Samedi, Avril 24, 2004 Signalé: 7:26 PM http://www.ata-al.net/

Le PLL soutient les ex-persécutés politiques


TIRANA, 24 avril /ATA-Kristi Pinderi/ - Le Parti du
Mouvement de la Légalité (PLL) soutient les ex-persécutés
politiques et considčre leurs demandes comme "légales", "justes",
et "réalisables".
Cette déclaration a été faite samedi par le secrétaire
général de ce parti, Artan Tujani et le secrétaire pour les
relations avec le public, Neritan Kolgjini, lors d'une conférence
de presse.
Les deux hauts fonctionnaires ont déclaré que le "PLL fera
tous les efforts pour découvrir les auteurs de la violence
exercée sur les ex-persécutés".
Entre temps, des représentants des ex-persécutés politiques
ont averti le développement d'une autre manifestation de
protestation devant le sičge de l'Assemblée lundi prochain.
/xh.c/er


RADIO FREE EUROPE/RADIO LIBERTY, PRAGUE, CZECH REPUBLIC
___________________________________________________________
RFE/RL NEWSLINE Vol. 8, No. 77, Part II, 26 April 2004


EUROPEAN COMMISSION URGES ALBANIA TO CURB CRIME. Following talks with
the Albanian government in Tirana on 23 April, a visiting European
Commission delegation issued a statement saying that Albania is still
far from achieving EU integration standards, the "Southeast European
Times" reported. The government must curb organized crime and
corruption, the statement said, adding that political instability is
still a substantial obstacle on the country's road to European
integration. UB


 © 2003 Gazeta Panorama http://www.panorama.com.al/
 Opinion

Vdekja e palavdishme e shqiptarit

Faqe 9 - Koment
26Prill 2004

Mbi vdekjen e palavdishme tė shqiptarit

Besnik Mustafaj

Le tė kuptohemi drejt qysh nė fillim: fjala kėtu nuk ėshtė pėr ndonjė vdekje
tė turpshme, nga ato vdekje, pėr tė cilat tė vjetrit tanė thoshin se e
nxjerrin nė harresė dhimbjen. Megjithatė, njė sqarim i tillė paraprakisht
nuk e thjeshton vėrtet punėn e arsyes time pėr tė rrokur sadopak zanafillėn
e njėrės nga dramat shqiptare mė ngjethėse nė kėtė kapėrcyell shekujsh...

...Cila ėshtė drama?

Ka disa arketipe, por unė po veēoj vetėm tri prej tyre, ato qė mė duken mė
tronditėset, duke i paraqitur pėrmes shembujsh tė kronikės sė zezė.

1.Tė mėrkurėn e shkuar u njoftua nė media se pėrsėri nė Elbasan, dy vajza tė
reja, njė shtatėmbėdhjetė vjeēare nga Belshi dhe njė studente nė
Universitetin e kėtij qyteti, ishin rrekur tė vrisnin veten. Njėra prej
tyre, studentja, kishte marrė krejt si nėpėr filma, njė grusht tė madh me
ilaēe, kurse tjetra, ajo mė e reja, kishte gėlltitur njė sasi bar miu.
Vdekja ėshtė gjithmonė e tmerrshme sidomos pėr atė, qė e pėson, edhe pėr
ata, qė mbetėn pas, tė njohur a tė panjohur tė viktimės. Ama vdekja me bar
miu bėhet lemeri fare pėr tė gjithė.

Dhe nuk ėshtė e para vdekje e kėtij lloji nė vendlindjen e ballokumes. Le tė
shpresojmė se ėshtė e fundit! Para pak ditėsh, njė e pėrditshme botoi njė
koment mbi njė studim tė kryer nga dy mjekė tė nderuar tė kėtij qyteti,
Nikollaq Thano dhe Behar Gjevori. Nuk ėshtė nevoja tė ndalem edhe unė te
puna e tyre, qė meriton gjithė respektin. Po shkėpus nga ai material vetėm
faktin pėrmbledhės e qė nuk mė shqitet nga mendja: gjatė tri vjetėve, 2000,
2001, 2002 janė regjistruar nė Elbasan 139 raste vetėhelmimesh, rreth 80
pėrqind e tė cilave janė ekzekutuar me herbicide qė gjenden me shumicė nė
farmacitė bujqėsore apo veterinare. Tė dhėnat e vitit 2003 nuk njihen, por,
nisur nga kurba nė ngjitje e tri vjetėve tė pėrmenduara, nisur edhe nga njė
vėzhgim i sipėrfaqshėm i komunikatave tė policisė javėt e fundit, ka vend tė
mendohet se fatkeqėsia ka ardhur vetėm nė ngjitje.

Njė tablo kaq makabre tė le pa gojė. Protagonistėt e kėsaj drame nuk shfaqin
cilėsitė e zakonshme tė njerėzve tė dobėt apo tė lodhur nga jeta deri nė
padurim. Ata e urrejnė jetėn, kjo kuptohet lehtė, por e urrejnė mirėfilli
edhe trupin e tyre skajmėrisht derisa i pėrgatisin njė fund aq torturues,
barbarisht torturues. Nga mund t'u burojė atyre njė urrejtje kaq e thellė
ndaj vetes, sa nuk le vend as pėr njė fije mėshirė? Kjo qė shtroj unė ėshtė,
natyrisht, njė pyetje prej shkrimtari, e cila nuk e ndihmon detyrimisht
arsyetimin politik e as atė sociologjik lidhur me fenomenin. Njihet pafuqia
e shkrimtarėve pėr t'u dhėnė zgjidhje problemeve tė kėsaj natyre. Por
shkrimtarėt, madje edhe atėherė kur ata kanė pranuar tė marrin pėrgjegjėsira
politike, e kanė si detyrė parėsore tė zbulojnė plagėt mė tė dhimbshme tė
bashkėkohorėve tė vet dhe tė thėrrasin pėr ndihmė.

2. Ja edhe shembulli i dytė:
Diku nė rrethinat e Durrėsit, vitin e kaluar, njė grua akuzon tė shoqin se
ka kryer marrėdhėnie me dhunė me tė bijėn ende nxėnėse e shkollės
tetėvjeēare. Njė burrė, pra, njė shqiptar nė moshė tė pjekur, pėrdhunon njė
vajzė, e cila jo vetėm ėshtė e bija, por ėshtė edhe e mitur. Rast
laboratorik pėr t'i pėrmbledhur nė njė tė gjitha tė kėqijat, apo siē thuhet
nė gjuhėn moderne, tė gjitha perversitetet. Faqja e zezė!

Drejtėsia nis punėn e vet. Burri arrestohet. Ndėrkohė, siē e do profesioni,
bėhen edhe analizat e viktimės dhe del se vajza nuk ka pėsuar kurrė ndonjė
pėrdhunim as nga i ati e as nga ndonjė burrė tjetėr. Fiziologjikisht, vajza
ėshtė siē i takon tė jetė pėr moshėn e vet. Pėrsa i pėrket fatit tė tė
miturės, njė pėrgėnjėshtrim i tillė i fakteve tė shpallura, natyrshėm ėshtė
lumturues. Megjithatė, do tė thosha se ėshtė vonė pėr tė pritur lehtėsimin.
E keqja ėshtė bėrė.

Jemi pėrpara njė gruaje, e cila sajon shpikjen mė tė pėrbindshme. Pėr tė
ndėshkuar dhe poshtėruar tė shoqin ajo sakrifikon pjellėn e vet, tė bijėn,
njė sakrificė kjo jo vetėm tmerrėsisht e dhimbshme, por edhe po aq e ulėt.
Me veprimin e saj, ajo grua nuk le mė vend qė tė tjerėt tė mendojnė pėr
hallin e saj. Sepse edhe ajo njė hall e ka pasur doemos me tė shoqin. Madje
njė hall tė fortė. Ndryshe nuk ka si shpjegohet aq shumė urrejtje ndaj
babait tė fėmijės sė vet, pėr tė cilin mendja e saj ka pėrgatitur njė
ndėshkim tė rėndė e tė shpejtė: edhe ta mbyllte nė hekura, edhe ta mbulojė
pėrgjithmonė me turp. Njė hakmarrje patologjike!

Ama ka diēka thelbėsore nė kėtė histori, qė e nxjerr atė nga suazat izoluese
tė rastit patologjik. Dhe kjo ėshtė pėrsėri urrejtja, e cila te
protagonistja nė fjalė mbyt tė gjitha ndjenjat e tjera njerėzore dhe pėr
pasojė, nga njė njeri i tillė nuk mund tė presėsh mė asgjė tė natyrshme.
Sepse edhe hakmarrja, sado qė me pėrmbajtje tė dėnueshme, qoftė nga
pikėpamja fetare, qoftė nga pikėpamja juridike, e shprehur brenda disa
caqeve, mbetet gjithsesi njė shfaqje e parashikueshme brenda natyrės
njerėzore. Jashtė kėtyre caqeve hakmarrja e humbet edhe kėtė tė drejtė tė
vogėl, e cila nuk ėshtė kurrsesi pėrligje, ėshtė thjesht njė mundėsi pėr ta
klasifikuar brenda papėrsosmėrisė sė njeriut. Sėrisht del pyetja se nga mund
tė burojė gjithė kjo urrejtje, ēfarė e ushqen?

3. Nė rastin e tretė veēova dy shembuj, jo se njėri nuk do tė mjaftonte, por
se mė duket sikur plotėsojnė njėri-tjetrin dhe krijojnė njė tablo ku shumė e
shumė tė tjerė mund ta gjejnė veten.

Nė Libohovė njė burrė nė lule tė moshės godet me sėpatė baxhanakun e vet. E
tillė siē u tregua nė shumė gazeta, historia ėshtė fillim e mbarim absurde.
Vrasėsi i mbetur nė tentativė, siē do tė shprehej prokurori, kthehet vonė nė
mbrėmje nė shtėpi, ca thonė i dehur, ca thonė i pirė, dhe gjen dy bujtės tė
njohur: motrėn e gruas sė vet me tė shoqin, tė cilėt kishin ardhur pėr qejf.
Me sa duket nuk i pėlqen prania e tyre dhe zemėrimin e shfryn burracakėrisht
mbi tė shoqen. Ngrihet dikur baxhanaku t'i ndajė, siē do t'i takonte ēdo
njeriu normal, dėshmitar i njė skene tė tillė, dhe i zoti i shtėpisė zbulon
sakaq arsyen e vėrtetė tė tėrbimit tė vet. Ai rrėmben sopatėn dhe godet
mikun. Do tė mė pėlqente tė thosha: as parė, as dėgjuar! Por nuk ėshtė mė
ashtu.

Nė Librazhd, dy fėmijė pesė a gjashtė vjeēarė, fqinj e pėr mė tepėr
kushėrinj tė parė, grinden siē janė grindur e pajtuar nė jetė tė jetėve dhe
kudo nė botė fėmijėt e kėsaj moshe. Tė nesėrmen nėna e njėrit, grua e re, i
merr hakun tė birit duke e vrarė tjetrin me gurė pas kokės.

Gjithēka ėshtė kaq makabre nė kėto krime, kaq mesjetare, sa pėrpiqem ta
pėrmbledh sa mė shumė pėrshkrimin e tyre, ndėrkohė qė ndiej edhe njė pafuqi
gjuhėsore pėr tė shprehur turbullirėn time pėrpara fakteve. Po a mjafton
turbullira qė mė pushton, pėr tė qenė sadopak i dobishėm nė kėto rrethana?

* * *

Nuk ėshtė kryesore tė mbahet mend nėse ndėrruan apo nuk ndėrruan jetė
viktimat. Do tė thosha se tė tri kėto arketipe tė dramės sė sotme shqiptare
pėrmbajnė nė vetvete vdekjen, madje njė vdekje tė pangjashme me atė qė sjell
sėmundja, pleqėria apo edhe njė aksident. Ėshtė vdekja e shpirtit dhe e
mendjes sė individit, e qė ėshtė vdekja padyshim mė tronditėse sepse
asgjėson njeriun pa e mbyllur atė nė arkivol, pa e vajtuar me ligje e as pa
i vėnė lule te koka, dhe si e tillė, ajo vepron nė shoqėri si njė sėmundje
ngjitėse nė sajė tė tharmit qė e ngjiz, e qė ėshtė urrejtja, njė urrejtje e
verbėr dhe e shumėfishtė, e drejtuar po aq kundėr vetes sa edhe kundėr
njeriut tė afėrm. A janė kėto simptomat e njė shkatėrrimi tė njeriut
shqiptar tė kapėrcyellit tė shekullit? Shkrimtari nė kėtė rast nuk mund tė
zėvendėsojė me pyetjet e veta as sociologun e as politikanin, aq mė pak
psikologun, tė cilėt, pėr vetė natyrėn e profesionit tė tyre, kanė njė
veprim mė tė drejtpėrdrejtė mbi shoqėrinė. Por shkrimtari, duke shpallur
botėrisht turbullirėn e vet pėrpara faktesh tė tilla, tregon sė paku se nuk
ka tabu dhe pėrmbush kėshtu nje aspekt thelbėsor tė detyrės sė vet.