25 Dhjetor 2004 http://www.kohajone.com/

PRETENDENTI I FRONIT MBRETEROR PARAQET SYNIMET E LEVIZJES PER ZHVILLIM KOMBETAR

Partia Levizja e Legalitetit organizoi dje nje simpozium shkencor me rastin e 80-vjetorit te Triumfit te Legalitetit ne dhjetor 1924, ku mori pjese e pershendeti edhe Mbreti Leka i Pare. Ishin te ftuar personalitete politike te vendit, historiane e studiues si dhe legaliste nga diaspora. Ishte gjithashtu i pranishem edhe Princi Leka, si dhe te gjitha figurat drejtuese kryesore te PLL ne Tirane. Ne kete simpozium mbajten disa kumtesa historiane e studiues te politikes, si prof.as.Dr.Bajram Xhafa, prof.Abdi Baleta, Murat Basha, nenkryetar i PLL-se etj. Tubimin e celi Sulejman Gjana, sekretar per marredheniet me jashte i PLL-se, i cili beri nje pershkrim te shkurter te simbolikes se kesaj date si dhe ftoi te pranishmit te nderonin disa nga figurat me te shquara te Levizjes se Legalitetit. Pastaj ai ia dha fjalen Uillson Ibrahimllari, i cili mbajti nje pershendetje ne emer te Zyres se Oborrit Mbreteror me rastin e perkujtimit te Triumfit te Legalitetit si dhe nje pershendetje te Mbretit Leka per shqiptaret me rastin e festave te Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri.

Me pas moren fjalen sic ishte percaktuar historiani prof.as.Dr. Bajram Xhafa me kumtesen "Kushtet historike te Triumfit te Legalitetit"; politikani, diplomati, profesori dhe publicisti Abdi Baleta me kumtesen "Nje veshtrim politologjik mbi Triumfin e Legalitetit"; gazetari dhe gjuhetari Neritan Kolgjini me kumtesen "Triumfi i Legalitetit, si nje e drejte per te mbrojtur nje pushtet te ligjshem", studiuesi i historise dhe gazetari Astrit Kola me kumtesen "Monarkia si nje kompontente e aftesive shtetformues te shqiptareve", dhe Murat Basha, nenkryetar i PLL-se me kumtesen "Mbreti Zog I, perfaqesues i konservatorizmit modern".

Ne fund te kumtesave, pershendeti tubimin personalisht pretendenti i fronit mbreteror Leka I, i cili ne fjalen e tij koncize u beri thirrje shqiptareve te mbeshtesnin LZHK-ne dhe nismen e tij politike per te ndryshuar e permiresuar rrenjesisht jeten e te gjithe popullit. Gjithashtu Mbreti Leka uroi shqiptaret per Krishtlindje dhe per Vitin e Ri 2005. Tubimi u mbyll me nje atmosfere te ngrohte pas pershendetjes e fjaleve te Mbretit Leka i pare.

------------------------

http://www.panorama.com.al/ 

© 2003 Gazeta Panorama

opinioni i lexuesit
 
Faqe 6 - Politikė

 

Pėrkujtohet 80-vjetori i Triumfit tė Legalitetit qė riktheu Zogun nė pushtet

 

Leka I: Legalistėt tė pėrqafojnė LZHK

“T’i kthejmė sytė nga ajo fitore pėr tė mirėn e atdheut”

 
Jjuli Prifti

Pretendenti i fronit mbretėror, Leka I, ka kėrkuar dje mbėshtetjen e elektoratit legalist nė tė gjithė Shqipėrinė pėr lėvizjen e iniciuar prej tij, Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar.

Ai bėri thirrje nė sallėn ku mbėshtetėsit e monarkisė ishin mbledhur pėr tė pėrkujtuar 80-vjetorin e Triumfit tė Legalitetit, ose tė kundėrevolucionit tė 24 dhjetorit 1924, kur mbreti Zog rierdhi nė pushtet. “Ne besojmė se tė gjithė legalistėt, duke kryer detyrėn e tyre me patriotizėm, do tė japin kontribut nė Lėėvizjen pėr Zhvillim Kombėtar”, ka theksuar Leka I. Nė mesazhin e tij drejtuar audiencės, ai ka vėnė nė dukje se pritshmėria popullore pėr njė ”politikė ndryshe” ėshtė dhe mbetet e madhe. “Ky ėshtė shansi historik pėr ta bėrė Shqipėrinė njė shtet modern dhe me dinjitet kombėtar”, ka deklaruar Leka, duke vėnė theksin tek ideja se LZHK-ja ėshtė instrumenti i duhur pėr ta pėrmbushur kėtė pritshmėri. Komentet e veta Leka I i bėri me anė tė njė mesazhi drejtuar sallės, tė cilin nuk e lexoi vetė. Nė emėr tė oborrit mbretėror, pėrshėndetjen e lexoi Uillson Ibrahimllari. Nė tribunėn e rastit nė krahun e tij tė djathtė ishte kreu i PLL-sė, Ekrem Spahia, ndėrsa nė tė majtė qėndronte i biri, princi Leka, tashmė, i angazhuar nė lėvizjen politike tė tė atit.

Triumfi i Legalitetit
Simpoziumi shkencor me rastin e 80-vjetorit tė Triumfit tė Legalitetit nė dhjetor 1924, u organizua nga partia Lėvizja e Legalitetit. Nė tė mbajtėn disa kumtesa historianė e studiues tė politikės, si Bajram Xhafa, Abdi Baleta, Murat Basha dhe tė tjerė. Ndėrkohė, nė pėrshėndetjen e tij, Leka I, me njė fjalim shumė tė shkurtėr, tha se pėrkujtimi i ksaj ngjarjeje historike duhet t’i bėjė shqiptarėt t’i kthejnė sytė nė kėrkim tė sė ardhmes. “80 vjet mė parė me moton pėr tė rikthyer legalitetin -legjitimitetin, u mbrojt pushteti i ligjshėm pėr tė zhvilluar shtetin modern shqiptar, mbi bazėn e ligjit, me moton ‘Atdheu mbi tė gjitha’”, ka vlerėsuar ai lėvizjen e babait tė vet, mbretit Zogu I. E ardhmja qė kėrkohet aktualisht, ka vėrejtur Leka, qėndron nė thelb tė LZHK-sė, e cila kėrkon mbėshtetjen e gjithė shqiptarėve. Pretendenti i fronit tha se LZHK-ja po merr pėrgjegjėsinė kombėtare pėr tė realizuar ndryshimin, pasi qė nė ditėn e saj tė parė ajo pati pėr mision tė ringjallė besimin e humbur tek e ardhmja dhe tek njeri-tjetri, pėr tė vendosur shtetin e sė drejtės, zbatimin e ligjit, pronėn private, rendin dhe sigurinė e secilit. Nė tribunėn e rastit pranė Lekės I binte nė sy mungesa e disa drejtuesve kryesorė tė LZHK-sė, si Dashamir Shehi dhe Maksim Begeja.

Baleta, prurja mė e re nė aleancat e LZHK-sė

Historiani dhe politikani Abdi Baleta dhe partia e tij “Rimėkėmbja Kombėtare” duket se janė prurja mė e re nė koalicionin shumėpartiak qė pėrbėn Lėvizjen pėr Zhvillim Kombėtar. Lėvizja e iniciuar nga pretendenti i fronit mbretėror duket se do ta zgjerojė spektrin e vet me partinė nacionaliste tė Abdi Baletės. Pėrbėrja e saj e deritanishme pėrfshin PLL-nė, konservatorėt, Partinė Fshatare, si dhe partinė e Dashamir Shehit. Ndėrkohė, Baleta u shfaq dje nė simpoziumin shkencor pėr 80-vjetorin e Triumfit tė Legalitetit ku mbajti njė kumtesė tė titulluar “Njė vėshtrim politologjik mbi Triumfin e Legalitetit”, nė tė cilėn mbreti Zog vlerėsohej si burrė shteti, mė i shquari mes shqiptarėve. Nė kumtesė Baleta sulmoi ashpėr Partinė Demokrtike dhe kryetarin e saj, Sali Berisha, tė cilėt i cilėsoi si tė papajtueshme me idetė e zogizmit. Baleta tha se ”berishizmi”, siē e cilėsoi ai politikėn e PD-sė, nuk mund tė jetė dakord me LZHK-nė, pėr shkak tė mjaft gabimeve tė rėnda qė ka bėrė. Baleta kujtoi para tė pranishmėve, nė shumicėn e tyre ish-militantė tė PD-sė dhe tė koalicionit “Bashkimi pėr Fitore”, dėbimin e Lekės I nė vitin 1993, si dhe thirrjen pėr tė braktisur trashėgiminė e mbretit Zog. Afrimi i Abdi Baletės nė LZHK kishte disa kohė qė pėrflitej mes mbėshtetėsve tė kėsaj lėvizjeje, pasi mėsohet se disa nga pėrfaqėsuesit e saj kanė kundėrshtuar pėrfshirjen e tij. Baleta njihet si politikan nacionalist i sė djathtės qė u bashkua me PD-nė nė ngjarjet e vrrullshme qė pasuan dy vitet e parė tė kalimit tė kėsaj partie nė opozitė, veēanėrisht nė protestat pas vrasjes sė deputetit Hajdari.

 

LZHK
Referendumi, kusht bashkėpunimi

Referendumi pėr formėn e regjimit pritet tė jetė kushti i LZHK-sė pėr tė ndihmuar krijimin e qeverisė sė ardhshme, nėse rezultatet elektorale do tė jenė tė atilla qė ta bėnin pjesėmarrjen e saj vendimtare. Kėshtu, pretendenti i fronit mbretėror, Leka I, nuk e ka fshehur kėtė fakt, madje e ka pėrsėritur sa herė ėshtė pyetur se do tė kėrkojė njė tjetėr referendum pėr formėn e regjimit. Referendumi i vitit 1997 cilėsohet tėrėsisht i manipuluar, meqė nuk pėrfaqėsoi vullnetin e shqiptarėve.

 

----------------------------------------------
24 Dhjetor 2004  http://www.kohajone.com/

PLL-JA PERKUJTON SOT

triumfin e Ahmet ZogutPartia Levizja e Legalitetit organizon sot ne oren 11 paradite ne sallen e Akademise se Arteve te Bukura, nje takim jubilar, me rastin e 80-vjetorit te Triumfit te Legalitetit ne Shqiperi. Ne kete takim do te jene te pranishem edhe pretendenti per fronin mbreteror, Leka I, dhe Princi Trashegimtar Leka. Historiane dhe simpatizante te Levizjen per Zhvillim Kombetar pritet te marrin pjese ne kete takim ku do te flitet per rolin e ish-mbretit Ahmet Zogu ne Shqiperi. Mbledhja e zgjeruar ne Akademine e Arteve do t'i sherbeje Leka Zogut edhe per te promovuar idete e tij per konkurrimin e Levizjes per Zhvillim Kombetar ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2005.

 

L'Albanie prźte ą promouvoir les relations avec la Serbie-Monténégro (PM albanais)
  2004-12-23 10:47:24
 

      TIRANA, 22 décembre (XINHUANET) -- Le Premier ministre albanais,  Fastos Nano, a déclaré mercredi que son pays avait clairement  exprimé sa volonté de promouvoir les relations bilatérales avec la Serbie-Monténégro, sans obstacles, a rapporté l'agence de presse  albanaise ATA. 

     Cet engagement est généré par la politique constructive  poursuivie par l'Albanie dans cette région et sa volonté de  contribuer et de participer activement ą l'intégration régionale  euro-atlantique, a affirmé M. Nano lors de sa rencontre avec le  ministre des Affaires étrangčres de la Serbie-Monténégro, Vuk  Draskovic, en visite en Albanie. 

     "Nous ne pouvons pas changer le passé, mais nous pouvons  changer notre avenir commun", a déclaré M. Draskovic de son cōté,  ajoutant: "je suis prźt ą coopérer avec vous dans l'intérźt de la  paix, de la sécurité et de la prospérité de cette région." 

     M. Draskovic est arrivé ą Tirana mercredi pour une visite  officielle de deux jours au cours de laquelle il a rencontré le  président albanais Alfred Moisiu, le président du Parlement Servet Pellumbi et le ministre des Affaires étrangčres Kastriot Islami. 

     Deux accords sur la coopération touristique et l'exemption de  la double taxation ont été signés par M. Draskovic et M. Islami  mercredi. Fin