E Marte, 24 Gusht 2004 http://www.kohajone.com/

SHQIPTARET E DUAN LEVIZJEN E MBRETIT

Mesazh i prof.Teodor Kareco ndaj Levizjes per Zhvillim Kombetar

Naltmadheri,

Une qe po Ju shkruaj jam nje ekonomist me banim prej vitesh ne Detroit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Per shume vjet kam dhene mesim ne universitet, kam kryer studime qe i quanim "shkencore" ne Akademine e Shkencave te Shqiperise si dhe kam kryer detyra te tjera. Ne momentet e permbysjes formale te komunizmit ne vitin 1991 isha per disa muaj Sekretar i Pergjithshem i Keshillit te Ministrave i caktuar nga Partia Republikane. Duke qene ne epiqendren e vorbulles qe rrotullonte e sterrotullonte komunistet e rinj e te vjeter ne lufte per pushtet, u deziluzionova per entuziazmin fillestar.

Ishte nje kenaqesi e madhe per mua te njihem nepermjet shtypit per nismen Tuaj te vyer "Levizja per Zhvillim Kombetar". Ne kete kohe kur ligjin ne Shqiperi e ben politika dhe politikane te coroditur e te korruptuar, nje levizje e tille eshte shpetimtare per vendin dhe popullin ne lengim. Nga sa e njoh une situaten ne Shqiperi dhe, e njoh jo pak, vetem nje levizje e tille, si te thuash me "duar te pasterta" mund te zgjoje nga gjumi shqiptaret e vertete, ata qe ne dhjetera vjecare kane vuajtur dhe po vuajne nga diktatura e vjeter apo ajo e re qe perdor instrumentet false te te ashtuquajtures "demokraci".
Klasa politike, me perjashtime te rralla, eshte cngjyrosur nga kuq i thelle ne roze apo blu. Sot ata kane vetem e vetem nje qellim - te ruajne pushtetin me cdo mjet, per t'u pasuruar pa asnje skrupull. Interesi i vetem i tyre eshte vetem pasuria, aspak vendi dhe populli.

Fatkeqesia eshte se ketyre grupimeve laramane ish-komuniste ju bashkangjiten shume patriote, demokrate, te perndjekur politike.
Ata u genjyen nga fasada demokratike e emertimit te kesaj apo asaj partie. Kete e kam ndier ne Shqiperi, turmat e popullit, me synimin e mire per te zhdukur faren komuniste u radhiten ne grupimet qe e quanin veten demokratike. Zhgenjimi ishte i madh. Sot shohim sesi behet lufta vetem brenda llojit, shumica e partive kane te njejtat programe, te njejten ideologji.

-_het nje levizje e vertete

Pjesa e zhgenjyer, ajo pjese e shendoshe e popullit qe sheh me sy realist se c'eshte politika e sotme dhe c'jane politikanet, intelektualet, perfaqesuesit me ne ze te shtresave qe brez pas brezi kane luftuar me te vetmin ideal Shqiperine, duhet objektivisht te bashkohen me Levizjen per Zhvillim Kombetar.
Une te pakten nuk shoh nje here per nje here nje rruge tjeter. Madje gjykoj se edhe pjesa e shendoshe e krahut te majte apo te djathte e mashtruar nga drejtuesit e korruptuar politike do te renditen ne krahun Tuaj per hir te Shqiperise, te shtetit ligjor, rregullit, perparimit ekonomik. Politika me e mire sot eshte te bashkojme forcat qe edhe Shqiperia te jete nje shtet dinjitoz ne familjen evropiane, qe shqiptaret te rrojne si njerez.

Me pelqen fakti se, megjithese Levizja per Zhvillim Kombetar ka natyre politike, pa te cilen nuk mund te sigurohet pushteti, ne thelb kjo levizje nuk ka ngjyre politike, nuk perfaqeson parti me vete. Ne te po te flasim ndryshe bashkohen realisht, jo me parulla fallco, te gjithe shqiptaret pa dallim "feje, krahine dhe ideje". Ky eshte nje moment i ri ne politiken tone bashkekohore. Te bejme Shqiperine, te heqim fukarallekun e tejskajshem te nje pjese te mire te popullit, pastaj te luftojme ne rruge ligjore se cili grupim politik do te drejtoje. Kjo nuk perjashton faktin qe vete kjo levizje politike te shnderrohet dora-dores edhe ne parti politike.

Sikunder e kuptoj dhe e konceptoj une, ne kete moment te ri behet thirrje qe, cdo shqiptar, pavaresisht nga perkatesia partiake te perfshihet me te gjitha forcat ne kete levizje. Mua Naltmadheri me ke pa medyshje ne vorbullen e fuqishme te kesaj levizjeje.

Natyrisht varet nga serioziteti i kesaj levizjeje. Personalisht mua m'u perforcua bindja se kemi te bejme me nje Levizje serioze dhe efektive edhe per nje arsye tjeter. Ne balancen midis interesave Tuaja per te trasheguar realisht fronin e Mbretit te Shqiptareve dhe interesave qe ka aktualisht Shqiperia dhe shqiptaret ne lengim, Ju zgjodhet kete te dyten. Si qytetar i nderuar i Shqiperise Ju synoni te zgjidhni problemin e vendosjes se nje shteti ligjor.
Kjo do te thosha eshte ABC-ja nga duhet nisur. Forma e regjimit vjen me pas.

Dr. Teodor Kareco
Detroit, USA
E-mail: akareco1164@wowway.com

--------------------------------------------------

 

E Martė 24 Gusht 2004 http://www.panorama.com.al/

 Faqe 10 – Speciale

feja dhe politika

 intervista

Flet atė Nikollė Marku, drejtuesi i kishės Shėn Mėria

“Unė, prifti qė mbėshtes lėvizjen e Leka Zogut”

Nga e dėrguara jonė nė Elbasan Brikena Demiras

Nė kishėn e Shėn Mėrisė nė Elbasan, mbretėron qetėsia. Ėshtė drekė dhe njerėzit akoma nuk kanė filluar tė vijnė.

“I zoti” tė pret me dashamirėsi. Atė Nikollė Marku, pėrveēse kryen funksionin e tij, i pėrkushtuar nė besimin ndaj perėndisė, ka shprehur edhe mbėshtetje ndaj platformės elektorale tė shpallur sė fundi nga pretendenti i fronit mbretėror, Leka Zogu I. Dhe kjo jo pa qėllim. Nė thelb tė kėsaj mbėshtetjeje qėndron fakti se nė kėtė platformė, njė nga ēėshtjet kryesore ėshtė ēėshtja e kishės ortodokse dhe e kreut tė saj, qė duhet tė jetė me gjak shqiptar. Ėshtė njė ēėshtje qė vazhdon prej mė shumė se njė dekade, dhe ende nuk ka gjetur zgjidhje. Megjithatė, atė Nikollė Marku shprehet se nuk ka mundėsi tė hedhė kandidaturėn pėr deputet. “Unė do tė punoj pėrkrah mbretit, sepse atje e gjej vetveten”, thotė atė Nikollė Marku. Nė njė intervistė pėr gazetėn “Panorama”, prifti guximtar, qė kundėrshton prej 13 vjetėsh qenien e Janullatosit nė krye tė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare, sqaron pozicionin e tij nė lidhje me politikėn dhe ēėshtjen kombėtare.

Njerėzit me statusin tuaj qėndrojnė larg politikės. Sipas njė reviste prestigjioze, thuhet qė do tė jeni deputet i lėvizjes sė iniciuar nga Leka I, a ėshtė e vėrtetė kjo?
Nuk ėshtė e vėrtetė qė unė do tė hedh kandidaturėn, ky ėshtė vetėm njė teprim nga ana e disa njerėzve qė duan tė hapin debate, apo tė mė fyejnė mua. Unė kam shprehur mbėshtetjen time ndaj mbretit Leka I, sepse, nė radhė tė parė, ai ėshtė miku im, meqė mbetet njė shqiptar i mirė. Sė dyti, mendoj qė ai trashėgon prej tė atit njė qėndrim korrekt ndaj kishės. Dua tė kujtoj kėtu qė nė kohėn e mbretit Zog kisha, jo vetėm qė nuk u cėnua, por u ndihmua qė ta kryejė sa mė mirė misionin e vet fisnik. Unė besoj se kėtė do tė pėrpiqet tė bėjė dhe Leka I, po t’i jepet mundėsia.

Pse mendoni qė Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar, e pretendentit tė fronit mbretėror, i pėrmbush edhe aspiratat tuaja?
Mbreti nė platformėn e tij politike, pėr ēėshtjen e kishės, ka shpallur si parėsor zbatimin e statutit tė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Unė duke parė kėtė gjė, aty gjej vetveten, gjej kishėn ortodokse shqiptare, gjej ligjin. Megjithatė, atij korrenti politik, asaj partie, atij lideri, a mbreti apo kushdo qoftė, qė vjen dhe thotė “Zbatoni statutin e Kishės Ortodokse”, unė i them: “T’i qenke shpėtimtari”. Unė e njoh programin e tė gjitha partive politike, por vetėm te kjo lėvizje e gjej vetveten, sepse ajo jep garanci pėr njė autoqefali tė njėmendėt tė Kishės sonė Ortodokse. Shteti shqiptar, ndonėse laik me Kushtetutė, nė mė shumė se njė rast i ka futur hundėt nė punėt e kishės, duke diktuar vullnetin e vet, i nisur nga interesa politike tė ēastit.

A u lejohet klerikėve tė bėhen deputetė?
Jo, nė asnjė mėnyrė. Edhe nėse nė Shqipėri mund tė ketė pasur ndonjė rast, unė nuk kam informacion. Unė mjegullnajėn mediatike tė kohėve tė fundit, pėr gjoja kandidimin tim si deputet, e quaj denigrim tė figurės sime, njė pėrpjekje pėr tė hapur debate tė pafrytshme, nė njė kohė qė problemet e kishės janė krejt tė tjera.

Ku do tė qėndrojė mbėshtetja juaj konkrete ndaj pretendentit tė fronit dhe lėvizjes sė tij?
Do tė qėndroj dhe do tė punoj pranė tij vetėm pėr sa i pėrket ēėshtjes sė Kishės Ortodokse dhe ēėshtjes sė kryepeshkopit Janullatos.

Do ta linit rrason e priftit pėr tė ndjekur gjurmėt e Fan Nolit, nėse do tė zgjidhej kjo ēėshtje?
Jo, nuk do ta hiqja asnjėherė petkun e priftit, pasi kam bėrė dy premtime sublime: do luftoj pėr kombin tim deri nė fund, qė ai tė jetė i pėrparuar dhe i lulėzuar nė paqe dhe do t’u qėndroj pranė grupimeve politike qė punojnė pėr tė mirėn e kishės ortodokse, pa lėnė pasdore veprimtarinė time si klerik. Unė jetėn time do ta ndaj nė dy kohė. Njė pjesė ia kam kushtuar Jezusit, ndėrsa pjesėn tjetėr prosperitetit tė kombit tim

Mendoni se kryepeshkopi Janullatos ka mbėshtetje nga politikanėt?
Tė gjithė politikanėt janė nė kaos, nuk udhėhiqen nga parime kombėtare. Ēėshtjen kombėtare e kanė vėnė nė plan tė dytė. Ne nuk kemi politikanė, kemi vetėm njerėz qė duan tė zėnė njė vend nė Parlament. Njė politikan sot duhet tė ketė njė vizion tė qartė tė historisė dhe tė sė ardhmes sė vendit tė tij. Ai nuk mund ta ngrejė kot kartonin nė Parlament pėr njė ligj, nėse nuk njeh historinė e popullit, nėse nuk i shėrben popullit. Nuk kam pikė dyshimi qė Janullatosi gėzon mbėshtetjen e Partisė Socialiste. Statuti i Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare, i vitit 1937, ėshtė i qartė nė kėtė pikė. Ai i ka tė gjitha atributet juridike dhe shenjtėrore, sepse ka edhe miratimin e Patrikanės sė Stambollit. Me kėtė statut kisha jonė ishte kisha e fundit nė botė qė fitoi autoqefalinė.

 

Nikollė Marku: Unė, me rraso nė politikė

Iniciativa e atė Nikollė Markut pėr t’u “hedhur” nė politikė tė kujton jetėn e Fan Nolit. “Nuk do ta heq rrason pėr mandatin e deputetit, por do tė jem krah Lekės sa kohė qė ai mbron autoqefalinė e Kishės sonė Ortodokse”, thotė atė Nikolla. Sipas tij, Noli ka qenė mė shumė njė burrė shteti sesa klerik, por kjo nuk ia zbeh aspak meritat e pamohueshme nė luftėn pėr autoqefalinė e Kishės Ortodokse Shqiptare.

 

Incidenti nė Fikas, atė Nikolla: Kryqet afėr kishave

“Pėrfaqėsuesit e komunitetit mysliman nė Fikas nuk e mbėshtetin kėrkesėn e tyre pėr ta zhvendosur kryqin me argumente dhe fakte”. Kėshtu shprehet atė Nikollė Marku, i pyetur nė lidhje me incidentin e para disa ditėve nė fshatin Fikas, banorėt e tė cilit ndėrtuan njė kryq tė madh buzė rrugės nacionale. “Mua nuk mė takon tė flas nė lidhje me kėtė fakt, sepse nuk kam marrė pjesė nė vendimmarrje, por di tė them se duhen argumente tė forta pėr tė kėrkuar heqjen e tij”, thotė ai. Megjithatė, nga ana tjetėr, ai shton se “banorėt e fshatit nuk kanė pse tė ndėrtojnė njė kryq nė njė vend kaq dominant, pėr tė mos krijuar incidente me komunitetet e tjera fetare”. Sipas tij, kryqet dhe simbolet kishtare duhet tė vihen afėr kishave dhe jo nė majė tė kodrave dhe tė maleve. Ndėrkaq, banorėt e Fikasit e mbėshtesin veprimin e tyre me faktin se nė atė vend kohė mė parė ka qenė e ndėrtuar njė kishė, madje ky fshat ėshtė quajtur fshati i kishave, pasi aty ka pasur jo pak, por pesė kisha funksionale.

 ------------------------------------

24/08/2004 http://www.shekulli.com.al/

PR: Ndahemi nga PD nėse nuk na mbėshtet nė maxhoritar

 A.Rama

TIRANE - Republikanėt kėrcėnojnė se, nė shtator do tė shkėputen nga koalicioni i partive tė djathta, nė rast se nga Partia Demokratike nuk merren parasysh propozimet e PR pėr zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “PR ėshtė e pėrgatitur qė, ndoshta, tė pėrballet edhe e vetme nė zgjedhjet e pėrgjithshme tė vitit 2005, nėse kėto negociata nuk do tė shkojnė nė drejtimin e duhur. Gjithsesi, ne shpresojmė qė tė merremi vesh me PD, pėr tė dalė me njė formulė tė pėrbashkėt dhe njė formulė tė listės sė pėrbėrė, me mbėshtetje tė pėrbashkėt tė kandidatėve nė maxhoritar”, - tha Garuli.
Ndonėse fushata elektorale ėshtė ende larg, republikanėt kanė nxituar tė marrin nė dorė situatėn, duke vendosur kushte paraprake pėr partinė kryesore tė opozitės PD, me qėllim qė edhe nė zgjedhjet e ardhshme tė kenė mbėshtetjen e saj dhe tė sigurojnė pėrfshirjen e tyre nė listėn e proporcionalit. Nga ana tjetėr kreu demokrat Berisha tha se “PD do t’i marrė tė gjitha vendimet pėr problemet zgjedhore duke zhvilluar bisedime tė vazhdueshme me aleatėt”. Koalicioni i djathtė rrezikon nė kėtė mėnyrė shpėrbėrjen, pasi njė tjetėr lėvizje ėshtė ndėrmarrė pak kohė mė parė nga Mbreti Leka i Parė. Ky i fundit, duke tėrhequr pranė vetes edhe ndonjė parti tjetėr tė djathtė, kėrkon tė jetė forca e tretė politike nė vend.