ATDHEU" Gazete e Partise Levizja e Legalitetit

26 Qershor 2004, Nr.25(595)

Intervistė e NMT Mbretit Leka I - Mbret i Shqiptarėve nė emisionin "Shqip", nė "Top Channel"

Lėvizja Pėr Zhvillim Kombėtar - Shpresė Pėr Gjithė Kombin Shqiptar

Intervistoi: Rudina Xhunga

Gazetarja: Mirė se ju gjetėm nė banesėn tuaj.

Mbreti: Ju falenderoj qė keni ardhur e qė keni pasur mirėsinė tė vini tek Ne, nė kėtė bahēe tė bukur.

Gazetarja: Ėshtė me tė vėrtetė njė baēe e bukur. Ėshtė intervista e tretė me Ju.

Mbreti: Po, mė kujtohet. E para ishte nė vitin '97.

Gazetarja: Do tė doja tė dija sesi ka kaluar koha nga viti i shkuar, pas intervistės me Ju, vitin e kaluar. Ju sapo ishit kthyet nga njė rrugėtim. Si ka kaluar ky vit pėr Lekėn e I-rė, me angazhimet, me preokupimet?

Mbreti: Vetkuptohet, si gjithmonė, ka pasur preokupime. Ka pasur edhe probleme shėndetėsore. Siē e dini, Unė pata fatkeqėsinė me thye kėmbėn, por pak a shumė ka qenė njė vit me shumė punė, shumė takime, shumė analiza, duke studiuar situatėn e Shqipėrisė, por edhe situatėn kombėtare dhe ndėrkombėtare. Atėherė vetkuptohet, kjo ka kėrkuar njė studim tė madh. E ndonjėherė bėhet e lodhshme, por megjithatė, nė qetėsi, arritėm ta bėjmė nė mėnyrė tė plotė.

Gazetarja: Ka diēka kjo banesė me qera, pra Rezidenca e Oborrit Mbretėror, ėshtė njė banesė me qera, jo banesa e Trashėgimtarit Mbretėror. Unė do tė doja, aspak pėr tė krahasuar, por pėr tė ditur marrėdhėniet me tė tjerė Mbretėr apo Princėr, pasi, mos tė gaboj, Ju jeni anėtar i Komitetit tė Nderit tė Mbretėrve tė Oborreve Mbretėrore Europiane, i cili kryesohet nga Mbreti Huan Karlos.

Mbreti: Mė kanė kėrkuar pėr tė qenė anėtar, e unė u thashė: po, faleminderit!

Kam marrėdhėnie me shumė Familje Mbretėrore. Kam marrėdhėnie shumė tė mira qoftė nė Europė, nė Amerikė, nė Mesdhe dhe nė Azi. Kam marrėdhėnie tė mira, jo vetėm me Familje Mbretėrore, por edhe me presidentė republike, me kryetarė shtetesh tė ndryshme.

Gazetarja: Ka qenė njohje e vjetėr, nė mos gaboj, e Juaja me ish-presidentin Regan, i cili u nda nga jeta pak kohė mė parė.

Mbreti: Ajo ka qenė njė njohje qė nė vitin 1967. Nė atė kohė ishte Guvernator i Kalifornisė. U takova me tė. Ishte njė bisedė mjaft e gjatė. Duket se i pėlqeu biseda. Ai kėrkoi qė tė vazhdonim takimet dhe ne i vazhduam edhe mė vonė.

Qė herėn e parė unė pashė diēka tė veēantė nė zyrėn e tij: Ai kishte njė koleksion tė disa elefantėve, lloj-lloj elefantėsh. Vetėkuptohet arėsyeja: Elefanti, siē e dini, ėshtė simboli i Partisė Republikane. Pas udhėtimit, kur u ktheva, nė atė kohė jetonim nė Spanjė, duke dėrguar disa letra falenderimi pėr njerėzit qė kisha takuar nė tė katėr anėt e botės, m'u kujtua takimi me Presidentin Regan, atėhere Guvernator i Kalifornisė, dhe i thashė sekretares time tė mė gjente njė elefant. Mendova kėshtu qė t'ia ēoja si peshqesh. Mė kujtohet kjo se ėshtė njė fakt i veēantė, nga mėnyra sesi filloi... Ajo mė dėgjoi dhe, nė vend qė tė kėrkonte njė elefant pėr tavolinė, kėrkoi nga dyqani "Harrolds" nė Angli njė elefant tė vėrtetė. Dhe erdhi nė Spanjė... Tashmė kisha para meje njė elefant tė vogėl dhe duhej dėrguar nė Amerikė. "Harroldsi" e mori pėrsipėr, edhe pėr publicitet, pėrcjelljen e kėsaj dhurate tė veēantė. Guvernatori Regan, i ri nė atė kohė, doli dhe e mori zyrtarisht. Edhe sot ai elefant, a ėshtė gjallė apo jo, nuk e di, por e di se u vendos nė parkun zoologjik tė Sacramentos me njė pllakė: "Dhuratė nga Mbreti i Shqiptarėve". Kėshtu ishte fillimi i miqėsisė. Vazhdimėsia e miqėsisė, edhe gjatė periudhės presidenciale, ishte shumė e dobishme pėr veprimtarinė tonė nė SHBA, dhe kjo na hapi shumė dyer. Ishte njė miqėsi nė dobi tė Kombit Shqiptar.

Gazetarja: Keni pasur pra, mundėsi komunikimi?

Mbreti: Po. Megjithėse, Ai (Regani, kėtė e theksonte shpesh), duke qenė se situata ishte e atillė, siē e dinė tė gjithė, ne nuk mund tė takoheshim zyrtarisht. Por, nuk ke nevojė pėr gjėra tė tilla. Kur je brenda zyrave edhe takimet mund t'i bėsh. Kėshtu u ēelėn shumė dyer qė ishin tė mbyllura mė parė. Fati.

Gazetarja: Ndėrkohė mbi ato qė quhen komunikim, marrėdhėnie, raporte me njerėz tė njohur tė politikės ndėrkombėtare dhe me ata qė janė njerėz tė njohur tė politikės shqiptare, a ka Leka I-rė marrėdhėnie miqėsore, a ka ftesa?

Mbreti: Vetėkuptohet. Ka pasur edhe kur isha nė diasporė, edhe nė shumė vende tė botės... Por, sidomos kur u ktheva nė Shqipėri, marrėdhėniet u zhvilluan. Vetkuptohet jemi takuar me shumė njerėz. Kėtu kemi disa marrėdhėnie tė mira.

Gazetarja: Do tė donit tė thonit se janė aq tė mira marrėdhėniet me klasėn politike Shqiptare, me pėrfaqėsuesit, me liderėt, me njerėzit mė nė zė, sesa me ata nė Kosovė e nė Maqedoni, apo ka diēka mė tė afėrt pėr ata qė janė nė Kosovė e nė Maqedoni?

Mbreti: Ka njė ndryshim kėtu. Duke qenė se, nė Kosovė e Maqedoni, nė kohėn e Jugosllavisė kishte mė tepėr mundėsi pėr tė dėrguar rininė shqiptare pėr tė punuar jashtė, ata ishin mė tepėr nė dijeni tė veprimtarisė time. Nė Shqipėri, nė kohėn e diktaturės, njerėzit nuk e kishin atė mundėsi pėr tė dalė e pėr tė komunikuar. Nga kjo nuk kanė pasur dijeni tė madhe mbi veprimtarinė time. Kjo ka ndikuar e ka vazhduar tė ndikojė edhe tani, deri nė njė pike. Por unė e kam thėnė shpesh se, kur u ktheva nė Shqipėri nė vitin 1997, u prita nė mėnyrė tė mrekullueshme. Kėtė pritje qė m'u bė nė Shqipėri e pashė edhe nė Kosovė. Mė kanė pritur nė njė mėnyrė tė mrekullueshme.

Gazetarja: Vetėm para pak ditėsh, Ju patėt njė konferencė pėr shtyp nė Rezidencėn tuaj, ku edhe ndodhemi aktualisht. Ju shpallėt Lėvizjen pėr Zhvillim Kombėtar. Menjėherė pati reagime nga politika, nga politika Shqiptare si dhe nga politika Kosovare dhe ajo e shqiptarėve tė Maqedonisė. Pati reagime edhe nga qytetarėt. Si i pėrcollėt kėto reagime, patėt kureshtje t'i dinit?

Mbreti: Vetkuptohet, na duhet qė tė analizohen reagimet e tė merren nė vėmendje. Por, pėr Mua, reagimi mė kryesor ėshtė ai i popullit.

Populli shqiptar ka treguar, me anė tė shumė pėrshėndetjeve, letrave, telegrameve, njė pėrkrahje shumė pozitive. Ata kanė shumė kuriozitet, kėrkojnė tė dinė mė shumė, mbasi mesazhi qė Ne i pėrcollėm Kombit Shqiptar mund tė jepte vetėm disa linja kryesore. Kemi pasur reagime pozitive nga Kosova, nga shqiptarėt qė jetojnė nė trojet e tyre nė Maqedoni.

Gazetarja: Ndėrkohė do tė doja tė ndaleshim gjatė kėsaj interviste tek Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar. Ēfarė ėshtė Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar, njė lėvizje publike apo ėshtė njė lėvizje me premisa politike?

Mbreti: Siē e kam cilėsuar atė ditė kur dhashė konferencėn e shtypit, nuk ishte nisja e vėrtetė, pasi kjo ka qenė mė 26 Janar tė kėtij viti. Kjo ishte hera e parė nė tė cilėn kam pasur mundėsinė me folė drejtpėrsėdrejti, pėr Lėvizjen, me shtypin dhe median Shqiptare. Kjo ėshtė njė nismė pėr ndėrgjegjėsimin kombėtar. Ėshtė njė nismė pėr t'i ndėrgjegjėsuar shqiptarėt pėr faktin se nė tė ardhshmen do tė kemi rastin historik pėr ta zhvilluar kėtė vend e pėr ta sjellur nė nivelin ku duhet tė jetė. Por, pėr t'ia arritur kėsaj, duhet qė tė jemi nė pushtet. Pra kjo ėshtė edhe njė nismė pėr zgjedhjet qė vijnė, me synimin pėr tė marrė pushtetin.

Mė kanė pyetur shpesh a do tė abdikoj? Jo, nuk abdikoj, se nuk jam pjestar nė konkurrim nė kėtė Lėvizje. E nuk do tė marr pjesė edhe nesėr si deputet apo ministėr, por jam iniciues e do t'a pėrkrah kėtė Lėvizje nė mėnyrėn mė tė fuqishme qė mundem. Si do tė zyrtarizohet kjo Lėvizje? Mirė, mund tė pėrdorim njė fjalė tjetėr, e cila mund tė jetė e pranueshme. Mund tė quhet njė Koalicion, njė bashkėpunim ndėrmjet njerėzve qė janė tė njė mendimi e veprimi. Ata do tė zgjidhen sipas kėshillit tė njerėzve me specialistė tė ēdo fushe, derisa janė njerėz tė ndershėm e kanė dashuri pėr Kombin dhe njė vizion pėr tė tashmen e tė ardhmen.

Pikėrisht kėta do tė pėrkrahen nga Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar.

Gazetarja: Megjithatė ka diēka pėr ta shpjeguar. Do tė ishte mirė tė ishim mė tė qartė, qoftė unė nė pyetje, qoftė Ju nė pėrgjigje. Kjo lėvizje do tė krijojė njė parti?

Mbreti: Jo, nuk ėshtė njė parti. Sigurisht do tė ketė nė kėtė Lėvizje edhe parti, grupime ose individė tė cilėt do tė marrin pjesė.

Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar nuk ėshtė njė parti e re politike.

Gazetarja: Nuk do tė jetė parti, nuk do tė marrė pjesė nė zgjedhje?

Mbreti: Po, do tė marrim pjesė nė zgjedhje, por si njė Koalicion apo Grupim politik, me ata qė do tė dalin nga partitė e ndryshme, me personalitete tė ndryshėm, me pėrfaqėsues qė shoqatat e ndryshme mund tė paraqesin e qė do tė zgjidhen sipas aftėsive tė tyre.

Gazetarja: Por nuk druheni Ju se do tė ngelet kjo Lėvizje vetėm nė kuadrin e Lėvizjes sė Legalitetit e tė pak njerėzve?

Mbreti: Jo, jo! Kemi bėrė shumė analiza edhe para se tė shpallej Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar. Lėvizja e Legalitetit do tė marrė pjesė patjetėr, se ka qenė dhe ėshtė njė lėvizje kombėtare, dhe ajo ka statutin e vet qė i pėrshtatet Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar. Por kjo lėvizje ėshtė diēka mė tepėr se synimi pėr rikthimin e Mbretėrisė. Ajo ėshtė njė gjė qė do t'i lihet kohės...

Ajo qė ėshtė me rėndėsi pėr ne sot, ėshtė ndėrgjegja kombėtare, qė tė jemi tė ndėrgjegjshėm pėr tė shpėtuar Shqipėrinė. Edhe nė vitin 97 kam dhėnė njė paralajmėrim. Kam thėnė se nė rast se situata vazhdon siē po vazhdonte, ne do tė bėheshim njė shtet vasal, njė shtet qė do tė varej krejtėsisht nga fqinjėt tanė dhe nga ndihmat ndėrkombėtare. Kjo fatkeqėsisht po ndodh. Sot jemi pohuajse njė koloni e tė huajve. Ku ėshtė dinjiteti i popullit shqiptar, zhvillimi ekonomik kombėtar, politika kombėtare dhe, natyrisht, ku ėshtė pavarėsia jonė?

Ne kemi fatkeqėsinė se, shumė njerėz nė Shqipėri, duhet thėnė pjesa mė e madhe e popullsisė nė Shqipėri - ėshtė shumė e varfėr. Po pse qeveria nuk merr masa t'u japė punė, t'i ndihmojė kėta njerėz qė tė mund tė zhillojnė ekonominė pėr veten e tyre, pėr familjet e tyre dhe pėr tė gjithė Shqipėrinė? A mund tė flitet pėr keqkuptim kėtu?

Gazetarja; Ju flisni pėr humbje tė pavarėsisė sė Shqipėrisė, pėr gati kolonizim. Ku e shikoni? A ka momente tė veēanta, a ka fakte tė veēanta nė emėr tė tė cilave Ju flisni?

Mbreti: Po shihni situatėn ekonomike. Nuk kam frikė tė them se 60 % e mė tepėr tė ekonomisė sė Shqipėrisė tashti varen nga monopolet e huaja, nė bashkėpunim me mafian politike shqiptare. Leku shqiptar nuk vlen asgjė jashtė kufijve tanė, ėshtė njė para qė ėshtė mbajtur nė mėnyrė artificiale. Le tė kujtohemi pėr zhvillimet e '97-ės, kur shpėrthyen piramidat. Shqipėria po kthehet nė njė piramidė tė rrezikshme pėr popullin shqiptar.

Gazetarja: Atėherė, nėpėrmjet kėsaj Lėvizjeje Ju synoni tė lėshoni njė alarm, njė kėmbanė?

Mbreti. Po!

Gazetarja: Pse mendoni se ka veshė qė do t'Ju dėgjojnė? Dhe kur flas pėr veshė, nuk e kam fjalėn tek populli, pasi duhet pushteti pėr tė ndryshuar gjithēka. E kam fjalėn tek politikanėt. A mendoni se e morėn seriozisht kėtė kėmbanė tuajėn, nga ajo ēka keni dėgjuar?

Mbreti: Po u them se, pas njė analize tė thellė, kemi parė qė ka njerėz tė preokupuar, tė ndėrgjegjėsuar. Dhe kėta janė njerėz qė kanė ndėrgjegje kombėtare. Ka njerėz qė nuk marrin pjesė nė parti politike, pėr arsye se zėri i tyre ėshtė njė zė i vetmuar, por janė njerėz me rreth, tė njohur nga populli shqiptar, janė njerėz qė japin njė kontribut tė jashtėzakonshėm, por nuk duan tė jenė pjesėmarrės nė korrupsion e nė trafiqe, nė monopole e me probleme tė tjera, qė i dimė tė gjithė. Nuk duan tė merren me politikėn e sotme, qė ka sjellė tė gjitha tė kėqiat qė vuan sot populli e kombi shqiptar...

Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar do t'ju japė mundėsinė qė kėta njerėz tė shfaqen jo si njė zė i vetėm, por si njė Lėvizje e gjerė, qė do tė tregojė qė ka ndėrgjegje kombėtare kėtu, qė ka ende njerėz me tradita e kulturė, e qė kanė pėrgjegjėsinė pėr ta shpėtuar Shqipėrinė...

Gazetarja: Keni emra mbėshtetėsish, njerėzish qė janė afruar, njerėz qė kanė konfirmuar mundėsinė pėr t'iu bashkuar Lėvizjes, apo ėshtė herėt?

Mbreti: Unė do t'ia lė kohės. Ata tė shfaqen vetė, sipas fushave tė tyre.

Gazetarja: Megjithatė, dhe njerėz prej atyre qė mund tė jenė duke u afruar, e kanė dyshimin dhe do tė donin tė dėgjonin njė pėrgjigje tė pyetjes: Kjo lėvizje nuk ėshtė marketing politik i dikujt qė e do pushtetin, por ėshtė njė ideal pėr ripėrtėritje?

Mbreti: Do tė provoj t'ju shpjegoj njė gjė pėr karakterin tim. Unė jam idealist pragmatist, jam romantik pragmatist. Romantizmi mban idealizmin. Pragmatizmi m'i mban kėmbėt mbi tokė, atėherė, nė kėtė Lėvizje, unė kam para meje njė detyrė. Kam lindur pėr kėtė detyrė e do ta kryej kėtė detyrė derisa tė kem shpirt e jetė: do tė vazhdoj tė veproj pėr kombin tim. Pra, nuk i hyj thjesht njė lėvizjeje, pa patur sigurinė, qė ėshtė e nevojshme, se kemi shumė njerėz qė do tė pėrkrahen.

Gazetarja: Kjo Lėvizje, pėrveē njerėzve qė do ta pėrkrahin, do tė ketė edhe vota nė kohėn kur do tė hyjė nė zgjedhje?

Mbreti: Shpresoj se po, ėshtė nė interes tė popullit, ėshtė nė interes tė tyre. Me kėtė rast do t'u bėj njė thirrje tė gjithė atyre qė nuk kanė votuar deri mė sot, pėr shkak tė pakėnaqėsive ndaj qeverisjes e partive qė janė nė kuvend - tė dalin e tė votojnė kur tė vijė koha e zgjedhjeve.

Gazetare: Megjithatė pėrsėri ka dyshues se, deri tani, Leka I-rė ka qenė jo shumė aktiv nė jetėn publike e politike; se ka patur mungesė financash pėr tė hyrė nė zgjedhje e pėr tė qenė i fuqishėm nė jetėn politike tė vendit! Ēfarė do t'u thonit kėtyre njerėzve?

Mbreti: Ėshtė e vėrtetė se ka pasur mungesė financash, por ne nuk synojmė tė blejmė vota dhe tė blejmė njerėz. Fatkeqėsisht, kjo ka ndodhur e po ndodh shumė herė, dhe kjo ėshtė njė prej arsyeve tė korrupsionit.

Ne synojmė tė pėrfaqėsohemi me njerėz qė janė tė ndershėm e qė tė punojnė pėr njė ideal kombėtar. Ne shpresojmė se kjo do tė ketė njė pėrkrahje mjaft tė madhe nga i gjithė populli Shqiptar, si tek intelektualėt shqiptarė tė tė gjitha fushave, sepse Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar do tė ketė tė gjithė specialistėt e saj.

Gazetarja: Nė vitin 97 Ju keni qenė qytet mė qytet gjatė fushatės Tuaj pėr referendumin. Do tė doja tė dija, nė do tė bėnit tė njėjtėn gjė apo do tė mjaftoheshit me mesazhe publike nė ekrane?

Mbreti: Kur tė vijė koha e kur tė afrohet periudha e zgjedhjeve, do tė bėj njė fushatė pėr tė pėrkrahur pikėrisht ata qė Lėvizja do t'i zgjedhė si kandidatė pėr deputetė. Do t'ju jap pėrkrahjen e plotė njerėzve qė u besojmė. Ne kemi besim se do tė jenė njerėz tė pakorruptuar, por mund tė ketė edhe ndonjė qė mund tė lėvizė. Kjo ėshtė pjesė e natyrės sė njeriut, por ne do tė bėjmė tė pamundurėn tė sigurojmė njerėz tė pakorruptuar.

Gazetarja: A do tė jenė kėta njerėz qė do tė kėrkojnė njė referendum tjetėr pėr Monarkinė?

Mbreti: Ajo do tė varet nga kėrkesa e popullit. Nė rast se gjykohet se Mbretėria ėshtė e nevojshme, mund tė ketė njė referendum! Nė rast se jo, atėherė...

Gazetarja: Megjithatė ende mendoni se referendumi i vitit 97 ėshtė manipuluar, dhe se Monarkia ka fituar?

Mbreti: Nuk ka dyshim.

Gazetarja: Nuk keni dyshim? Kjo nuk do tė thotė se marrėdhėniet tuaja me z.Sali Berisha, ish president i asaj kohe, janė tė acaruara?

Mbreti: Nė politikė nuk mund tė kemi miq, as armiq. Politika ėshtė njė ēėshtje ku njeriu duhet tė ketė njė lloj mirėkuptimi pėr tė ecur pėrpara. I vetmi "armik" nė politikė ėshtė kundėrshtari. Kur nuk ėshtė mė kundėrshtar, atėherė vazhdojnė marrėdhėniet normale. Ky ėshtė njė parim edhe nė politikėn ndėrkombėtare, dhe jo vetėm kėtu.

Gazetarja: Politika ėshtė e njėjtė ngado. Por ju mund ta keni pėrsėri kundėrshtar z.Berisha edhe kur njė lėvizje si e Juaja merr votat e tė djathtėve dhe mund tė krijohet ideja e njė marrėveshjeje me tė majtėt!

Mbreti: Lėvizja ėshtė e hapur pėr tė gjithė shqiptarėt e ndershėm. Unė nuk bėj marrėveshje me asnjeri, pėrveēse me popullin shqiptar.

Gazetarja: Pra nuk duhet tė kemi dyshime pėr marrėveshje tė mundshme me Kryeministrin e Shqipėrisė e me kryetarin aktual tė Partisė Socialiste?

Mbreti: Me askėnd! Veē me popullin shqiptar!

Gazetarja: Mendoni se klasa politike shqiptare nė reagimet herė nervoze e herė provokuese, sapo Ju dhatė mesazhin pėr kėtė lėvizje, u ngacmua?

Mbreti: Bash ato reagime e kėto reagime qė vazhdojnė deri mė sot, dhe do tė vazhdojnė edhe mė tutje, tregojnė se diēka i bezdis. Janė tė shqetėsuar, nuk dinė si ta marrin. Ata as mundėsi nuk kanė pasur pėr ta lexuar plotėsisht Mesazhin drejtuar Kombit Shqiptar, dhe jo pastaj qė ta kenė kuptuar. Unė fjalėt i kam thėnė haptaz, tashti duhet qė t'ua shpjegoj?

Dalėngadalė do tė dalė edhe platforma e Lėvizjes, do tė shpjegohet strategjia e saj. Por kjo do tė shkojė me ritmin e saj, nė mėnyrė qė mos tė gjendemi tė papėrgatitur pėr asnjė rrethanė, as pėr reagimet apo veprimet qė do tė na vijnė, pasi shumė kanė filluar.

Gazetarja: Pati mė shumė dashamirėsi e seriozitet nga reagimet e politikanėve mbarėshqiptarė. P.sh lexova nė gazetėn "Fakt" reagime tė z.Ali Ahmeti - kryetar i BDI. Reagim korrekt ishte edhe ai i z.Arbėn Xhaferri - kryetar i BDSH, i cili ishte, pėrveēse korrekt, edhe shumė dashamirės. Por edhe nga shumė pėrfaqėsues tė tjerė tė klasės politike mbarėshqiptare, ka mesazhe shumė inkurajuese.

Mbreti: Po, sepse edhe ata, si edhe politikanėt e Kosovės, kanė njė problem shumė tė rėndė. Nė rast se qeverisja shqiptare, qė ėshtė shteti amė, nuk vepron nė dobi tė popullsisė shqiptare, qė janė jashtė kufijve shtetėrorė, atėhere veprimtaria e tyre dobėsohet. Fatkeqėsisht, qeveria shqiptare deri mė sot nuk ka treguar vullnetin e plotė pėr t'i pėrkrahur me vendosmėri interesat e shqiptarėve qė janė jashtė kufinjve. Unė dua dhe do tė synoj qė njė ditė tė arrijmė tė kemi njė shtet-komb, nė mėnyrė ligjore, diplomatike, politike. Kjo ka nevojė pėr njė diplomaci dhe vendosmėri pėr t'ia arritur, e jo nė kundėrshtim me ligjet ndėrkombėtare, pėrkundrazi..., po tė merret parasysh se, njė nga pikat kryesore tė OKB, ėshtė vetvendosja e popujve. Nė rast se populli shqiptar dėshiron tė vetvendosė, shtrohet pyetja: a ka tė drejtė apo jo?

Kemi shumė shembuj, por po u jap dy shembuj tė mėdhenj: Gjermania qė arriti tė bashkohet. Tjetri ėshtė ai i Ēekosllovakisė, qė u nga nė dy republika, njėra Sllovakia e tjetra Ēekia. A ka pasur ndryshim kufinjsh?

Gazetarja: Po flasim pėr shtetin amė, por po ju ndėrpres, pasi dritat sapo na lanė. Jemi nė vitin 2004, Shqipėria synon BE, flet pėr shtet, por ende ka problem pėr njė gjė kaq normale dhe njerėzore, siē janė dritat.

Mbreti: Ėshtė njė gjė jo vetėm normale, por edhe e nevojshme, pasi nėqoftėse Shqipėria dėshiron tė ketė industri, dėshiron tė punėsojė njerėzit e vet - energjia duhet tė jetė e domosdoshme. Dritat qėllon tė ikin nė ēdo vend tė botės, apo tė ndėrpriten pėrkohėsisht. Bie fjala, kur jetonim nė Afrikė ndodhte ndėrprerje e energjisė elektrike, por ishte nga rrufeja, e ato vinin menjėherė, pasi edhe nė kohė shumė tė rrezikshme shkonin t'i rregullonin. Ndodhte qė, pėr punė madhore, njoftonin pėr ditėn e orėn kur do tė ndėrpritej energjia elektrike. Kėtu, fatkeqėsisht, ndodh gjithmonė e pėr arsye qė ende nuk i kam kuptuar plotėsisht, pasi ne kemi burime energjitike nga mė tė pasurat nė Europė. Mungesa e dritave ėshtė e rrezikshme edhe pėr shėndetin, qė nga spitalet e deri tek fėmijėt dhe shtėpitė qė ruajnė mes kėsaj vape ushqimet e tyre.

Gazetarja: Shumė gjėra janė tė rrezikshme pėr shėndetin nė Shqipėri, jo vetėm dritat, por edhe mungesat e tjera, pasi shumė shqiptarė, njė pjesė e madhe e shqiptarėve, janė tė pakėnaqur nga qeverisja aktuale, sikur kanė qenė edhe nga qeveritė e kaluara. Pse ata duhet t'ju besojnė Juve pėr mėnyrėn e tė bėrit shtet, qė ata s'e kanė pasur mė parė?

Mbreti: Unė s'e kam zakon tė premtoj gjėra qė s'mund t'i plotėsoj. Unė ju thashė nė 97-ėn, se nė rast se monarkia e fiton referendumin, do tė ketė njė rritje graduale e tė ngadaltė, por tė sigurt tė nivelit tė jetesės - nga viti nė vit. Do tė ketė rend e ligj, pasi kėto janė gjėrat kryesore qė tė gjithė qytetarėt i kėrkojnė, sepse kanė nevojė pėr to. Njė vend pa rend e ligj, mė vjen keq, por nuk ka asnjė shqiptar qė mund ta vlerėsojė, jo mė tė huajt. Ne kemi nevojė pėr punėsim nė Shqipėri, pasi shumė nga rinia jonė po dalin nga Shqipėria. Pse kemi arritur nė kėtė situatė kaq tė vėshtirė? Po ju jap dy shembuj: njė nga fshati e njė nga qyteti. Merreni parasysh fshatarin. Ai sot po tė ketė njė ndihmė, cilado qoftė, qė e kemi tė studiuar nga ekspertėt, do tė zhvillojė prodhimet e veta, por fshatari sot e gjen mė tė lehtė tė blejė perimet e importuara se t'i rrisė vetė. Tė vazhdojmė me qytetarin, njė tregtar i vogėl p.sh. arrin tė hapė njė kafe apo njė biznes tė vogėl familjar. Pse tė mos i jepet pak kohė atij, pasi ai ka investuar, ka marrė borxh pėr t'a hapur kėtė punė. Ai do tė punojė, por jepi pak kohė qė ai tė arrijė tė marrė veten, para se tė filloni ta mbysni me tatime. Tatimet do tė vendosen edhe pėr tė, por njė periudhė kohore le t'i jepet mundėsia qė tė marrė veten e ta fuqizojė biznesin. Njė njeri qė dėshiron tė punojė dhe tė japė njė kontribut njerėzor e social, pse duhet ta dėnosh qė nė fillim?

Gazetarja: Ka njė problem me shumė debat dhe duhet tė kishte mė shumė debat, siē ėshtė ēėshtja e pronave, e pa zgjidhur ndėr vite. Kaloi nė parlament mes shumė debatesh e largimit tė opozitės, megjithatė cili ėshtė mendimi juaj mbi kėtė ligj? Mendoni se do tė ketė zbatim?

Mbreti: Nuk e di se si mund tė hyjė nė zbatim nė kėtė formė! Unė besoj se duhet njohur prona e pronarit legjitim dhe duhen tė kompensohen pronarėt qė e kanė pasur nė pėrdorim kėtė pronė. Ka mėnyra tė ndryshme, me mirėkuptim tė tė dy palėve, me ndėrhyrjen e shtetit, nė mėnyrė ligjore dhe duke i pėrkrahur, dhe jo duke i penguar. Fatkeqėsisht kjo nuk ka ndodhur ende, dhe nuk e di si po e sheh BE kėtė ligj. Unė pėr vete e quaj njė marri.

Gazetarja: Ėshtė njė pyetje personale, por mund t'ju kėrkoj pėrgjigje pasi ka tė bėjė me pronat tuaja. E pėrmenda gjatė intervistės qė ndodhemi nė kėtė Rezidencė qė nuk ėshtė e juaja, ndėrsa keni prona qė ju pėrkasin. A do tė merreni me to? A do t'i kėrkoni? A do tė kėrkoni mbėshtetje pėr t'i marrė?

Mbreti: Unė thashė, kur erdha nė Shqipėri, qė nuk do tė merrem me pronat e mia, derisa tė kalojė ligji pėr tė gjithė. Tashmė ligji kaloi. Tashti do tė filloj, ėshtė normale, pasi edhe unė jam shqiptar, kam lindur kėtu, kam pasuri tė trashėguar e dua ta pėrdor jo veē pėr tė mirėn time, por edhe pėr tė mirėn e kombit shqiptar, pasi ka shumė nevojė.

Gazetarja: Nuk druheni se klasa aktuale politike apo ajo qė do ta zėvendėsojė, nuk do tė qe e interesuar jo vetėm t'ju kthejė pronat e Mbretit, por edhe autoritetin.

Asaj do t'i interesonte vetėm njė nostalgji pėr mbretėrinė.

Mbreti: Vetkuptohet qė kanė frikėn e kolltukut. Sot pushteti, edhe kuvendi, deri nė njė pikė, ėshtė aq i ngatėrruar nė luftėn pėr kolltuk saqė nuk merren me nevojat e vėrteta tė popullit. Unė e shoh si njė arsyetim mė tepėr kėtė pėr Lėvizje pėr Zhvillim Kombėtar.

Gazetarja: Duke iu rikthyer edhe njė herė Lėvizjes, mendoni se kjo do tė bashkojė mė tepėr nostalgjikė tė mbretėrisė tė kohės sė babait tuaj, kur ai drejtonte kėtė vend, sesa njerėz tė pakėnaqur e me besim tek djali i Mbretit Zog?

Mbreti: Unė shpresoj se kjo Lėvizje do tė ndikojė tek njerėzit qė mendojnė, tek njerėzit qė kanė jo vetėm njė kundėrshtim me qeverinė e sotme, por edhe tek njerėzit qė duan tė kontribuojnė diēka pėr vendin e tyre, sado e vogėl apo e madhe. Prandaj unė kėrkoj qė, tė gjithė shqiptarėt, kushdo qofshin, ta mbėshtesin, t'i vihen pas kėsaj Lėvizjeje, pėr tė ngritur pėrsėri ndėrgjegjėsimin shqiptar, kulturėn shqiptare.

Ne kemi njė nam shumė tė keq jashtė, por kjo ka ndodhur veē kėto vitet e fundit.

Po pse? Sepse jemi kufizuar. Po pse jemi kufizuar? Ka shumė arsye, siē thashė mė parė. Paraja jonė nuk ka asnjė vlerė jashtė, por edhe jashtė kanė probleme papunėsie. A do tė ketė gjithmonė emigrantė shqiptarė qė tė marrin punėn e tyre? Pasi nuk kanė asnjė mundėsi kėtu.

Gazetarja: Padyshim ju hyni nė kėtė betejė politike me shpresėn se do t'ia dilni mbanė, por keni njė rast tė sė shkuarės, vitin 1997, kur jeni sėrish i bindur se Monarkia ka fituar nė referendumin i cili u shpall "i pafituar". Pra si do tė tentoni tė rihyni nė skenėn politike Shqiptare dhe a do tė ketė tė njėjtėn shfaqje agresiviteti nga Ju, si dikur?

Mbreti: Shikoni! Nėqoftėse unė doja tė bėja njė akt agresiv nė vitin 1997, ishte shumė e kollajshme. Unė jam mjaft ushtarak pėr tė ditur si ta bėj njė grusht shteti, po tė ishte nė qėllimin tim pėr ta bėrė njė gjė tė tillė. Duke qenė se jam garanti i Statutit Themeltar, nuk mund tė bėj njė gjė tė paligjshme. Nuk dua tė derdh gjak shqiptar.

Nė vitin 1997 unė e kuptova menjėherė, sapo hyra nė Shqipėri, se lufta ishte humbur, sepse atėhere postet kyēe ishin paracaktuar. Atėherė ēfarė ishte mė me rėndėsi tė madhe pėr mua? Po ju tregoj ēfarė ishte rėndėsia mė e madhe: tė njihja popullin shqiptar e tė mė njihnin mua, prandaj shkova kudo, nė tė katėr anėt e Shqipėrisė, ku kisha pyetje e pėrgjigje dhe njė fjalim tė shkurtėr, siē e kam zakon. Pikėrisht nė njė moment, kujtoni diēka, Qeveria, kur erdha unė, nuk kishte mundėsi tė dilte jashtė qendrės sė Tiranės, nuk kishte mundėsi tė dilte nė lagje dhe nė periferi. Asnjė politikan nuk dilte nga qendra, por unė, me mundėsitė e mia kam mundur tė bisedoja e tė isha i mirėpritur nga populli shqiptar, nė tė katėr anėt e vendit. Besoj se kjo nuk ėshtė veē nostalgji! A nuk ėshtė njė arsyetim i plotė?

Gazetarja: E pėrmendėm shumė vitin '97 dhe pozitėn tuaj nė atė kohė. Ka ndryshuar Shqipėria nga viti 97 pėr Lekėn I-rė, qoftė nė mendėsi, qoftė nė mentalitet, qoftė nė klasėn politike qeverisėse?

Mbreti: Po. Ka ndryshuar! Dhe ky ndryshim ėshtė marrė parasysh, por, fatkeqėsisht, vobektėsia ėshtė mė e madhe se nė 97-ėn. Fshatari e qytetari janė nė pikėn e fundit tė vobektėsisė. Po tė mos ishin paratė qė dėrgon rinia jonė, qė duhej qė tė ishte kėtu pėr ta lulėzuar kėtė vend, por po punojnė jashtė, nė Angli, Itali, Greqi e vende tė tjera, pėr tė dėrguar pak para kėtu qė tė mbajnė familjet e tyre - Shqipėria do tė ishte nė njė pozitė shumė tė keqe. Ato pak eksporte qė arrijmė tė bėjmė, gjithsej arrijnė nė 50 milion $ nė vit. Ēfarė ėshtė buxheti i shtetit 2 miliard $? Nga vijnė ato para? Nga borxhet qė marrim!? Atėherė? Jemi duke u futur ditė pas dite nė borxh! Si do t'i paguajmė kėto borxhe?

Gazetarja: Po klasa politike Shqiptare nė sytė e Lekės I-rė a ka ndryshuar, pėrveē qė ėshtė ricikluar qė nga '97-ta?

Mbreti: Fatkeqėsisht, deri nė njė pikė, klasa politike Shqiptare ėshtė bėrė shumė mė e zgjuar nė mėnyrėn si tė pasurohet.

Gazetarja: A mendoni fundin? A do tė ketė mėsim pėr ata qė pėrpiqen tė zgjuarėsohen, duke u pasuruar nė mėnyrė tė padrejtė?

Mbreti: Ajo ėshtė nė dorėn e tyre. Unė nuk jam Zoti.

Gazetarja: Kush jeni Ju atėherė, pėr ta mbyllur kėtė intervistė?

Mbreti: Unė jam ai qė shihni pėrpara, njė njeri qė ia ka kushtuar jetėn Kombit Shqiptar, e do tė vazhdojė tė veprojė brenda mundėsive tė tij, edhe me miqėsitė qė kam nė tė katėr anėt e botės. Do tė vazhdoj me vendosmėri. E di shumė mirė se ē'mė pret. Ėshtė detyra qė mė pret.

Gazetarja: Unė ju uroj nė fund tė kėsaj interviste - fat nė detyrėn tuaj dhe shėndet.

Mbreti: Ju falenderoj shumė. Veēanėrisht do tė dėshiroja qė, me anėn tuaj, tė falenderoj tė gjithė shqiptarėt pėr mirėkuptim kombėtar, qė ta ēojmė tė gjithė bashkė pėrpara Shqipėrinė. Shpresoj se kėto pak shpjegime qė kam mundur tė jap, do tė shpjegojnė kuptimin dhe qėllimin e Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar. Nė tė ardhmen do tė shpallen mė tepėr e mė tepėr, e do tė arrini ta kuptoni sipas njerėzve specialistė tė ēdo fushe, sepse unė nuk i di tė gjitha, sepse nuk i kam kėto synime. Unė e di si ėshtė problemi dhe si duhet zgjidhur. Por kemi njerėz qė duhet ta planifikojnė, dhe ne do t'i gjejmė kėta njerėz, brenda Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar.

Gazetarja: Faleminderit.

Mbreti : Faleminderit dhe shumė urime.