E Hėnė 23 Gusht 2004 http://www.panorama.com.al/

Faqe 6 – Politikė

LZHK-PD, beteja pėr tė djathtėt

PLL mes mbretit dhe Berishės

Partia Demokratike dhe Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar e shpallur nga pretendenti pėr fronin mbretėror, Leka I, nuk do tė bėjnė asnjė negociatė pėr marrėveshje parazgjedhore. Sipas drejtuesve tė lartė tė PD-sė, lėvizja e shpallur nga Leka I ėshtė njė lėvizje qė nuk do tė pėrfshihet nė projektin parazgjedhor tė PD-sė pėr koalicionin me partitė e djathta. Ndėrkohė, mundėsinė e njė koalicioni parazgjedhor e kanė pėrjashtuar edhe vetė pėrfaqėsuesit e LZHK-sė, tė cilėt e konsiderojnė lėvizjen me pėrmasa tė interesit kombėtar. “Ne jemi tė hapur pėr tė gjithė ata qė dėshirojnė tė kontribuojnė pėr njė Shqipėri ndryshe”, janė shprehur pėrfaqėsuesit e LZHK-sė, duke i bėrė thirrje tė gjithė shqiptarėve, pa dallim partiak, qė t“i bashkangjiten lėvizjes.

Gjithsesi, mes PD-sė dhe LZHK-sė mbetet pėr t“u sqaruar pozicioni i ardhshėm i PLL-sė, ēka mund tė vendosė edhe pėr lėvizjen e njė pjese tė elektoratit. Kreu legalist, Ekrem Spahia, i cili drejton njė parti qė ka si elektorat mbėshtetėsit e monarkisė, por qė ėshtė nė aleancė me PD-nė, ende nuk ka dhėnė ndonjė deklaratė qė tė pėrcaktojė pozicionin e ardhshėm elektoral.

Enigmat e Spahisė
Lajmi se, LZHK do tė konkurojė nė zgjedhjet e vitit 2005 nė tė gjitha zonat elektorale me kandidatėt e saj, ka vėnė jo pak nė pozitė tė vėshtirė kreun legalist. Pozicioni i Spahisė ėshtė vėshtirėsuar edhe mė tej pas idesė sė hedhur nga pėrfaqėsuesit e mbretit, pėr tė patur njė grup parlamentar qė tė pėrfaqėsojė LZHK-nė nė Kuvend. Nėse do tė realizohet kjo kėrkesė, atėherė deputetėt legalistė ose do tė pranojnė shkėputjen nga PD e tė hyjnė nė listat e LZHK-sė, ose do tė mbeten me PD dhe mė pas tė rrezikojnė humbjen e tė gjithė elektoratit si parti. “Me fillimin e sesionit tė ri parlamentar, do tė sqarohet edhe pozicioni i deputetėve tė PLL-sė”, kanė deklaruar drejtuesit legalistė.

Ndėrkohė, nėse LZHK do tė arrijė tė formojė grupin e vet parlamentar, pritet qė tė ketė nė grupin e saj edhe deputetė tė PBK-sė. “Grupi parlamentar jep mundėsinė e iniciativave ligjore nga LZHK”, kanė shpjeguar pėrfaqėsuesit politik tė Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar.