E Enjte, 26 Gusht 2004 http://www.korrieri.com/
Pragu
elektoral, steka e gares politike
Nga Astrit KOLA
Artifici i fundit i ngritjes se pragut elektoral, artikuluar nga nje deputet
socialist qe, kohet e fundit, ka leshuar ne tregun mediatiko- politik shume ide
te guximshme, ka krijuar nje gjende paniku ne partite e vogla. Reagimi i
lidereve te tyre deshmoi dukshem zbritjen drejt zeros te pragut te ndjeshmerise
dhe dobesimin e nervave te tendosura te lidershipit ne te dy krahet e spektrit
politik. Pergjigjia e dyzuar e partise me te madhe te opozites, fillimisht me
tezen e diskutimit me aleatet e pastaj me tezen e mundesise se pranimit te
ngritjes se pragut te maxhoritarit, ose miratimit te proporcionalit me prim,
c'ka prodhon te njejtin efekt elektoral ne favor te te medhenjve te politikes-
te krijon pershtypjen e nje akordi paraprak, qe i turbulloi ujerat e kenetes
politike ne prag te sesionit te ri te Kuvendit.
Qe Brace eshte indikator i besueshem i Nanos, kete nuk e ve askush ne dyshim,
ashtu sikunder nuk diskutohet qe Berisha eshte vete PD-ja. Prandaj aleatet
minore te te dy kampeve jane shokuar dhe e tradhtuan veten tek reaguan menjehere.
Ne te vertete, ky eksperiment simultan nuk beri gje tjeter pervecse i zbuloi
petet lakrorit te gatuar nga Ruci e Topi nen mbikqyrjen e z. Liponen, i cili
asokohe u servir ne menyne politike me emrin "Protokoll bipartizan".
Dy partite e medha, te bindura se rezultati zgjedhor do te percaktohet vitin e
ardhshem, po synojne te cimentojne partitokracine e binomit PS- PD nepermjet
ndarjes se tortes, duke u lyer aleateve buzet me copeza kremi, aq sa te lepihen
e t'u ngjisin gishtat.
Realisht, kjo skeme bipartizane, ne te dyja variantet zgjedhore te propozuara, (pra
maxhoritar me prag te dyfishuar ose proporcional me prim), synon te godase ne
zemer dy Levizjet politike te lindura se fundmi ne te dy anet e spektrit, LSI-ne
e Metes dhe LZHK-ne e Leka
Zogut.
Qe te dyja variantet e mesiperme, synojne te devijojne verdiktin zgjedhor ne
interes te te medhenjve, pasi prodhojne deputete socialiste e demokrate shume me
teper sesa votat korresponduese proporcionale. Dhe nese te medhenjte do te bien
dakord per formen perfundimtare, prerogativat e Protokollit Bipartizan dhe
shumica e kartonave qe PS e PD kane ne Kuvend, nuk do ta veshtiresojne aspak
realizimin e skemes konsensuale nepermjet amendimit te Kushtetutes per variantin
zgjedhor, duke flakur ne hendek proporcionalin e korrektuar te Godos, Imamit e
Gjinushit.
Ne rastin me te mire, kjo skeme konsensuale e te medhenjve, do te sherbente per
te shantazhuar rebelet e dy kraheve, per t'i detyruar te gjunjezohen e te
pranojne pa hezitim kushtet. Por gjasat jane qe, produkti me i mundshem i ketij
shantazhi, te jete bashkimi i minoreneve te te dy kraheve per ta kaluar
bashkerisht "steken" e pragut. Nese do te konfiguroheshin aleanca te
tilla, cka presupozon deshtimin e shantazhit, atehere te medhenjte do te
servirnin si me te volitshem proporcionalin me prim, per te perfituar
maksimalisht ne saje te rezultateve me te larta te arritura prej tyre ne
zgjedhjet e ardhshme, duke konsoliduar partitokracine e binomit mes PS dhe PD.
Keto variante te propozuara nga te medhenjte nuk u shfaqen si rrufe ne qiell te
paster, por jane artikuluar edhe nje vit me pare. Madje asokohe, z. Berisha
permendi si shembull variantin grek te proporcionalit me prim, ndersa z. Laco
shkroi nje artikull per variantet me oportune dhe pervojat e vendeve te tjera,
te cilin e botoi tek gazeta "Korrieri". Argumenti i z. Brace se "rritja
e pragut synon stabilitet qeverises", eshte marrezia me e padegjuar.
Tranzicioni shqiptar ka deshmuar se destabilitetin politik e kane pjelle
hipermaxhorancat, cuditerisht gjithmone me mbi 2/ 3 e vendeve ne parlament. Dhe
keto destabilitete, ndonese paradoksale, kane ardhur si rezultat i keqperdorimit
te superpushteteve dhe arbitraritetit te skajshem.
Perkundrazi, shmangia e supermaxhorancave dhe arbitrariteteve destabilizuese,
mund te vije vetem nepermjet rritjes se peshes specifike te perfaqesimit te
partive te vogla, te cilat do te kushtezonin e kufizonin arbitraritetet dhe
abuzimet. Pervoja italiane e Liges se Veriut te Umberto Bossi-t, eshte shembull
ideal i "gjemes" qe mund te shkaktojne minorenet qe kane celesin e
shumicave parlamentare. U takon shqiptareve te vendosin zgjedhjen midis "destabilizimit"
te maxhorancave te brishta, apo arbitrariteteve destabilizuese te
supermaxhorancave. Njohja racionale e munguar (bashke me mungesen e demokracise
se vertete parlamentare), ne rastin shqiptar duhet te na shtyje t'i besojme
njohjes sone empirike (pervojes politike).