E Enjte, 23 Shtator 2004 http://www.korrieri.com/

 BE anullon negociatat me Shqiperine 

Nė foto: Kryebashkiaku Rama me presidentin amerikan Bush dhe bashkėshorten e tij pas takimit nė Nju Jork - http://www.shekulli.com.al/

 

Misioni i Komisionit Europian nuk do te vije ne Tirane me 28 shtator per te zhvilluar Raundin e tete teknik te bisedimeve per Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit. Brukseli njofton qeverine shqiptare, ndersa arsyet mbeten te paqarta. Gjate diteve te fundit, diplomatet e BE-se kane kritikuar ashper ecurine e ngadalte te reformave ne Shqiperi
 
Elton METAJ
 
Pas nje jave te dendur me kritika te ashpra ne drejtim te qeverise dhe klases politike shqiptare, Komisioni Europian i ka dhene nje shuplake te forte Shqiperise, duke anulluar raundin e ardhshem te negociatave per Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit. Negociata qe duhej te zhvilloheshin me 28 shtator ne Tirane. Por ekspertet e Brukselit, sipas burimeve diplomatike, nuk do te jene te marten e ardhshme ne kryeqytetin shqiptar. Per kete eshte njoftuar zyrtarisht edhe qeveria shqiptare, e cila ishte pergatitur te priste vizitoret ne fund te shtatorit, per te shqyrtuar oferten e re te produkteve bujqesore. Nderkohe, zyrtaret e KE-se ende nuk kane percaktuar nje date te mundshme per te realizuar Raundin e tete teknik te negociatave per Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit.
 
Burime diplomatike, nga ana tjeter, perjashtuan mundesine, qe ne qender te shtyrjes se raundit te bisedimeve te kene qene problemet politike. Qeveria shqiptare miratoi pak dite me pare oferten e re te produkteve bujqesore, qe pritej te diskutohej ne raundin e negociatave te fundshtatorit me misionin e KE-se. Sipas krereve te ekzekutivit, oferta e re eshte produkt i perbashket i bashkepunimit te Ministrise se Bujqesise dhe Ushqimit, asaj te Ekonomise, Financave dhe Ministrise se Integrimit Europian, te asistuara nga konsulente te programit PHARE te BE-se.
 
Vendet e Bashkimit Europian kritikuan pak dite me pare Tiranen per mungesen e vullnetit politik per te kryer reformat, duke nisur nga reforma zgjedhore, deri te lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Sipas ambasadorit te Komisionit Europian ne Tirane, Lutz Salzman, "per t'u bere anetar i BE-se, nje shtet duhet te kaloje disa faza zhvillimi" dhe "faza e pare eshte Marreveshja e Stabilizim-Asociimit". "Me Shqiperine ende nuk e kemi nenshkruar kete Marreveshje, dhe kjo varet edhe nga zgjedhjet e vitit te ardhshem. Pra do te presim rezultatet e zgjedhjeve perpara se te vendosim", u shpreh diplomati ne nje interviste. Sipas tij, me pas vjen faza e dyte, ajo e zbatimit te kesaj Marreveshjeje, qe zgjat disa vite. Pas kesaj do te perpilohet nje raport per te verifikuar, nese Shqiperia i ka plotesuar kriteret per t'u bere kandidate per anetaresim ne BE. "Deri tek kandidatura dhe anetaresimi ne Bashkimin Evropian, Shqiperise i duhen te pakten 15 vjet", eshte shprehur ambasadori i KE-se, Salzman.