E Enjte, 23 Dhjetor 2004  http://www.korrieri.com/
LZHK: Moisiu e OSBE, jo Kodit PS-PD
Drejtuesit me te larte te PLL i kane kerkuar Presidentit te Republikes, Alfred Moisiu dhe Ambasadorit te OSBE ne Tirane, Pavel Vacek, qe te mos lejojne miratimin e Kodit elektoral te hartuar nga komisioni bipartizan. Ne nje takim qe deputetet e LZHK, Maks Begeja dhe Eqerem Spahiu, paten me Presidentin, kane nenvizuar se "dy partite aktuale kryesore, PS dhe PD, duan t'i vendosin partite e tjera politike dhe shqiptaret perballe faktit te kryer, duke synuar miratimin e nje Kodi zgjedhor qe nuk prodhon zgjedhje te lira". Ata kane kerkuar qe Moisiu te ushtroje autoritetin e tij si kryetar shteti, per te garantuar zgjedhje te lira e te ndershme ne Shqiperi. Ndersa bne takimin qe Spahiu zhvilloi me Ambasadorin e OSBE Vacek, kryelegalistit eshte shprehur se "Kodi nuk garanton shanse te barabarta konkurrimi ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare". "Meqenese OSBE eshte e angazhuar drejtpersedrejti ne Reformen zgjedhore, duhet te nderhyni me autoritetin tuaj qe te mos lejohet kalimi per miratim te projekt-ligjit per Kodin zgjedhor ne seancen e dites se enjte (sot), pasi nuk garanton zgjedhje te lira, te ndershme dhe te pranuara nga te gjitha palet".

A.M
---------------------------
 
http://www.panorama.com.al/ © 2003 Gazeta Panorama
Faqe 7 - Politikė

dita zgjedhjeve
propozimi
 

Presidenti u ka sugjeruar dje forcave politike tė afrojnė datėn e votimit pėr Parlamentin e ardhshėm

 

Moisiu: Zgjedhjet tė bėhen nė qershor

Kodi, kreu i shtetit kėrkon edhe parashikimin e LSI-sė e LZHK-sė

 
JULI PRIFTI

Presidenti i sugjeroi dje Kuvendit afrimin e datės sė zgjedhjeve parlamentare, duke kėrkuar caktimin e saj me konsensusin e tė gjitha partive.

Presidenti Moisiu, duke folur dje pėr ndryshimet nė Kodin Elektoral, u sugjeroi forcave politike tė marrin nė konsideratė faktin qė zgjedhjet tė mos mbahen nė muaj pushimesh, siē janė korriku dhe gushti. “Nė bazė tė Kushtetutės dhe Kodit Zgjedhor, mė rezulton se zgjedhjet nuk mund tė bėhen mė parė sesa data 3 korrik 2005. Duke qenė se muajt korrik – gusht janė pėrgjithėsisht muaj pushimesh, sugjeroj qė Kuvendi tė bėjė ndryshimet e nevojshme nė Kodin Zgjedhor pėr afrimin e kėsaj date”, ka theksuar ai. Kėshtu, pas deklaratės sė mėparshme se do tė kėrkonte konsultime me forcat politike pėr datėn e zgjedhjeve tė ardhshme parlamentare, Moisiu ka hedhur hapin e parė, duke sugjeruar afrimin e tyre. Kushtetuta pėrcakton se zgjedhjet e reja shpallen njė deri nė dy muaj para mbarimit tė mandatit tė Parlamentit, ose 45 ditė pas pėrfundimit tė kėtij mandati.

Kushtetuta
Bashkėhartuesi i Kushtetutės, Sabri Godo, njė nga anėtarėt e grupit tė “Tė urtėve”, saktėsoi njė ditė mė parė se si afat tė mbarimit tė mandatit merret, sipas Kushtetutės, data e konstituimit tė Parlamentit. Nė kėtė kuptim, ai shpjegoi se zgjedhjet nuk mund tė mbaheshin dot mė parė se data 3 korrik, pasi Parlamenti u mblodh pėr herė tė parė, pas zgjedhjeve parlamentare tė 2001, mė 3 shtator. Ndėrkohė, presidenti Moisiu ka tė drejtėn tė sugjerojė dhe tė kėrkojė nga Parlamenti caktimin me konsensus tė njė date pėr mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare tė 2005-ės, para 3 korrikut. Njė gjė e tillė mund tė arrihet vetėm nėse tė gjithė do tė jenė dakord me datėn qė mendohet tė dekretojė presidenti Moisiu. Ky i fundit ka thėnė se do tė nisė konsultimet pėr kėtė ēėshtje.

Ridimensionimi
Kreu i shtetit shqiptar i ka sugjeruar dje Parlamentit tė marrė nė konsideratė nevojėn qė ndryshimet nė Kodin Zgjedhor tė pasqyrojnė realitetin e ri politik nė vend. Kjo ka qenė njė nga vėrejtjet qė presidenti Moisiu ka dhėnė pėr Kodin Elektoral qė pritet tė votohet sė shpejti nė Kuvend. Duket se presidenti ka pasur nė vėmendje daljen e dy forcave tė reja politike, Lėvizja Socialiste pėr Integrim dhe Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar, tė cilat kanė edhe grupet e tyre parlamentare. I sugjeroj Kuvendit tė marrė nė konsideratė nevojėn qė ndyshimet tė pasqyrojnė realitetin e ri politik, duke i krijuar mundėsinė tė gjitha partive parlamentare tė jenė pjesė pėrbėrėse nė procesin e votimit dhe numėrimit tė votave, ka thėnė Moisiu. Ky element, sipas tij, ėshtė i rėndėsishėm nė konceptin pėr reformėn zgjedhore dhe i pėrfshirė edhe nė rekomandimet e OSBE - ODIHR-it. Nė tėrėsi ai ka vlerėsuar punėn e bėrė nga komisioni dypalėsh dhe grupi i ekspertėve. “Realizimi i njė procesi zgjedhor tė lirė dhe tė ndershėm pėrbėn prioritetin kryesor pėr zhvillimin e demokracisė dhe integrimin euratlantik”, ka pėrfunduar Moisiu.

 

KE: Zonat zgjedhore tė votohen brenda kėtij viti

Njė ditė pėrpara se tė votohen zonat zgjedhore nė Kuvend, deputetėt e PS-sė dhe tė PD-sė janė njohur me njė nga kushtet e BE-sė pėr ndryshimin e tyre doemos brenda kėtij viti. Nė Komisionin Parlamentar tė Integrimit ėshtė debatuar mes pozitės dhe opozitės nė lidhje me kushtin e venė nė projektrekomandimet e KE-sė qė zonat zgjedhore tė ndryshohen nga Parlamenti brenda dhjetorit tė vitit 2004. Nė disa nga rekomandimet e paraqitura nė kėtė komision theksohet se “zonat zgjedhore duhet tė rishikohen deri nė fund tė vitit 2004, nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare, pėr tė siguruar njė pėrfaqėsim tė drejtė dhe tė barabartė tė qytetarėve nė Parlament”. Njė pėrcaktim i tillė ka bėrė qė nė mbledhjen e Komisionit tė Integrimit, ku ishte i pranishėm edhe zėvendėsministri Arben Ahmetaj, deputetėt e opozitės, Beja, Mustafaj dhe Mediu tė akuzojnė qeverinė dhe Kuvendin pėr fshehje tė rekomandimeve tė Komisionit Evropian. “Ne jemi qėllimisht larg negociatave me BE-nė, rekomandimet janė bėrė publike mė 22 tetor dhe ne jemi lėnė jashtė tyre. Nga KE-ja ėshtė kėrkuar tė ndryshohen zonat zgjedhore dhe PS-ja ėshtė kundėr kėsaj. Socialistėt janė kundėr krijimit tė zonave zgjedhore sipas standardeve ndėrkombėtare”, deklaroi deputeti i PD-sė. Ndėrsa kreu i komisionit, Mediu, tha se grupet parlamentare janė lėnė jashtė kėtyre vendimeve dhe korrespondencat mes Kuvendit dhe qeverisė janė bėrė vetėm nga ana e kryetarit tė kėtij institucioni dhe kėshilltarėve tė tij. Qėndrimi i opozitės ėshtė kundėrshtuar nga socialistėt, tė cilėt u shprehėn se KE-ja nuk ka sjellė kushte, por ato janė projektrekomandime. Socialisti Bufi u shpreh se “opozita nuk ka pse t’i bėjė presion PS-sė pėr zonat zgjedhore, pasi vendimi i tyre ėshtė kundėr kėsaj ndarjeje tė re, pasi bie ndesh me Kushtetutėn”, theksoi Bufi. Ndėrkohė qė nė kėtė mbledhje u vendos qė nė seancėn e sotme deputetėt tė njihen me rekomandimet e BE-sė, si dhe qė Mediu, nė emėr tė komisionit, tė raportojė nė Kuvend.

 

Rekomandimet e KE-sė

  • Nėse zgjedhjet e 2005-ės nuk i plotėsojnė standardet ndėrkombėtare, do tė bėhen pengesė pėr synimet e Shqipėrisė pėr tė pėrfunduar marrėveshjen e asocimit.
  • Ndryshimet e Kodit Zgjedhor duhet tė miratohen nga Parlamenti deri nė fund tė vitit 2004
  • Zonat aktuale zgjedhore duhet tė rishikohen deri nė fund tė vitit 2004
  • Rregullorja e re KQZ-sė pėr funksionimin e kėtij institucioni duhet tė miratohet brenda janarit tė vitit 2005
  • Plani i Veprimit tė KQZ-sė duhet tė miratohet deri fund tė muajit janar 2005
  • Regjistrimi i popullsisė duhet tė pėrfundojė brenda shkurtit tė vitit 2005
  • Listat paraprake tė zgjedhėsve duhet tė bėhen publike deri nė fund tė marsit tė vitit 2005
  • KZZ-tė, KQV-tė dhe pėrcaktimi i territorit tė tyre duhet tė realizohet nė shkurt - prill tė 2005

 

Sherifi: Ja pse jemi kundėr 100 zonave tė reja

Socialistėt do tė votojnė sot kundėr ndarjes sė re tė 100 zonave zgjedhore. Grupi parlamentar i PS-sė ka vendosur tė votojė kundėr kėsaj ndarjeje, pasi, sipas tyre, bie ndesh me Kushtetutėn. Sipas bashkėkryetarit tė komisionit bipartizan, socialistit Sherifi, “BE-ja nuk e ka paraqitur si rekomandim ndryshimin e zonave”. Kjo pasi BE-ja thotė tė rishikohen brenda vitit 2004, dhe brenda standardeve ndėrkombėtare tė ndarjes sė zonave zgjedhore. Sipas nesh, ndarja qė propozohet nuk ėshtė brenda standardeve ndėrkombėtare, sepse nuk ka asnjė standard tė tillė qė thotė se ndarja duhet tė bėhet mbi bazėn e atyre qė morėn pjesė nė votim, pėr faktin se nė votim marrin pjesė gjithnjė e mė pak njerėz, aq mė tepėr kur janė tė dėshpėruar nga politika, dhe kjo do ta deformonte krejt hartėn e ndarjes zgjedhore, ngaqė nė zonat rurale ku marrin mė pjesė mė shumė zgjedhės do tė ketė mė shumė deputetė, ndėrsa nga zonat qytetare, ku marrin pjesė mė pak zgjedhės, do tė ketė mė pak deputetė”, theksoi Sherifi. Sipas tij, ndėrkombėtarėt kanė vėnė si kusht tė ndryshohet Kodi Zgjedhor dhe jo 100 zonat zgjedhore, tė cilat presin vendimin e PS-sė, nėse do tė miratohen ose jo.

 

LSI, amendime pėr ndryshimet e kodit
Braho: PS e PD kanė hartuar “grusht elektoral”

Lėvizja Socialiste pėr Integrim do tė paraqesė amendimet e saj pėr Kodin e ri Elektoral, pasi e cilėson draftin si produkt i dalė vetėm nga dy parti, PS e PD. Kryetari i grupit parlementar tė LSI-sė, Sabit Brokaj, tha dje se ndryshimet nė kod, jo vetėm nuk pėrbėjnė ndojė hap pėrpara, por, nė disa aspekte, pėrbėjnė hapa pas. Kėshtu, vėrejtjet e LSI-sė pėr kodin kanė tė bėjnė me pėrfaqėsimin nė komisionet zonale dhe ato tė qendrave tė votimit, ku kodi parashikon vetėm pėrfaqėsues tė PS-sė, tė PD-sė, dhe nga dy pėrfaqėsues tė aleatėve tė tyre. “Dy grupimet e mėdha, LSI-ja dhe LZHK-ja, janė pėrjashtuar nga pėrfaqėsimi me anėtarė komisioni. Nė kėtė mėnyrė nuk ėshtė pėrfillur as rekomandimi ndėrkombėtar pėr prishjen e dominimit tė dy partive PS - PD”, ka vėrejtur Brokaj. Gjithashtu, ai ka vėnė nė dukje se ėshtė deformuar tėrėsisht risia e sjellė pėr numėrimin e votave nė komisionet zonale, dhe se kutitė e votimit mbeten jashtė kontrollit gjatė transportimit tė tyre. Pėr kėtė arsye, Spartak Braho ka thėnė se PS - PD kanė hartuar njė grusht shteti tė tipit elektoral, ose thėnė ndryshe “votime nė furgon”. LSI-ja vlerėsoi komentet e presidentit Moisiu pėr pasqyrimin nė kod tė realitetit tė ri politik nė Kuvend.

 

-------------------------

Data e Publikimit: 23/12/2004 http://www.ballkan.com/

Speciale

Greqia ka pėrfituar 950 milionė franga ari nga pronat e ēamėve

Autori i Lajmit: Pėrgatiti: Pėrparim Halili
Megjithė faktin qė Shqipėria nuk ishte pjesė e sulmit italian kundėr Greqisė, menjėherė pas fillimit tė luftės, nė Greqi u vendos dhe u shpall “Gjendja e luftės me Italinė dhe Shqipėrinė, duke i konsideruar palė sulmuese”.
Nė vitin 1970, Gjykata Kushtetuese Greke, ka shpallur vazhdimin e sekuestros sė pronave tė shqiptarėve me kombėsi jo greke, deri nė shfuqizimin e Ligjit tė Luftės dhe nėnshkrimin e Traktatit tė Paqes, mes Greqisė e Shqipėrisė.
Me datė 9. 06. 1947, Ministria e Ekonomisė dhe Ministria e Financave Greke, me Vendimin Nr.14882/3574 dhe me Ligjin 4506, datė 14. 03. 1966, pėrjashtoheshin nga Ligji i Luftės, “shtetasit shqiptarė me origjinė greke, banues nė Shqipėri”.
Nė 25 Qershor 1925, gjatė njė diskutimi nė Parlamentin Shqiptar pėr pronat e grabitura tė shqiptarėve nė Greqi, deputeti Xhaferr Ypi, tha: “Nėse kjo pasuri, do tė vihej nė duart e shqiptarėve, shteti ynė siguronte 10 milionė franga ari nė vit.
“Ligji i Luftės me Shqipėrinė”, dekretuar e mbajtur ende nė fuqi nga shteti grek, nuk ka nxitur asnjėherė guximin e shtetit shqiptar dhe tė politikės sė tij edhe gjatė kėtyre 14 viteve tė fundit, pėr ta injoruar qoftė jo vetėm praktikisht, por dhe teorikisht kėtė ligj. Pėrkundrazi, ndėrkohė qė prej palės greke ėshtė konsideruar “ligji i drejtė dhe i motivuar”, prej palės shqiptare ėshtė konsdideruar “pa rėndėsi dhe mbetje inaktive e njė periudhe tė vdekur pėrgjithmonė”. Nėse ligji i luftės, do tė ishte njė “mbetje” e tillė, atėherė Greqia nuk duhet ta mbante prej 64 vjetėsh nė fuqi.
Absurdi i Shtetit Shqiptar, qėndron nė faktin, se nga njera anė shteti grek konsiderohet si “vend mik” dhe afrohet, pranohet e vepron si “partner strategjik”, nga ana tjetėr vazhdon tė zbatojė me fanatizėm dhe egėrsi, ēdo dispozitė tė ligjit tė saj tė luftės me Shqipėrinė. Natyrisht, nuk ėshtė aspak normale pėr Shqipėrinė, qė quhet edhe me Kushtetutė si vend sovran, tė pranojė miqėsi me njė vend, i cili i ka zhvatur 1/4 e territorit, qė i ka vrarė, sakatuar, larguar me dhunė njė pjesė autoktone tė popullsisė dhe qė i ka grabitur pronat, pėr mė tepėr, vazhdon tė mbajė nė fuqi “Ligjin e Luftės”. Ne duhet tė jemi tė bindur tashmė, se prapaskenat e dukshme greke, nė lidhje me interesa tė tjera territoriale ndaj Shqipėrisė, tė cilat ringjallen dhe veprojnė edhe pėr shkak tė njė qėndrimi tė “ngordhur” tė shtetit shqiptar gjatė gjithė kėtyre viteve, janė njė praktikė vepruese dhe jo njė fantazi nacionaliste.
Pesė vjet mė parė, kur ish-ministri i Punėve tė Jashtme tė Shqiėprisė, Paskal Milo u pyet nga deputeti i PS-sė, Petro Koēi, nė seancėn e datės 29 korrik 1997, nė lidhje me “politikėn e fqinjėsisė aktive me Greqinė ndaj “Ēėshtjes Ēame”, u pėrgjigj: “Zhvillimi i mėtejshėm i marrėdhėnieve shqiptaro-greke ėshtė objektiv parėsor i qeverisė dhe kjo pėrparėsi ėshtė edhe pėr ēamėt, po kaq i dobishėm dhe shpresėdhėnės, sa edhe pėr gjithė shqiptarėt”. Tani gjithkush mund tė kuptojė, se nė ē’nivel ndodhet ēėshtja ēame pėr tė parė se sa e “dobishme e shpresėdhėnėse”, ka qenė politika e “fqinjėsisė sė mirė” mė Greqinė, kur nė mes tė dy kufijve qėndron njė Ligj Lufte i pa abroguar.
Pak nga historia e “Ligjit tė Luftės”
Nė atė peridudhė trazirash tė Luftės sė Dytė Botėrore, pėr tė forcuar akoma mė shumė pozitat e triumfatorit pushtues, mė 28 tetor 1940, Italia i shpalli luftė Greqisė dhe e sulmoi territorin e kėsaj tė fundit, duke pėrdorur si bazė kryesore zbarkimi, territorin e aneksuar jugor shqiptar. Nga kjo pistė dhe nė kėtė kohė, filloi lufta e mirėnjohur nė Jug tė Shqipėrisė, e quajtur “Lufta Italo-Greke”. Nė kėtė cilėsim, pjesėmarrės tė shteteve ndėrluftuese, mungon emri i Shqipėrisė. Megjithė faktin qė Shqipėria nuk ishte pjesė e sulmit italian ndaj Greqisė, menjėherė pas fillimit tė luftės, nė Greqi u vendos dhe u shpall “gjendja e luftės me Italinė dhe Shqipėrinė si palė sulmuese”. Dekreti Mbretėror Grek, i datės 10 nėntor 1940, ka hyrė nė fuqi pas botimit nė Gazetėn Zyrtare Greke tė vitit 1940, me kėtė pėrcaktim: “Italia me dominimet, territoret perandorake, me kolonitė e saj dhe Shqipėria, pėrcaktohen armike nė kuptimin e Ligjit 2636: “Pėr veprimet juridike tė armiqve dhe sekuestrimin konservativ tė pasurive armike”.
Nė bazė tė kėtij ligji, tė gjithė pasuritė e shqiptarėve nė Greqi u vunė nėn “sekuestrimin konservativ” dhe filluan tė administrohen nga shteti grek. Duhet tė theksojmė kėtu se me fjalėn “pasuritė e shqiptarėve nė Greqi” nuk kemi parasysh vetėm pasuritė e shqiptarėve nė trojet e tyre si nė Ēamėri etj, por pėr pasuritė e shqiptarėve nė tė gjithė territorin e shtetit grek. Mė vonė, me vendim tė pėrbashkėt tė ministrisė sė Ekonomisė Kombėtare dhe tė ministrisė sė Financave tė Greqisė, datė 9 qershor 1947, Nr 14882/3574 dhe mė vonė nė bazė tė ligjit nr. 4506, datė 14 mars 1966, pėrjashtoheshin nga zbatimi i dispozitave tė ligjit tė luftės, “shtetasit shqiptarė me origjinė greke qė banonin nė Shqipėri”. Sipas kėtij ligji dhe sipas dėshirės identifikuese greke, “shtetas shqiptarė me origjinė greke” quhen tė gjithė ortodoksėt e Shqipėrisė. Sipas dekret-ligjit nr. 1138/1948, neni 21 i Ligjit tė Luftės ėshtė ndryshuar, duke qartėsuar se marrja fund e kėtij ligji bėhet me vendim tė pėrbashkėt tė kryeministrit, ministrit tė Punėve tė Jashtme, ministrit tė Financave dhe ministrit tė Drejtėsisė. Pastaj, njė vendim i tillė duhet tė miratohet edhe nga Parlamenti grek. Nė vitin 1987 grekėt mashtruan nė lidhje me heqjen e Ligjit tė Luftės me Shqipėrinė. Pėr faj edhe tė palės shqiptare, pėr shumicėn e popullsisė nuk dihej deri vonė se Greqia e kishte akoma nė fuqi kėtė ligj. Por, duhet kujtuar se grekėt kanė qenė mashtrues deri vonė nė lidhje mė kėtė ēėshtje. Kėshtu pėr shembull ish-kėshilltari i Shtypit i Ambasadės Greke nė Tiranė, Kristos Failadis nė vitin 1994, i ka deklaruar gazetės “Aleanca”: “Me komunikatėn zyrtare tė Kėshillit tė Ministrave tė Greqisė, datė 28 gusht 1987, ka pushuar sė ekzistuari gjendja e luftės me Shqipėrinė. Ky dokument zyrtar i Kėshillit tė Ministrave ėshtė firmosur nga kryeministri i asaj kohe, Papandreu dhe ministrat pjesėmarrės”.
Sipas informacioneve qė kemi, ky i ashtuquajtur “vendim” nuk ėshtė botuar nė Gazetėn Zyrtare tė Greqisė, pra ka qenė njė truk grek, pėr t`i shėrbyr politikės sė “dy popujve miq”, nisur e publikuar me marifet nė Shqipėri, qė koha e regjimit tė Enver Hoxhės.
Pse Greqisė nuk i inetereson heqja e Ligjit tė Luftės me Shqipėrinė?
Tashmė nuk ka asnjė mėdyshje, qė shkaku kryesor dhe i vetėm i mbajtjes sė Ligjit tė Luftės me Shqipėrinė, ėshtė ai ekonomik, ose kuptuar mė ndryshe, kjo ėshtė maska e hajdutėrisė greke nėpėrmjet kėtij ligji. Sipas ligjit grek tė luftės, tė gjitha pronat e shqiptarėve nė Greqi administrohen e shfrytėzohen nga shteti grek. Nė kėto pasuri futen tokat bujqėsore, trojet, objektet, fabrikat, punishtet, llogaritė bankare etj. Po ashtu sot ekziston ēdo mundėsi dhe bazė juridike prej shtetit grek, qė emigrantėve shqiptarė nė Greqi, t‘u konfiskohen ato pak prona qė kanė blerė, pasuritė e tjera, pse jo edhe llogaritė bankare. Kėtė e pėrcakton Ligji i Luftės! Por, nė tėrėsinė e interesave tė dukshme e tė padukshme tė Greqisė, pėr tė mbajtur nė fuqi kėtė ligj, qėndrojnė edhe motive tė tjera me natyrė ushtarake, psikologjike, bllokuese, racore. Sipas kėtij ligji, shtetasit shqiptarė qė punojnė si emigrantė nė Greqi, mund tė konsiderohen si skllevėr pa asnjė tė drejtė, qė mund tė trajtohen si tė ketė dėshirė shteti grek, siē ka ndodhur dhe po vazhdon tė ndodh me ta.
Ja ligjet greke, antishqiptare
Nė datė 10.11.1940, Parlamenti grek ka miratuar Ligjin Nr. 2636 “Mbi veprimet juridike tė armiqėve dhe konfiskimin konservativ tė pasurive armike” nė zbatim tė kėtij ligji, me Dekret Mbretėror Grek ėshtė deklaruar “Gjendja e Luftės me Shqipėrinė”. Shteti grek, pėr tė “zbutur” disi maskarėn zhvatėse tė pronave tė shqiptarėve nė Greqi, me dy akte nėnligjore tė ministrisė sė Financave dhe ministrisė sė Ekonomisė, me nr. 14882 e nr. 3574, si dhe me Ligjin 4506 tė vitit 1965, tė datave 07.06.1947 dhe 09.07.1947, ka bėrė pėrjashtim pėr shtetasit shqiptarė me kombėsi greke, duke iu dhėnė tė drejtėn e rifitimit tė pronave tė sekuestruara. Kėtė akt sekuestro e ka mbrojtur Gjykata Kushtetuese Greke edhe nė vitin 1970, duke shpallur vazhdimin e sekuestros sė pronave tė shqiptarėve me kombėsi jo greke, deri nė momentin e shfuqizimit tė Ligjit tė Luftės dhe tė nėnshkrimit tė traktatit tė paqes mes Greqisė dhe Shqipėrisė. Edhe tani, 64 vjet pas daljes sė atij ligji famėkeq, edhe pse mbretėria greke ėshtė rrėzuar, edhe pse kanė kaluar 60 vjet nga pėrfundimi i Luftės sė Dytė Botėrore, edhe pse “miqėsia” mes dy vendeve vazhdon, dekreti i gjendjes sė luftės kundėr Shqipėrisė dhe ligji i sekuestros konservative pėr pronat e shqiptarėve, nuk po shfuqizohen.
“Ēėshtja Ēame”: Grekėt sekuestrues e masakrues tė shqiptarėve, qė pėrpara vitit 1925
Faktet historike dėshmojnė, se edhe shumė vite pėrpara dekretimit tė Ligjit tė Luftės nė vitin 1940 me Shqipėrinė, Greqia ka patur dhe ka zbatuar synimet e saj grabitėse pėr tė sekuestruar pasuritė e shqiptarėve nė Greqi. Sipas diskutimeve nė seancėn e Posaēme Parlamentare tė Dhomės sė Deputetėve tė Shqipėrisė, tė zhvilluar nė datėn 25 qershor 1925, kushtuar ēėshtjes sė pronave tė grabitura tė shqiptarėve nė Greqi, pa llogaritur pronat nė Ēamėri, sidomos fjalės Xhaferr Ypit nė kėtė seancė, nėse kjo pasuri e grabitur nga grekėt, do tė vihej nė duart e shqiptarėve, atėherė shteti shqiptar siguronte 10 milionė franga ari nė vit. Pa llogaritur shpronėsimin e detyrueshėm tė ēifliqeve shqiptare nė Thesali e zona tė tjera, politika greke synonte ta shtrinte procesin e shpronėsimeve nė pėrmasa mė tė madhe. Pėr tė bllokuar kėtė qėllim, shkoi atėherė nė Greqi, njė komision parlamentar shqiptar. Duhet thėnė, se pas vizitės sė parlamentarėve shqiptarė, Greqia e kufizoi dukshėm procesin grabitės tė pronave tė shqiptarėve, por nuk e ndali asnjėherė, madje e thelloi edhe shumė vite mė pas. Rast i mirė pėr tė ishte Ligji i Luftės i vitit 1940, i cili nuk mund tė jetė kurrė njė “mbetje e sė kaluarės”, pėrderisa ėshtė njė faktor i madh grabitės pėr grekėt dhe qė i shėrben strategjisė serbo-greke tė rrėnimit ekonomik tė shqiptarėve. Bėni njė llogari tė thjeshtė: Vetėm nga viti 1925 e deri sot, me kursin e kėtij viti, duke llogaritur rreth 10 milionė franga ari nė vit, tė marra nga administrimi i pronave tė shqiptarėve nė Greqi (pa llogaritur pronat e popullsisė ēame dhe ato qė preku Ligji i Luftės i vitit 1940), Greqia i ka pėrvehtėsuar shqiptarėve, njė shumė prej rreth 950 milionė franga ari. Nė atė kohė, njė frangė ari shkėmbehej me 4 dollarė.
64 vjet e sekuestruar, godina e Legatės Shqiptare tė kohės sė Mbretėrisė
Ka njė fakt tė tillė, tė cilin nuk duhet ta lėmė jashtė vėmendjes: Buxheti i Shtetit Shqiptar, ka vite qė paguan shuma kolosale financiare, pėr tė pėrballuar qeranė e godinės sė Ambasadės Shqiptare nė Athinė dhe 8 apartamente banimi tė familjeve tė rezidentėve tė saj. Kjo ndodh nė njė kohė dhe kur prej mbi 6 dekadash, nė qendėr tė Athinės, nė rrugėn “Vasilissis Sofias” ndodhet godina e ish-Legatės Shqiptare tė kohės sė Mbretėrisė Shqiptare, godinė kjo, qė ėshtė pronė historike e Shtetit Shqiptar. Qė prej 64 vjetėsh, pra qė prej vitit 1940, kjo ndėrtesė ish-seli diplomatike, ka kaluar nė “sekuestrim konsevativ” qysh prej vitit 1940 dhe sot ėshtė kthyer nė muze. Natyrisht, nė krahasim me atė qė kanė humbur dhe po humbin shqiptarėt nė Greqi, ish-selia diplomatike e grabitur ėshtė shumė pak, por qė duhet kėrkuar e rikthyer, jo vetėm si pronė fizike, por sė pari, si vlerė historike.
Pėrgatiti:
Pėrparim Halili