E Merkure, 25 Gusht 2004 http://www.korrieri.com/

Leka Zogu ben ndryshime ne kupolen e "Oborrit"

  Metonjesi per fronin mbreteror vendos te bej riemrime ne stafin drejtues te Oborrit.

Sulejman Abazi emerohet ne detyren e koordinatorit politik me perfaqesite diplomatike te akredituara ne Shqiperi; Ali Ohri do te mbuloje funksionet e Ministrit te Oborrit, ndersa Fluturak Germenji kalon zedhenes i shtypit

Armando META

Metonjesi per fronin mbreteror, Leka Zogu, ben ndryshime ne kupolen drejtuese te Oborrit Mbreteror. Burime te brendshme brenda Oborrit ben te ditur per gazeten "Korrieri", se, i gjendur nen presionin e letershkruesve dhe miqve te shumte, si edhe pas zhgenjimit lidhur me kryerjen e funksioneve te ngarkuara, por edhe per shkak te luftes se berrylave ne stafin e atashuar prane tij, me se fundi Leka Zogu ka nderhyre urgjentisht me autoritetin e tij, per te rivendosur gjendjen, pas nje situate te ndere. Keshtu, mesohet se, para disa ditesh, ne mbledhjen e jashtezakonshme te organizuar me anetaret e stafit, Leka Zogu nuk i ka kursyer kritikat ne adrese te punonjesve qe e perbejne ate. Duket se ai eshte lodhur tashme nga intrigat karakteristike per oborret mbreterore dhe lufta e berrylave te metonjesve per poste te larta, sidomos tani qe ai eshte angazhuar edhe ne LZHK, ku ka artikuluar hapur synime politike. Me sa duket, shume nga keshilltaret kane filluar ta shprehin hapur rivalitetin midis tyre, me synimin per t'u bere "violine e pare ne orkestren politike mbreterore" dhe nepermjet autoritetit te metonjesit per fronin te sigurojne "frone" politike ne qeverisjen e ardhshme, ku LZHK ka synime te qarta pushteti e postesh qeveritare. Ajo qe te bie ne sy pas kesaj mbledhje te mbajtur ne fshehtesi te plote, sipas burimeve, jane disa rrokada interesante brenda stafit, te cilat kane ripozicionuar figurat, por njekohesisht kane ndryshuar ndjeshem edhe raportet politike midis subjekteve pjesemarrese ne LZHK dhe protagonisteve te tyre brenda stafit, apo grupacioneve qe qendrojne pas tyre. Sipas burimit te besuar, koloneli ne pension Sulejman Abazi, i aktivizuar se tepermi kohet e fundit ne rolin e analistit, i cili me pare ka kryer detyren e keshilltarit ushtarak (nga te shumtet ushtarake ne lirim apo te pensionuar ne perberje te stafit te Leka Zogut), tashme ka kaluar si figura kryesore e ketij stafi, cka sipas burimit do te thote se eshte bere figura me e larte ne funksionet politike te oborrit mbreteror. Leka Zogu e ka emeruar Abazin ne detyren e koordinatorit politik te oborrit me perfaqesite diplomatike te akredituara ne Shqiperi, me forcat politike, me subjektet dhe individet qe i jane atashuar LZHK, apo qe mendohet se do t'i atashohen ne te ardhmen. Sipas burimit, ne kete detyre kolonel Abazi ka zevendesuar primatin e deritanishem te oborrit mbreteror, Fluturak Germenji, te cilit nga Leka Zogu i eshte lene thjesht detyra e pergjegjesit te zyres se shtypit prane oborrit. Thene ndryshe, detyra e zedhenesit te shtypit. Mesohet se kjo levizje eshte pasoje e rivalitetit midis ketyre dy ish- ushtarakeve, nga te cilet Germenji mesohet se eshte rekomanduesi i Abazit, i cili ka arritur, me se fundmi, te binde Mbretin Leka per cilesite e tij, cka ka percaktuar edhe emerimin e tij ne kete post te larte. Megjithate mesohet se Abazi, me kete emerim, nuk ka arritur postin me te larte ne hierarkine e Oborrit, pasi, sipas pervojes dhe rregullores se brendshme te Oborrit, posti me i larte eshte ai i ministrit te oborrit mbreteror, post i cili ka mbetur vakant qe prej vdekjes se ministrit te fundit te tij, Abedin Mulosmanit, para afro 3 vjetesh. Burimi thekson se, detyren e ministrit, ndonese i paemeruar, tani per tani do ta kryeje koloneli ne pension, veterani i Legalitetit Ali Ohri, i cili me pare ka kryer detyren e komandantit honorifik te "gardes mbreterore" prane Leka Zogut. Ohri, nje poliglot dhe me lidhje gjaku me familjen e Leka Zogut, eshte nder te vetmit pjestare me gjak blu ne stafin e Oborrit, dhe eshte pinjoll i nje familje pashallaresh te fillimit te shekullit te kaluar, qe me vone u vu ne sherbim te Mbretit Zog, ne administraten e te cilit shume pjestare te saj kane patur poste te larta. Emerimi i Ohrit ne detyren me te larte brenda oborrit, eshte pare si forcim i pozites se legalisteve prane Leka Zogut, meqenese ai eshte Kryetar i Senatit te veteraneve te PLL, forum ky garantues i funksionimit statutor te saj dhe institucion i vleresuar se tepermi ne kete parti, madje i ngarkuar edhe me te drejta dhe kompetenca te konsiderueshme. Por njekohesisht edhe emerimi i Abazit ne detyren e dyte me te larte pas Ohrit, eshte pare nga legalistet me shqetesim, per shkak te se kaluares se tij si ish- anetar i PPSH, ish- deputet ne dy legjislatura ne Kuvendin Popullor te kohes se diktatures dhe si funksionar i larte ne Ministrine e Mbrojtjes se asaj kohe. Me keto emerime, me sa duket, Leka Zogu ka synuar te balancoje te dy krahet, duke i fuqizuar ato, pavaresisht nga hatermbetjet brenda dhe jashte Oborrit Mbreteror. Nga keto rrokada dhe riorganizime, me i humburi vleresohet Germenji, pesha dhe ndikimi te cilit eshte ulur ndjeshem, cka sipas burimit, "do te kushtezoje edhe perberjen e ardhshme te lidershipit te LZHK me elementet qe mendoheshin te afroheshin prane saj, e per te cilet Germenji ka qene garanti dhe interlokutori". Keto ndryshime ne prag te levizjeve me te reja politike te paralajmeruara nga Leka Zogu dhe LZHK, kane shkaktuar shqetesime, sepse te shqetesuarit kane qene e jane te lidhurit me fije te dukshme e te padukshme me tre figurat dhe formacionet qe ata mbeshtesin. Me sa duket, tani simpatizantet dhe personazhet qe synonin te angazhoheshin ne LZHK me garancite e te lartpermendurve, do te duhet te rikompozojne planet e tyre dhe menyren e atashimit prane saj. Kjo duket se nuk eshte pak per metonjesit qe shihnin endrra me deputete dhe funksionare te larte, nepermjet angazhimit politik te drejtperdrejte ne nje levizje me strumbullar pretendentin e fronit, i cili ne referendumin e vitit 1997 mori goxha mbeshtetje politike, tek u votua nga 35% e zgjedhesve. Gjithsesi, zhvillimet e reja brenda kesaj levizje, do te jene ato qe do te evidentojne shkallen e ndikimit te tre figurave me te larta ne oborrin e Leka Zogut, duke rikonfiguruar me kete rast edhe raportet midis subjekteve dhe individeve qe qendrojne pas tyre.

Emerimet me te fundit ne Oborrin Mbreteror

Sulejman Abazi - emerohet ne detyren e koordinatorit politik te oborrit me perfaqesite diplomatike te akredituara ne Shqiperi, me forcat politike, me subjektet dhe individet qe i jane atashuar LZHK, apo qe mendohet se do t'i atashohen ne te ardhmen.

Ali Ohri - do te mbuloje funksionet e Ministrit te Oborrit Mbreteror.

Fluturak Germenji - zedhenes i shtypit ne Oborrin Mbreteror.

----------------------------------------------------------------

25/08/2004 http://www.shekulli.com.al/

SHTETI LAIK NE DAREN E FIKASIT

Agron Alibali

“Ē’punė ka kryqi ortodoks nė shpatin e Malit tė Thatė pėrmbi Korēė” mė thoshte para disa kohėsh e indinjuar njė studente shqiptare me prejardhje nga familjet e njohura korēare tė besimit ortodoks. Por ēnatyrimit tė Malit tė Thatė nė Korēė ditėt e fundit iu shtua edhe njė tjetėr nė shpatin jugor tė Malėsisė sė Kėrrabės kėsaj rradhe nė fshatin e pak tė dėgjuar, por me emrin kuptimplotė Fikas.
Gati tė gjithė bashkėkohėsit e mbajnė mend ēnatyrimin e faqeve tė kodrave dhe maleve nga ana e regjimit tė kaluar. Nė vitet 70-80 parrullat me pėrmbajtje ideologjike komuniste filluan tė shėmtėrojnė hijeshinė dhe madhėshtinė e natyrės malore shqiptare. Njė ndėr shembujt mė domethėnės ishte, pa dyshim, faqja lindore e Malit tė Shpiragut. Edhe sot mund tė dallohen pėrballė Beratit – njėrit ndėr qytetet mė tė lashtė nė Europė – gjurmėt e parullės gjigande komuniste nė Shpirag, pavarėsisht nga pėrpjekja e trupave xheniere nė vitin 1993 pėr kthimin e shpatit malor nė gjendjen e pėrparshme natyrore. Por ėshtė vėrtetė pėr tė ardhur keq qė vendin e sloganeve komuniste tash po e zėnė disa shfaqje qė bien era fundamentalizėm fetar ortodoks. Tė kuptoheni – kurrkush nuk vė nė dyshim tė drejtėn themelore individuale tė lirisė sė besimit dhe ndėrgjegjes si dhe tė lirisė sė manifestimit tė tyre. Por kjo e drejtė themelore individuale, nga ana tjetėr, nuk mund tė shpėrdorohet duke shkuar ndesh me parimet dhemelore tė laicitetit tė shtetit dhe shoqėrisė shqiptare, si dhe me lirinė e besimit dhe ndėrgjegjes sė tė tjerėve.
Laiciteti europian dhe shqiptar
Parimi i laicitetit e shekullarizmit ėshtė tashmė njė ndėr parimet themelore tė sė drejtės kushtetutese dhe publike nė shumicėn e vendeve europiane, sidomos nė Francė dhe Turqi. Nė thelb, laiciteti – si parim universal - siguron ndarjen e fesė nga shteti, ndarjen e institucioneve fetare nga arėsimi publik dhe shėrbimet shoqėrore, si dhe garanton lirinė e individit pėr tė praktikuar njė besim tė caktuar, pėr ta ndryshuar atė, si dhe lirinė pėr tė mos praktikuar asnjė lloj besimi, dhe pra edhe tė drejtėn pėr tė mos besuar.
Nga ana tjetėr, feja ėshtė gati gati pjesė integrale e organizimit shtetėror nė njė grup tjetėr shtetesh, si pėr shembull nė Greqi dhe ndonjė shtet tjetėr me shumicė fetare ortodokse. Institucionet e fesė ortodokse atje jo vetėm qė kanė pozitė kushtetuese “mbizotėruese”, por janė edhe pronarėt mė tė mėdhenj tė pronave tė paluajtshme si dhe kanė lehtėsira tė konsiderueshme fiskale.
Hedhja poshtė e propozimit pėr pėrfshirjen e krishtėrimit nė Kushtetutėn Europiane ishte padyshim njė fitore e madhe e humanizmit dhe parimit tė laicitetit nė rrafsh europian
Shqipėria pa dyshim ėshtė shtet laik. Kjo traditė e fuqishme e laicitetit tė shtetit shqiptar dhe e ndarjes sė shtetit nga feja ėshtė njė tjetėr element konvergues nė rrugėn e Shqipėrisė drejt Europės.
Laiciteti shqiptar mbėshtetet nė disa elementė tė qenėsishme tė ndėrtimit tė shtetit modern tė shqiptarėve. Kėtu pėrmendet sidomos liria e ndėrgjegjes dhe e besimit si e drejtė themelore individuale, si dhe toleranca ndėrfetare - njė traditė dhe pasuri me vlera tė paēmuara e madje jetike pėr kombin dhe shtetin shqiptar.
Me tė vėrtetė parimi i laicitetit haset qysh nė themelet e Shqipėrisė moderne me qeverinė e Ismail Qemalit, dhe mė tej me mbretėrimin e shkurtėr tė Vidit, me Kongresin e Lushnjes, administratėn e Zogut dhe deri nė vitet 60 kur feja ende lejohej nga regjimi komunist. Madje edhe nė ato kohė kur nė krye tė qeverisė shqiptare ishte njė peshkop ortodoks dhe patriot e dijetar i shquar si Fan S. Noli, prapėseprapė shteti shqiptar ruajti karakterin laik dhe mbrojti barazinė dhe tolerancėn ndėrfetare.
Kushtetuta pluraliste shqiptare, dhe mė konkretisht, Neni 7 i Ligjit Nr. 7491 datė 29 prill 1991 “Pėr Dispozitat Kryesore Kushtetuese” sanksiononte pa as mė tė voglėn mėdyshje se “Republika e Shqipėrisė ėshtė shtet laik”. Aq fort i ngulitur ėshtė parimi i laicitetit nė tė drejtėn kushtetuese shqiptare sa ai nuk mund tė cėnohet as nga pėrmbajtja e mjegullt e Nenit 10 tė Kushtetutės sė sotme i cili thotė, ndėr tė tjera se “Nė Republikėn e Shqipėrisė nuk ka fe zyrtare”…!? Nuk ka dyshim qė Neni 10, si njė ndėr nenet mė tė dobėta e tė dėmshme tė Kushtetutės shqiptare, duhet anulluar apo ndryshuar nėpėrmjet njė amendamenti kushtetues. Por kjo mbetet temė pėr njė shkrim tjetėr.
Shahin kundėr Turqisė dhe Fikasi kundėr Shqipėrisė
Mė 29 qershor 2004 Gjykata e tė Drejtave tė Njeriut nė Strasburg shpalli vendimin e vet nė ēėshtjen Lejla Shahin kundėr Turqisė. Para 6 vitesh Lejla Shahin ishte studente nė vitin e pestė tė Fakulteti tė Mjekėsisė tė Universitetit tė Stambollit. Rektorati i Universitetit u shtrėngua tė merrte masa disiplinore ndaj saj pėr arėsye se ajo u paraqit nėpėr kurse me vellon muslimane, duke shkelur kėshtu rregulloret universitare dhe ligjet e shtetit turk.
Vendimi i Gjykatės sė Strasburgut ėshtė pa dyshim njė ndėr vendimet mė tė rėndėsishme tė saj, madje me karakter historik. Duke vendosur pėr Turqinė, Gjykata theksoi se masat e marra nga administrata turke ishin tė nevojshme sepse synonin tė mbronin tė drejtat dhe liritė e tė tjerėve, si dhe rendin publik. Nevoja e marrjes sė masave shtrėnguese buronte nga dy parimet themelore tė shtetit turk: shekullarizmi apo karakteri laik i tij, dhe barazia para ligjit. Sipas Gjykatės, parimi i shekullarizmit ishte nė pėrputhje tė plotė me Konventėn Europiane tė tė Drejtave tė Njeriut. Ruajtja e kėtij parimi ishte domosdoshmėri pėr ruajtjen dbe mbrojtjen e sistemit demokratik nė Turqi.
Vendosja e kufizimeve pėr veshjen e vellos islamike – theksoi Gjykata – mund tė konsiderohej, pra, si njė mjet i nevojshėm pėr mbrojtjen e “tė drejtave dhe lirive tė tė tjerėve” si dhe pėr “ruajtjen e rendit publik”.
Pare nė optikėn e mėsipėrme, sigurisht qė precedenti i Malit tė Thatė dhe Fikasit nuk mund tė injorohen mė nga shoqėria dhe shteti shqiptar. Nesėr ose pasnesėr ndonjė person i ēoroditur apo i nxitur, mund tė kėrkojė vendosjen e simboleve apo sloganeve fetare nė Malin e Gjerė, nė Dajt, apo nė Malin e Skėnderbeut. Le ta zemė, pėr njė moment, se administrata shqiptare – Ministria e Rendit apo e Pushtetit Vendor – mė nė fund reagojnė duke nxjerrė njė Urdhėresė qė ndalon apo kufizon pėrdorimin e natyrės dhe objekteve tė saj pėr qėllime politike, fetare, tregtare, etj. Sigurisht ky ėshtė njė shembull thjesht hipotetik, pasi edhe tash ka mjete ligjore pėr tė parandaluar ēnatyrimin e objekteve tė natyrės. Pra, nė rast se njė banor i Fikasit do tė kundėrshtonte dhe padiste shtetin shqiptar deri nė Strasburg, atėhere Shqipėria do ta fitonte gjyqin duke u bazuar edhe nė vendimin e dhėnė nė ēėshtjen Shahin kundėr Turqisė.
Por sigurisht qė pėrplasja me karakter fetar e provokuar nė Fikas mund tė zgjidhet shumė mė shpejt po tė dojė Peshkopi Janullatos. Ashtu sikurse lėvizja kundėr fesė nė vitin 1967 nuk lindi nė njė shkollė tė mesme tė Durrėsit siē u paraqit, por nė zyrat e KQ tė PPSH-sė, po ashtu ėshtė e veshtirė tė besohet se kryqi i Malit tė Thatė dhe i Kėrrabės janė nismė nga poshtė dhe janė vendosur pa dijeninė apo nxitjen e Peshkopit Janullatos. Do tė ishte e dėshirueshme qė Hirėsia e tij t’i jepte fund kėsaj komedie pa humbur kohė. Pėrndryshe, shteti shqiptar duhet tė veprojė pėr tė ruajtur interesat e tij jetike, parimet themelore mbi tė cilat ėshtė ndėrtuar shoqėria shqiptare, si dhe “tė drejtat e tė tjerėve” dhe “rendin publik” sipas jurisprudencės sė Gjykatės sė Strasburgut.
Sidoqoftė, debati i tanishėm pėr Fikasin sjell nė vėmendje nevojėn pėr vendosjen e kontrollit publik apo shtetėror ndaj veprimtarisė jashtė fetare si dhe transparencės sė burimeve financiare tė institucioneve dhe komuniteteve fetare nė Shqipėri. Ka ardhur koha qė t’i jepet fund periudhės sė tejzgjatur tė mungesės sė plotė tė kontrollit shtetėror ndaj financave tė institucioneve fetare nė vend. Ligji pėr bashkėsitė fetare i Mbretit Zog i detyronte ato tė kryenin raportime tė rregullta vjetore para Ministrisė sė Drejtėsisė pėr bilancin, gjendjen financiare, tė ardhurat dhe burimet e tyre. Institucionet fetare nė SHBA raportojnė rregullisht para Shėrbimit tė Brendshėm tė tė Ardhurave Tatimore [IRS]. Rreziku qė fondamentalizmi fetar dhe terrorizmi paraqesin sot ndaj shoqėrive e shteteve demokratike sikurse Shqipėria e bėn marrjen e njė mase tė tillė jo vetėm tė nevojshme, por edhe imperative, pa cėnuar aspak, madje duke garantuar plotėsisht lirinė individuale tė ndėrgjegjes dhe besimit fetar.