http://www.kohajone.com/ 26 Maj 2004

PLL KERKON KRIJIMIN E XHANDARMERISE


Per te shtypur krimin dhe shmangur te gjitha pasojat qe rrjedhin prej tij,
legalistet do te paraqesin shume shpejt ne Kuvend nje projektligj te
perpunuar ne lidhje me krijimin e xhandarmerise. Ndaj per te krijuar nje
"arme efikase", qe te luftoje realisht krimin dhe rikthyer besimin e
qytetareve tek shteti, Partia Levizja e Legalitetit kerkon mirekuptimin e
klases politike dhe te opinionit publik, per miratimin me shpejtesi te ligji
ne fjale. Gjate nje deklarate per shtyp, kjo force politike pasi shprehu
shqetesimin e saj te thelle per rritjen e kriminalitetit dhe pasojat
tragjike kunder jetes e pasurise se qytetareve shqiptare, nxorri ne pah
arsyet dhe shkaqet kryesore qe sipas saj tregojne papergjegjshmerine e
organeve te rendit per te ruajtur sigurine publike. Per kete arsye,
legalist`t bene thirrje dje qe per te minimizuar pasojat e krimit ne
shoqerine shqiptare, ligjvenesit parlamentare te mos pengonin kalimin ne
parlament te projektligjit per xhandarmerine.

--------------
PDR: PRONAT, TE LIDHURA NE FIJE TE BARIT

Partia Demokrate e Re vlereson permiresimet e kryera ne projektligjin per
kthimin dhe kompensimin e pronave. Pasi u njohen me avancimin e pjesshem qe
pesoi "Ligji per pronat", reformatoret pershendeten vendimin e komisioneve
parlamentare, per te marre ne konsiderate amendamentet e propozuara prej
tyre per ceshtjen ne fjale. Pikerisht per te komentuar keto ndryshime, dje
kryetari i kesaj force olitike, Genc Pollo, zhvilloi nje konference per
shtyp ne nje nga ambientet e selise se kesaj partie. Gjate fjales se tij,
kreu reformator u shpreh me nota optimizmi rreth pikave ku drafti per pronat
pesoi "korigjimet" perkatese, qe sic i cilesoi ai "kane te bejne me thelbin
e problemit". "Do ta vecoja si teper pozitive vendimin per te marre ne
konsiderate disa nga propozimet tona. Kryesisht ate per kthimin e tokave te
lira ne zonen turistike, njohjen pa kufizim te prones se paluajtshme si dhe
caktimin e qerase se banesave te pronareve ne kushtet e tregut", vleresoi
Pollo. Por pavaresisht ketyre vleresimeve, kryetari i PDR-se nuk preferoi te
bente publike ngjyren e kartonit qe ligjvenesit reformatore do te ngrene per
projektligjin ne fjale, ne seancen e ardhshme plenare. Gjithashtu kreu
reformator nje vemendje te vecante ne deklaraten e tij i kushtoi dhe pikes
se "Tatimit te Jashtezakonshem" mbrapa se ciles fshihet dhe nje kompromis i
mundshem PS-PD, qe ai e percaktoi si "kompromisin e fijes se barit". "Nese
arrin te miratohet projektligji i pronave vetem ne kompromisin mbi Tatimin e
Jashtezakonshem atehere projektligji do te jete shume i manget. Nje
kompromis i tille synon te justifikoje qendrimin mbi pronen te PS dhe PD",
perfundoi fjalen e tij Pollo.


----------------------------------------------------------------------------

http://www.shekulli.com.al/
Debat pėr shtesat e kateve tė ish-pronarėve

TIRANĖ - Deputetėt socialistė kanė propozuar dje, njė shtesė nė ligjin pėr
kthimin e kompensimin e pronave ish-pronarėve, nė lidhje me shtesat e kateve
tė pronave tė ish-pronarėve, pasi sipas tyre padrejtėsisht ato u janė kthyer
ish-pronarėve. Kėtė propozim e ka bėrė deputeti Gjergj Koja, i cili ka
kėrkuar kėtė ndryshim nė mėnyrė qė tė mos u jepet ish-pronarėve shtesa e
kateve, pasi janė pronė e shtetit dhe nuk ėshtė pronė e tyre dhe nuk e kanė
patur kurrė. Edhe deputeti Gazmir Bizhga, ėshtė shprehur se ėshtė shumė e
rėndėsishme qė shtesat e kateve tė mos u kthehen ish-pronarėve, pasi janė me
mijėra familje qė banojnė nė kėto shtesa katesh. Ndėrkohė qė deputeti
socialist Erion Braēe dhe deputeti Petro Koēi kanė deklaruar nė kėtė
mbledhje se nuk duhet tė preket ligji 7501. Nėnkryetari i grupit Bardhyl
Agasi mėsohet tė ketė thėnė se duhet tė mbėshteten shtresa e kėtyre njerėzve
tė strehuar nė kėto kate shtesė, tė cilėt i kanė privatizuar kėto banesa. Ai
ka thėnė se ish-pronarėt i kanė marrė tė gjitha pronat e veta, madje kanė
marrė edhe pallatet e shtetit, tė cilat edhe i kanė privatizuar. Ndėrsa
kryetari i komisionit tė Ekonomisė Ylli Bufi ėshtė shprehur se pėr shtesat e
kateve nuk mund tė ketė amendime, por edhe nėse miratohet me ligj nuk mund
tė ketė fuqi prapavepruese.

----------------------------------------------------------------------------

26/05/2004 http://www.korrieri.com/


PLL: Te krijohet Xhandarmeria

Deputetet legaliste do te paraqesin ne Kuvend, nje projetkligj te perpunuar
per krijimin e armes se Xhandarmerise ne Shqiperi. Kryetari i legalisteve,
Eqerem Spahiu, tha se shpreson ne mirekuptimin e klases politike dhe te
opinionit publik, per konsiderimin dhe miratimin me shpejtesi te ketij
projektligji, i cili do te institucionalizoje rikrijimin e nje arme me
tradite te shkelqyera ne Shqiperi dhe gjetke, ne mbytjen e krimit dhe
rikthimin e besimit te qytetareve tek shteti. "PLL shpreh shqetesimin e saj
te thelle per agravimin e kriminalitetit dhe pasojat tragjike kunder jetes e
pasurise se qytetareve shqiptare", ka theksuar Spahiu.

A.M

----------------------------------------------------------------------------
Pronat rrezikojne koalicionin PD-PR
Republikanet mbledhin sot Komitetin Drejtues. Debat per projektligjin e
pronave dhe per marredheniet politike midis PR dhe PD


Republikanet dhe demokratet gjenden ne udhekryq, persa i perket marrdhenieve
politike midis tyre. Kriza qe po shfaqet, duket se eshte me e renda gjate
ketyre viteve te fundit, pas nje "krushqie" te gjate te mbushur me
buzeqeshje, por edhe me kulisa. Shkak per kete krize eshte bere, sipas
drejtuesve me te larte te PR, mungesa e vullnetit politik te PD, per te
votuar pro projektligjit per pronat te paraqitur nga kreu i republikaneve
Fatmir Mediu dhe deputeti i "Ballit..", Alfred Cako. Nje dite perpara
diskutimit ne Kuvend te projektit alternativ per pronat, te paraqitur nga
disa deputete te PS dhe te mbeshtetur edhe nga OSBE, republikanet kane
vendosur te mbledhin Komitetin Drejtues, ku do te merret vendimi politik
ndaj ketij projektligji, si dhe do te behet analiza e marredhenieve politike
midis PR dhe PD. Drejtuesit e larte te PR deklarojne se, nese nuk do te
merren ne vleresim amendamentet e tyre gjate miratimit te ketij projekti,
atehere votat e deputeteve te PR do te jene kunder. Sipas tyre, ky pritet te
jete edhe vendimi i Komitetit Drejtues te PR. Nderkaq ideologu i
republikaneve, Sabri Godo, ka deklaruar se, nese PD voton pro ketij projekti
te paraqitur nga socialistet, ajo do ta veconte veten nga partite aleate te
djadhta dhe per rrjedhim PR duhet te shqyrtoje me kujdes kete ceshtje ne
forumet e saj, sepse, sipas tij, "kemi te bejme me parime qe s'mund te
preken per hir te interesave te castit". "Bashkimi i opozites, ne veshtrim
te zhvillimeve politike te ardhme eshte nje domosdoshmeri, por duket se
opozita do te pesoje nje carje ne debatin mbi pronen, kryesisht per shkak te
qendrimit te PD", paralajmeron Godo. I ashper ne qendrimet e tij eshte edhe
Sekretari i Pergjithshem i PR, Aleksander Garuli. Sipas tij, PD ka
pergjegjesi te madhe, per kolapsin qe eshte krijuar tani per pronat. "Keto
jane ceshtje programore me rendesi te vecante. PR nuk mund te tradhtoje
programin e saj", ka nenvizuar Garuli. Ndersa kreu republikan Mediu,
perpiqet te hedhe pak "uje ne zjarrin e ndezur", midis PR e PD. Ai e
vlereson si negativ qendrimin e PD ndaj prones. Sipas tij, PD duhet te
kuptoje se ka detyrim ndaj pronareve. "Pavaresisht nga kjo qe ndodhi,
shpresoj dhe gjykoj qe PD do te marre nje qendrim me te qarte politikisht,
ne seancen e rradhes, kur do te diskutohet projektligji qe do te paraqitet
nga pala tjeter. I kerkojme PD-se qe ajo te votoje kunder ketij projekti",
ka nenvizuar Mediu. Persa i perket raporteve midis PR dhe PD, kreu i
republikaneve gjykon se, ato nuk duhen pare ne rrafshin individual, por mbi
baza programesh dhe qellimesh te perbashketa.

A. META

----------------------------------------------------------------------------

PS: Tatimi i Jashtezakonshem, mbetet
Deputetet socialiste do te mbeshtesin ne Parlament projektligjin per kthimin
dhe kompensimin e pronave, te propozuar nga qeveria. Ne mbledhjen e djeshme
te grupit parlamentar te PS, eshte vendosur qe te mos preket neni qe ka te
beje me "tatimin e jashtezakonshem". Me ane te ketij vendimi politik, ligji
i vitit 1945 nuk preket, por formulimi i tij mund te mos jete ne ligjin e
pronave. Nje rruge per te shmangur debatin me PD. Kryetari i Komisionit te
Ekonomise dhe Financave, socialisti Ylli Bufi, ka deklaruar pas mbledhjes se
grupit se, "nuk ka rendesi nese eshte ne ligj apo jo, perseri ajo do te
respektohet". "Nuk eshte ceshtje parimore, por ceshtje qe ka te beje me
shume me menyren sesi ndertohet nga ana legjislative ligji. Besoj se edhe
zgjidhja, duke mos qene ligji eshte e pranueshme. Por do te jete seanca
plenare qe do te vendose nese do te jete apo jo ne ligj ky nen", tha Bufi.
Sipas socialisteve, projektligji i pronave nuk synon te abrogoje ligje te
meparshme. Deputeti i PS, Elmaz Sherifi, pohon se kjo "do te thote qe te
tere ata, te cilet jo per arsye politike, por se nuk kane zbatuar ligjet e
shtetit shqiptar e u jane konfiskuar pasurite, do te thote qe nuk i fitojne
me ato". "Kjo do te thote qe ky ligj nuk abrogohet dhe nuk mund te bejme nje
veprim i cili bie ne kundershtim me pikerisht me frymen e ketij ligji", u
shpreh Sherifi. Duke marre parasysh kete vendim, pritet qe socialistet dhe
demokratet te debatojne ashper, kur te diskutohet projektligji per pronat,
ne piken qe ka te beje me "tatimin e jashtezoknshem". Nderkohe demokratet
kerkojne qe ky nen i ligjit te abrogohet.

E. GJ
----------------------------------------------------------------------------


"PS-PD, kompromis i brishte per pronen"


Kryetari i Partise Demokrate te Re, Genc Pollo, tha dje se per projektligjin
per pronat deri me tani jane miratuar kater nga nente amendamentet e
paraqitura nga PDR. Sipas tij, nder amendamentet e miratuara vlen te vecohen
ato te cilet vendosin perfundimisht: kthimin e tokave te lira ne zonen
turistike kodrinore-malore, si dhe tokave ne bregdet pronarit te ligjshem;
njohja pa kufizim e prones se paluajtshme, si dhe caktimin e qerase se
banesave te pronareve ne kushtet e tregut; trojet e godinat me interes
publik, ne rast tjetersimi, u kthehen pronareve dhe kur leshohen me qera u
jepen vetem pronareve. "Ky eshte nje avancim i pjesshem i platformes se PDR.
Nderkaq amendamentet e tjera jane gjithashtu shume te rendesishme sepse kane
te bejne me thelbin e Ligjit per Pronat: kthimin e tyre tek pronari i
ligjshem. Ne rast se keto amendamente nuk do te miratohen, PDR do te
konsideroje qendrimin e saj final ne votimin e projektligjit", ka nenvizuar
Pollo. Kreu i PDR e cilesoi kompromisin e mundshem PD- PS mbi "tatimin e
jashtezakonshem", si "kompromisin e fijes se barit". Sipas tij, nese arrin
te miratohet projektligji i pronave vetem ne kompromisin mbi tatimin e
jashtezakonshem, atehere ligji do te jete shume i manget. Nje kompromis i
tille, vijoi Pollo, synon te justifikoje qendrimin mbi pronen te PS dhe PD.
"Tatimi i jashtezakonshem eshte nje ceshtje e rendesishme
historiko-ideologjike, por ka fare pak ndikim real ne ceshtjen e prones", ka
nenvizuar Pollo.

A.M

----------------------------------------------------------------------------

© 2003 Gazeta Panorama http://www.panorama.com.al/




 PS: Kufiri kompensimit 100 hektarė

"Nuk ka shpronėsime pėr konfiskimet e vitit 1945"

Faqe 5 - Politikė
26Maj 2004

ligji i pronave
kompensimi

Grupi i deputetėve socialistė vendosi dje tė propozojė nė seancė maksimumin
e kthimit tė pronave

Luljeta Progni

Mazhoranca socialiste ka marrė dje vendimin politik qė tė kompensojė me jo
mė shumė se 100 ha, ish-pronarėt e mėdhenj tė tokave.

Sipas kėtij vendimi, pavarėsisht se ku mund tė ndodhet toka e secilit prej
pronarėve, nė bregdet apo nė mal, nėse ajo ka mundėsi kompensimi fizik do tė
realizohet brenda kufirit 100 ha, nė tė kundėrt, kompensimi do tė bėhet
financiarisht. Megjithėse ligji pėr pronat u rikthye pėr diskutim nėpėr
komisione, duket se nuk ėshtė marrė nė shqyrtim asnjė amendament i paraqitur
nga opozita. Varianti i ligjit pėr pronat do tė kalojė nė seancėn e sė
enjtes pa asnjė ndryshim thelbėsor. Gjatė seancės sė diskutimit tė kėtij
ligji, pritet tė ketė njė debat tė ashpėr mes pozitės dhe opozitės nė lidhje
me kėtė ēėshtje, ku dhe do tė pėrcaktohet varjanti pėrfundimtar pėr ligjin
pėr pronat. Sidoqoftė, ligjėvėnsit socialistė kanė vendosur dje sėrish qė tė
mos preket Ligji 7501 duke lėnė tė hapura por pa hapėsira konkrete pėr t“u
ndryshuar disa nene tė tjera tė projektligjit pėr pronat. "Ne nuk mund tė
ecim nė logjikėn e shpronėsimit, sepse shpronėsimi ėshtė bėrė nė njė moment
tė caktuar nė bazė tė njė situate konkrete dhe tė njė ligji konkret. Kjo do
tė thotė se nuk do tė ketė shpronėsime pėr ato ligje qė janė nxjerrė qė nga
viti 1945. Pėr ata qė i kanė fituar banesat padrejtėsisht do tė gjejmė njė
zgjidhje, e cila do t“u japė zgjidhjen e mundėshme edhe atyre qė janė cėnuar
padrejtėsisht, por nuk ua marrim pronėn, nuk ua konfiskojmė pronėn. Kjo do
tė thotė qė edhe latifondistėve nuk do t“u jepen 2000 ha, por do t“u jepen
aq hektarė sa janė pėrcaktuar nė ligjin e vitit 1993", tha sekretari pėr
burimet njerėzore nė PS, Elmaz Sherifi. Sekretari socialist pėr marrėdhėniet
me publikun, tha se kompensimi me 100 ha tokė ishte vetėm njė propozim, por
pritet qė nė seancėn ku do tė diskutohet ligji pėr pronat, tė vendoset
pėrfundimisht edhe kjo pikė e prikejtligjit pėr tokat. Tė njėjtėn gjė ka
pohuar edhe nėnkryetari i Komisionit tė Bujqėsisė, Niko Faberi.

Ruēi - Liponen
Kryetari i grupit parlamentar socialist Garmoz Ruēi, ka patur takime
intensive me deputetė, ekspertė, por dhe me ambasadorin e OSBE-sė nė Tiranė,
Osmo Liponen, ku ėshtė folur pėr projektligjin pėr pronat. Pasi ėshtė
konsultuar me deputetė tė Komisionit tė Ekonomisė, Ligjeve dhe atė tė
Bujqėsisė, Ruēi ka pasur njė takim me Liponenin, ku ėshtė vendosur qė ligji
pėr pronat tė kalojė nė Parlament nė disa nene tė tij, nė tri variante.
Kalimi nė tri variante i disa prej neneve tė ligjit pėr pronat, ka lėnė tė
hapur mundėsinė pėr konensus mes PS-sė dhe PD-sė gjatė votimit. Megjithatė,
hapėsirat e opozitės pėr tė arritur pretendimet e veta pėr ligjin pėr pronat
janė tė vogla. Nga ana tjetėr, mazhoranca socialiste ka vendosur tashmė
variantin e saj pėrfundimtar, pavarėsisht pretendimeve tė ish-pronarėve, tė
opozitės apo edhe sugjerimeve tė ndėrkombėtarėve. I vendsur si njė ndėr
kushtet kryesore tė ndėrkombėtarėve pėr anėtarėsim tė Shqipėrisė nė BE,
zgjidhja e ēėshtjes sė pronave, duket se do tė marrė drejtim, pavarėsisht se
pas votimit tė kėtij ligji do tė mbeten tė pakėnaqur mjaft prej
ish-pronarėve. Sugjerimet e herpashershme tė ndėrkombėtarėve pėr Shqipėrinė
nė lidhje me kėtė cėshtje, kanė qenė qė, qeveria shqiptare t“u kėrkojė falje
ish-pronarėve pėr pamundėsinė e kthimit tė plotė tė pronave.



Reformatorėt pėrshėndesin pranimin e 4 amendamenteve
Pollo: PS-PD po diskutojnė "pėr fije bari"

Reformatorėt e vlerėsojnė tė mangėt ligjin pėr pronat, nėse ai do tė
miratohet sipas kompromisit PD-PS pėr tatimin e jashtėzkonshėm. Ata e
vlerėsojnė si "kompromisin i fijes se barit", marrėveshjen mes dy partive tė
mėdha pėr kėtė ēėshtje. "Nėse arrin tė miratohet projektligji i pronave
vetėm me kompromisin mbi tatimin e jashtėzakonshėm, atėherė projektligji do
tė jetė shumė i mangėt. Njė kompromis i tillė ėshtė paliativ dhe synon tė
justifikojė qėndrimin mbi pronėn tė PS-sė dhe PD-sė", tha dje kryetari i
PDR-sė, Genc Pollo. Ai ka vlerėsuar avancimet e bėra nė komisionet e
ekonomisė dhe tė ligjeve, tė amendamenteve tė paraqitura prej tyre nė
Parlament. Ai tha se pjesa e mbetur e amendamenteve tė PDR-sė do tė synohet
tė miratohet nė Parlament nė seancėn e votimit tė ligjit pėr pronat. Nė
Komisionin e Ekonomsiė dhe tė Ligjeve janė miratuar 4 nga 9 amendamentet e
paraqitura nga PDR-ja pėr ligjin pėr pronat.



PD, vota pėr pronat nė dilemė

Edhe pse kanė zhvilluar njė mbledhje urgjente tė Grupit Parlamentar pėr tė
dalė me njė qėndrim pėr projektligjin e kthimit dhe kompensimin e pronės nė
seancėn pleanare tė sė enjtes, demokratėt ende gjenden nė dilemė, nėse do tė
mbėshtesin aleatėt e tyre apo do tė majftohen vetėm me abrogimin e Ligjit
pėr Tatimin e Jashtėzakonshėm.



Tatimi i Jashtėzakonshėm
PS-ja devijon PD-nė nė Gjykatėn Kushtetuese

Ligji pėr tatimin e jashtėzakonshėm konsiderohet ēėshtje e mbyllur pėr
mazhorancėn socialiste. Socialistėt kanė vendosur qė t“i lėnė hapėsirė PD-sė
qė tė kėrkojė rishqyrtimin e kėtij ligji nė Gjykatėn Kushtėtuese, dhe mė pas
do tė respektojnė vendimin e kėsaj gjykate pėr kėtė ēėshtje. "Tatimi i
jashtėzakonshėm ėshtė ēėshtje e mbyllur, pasi do tė repsektojmė vendimin e
Gjykatės Kushtėtuese, ndėrkohė qė i lėmė hapėsirė opozitės tė propozojė
rishikimin e kėtij vendimi", tha dje pėr "Panoramėn" nėnkryetari i
Komisionit tė Bujqėsisė, Niko Faberi. Megjithatė, socialistėt e konsiderojnė
si njė ēėshtje teknike dhe aspak politike. Kryetari i Komisionit tė
Ekonomisė, Ylli Bufi, tha se PS-ja do tė respektojė vendimin e Gjykatės
Kushtėtuese, duke i lėnė tė drejtėn opozitės tė paraqesė pranė kėsaj gjykate
rishqyrtimin e kėtij ligji. "Ka njė ligj tė vitit 1945, pėr tė cilin ėshtė
shprehur Gjykata Kushtetuese dhe pėr ēdo vendim tė Gjykatės Kushtetuese pa
dyshim i gjithė legjislacioni qė bėhet objekt gjykimi rishikohet. Ai vendim
i Gjykatės Kushtetuese do tė zbatohet pėr aq sa ėshtė nė fuqi. Nėse
ekspertėt do tė gjykojnė qė nga pikėpamja teknike nuk duhet tė jetė, atėherė
nuk do tė jetė. Pra, nuk ėshtė ēėshtje politike", tha Bufi. Ndėrsa deputeti
socialist, Emaz Sherifi, e shikon tė pamundur abrogimin e kėtij ligji. "Tė
gjithė atyre qė jo pėr arsye politike, por ngaqė nuk kanė zbatuar ligjet e
shtetit shqiptar, u janė konfiskuar pasuritė, do tė thotė qė nuk i fitojnė
ato pasuri. Kjo do tė thotė qė ky ligj nuk abrogohet dhe ne nuk mund tė
bėjmė njė veprim qė bie nė kundėrshtim pikėrisht me frymėn e kėtij ligji"
,tha dje Sherifi.


 © 2003 Gazeta Panorama


Faqe 8 - Politikė
26Maj 2004

Kryerepublikani u bėn thirrje demokratėve tė mos aprovojnė variantin e
OSBE-sė

Mediu: Pėr pronat lėmė PD-nė

"Absurde heqja e Tatimit, pa abroguar Ligjin 7501"


Elisabeta Ilnica

Partia Republikane mund tė sakrifikojė koalicionin me selinė blu pėr tė
mbrojtur programin e saj, nė themel tė tė cilit qėndron e drejta e pronės.

"Gjyqi" i nesėrm parlamentar, veē ēėshtjes sė pronave, do tė vendosė
pėrfundimisht edhe mbi marrėdhėniet PD-PR. Ligji 7501 nuk ėshtė mė vetėm njė
"siklet" i ish-pronarėve, por edhe i forcave politike tė opozitės. Kreu
republikan, Fatmir Mediu, teksa ėshtė prononcuar pėr "Panorama", i ka bėrė
dje thirrje PD-sė qė tė mos e votojė variantin "e trukuar" tė OSBE-sė pėr
kthimin dhe kompensimin e pronave. Duke kėrkuar reflektim nga selia blu,
Mediu kujton se e drejta e pronės pėrbėn bazėn e programit tė ēdo partie
opozitare dhe i rrethon ato nė njė grupim politik. "Ne jemi nė koalicion me
PD-nė dhe ajo duhet t'i bashkangjitet qėndrimit kundėr projektligjit tė
qeverisė, ashtu si edhe tė gjitha partitė e tjera tė vogla tė spektrit tė
djathtė", tha kreu i republikanėve. Sipas tij, vota pėr 7501-shin do tė jetė
edhe vendimtare pėr tė ardhmen e marrėdhėnieve mes PD-sė dhe PR-sė. Mediu
thotė se "ky ligj ėshtė njė mospėrputhje e konsiderueshme mes republikanėve
dhe demokratėve, ndaj ne do tė shohim qėndrimin e selisė blu nė Parlament
dhe shpresojmė qė ajo tė reflektojė seriozisht". Ai e konsideron absurde
kėrkesėn e PD-sė pėr abrogimin e ligjit pėr "Tatimin e Jashtėzakonshėm",
duke lėnė nė tė njėjtėn kohė nė fuqi Ligjin 7501. Nė kėtė linjė, Mediu
thekson se "numri i pronarėve qė preken nga Tatimi i Jashtėzakonshėm ėshtė i
pakėt, pasi ky ligj mė tepėr ka funksionuar pėr pasuritė e luajtshme. Nisur
nga logjika e dėmeve qė sjell ky ligj, do tė ishte mė normal abrogimi i
7501-shit, pasi ai pėrfshin njė numėr tė madh ish-pronarėsh, ndėrkohė qė pėr
pasuritė e luajtshme ne kemi vendosur se do tė hartojmė njė ligj tjetėr".



Flet Mediu
"Varianti i OSBE shton konfliktet sociale"

"Nuk do tė tolerojmė tek Ligji 7501". Kryetari i PR-sė, Fatmir Mediu,
konfirmon pėr "Panoramėn" se nuk do tė ketė "pazare" me PD-nė pėr kėtė ligj,
edhe nėse njė gjė e tillė mund tė sjellė pėrēarjen e koalicionit. Sipas
Mediut, votimi i nesėrm nė Kuvend do tė pėrcaktojė edhe marrėdhėniet e
mėtejshme nė koalicion.

Nisur nga versionet e ndryshme pėr Ligjin 7501 qė ka PR-ja dhe PD-ja, sa i
rrezikuar ėshtė koalicioni?
Prona tė shkojė te pronari i ligjshėm. Kjo kauzė pėrbėn thelbin e programit
tonė dhe nė kėtė pikė ne e kemi tė vėshtirė tė tolerojmė. Ēėshtja ngelet qė
tė reflektojė Partia Demokratike. Kjo pėr faktin se tė gjitha partitė e
djathta e kanė nė themel tė programit tė drejtėn e pronės, ndaj nė qoftė se
PD-ja do tė votojė pro Ligjit 7501, atėherė do tė dilte kundėr njė pjese tė
programit tė saj. Duhet tė kihet parasysh se tė gjitha forcat politike tė
spektrit tė djathtė kanė kėrkuar shfuqizimin e 7501-shit dhe presim qė kėtij
qėndrimi t'i bashkohen edhe demokratėt. Nė tė kundėrt, problemi nuk do tė
ishte thjesht njė marrėdhėnie PR-PD, por shtimi i konflikteve sociale, pėr
shkak tė pronės. Kėtė jemi munduar qė t'ia bėjmė tė qartė dhe presim njė
reagim pozitiv nga ana e tyre gjatė seancės. Vota e tyre pėr projektligjin e
kthimit dhe kompensimit tė pronave, do tė pėrcaktojė tė ardhmen e
marrėdhėnieve tė koalicionit. Ligji 7501, ėshtė njė mospėrputhje e
konsiderueshme mes PR-sė dhe PD-sė dhe si e tillė ne do tė mbrojmė atė ēfarė
ėshtė mė e rėndėsishme. Nė kėtė rast, mė e rėndėsishme ėshtė kthimi i pronės
tek pronari i ligjshėm. Kjo pėrbėn pikėn e panegociueshme tė Partisė
Republikane, ndaj shpresojmė nė njė reflektim serioz nga ana e selisė blu.

Po kushti i demokratėve pėr abrogimin e Ligjit pėr Tatimin e
Jashtėzakonshėm, a tregon vullnet tė PD-sė pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė
pronės dhe solidaritetin me PR-nė?
Ligji pėr Tatimin e Jashtėzakonshėm ėshtė mė tepėr ideologjik, se sa i
dėmshėm realisht pronarėt. Ėshtė absurde qė tė kėmbėngulėsh tek njė ligj i
tillė dhe tė kalosh nė heshtje Ligjin 7501. Pėr tė sqaruar edhe opinionin
publik, Ligji pėr Tatimin e Jashtėzakonshėm ka funksionuar pėr pasuritė e
luajtshme, kur dihet qė pėr njė kategori tė tillė Kuvendi do tė dalė me njė
ligj mė vete. Logjik ėshtė abrogimi i 7501-shit, i cili pėrfshin direkt njė
numėr tė madh ish-pronarėsh dhe jo ideologjizma.

-----------------------------------------------------------------

  2001-2004 Ballkan.com Data e Publikimit: 26/05/2004
 http://www.ballkan.com/
Lajme nga Opozita

"Jemi kundėr kompromisit PS-PD pėr pronat"


 Autori i Lajmit: G.Bushati
TIRANĖ - Kryetari i Partisė Demokrate tė Re, Genc Pollo, pėrshėndeti dje
pėrfshirjen e amendimeve tė propozuara nga kjo parti nė projektligjin pėr
kthimin dhe kompensimin e pronave. Por, ai gjithashtu ka denoncuar mundėsinė
e arritjes sė kompromisit mes Partisė Socialiste dhe asaj Demokratike pėr
kėtė projektligj, ky kompromis kryesisht pėr nenin e Tatimit tė
Jashtėzakonshėm. Drejtues tė kėsaj partie bėnė dje tė ditur se tėrheqja e
socialistėve do tė jetė mė e mundshme se sa tėrheqja e demokratėve nga ana e
tyre. Ndėrsa vetė reformatorėt nuk janė shprehur pėrfundimisht se si do tė
jetė vota e tyre pėr projektligjin e kthimit dhe tė kompensimit tė pronave,
megjithėse atyre u janė pranuar disa amendime, propozuar disa ditė mė parė
nė komisionet pėrkatėse parlamentare. Lidhur me marrėveshjen paraprake, tė
arritur mes PS-sė dhe PD-sė, kryetari i PDr-sė, Pollo deklaroi se "njė
kompromis i tillė nuk ka vlerė mė shumė se njė fije bari dhe si e tillė
shumė shpejt do tė dėshtojė". Janė katėr amendime qė u pranuan dje nė
komisionin parlamentar tė Ligjeve dhe tė Ekonomisė. Nė kėto tė katėr nuk
janė pėrfshirė nenet qė kėrkojnė njė abrogim tė pjesshėm tė ligjit 7501.
Sipas Pollos, nė kėto propozime nuk ėshtė pranuar thjeshtė termi "abrogim",
ndėrsa pjesa tjetėr, qė gjithėsesi ēon nė abrogim tė 7501 ėshtė pranuar.
"Nga nėntė propozime tona janė pranuar vetėm katėr, por kanė mbetur jashtė
pikėrisht propozimet kryesore, lidhur me kthimin dhe kompensimin e pronave",
u shpreh dje kryereformatori. Ai vuri nė dukje gjithashtu se pikėrisht
pranimi i kėtyre amendimeve janė pjesė tė platformės sė kėsaj partie, lidhur
me zgjidhjen e ēėshtjes sė pronave. Edhe pse amendimet e tyre janė pranuar
nė komisionet parlamentare, projektligji do tė votohet nen pėr nen dhe
kėshtu ekziston rreziku i rrėzimit tė tyre nga vota e shumicės.

----------------
PLL: Ligj pėr Xhandarmėrinė

 Autori i Lajmit: G.Bushati
TIRANĖ - Legalistėt shumė shpejt do tė paraqesin nė Kuvend njė projektligj
pėr krijimi i Xhandarmėrisė sė Shtetit. Sipas tyre, ky projektligj ėshtė
propozuar edhe mė parė, por tashmė ai do tė kalojė i pėrmirėsuar nė
komisionet parlamentare. Zėdhėnėsi i kėsaj partie kėrkoi nga partitė
politike dhe opinioni publik qė ky projektligj tė miratohet me shpejtėsi,
pasi kėshtu do tė institucionalizojė rikrijimin e njė arme me traditė nė
Shqipėri dhe do tė japė ndihmesė tė madhe nė uljen e kriminalitetit si dhe
do tė rikthejė besimin e qytetarėve te shteti i tyre. Nė analizėn e tyre,
legalistėt u shprehėn tė shqetėsuar pėr situatėn e rendit nė vend, e cila
vazhdon tė rėndohet, duke u nisur edhe nga ngjarjet e fundit nė ndodhura nė
Tiranė. Sipas tyre, largimi nga puna i drejtuesve e i specialistėve
kryesorė, pa motivacione tė qenėsishme dhe pa penalizime pėr akuzat e rėnda,
e ka shthurur policinė.