ndryshimet e propozuara nė dekret, nė
mėnyrė qė ligji njėherėsh tė pėrmirėsohet dhe tė fitojė konsensusin
e nevojshėm, -thuhet nė njoftimin pėr shtyp tė Presidencės. Kuvendi
miratoi dje nė parim dekretin e presidentit tė Republikės, Alfred Moisiu, pėr
disa ndryshime nė ligjin Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave. Me 100
vota pro, 1 kundėr dhe 9 abstenime deputetėt kanė pranuar dekretin e
presidentit Moisiu pėr kthimin nė Kuvend tė ligjit tė pronave. Propozimet
e presidentit Moisiu pėr ligjin e pronave do tė shqyrtohen nė komisionin
parlamentar tė Ligjeve dhe atė tė Ekonomisė, pėr tė kaluar mė pas pėr
votim nė Parlament