27/06/2004 http://www.korrieri.com/
 
LEKA ZOGU, Pretendenti i Fronit:
"Vleresojme se ceshtja came eshte me rendesi kombetare dhe duhet te zgjidhet sipas te gjitha te drejtave nderkombetare, por me nje angazhim te vendosur te cdo strukture te Shtetit Shqiptar. Si hap i pare, qe duhet te kryhet nga shteti grek, duhet te abrogohet Ligji i Luftes, qe mbahet juridikisht ne menyre absurde. Sipas cdo norme nderkombetare, kur nje shtet mban nje ligj lufte me fqinjin e vet, atehere cdo perfaqesues i tij juridikisht quhet okupator. Kjo situate absurde, mbahet e qellimshme qe te mos u kthehen pronat shqiptareve ne Greqi".
 
ARBER XHAFERRI, Kryetar i PDSH Maqedoni:
 
"Shqiptaret, camet dhe kosovaret shpesh kane qene objekt i ndeshkimeve. Ndryshe nga Franca, nacionalizmi ne Gadishullin e Ballkanit, u shfaq me trajta te pergjysmuara dhe shpeshhere ne kemi dilema qyteteruese. Zgjidhja per ceshtjen e pronave te popullsise came egziston, por pala greke duhet te pranoje fajin per genocidin e ushtruar ndaj cameve".
 
SABRI GODO, Politikan dhe shkrimtar:
 
"Rezoluta per ceshtjen came u miratua ne darke nga te gjithe deputetet shqiptare, e u hodh poshte ne mengjes nga socialistet. Jemi krejtesisht ne kushte te pabarabarta per te kerkuar nje zgjidhje per camet. Shkrimtaret dhe studiuesit came si Bilal Xhaferri etj, kane bere nje pune te palodhur per ceshtjen came, por kjo eshte fare pak nga ajo qe kane bere qarqet greke neper bote per zhdukjen e kesaj ceshtjeje. Shteti grek duhet t'u ktheje pronat te gjithe cameve dhe te drejten per t'u rivendosur ne to, ne qofte se camet do te duan".
 

--------------------------------------------------------------------------------
Ceshtja "came", e harruar nga politika

Ne 60 vjetorin e genocidit grek ndaj popullsise came, politikane, historiane e studiues kerkojne qe pala helene te pranoje fajin dhe te nise zgjidhjen e ceshtjes se pronave. Leka Zogu: "Te abrogohet Ligji i Luftes, pasi mbahet ne menyre absurde"
 
Renato KALEMI
 
Zgjidhja perfundimtare e ceshtjes se pronave came eshte ne interesin e te dyja paleve, si per shqiptaret, ashtu edhe per greket, dhe ne te njejten menyre i sherben stabilitetit te rajonit te Ballkanit. Kjo ka qene tema kryesore e konferences se djeshme, e zhvilluar nga shoqata per te drejtat e cameve, ne kuader te 60-vjetorit te genocidit grek te ushtruar mbi popullsine came.
 
Gjate kesaj konference, ne te cilen u diskutua mjaft gjate per ceshtjen came dhe pronat e tyre te Greqi, moren pjese nje sere personalitetesh shqiptare, duke nisur qe nga politikane, historiane e studiues te njohur. Pothuajse te gjithe te ftuarit, ne fjalen e tyre te mbajtur me kete rast, kane theksuar faktin se ceshtja came tashme, eshte lene pas dore nga politika shqiptare, ndersa sipas tyre, qeveria greke eshte e interesuar qe kjo ceshtje te mos hapet per diskutim.
 
Shkrimtari dhe politikani i njohur, Sabri Godo, u shpreh se shkrimtaret came, e mbi te gjithe Bilal Xhaferri, kane bere nje pune te shkelqyer per sensibilizimin e ceshtjes se popullsise came, por kjo nuk ka mjaftuar kundrejt punes se qarqeve greke per ta fshire ate. "Rezoluta per ceshtjen came u miratua ne darke nga te gjithe deputetet shqiptare, e u hodh poshte ne mengjes nga socialistet. Jemi krejtesisht ne kushte te pabarabarta per te kerkuar nje zgjidhje per camet. Shteti grek duhet t'u ktheje pronat te gjithe cameve dhe te drejten per t'u rivendosur ne to", nenvizoi Godo, ne fjalen e tij. Nderkaq, edhe me optimist eshte treguar Kryetari i Partise Demokratike te Maqedonise, Arber Xhaferri, i cili vuri ne dukje se zgjidhja e kesaj ceshtjeje egziston, dhe ajo duhet te nise me pranimin e fajit nga pala greke. Kurse, Pretendenti i Fronit Mbreteror Leka i I-re, ne letren e tij pershendetese drejtuar kesaj konference, e cilesoi ceshtjen ne fjale me rendesi kombetare, qe duhet te zgjidhet sipas te gjitha te drejtave nderkombetare. "Si hap i pare, qe duhet te kryeje shteti grek, duhet te abrogohet Ligji i Luftes, qe mbahet juridikisht ne menyre absurde. Sipas cdo norme nderkombetare, kur nje shtet mban nje ligj lufte me fqinjin e vet, atehere cdo perfaqesues i tij juridikisht quhet okupator", thuhej ne letren pershendetese.
 
Nderkohe, ne perfundim, u vu ne dukje se zgjidhja e kesaj ceshtjeje te debatuar kohet e fundit gjeresisht ne politiken shqiptare, arrihet me integrim dhe jo me veprime te natyres ushatarake.
 

--------------------------------------------------------------------------------
Godo: Moisiu do ta ktheje ligjin e pronave

Ideologu republikan, Sabri Godo, shprehet i bindur se Presidenti Alfred Moisiu, do ta ktheje rishtazi ne Kuvend, ligjin per pronat. Sipas Godos, gjate ketyre diteve te fundit, Kreu i Shtetit, perpos tij, eshte keshilluar edhe me njerez te tjere, lidhur me kete ligj. "Natyrisht, ne nuk jemi ne nje mendje me te gjitha pikat. Ky ligj nuk e zgjidh problemin e pronave. Ai i le keshtu sic jane, me te tera abuzimet dhe shperdorimet qe jane bere me pronat dhe tokat, bazuar ne ligjet 7501 dhe ne ligjin mbi tokat e fermave. Ky ligj ngrihet mbi nje baze qe nuk i qendron parimit te kthehet prona tek i zoti. Ky eshte objeksioni im kryesor", nenvizon Godo. Sipas tij, perpos kesaj dhe ne kete pike ai meton se bie ne nje mendje edhe me Presidentin Moisiu, procedimi per hartimin e ketij ligji nuk ka qene normal. Godo nenvizon se, ai nuk eshte bere bazuar ne nje studim, pasi nuk dihet sa jane pronaret qe do te kompesohen fizikisht, sa jane mundesite e shtetit per te komepensuar, sa jane ata qe do te kompensohen ne vlere dhe sa eshte vlera. "Pra gjithshka ngrihet ne supozime, duke mos sqaruar asgje. Ne nje Parlament normal, nje ligj i tille nuk mund te pranohej per t'u diskutuar. Qe ne piknisje ligji eshte nisur gabim. Thuhet se eshte nje nisem e 20 deputeteve, qe kane bashkepunuar me OSBE. Ky eshte nje ligj qe ka te beje me Qeverine, e cila duhet te thote fjalen e saj, meqenese ka kosto financiare", thote Godo. Ne keto kushte, sipas tij, nuk ka perse ligji te hyje nga dera e pasme ne Kuvend. "Keto jane anashkaluar, duke u nisur vetem nga qellimi qe e lane pas dore kete pune per 6 vjet dhe tani o burra ta bejme si ta bejme, meqenese kjo eshte kerkese kembengulese edhe e bashkesise nderkombetare. Ajo qe eshte e sigurte, sipas meje, eshte fakti se Presidenti, do te refuzoj dekretimin e ketij ligji", nenvizon Godo. Sipas tij, meqenese ishte e pamundur te gjendej nje gjuhe e perbashket midis dy forcave kryesore politike per t'i anulluar keto ligje qe jane ne kundershtim te hapet me Kushtetuten, atehere nga e keqja e madhe mund te pranohej ligji si strukture, por qe te amendohej ne menyre qe te rregullohen, aq sa eshte e mundur, te tera abuzimet qe jane bere ne zbatimin e ketyre ligjeve. Por, sipas tij, as kjo nuk u be. Konflikti, nenvizon Godo, eshte i hapur dhe se ligji me teper do te shtoje konfuzionin sesa do te rregulloje pune. Sipas ideologut republikan, terheqja e PD per ceshtjen e kryetarit te komisionit, ishte aspak bindese, pasi ajo kishte aresye te tjera me te medha per ta rrezuar kete ligj, pavaresisht se PD ngul kembe per te mbajtur ne fuqi ligjin 7501, ne te cilin eshte bashkeautore. "PD "vari kapelen ne nje cengel qe nuk mban". Asnjehere nuk e merr seriozisht shkakun per te cilin u largua PD nga Parlamenti, kur diskutohej ky ligj", nenvizon Godo.
 
A.META
 
--------------------------------------------------------------------------------

28/06/2004 http://www.shekulli.com.al/

Nėnkryetari i komisionit tė Ligjeve tha se nėse Presidenti nuk e rikthen ligjin pėr diskutim, kėtė do ta bėjė PD

PD: Pronat, do tė ndryshojmė ligjin kur tė vijmė nė pushtet

 

N.Perndoj

Partia Demokratike do tė rikthejė pėr rishqyrtim ligjin e pronave nė Kuvend nė rast se ajo fiton zgjedhjet parlamentare tė vitit 2005. Nėnkryetari demokrat nė komisionin e Ligjeve, Fatos Beja deklaroi dje se tė gjitha nenet qė janė miratuar nga maxhoranca pa praninė e opozitės do tė rishqyrtohen nga PD ku ajo tė marrė pushtetin. Duke hedhur dyshime mbi firmėn, qė do tė hedhė ose jo presidenti pėr dekretimin e kėtij ligji, Beja shtoi se gjithēka mbetet e hapur pėr diskutim. “Ne do ta sjellim ligjin e pronave nė Kuvend nė rast se si nuk rikthehet nga presidenti i Republikės Alfdred Moisiu. Me marrjen e pushtetit ne do tė ndėrhyjmė pėr kėtė ligj qė ėshtė miratuar jo me vullnetin tonė dhe qė ka defekte qė me pikėnisjen e tij”, -tha ai. Beja sqaroi se grupi parlamentar i Partisė Demokratike do tė rikthejė tė gjitha nenet qė nuk u diskutuan, qė do tė thotė se deputetėt do t’i kthehen debateve dhe rishqyrtimit tė plot 15 neneve tė ligjit pėr pronat. Ndėr nenet e diskutuara nga opozita do tė jetė edhe kryesimi i Komisionit Shtetėror tė Kthimit tė Pronave. Deputetėt demokratė nuk janė dakord qė kryesimi i kėtij komisioni tė bėhet me vendim tė Kėshillit tė Ministrave, por nga presidenti Alfred Moisiu ashtu siē ishte parashikuar edhe nė variantin fillestar tė OSBE. “Institucioni qė do tė drejtojė procesin dhe do tė administrojė shpėrndarjen e pronave, zbatimin e ligjit, duhet tė ishte i pėrbėrė nga dy pėrfaqėsues tė opozitės, dy nga pozita dhe njė i miratuar nga presidenti i Republikės, por qė nė fakt nuk ndodhi kėshtu”, -shtoi Beja. Ligji pėr pronat u miratua tre javė mė parė nga maxhoranca pa praninė e opozitės. Ky ligj ėshtė kundėrshtuar sė pari nga OSBE dhe mė pas edhe nga presidenti. Ky i fundit ka filluar dhe po vazhdon tė ketė njė sėrė kontaktesh me pėrfaqėsues tė forcave politike. Krahas opozitės, kėsaj here nė negociata kanė ndryshuar qėndrim edhe partitė e vogla nė pushtet, kryetarėt e tė cilave janė shprehur se ligji pėr pronat duhet tė kalojė me konsensus. Ndėrsa vetė presidenti Moisiu ėshtė shprehur se ligji pėr pronat ka nevojė pėr konsensusin e tė gjithėve dhe se nuk mund tė zgjidhet me thėniet: “kur tė vij unė nė pushtet do tė ndryshoj ligjin”

 

-----------------------------------------------
© 2003 Gazeta Panorama
Faqe 7 - Politikė

28Qershor 2004

kompensimi i tė pėrndjekurve
 

fatura financiare

 
Ja pikat mė tė nxehta tė debatit. Nė Komisionin e Ekonomisė do tė raportojnė krerėt e tri shoqatave
 

Sot vendoset “pensioni” i tė pėrndjekurve

PS: Tė zbardhen abuzimet me statusin e tė burgosurit politik

 

Nikolin Todolli

Shuma e lekėve qė do tė pėrfitojnė ish tė pėrndjekurit politikė pritet tė pėrcaktohet sot pėrfundimisht.

Anėtarėt e Komisionit Parlamentar tė Ekonomisė do tė dėgjojnė sot paradite pėrfaqėsuesit e shoqatave tė ish-tė pėrndjekurve politikė, pėr tė pėrcaktuar skemėn e kompensimit tė tyre. Ndėrkohė, Kuvendi ka parashikuar qė, nėse shqyrtimi i projektligjit pėr kompensimin e kėsaj shtrese ka mbaruar nėpėr komisionet parlamentare, atėherė ligji tė kalojė pėr votim nė seancėn e sotme tė pasdites. Megjithatė, deputetėt e opozitės kanė kundėrshtuar qė nė fillim skemėn financiare tė propozuar nga ministri i Financave, Arben Malaj, i cili kėrkonte qė kompensimi tė jepet nė formėn e pensionit. Opozita dhe vetė pėrfaqėsuesit e shoqatave tė ish tė pėrndjekurve kanė protestuar javėn e kaluar gjatė njė mbledhjeje tė Komisionit Parlamentar tė Ligjeve ndaj propozimit tė qeverisė, sipas tė cilit, kompensimi ndahet pėr pesė kategori, duke filluar qė nga 100 lekė nė muaj deri nė 5000 lekė nė muaj. Ndėrsa qeveria parashikon t’u japė familjeve tė 639 tė pushkatuarve 5000 lekė pėr ēdo muaj.

Propozimi i PS-sė
Deputetėt e PS-sė kanė propozuar njė procedurė tė gjatė deri nė zgjidhjen e faturės pėrfundimtare pėr kompensimin e ish-tė pėrndjekurve politikė. Anėtarėt e Komisionit Parlamentar tė Ekonomisė kanė theksuar gjatė kėtyre ditėve se Kuvendi duhet tė zbardhė tė gjtiha abuzimet e kryera nė emėr tė tė pėrndjekurve politikė. Sipas tyre, mjaft persona, madje edhe pushtetarė tė PD-sė, kanė pėrfituar nga letrat me vlerė qė u pėrdorėn pėr blerjen e disa ndėrmarrjeve gjatė qeverisjes demokratike. Mekanizmi qė propozojnė socialistėt ėshtė ngritja e njė komisioni parlamentar hetimor, i cili do tė verifikojė edhe shifrat e sakta pėr tė personat qė kanė qenė tė dėnuar politikė, si dhe pėr numrin e tė pushkatuarve. Megjithėse qeveria ka pėrdorur tė dhėnat e Ministrisė sė Drejtėsisė pėr tė hartuar skemėn e kompensimit financiar pėr kėtė shtresė, shoqatat e ish tė pėrndjekurve kanė sjellė nė Kuvend argumente qė i kanė detyruar komisionerėt tė rinegociojnė me ta.

 

Demokratėt
Negociata me socialistėt pėr faturėn

Partia Demokratike do tė fillojė sot negociatat me mazhorancėn pėr faturėn e ish tė pėrndjekurve politikė dhe kohėzgjatjen e saj. Si pikė referimi pėr dėmshpėrblimin do tė jenė precedentėt e mėparshėm pėr disa zyrtarė tė lartė shtetėrorė. Edhe pse janė tė bindur qė njė skemė e tillė nuk do tė funksionojė, Pjetėr Arbnori ka kėrkuar qė pėr ish tė pėrndjekurit tė ndiqet shembulli i faturės qė u pėrdor pėr dėmshpėrblimin e Fatos Nanos.

 

Venecia: Kompensim me lekė nė dorė pėr tre vjet

Pėrgjigjja “e shumėpritur” e Komisionit tė Venecias, e kėrkuar nga PS-ja, nuk ka vonuar. Ekspertėt e kėtij institucioni qė mbron tė drejtat ligjore nė botė, kanė theksuar se ish tė pėrndjekurit politikė duhet tė kompensohen me para nė dorė brenda tre vjetėsh.

 

Sa kanė pėrfituar pas vitit ’90

  • Kompensim financiar 2225 milionė lekė
  • Letra me vlerė privatizimi 17500 milionė lekė
  • Tė drejta studimi 995 copė
  • Blerje/ndėrtim banesash 1776 banesa

Tė dhėnat e Ministrisė sė Drejtėsisė

  • Tė dėnuar politikė 9807
  • Shuma qė pėrfitojnė 4192000 lekė

Tė dhėnat e shoqatave

  • Tė dėnuar politikė 23963
  • Shuma e pėrfitimit 686088000 lekė
 
---------------------------------------------------------------

 

Copyright © Gazeta Tema http://www.gazetatema.net/
 Kryeredaktor Mero Baze
                 Raporti


Contra Costa Times

Raporti i Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara pėr drogėn i vitit 2004, pėrmend nė shumė vende Shqipėrinė

OKB: Grupet shqiptare zgjerojnė tregun e heroinės nė shumė vende

Nė raportin e Kombeve tė Bashkuara thuhet se grupet shqiptare tė trafikut tė heroinės kanė zgjeruar tregun dhe e kanė shtrirė atė nė shumė vende. Sipas kėtij raporti Shqipėria ėshtė njė ndėr vendet mė tė rėndėsishme tė globit nė prodhimin dhe trafikun e cannabis sattiva.

Autoritetet turke vazhdojnė tė prishin laboratoret e heroinės, veēanėrisht nė pjesėn lindore tė vendit. Njė pjesė e madhe e heroinės qė shitet nė tregun e Europės Lindore, raportohet se ėshtė nėn kontrollin grupeve turke dhe kurde. Mirėpo vitet e fundit grupet shqiptare me origjinė nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipėria, kanė fituar shumė terren dhe e kanė zgjeruar tregun e heroinės nė shumė vende.

Zyra kundėr Drogės dhe Krimit e Kombeve tė Bashkuara nė Vienė tė Austrisė ka prezantuar raportin pėr drogėn ditėn e djeshme, me 26 qeshor, pikėrisht nė ditėn botėrore kundėr drogės. Me kėtė rast edhe drejtori ekzekutiv i Zyrės Antonio Maria Costa ka dhėnė njė konferencė pėr shtyp nė Moskė tė Rusisė.

Kreu i Agjencisė sė Kombeve tė Bashkuara pėr drogėn dhe krimin e organizuar, Antonio Maria Costa, ka shprehur shqetėsim pėr kultivimin e drogės sė paligjshme nė Afganistan.

Ai e bėri kėtė deklaratė nė Moskė, gjatė prezantimit tė njė raporti tė OKB-sė pėr drogėn nė botė. Raporti tregon se rritja globale e opiumit po pėrqendrohet gjithmonė e mė shumė nė Afganistan. Ndėrkohė qė Europa, megjithėse po tregon shenja stabiliteti tė tregtisė sė kokainės, veēanėrisht nė Britani dhe Gjermani, po sheh rritje nė Spanjė, Francė, Itali, Zvicėr, Austri dhe Ballkan

Afganistani, shqetėsues pėr prodhimin e heroinės

Raporti vjetor i OKB-sė tregon se Afganistani tani prodhon tani 3/4 e furnizimeve ilegale me opium. Vihet re njė rėnie nė vazhdim nė kultivimin e lules sė opiumit nė Azinė Juglindore, por prodhimi i saj nė Afganistan ėshtė rritur dhe ka ruajtur balancėn. Kreu i agjensisė sė OKB-sė, Antonio Maria Costa, tha se nuk ėshtė e vėshtirė t'i bėsh fermerėt afganė tė kultivojnė bimė qė nuk ndalohen me ligj, por problemet janė gjetkė. "Shqetėsimi i madh qė kemi ne nė Afganistan, ėshtė ekonomia e drogės. Kjo po hedh rrėnjė gjithmonė e mė shumė nė shoqėrinė afgane. Pėr tė ērrėnjosur kulturėn e pasurimit tė shpejtė nga kultivimi dhe trafikimi ilegal, do tė jetė mė e vėshtirė sesa shfarosja e fushave ku rriten bimė tė tilla," tha ai.

185 milion pėrdorues droge nė tė gjithė botėn

Bazuar nė raportin e vitit 2004 pėr drogėn, tė prezantuar dje, rezulton se 185 milion njerėz janė konsumatorė tė lėndėve narkotike. Rreth 3 pėrqind e popullsisė sė pėrgjithshme tė botės, dhe moshat mes 15 dhe 64 vjeē, janė pėrdorues tė drogės. Studimi tregon se prodhimi i kokainės sė pastėr nga kokaina bimė, ėshtė rritur me 30 pėrqind nga katėr vjetėt e kaluar.

Droga me e pėrdorur rezulton tė jetė cannabis sattiva, me 150 milion pėrdorues nė tė gjithė botėn. Raporti tregon se ėshtė zgjeruar tregu i cannabis nė Europėn lindore. Cannabis ndiqet pėr nga numri i pėrdoruesve nga empfetamina, me 38 milion pėrdorues, tetė milion prej tė cilėve pėrdorin ecstasy. Kokaina regjistron njė numėr pėrdoruesish prej 13 milion njerėzish nė tė gjithė botėn, ndėrsa heroina konsumohet nga 15 milion njerėz.

Shqipėria pėrmendet shpesh nė raport

Zyrtari i OKB-sė tha se lufta kundėr terrorizmit, i ka dhėnė luftės kundėr trafikimit tė drogės njė shtysė tė re. Shtimi i shkallės sė ndėrgjegjėsimit pėr lidhjet midis "parave tė pista" dhe terrorizmit, ka detyruar shumė vende tė forcojnė kontrollet. Z. Maria Costa bėri thirrje qė tė forcohet lufta kundėr korrupsionit, e cila sipas tij, ndihmon trafikuesit. Shqipėria dhe shqiptarėt, duke folur pėr pėrhapjen e kanabisit, zyrtari i OKB-sė tha se nė raport thuhet se ai po kultivohet nė shumė vende nė Europė. Nė raport shkruhet: "Vendi i cituar mė shpesh si burim nė Europė, ėshtė Shqipėria, e cila furnizon shumicėn e vendeve nė rajonin e Ballkanit dhe nė Itali". Nė raport po ashtu thuhet se grupet shqiptare nga Kosova, Shqipėria dhe Maqedonia vitet e fundit duket se po zgjerojnė tregun e tyre tė shitjes sė heroinės me shumicė nė shumė vende. Raporti thotė se shumica e heroinės qė ka pėr destinacion Europėn Perėndimore, kalon nga Turqia, nėpėr Ballkan. Ky treg, sipas raportit tė OKB-sė, njoftohet se ėshtė nė duart e grupeve turke e atyre kurde. Zyrtari i OKB-sė po ashtu u bėri thirrje qeverive tė vendeve tė ndryshme qė tė shtojnė pėrpjekjet pėr tė shmangur pėrdorimin e drogės.

Heroina. Grupet shqiptare zgjerojnė tregun

Europa merr rreth 28 pėrqind tė tregut global tė drogės nė vitin 2002. Rreth 90 pėrqind e sasisė sė pėrgjithshme qė futet nė tregun europian tė lėndės narkotike futet nga Afganistani. Njė vend tė rėndėsishėm nė tregun europian tė heroinės e zė Ballkani, i cili ėshtė shndėrruar nė njė nga pikat kryesore tė furnizimit tė Europės Lindore. Ende nė vend tė parė pėr kėtė gjė ngelet Turqia. Vendet nordike kanė raportuar se vendet balltike janė njė pikė e fortė pėr trafikun e heroinės. Sasi shumė tė mėdha janė trafikuar nėpėrmjet Rusisė, Bjellorusisė, nė Poloni pėr t'u dorėzuar nė Gjermani. Njė sasi e madhe heroine qė gjendet nė Gjermani kalon direkt nga Azia Qėndrore nė Gjermani. Rritja e pranisė sė drogės vihet re nė Europė. Veēanėrisht kemi njė rritje tė fortė tė morfinės nė Turqi. Autoritetet turke vazhdojnė tė prishin laboratoret e heroinės, veēanėrisht nė pjesėn lindore tė vendit. Njė pjesė e madhe e heroinės qė shitet nė tregun e Europės lindore, raportohet se ėshtė nėn kontrollin grupeve turke dhe kurde. Mirėpo vitet e fundit grupet shqiptare me origjinė nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipėria, kanė filluar tė fitojnė shumė terren dhe e kanė zgjeruar tregun e heroinės nė shumė vende. Nė pjesėn jugore tė Anglisė, biznesi i heroinės mėsohet se kontrollohet nga grupe aziatike, konkretisht pakistanez. Nė pjesėn jugore tė Anglisė tregu i heroinės vazhdon tė kontrollohet nga grupe turke. Tregu i pėrgjithshėm i heroinės nė Europė, relativisht kontrollohet nga grupet turke.

Megjithėse sasia e heroinės qė hyn nė Europė ėshtė rritur, ēmimi i saj nuk ka lėvizur. Gjithsesi ka pasur njė rėnie tė sasisė sė heroinės, kjo e ndikuar nga reduktimi i mbjelljes sė opiumit nė Afganistan. Mirėpo duke pasur parasysh qė nga mbjellja e opiumit deri nė pėrpunimin dhe shndėrrimin e saj nė heroinė, gjasat janė qė sasia e heroinės qė futet nė Europė tė rritet sėrish pėr vitin 2004. Gjermania ka raportuar pėr njė rritje tė heroinės qė futet nė Gjermani.

Kokaina, Spanja e Holanda nė vend tė parė pėr import

Rritja e trafikut tė kokainės nė vendet pėrreth Europės, ka bėrė qė edhe nė Europė tė rritet trafiku i kokainės. Shumica e kokainės futet nė Itali duke u tranzituar nga Spanja dhe Holanda. Kokaina qė futet nė Britaninė e Madhe tregon pėr njė rritje tė tranzitit nga Spanja dhe Franca. Kokaina futet nė Spanjė dhe nė Francė nga vendet amerikano-latine nėpėrmjet Karaibeve. Autoritetet franceze raportojnė se pesha domethėnėse kokaine vijnė pėrmes Holandės, pra 44 pėrqind e kokainės qė u fut nė Francė nė 2002, ishte e destinuar pėr nė Hollandė. Belgjika raporton se vetėm 5 pėrqind e kokainės sė futur nė kėtė vend ishte pėr tregun lokal, 30 pėrqind ishte e destinuar pėr nė Holandė dhe pjesa tjetėr pėr vendet e tjera tė Europės. Gjermania raporton se pjesa mė e madhe e heroinės, futet nė vend nėpėrmjet Holandės. Rreth 2/3 e kokainės sė futur nė Gjermani, raportohet se si destinacion kanė pasur Spanjėn, nėpėrmjet sė cilės kokaina kalohet nė Itali. Austria raporton se kokaina futet nė territorin e saj nėpėrmjet Gjermanisė dhe Serbisė e Malit Zi, dhe shumica e saj ėshtė e destinuar tė kalojė nė Itali dhe nė Holandė. Vendet qė janė futur nė Europė, janė integruar nė rrjetin paneuropian tė trafikut. Ata janė bėrė tregtuese direkte mes vendeve amerikano-latine dhe vendeve tė tjera tė Europės. Autoritetet polake raportojnė se pjesa mė e madhe e kokainės qė futet nė vendin e tyre, hyn nga Turqia dhe ėshtė e destinuar pėr nė Gjermani, Hollandė, Angli etj.. Hungaria raporton pėr importim tė kokainės nga Austria, Hollanda dhe Spanja pėr t'u finalizuar nė Itali.

Spanja dhe Holanda ngelen vendet qė "importojnė" mė shumė kokainė, por ėshtė rritur sė shumti edhe pesha e vendeve tė Europės juglindore, (ku bėn pjesė dhe Shqipėria,) nė trafikun e kokainės.

Shqipėria njė ndėr vendet me prodhimin mė tė lartė tė cannabis

Prodhimi global i cannabisit ėshtė pėrqendruar nė Marok, pastaj vjen Pakistani dhe mė pas Afganistani. Burim tjetėr shumė i rėndėsishėm nė prodhimin e cannabis janė vende si India, Libani, Shqipėria, dhe vende tė Azisė qėndrore si Kazakistani, Kyrgizstani si dhe vende tė tjera si Nepali, njė numėr vendesh tė Afrikės dhe Federata Ruse. I vetmi vend nė Amerikėn Latine qė prodhon sasi tė mėdha cannabisi ėshtė Xhamajka. Grupe kriminale tė kėtyre vendeve e trafikojnė shumicėn e drogės nė Spanjė dhe nė Holandė.

Costa: Nė Shqipėri qendėr e kokainės kolumbiane

Antonio Maria Costa vetėm pak ditė mė parė deklaroi se nė Europėn Juglindore dhe konkretisht nė Shqipėri gjendet njė bazė e karteleve kolumbiane, pėr trafikun e kokainės. Sipas drejtorit ekzekutiv tė Zyrės sė OKB-sė kundėr Drogės dhe Krimit nga kjo bazė Shqipėria ka filluar tė furnizojė gjithė Europėn lindore, Rusinė e Ukrainėn me kokainė. Deklarata e Costas ėshtė bėrė vetėm pak ditė mė parė dhe ka pasur njė reagim tė ashpėr nga ana e Ministrisė sė Rendit Publik. Mė pas u tha se referenca e Costas ka qenė nė tė shkuarėn, duke pasur parasysh bandėn "kokaina", tė Frederik Durdės, Arben Pėrballės dhe Sokol Koēiut.

Ministria e Rendit: OKB-nė e gėnjejnė tė pėrjashtuarit e policisė

Nga ana e Ministrisė sė Rendit nuk ka pasur njė reagim zyrtar pėr raportin e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara. Nė mėnyrė jozyrtare drejtues tė Ministrisė sė Rendit kanė deklaruar se Organizata e Kombeve tė Bashkuara, nė ndėrtimin e raportit ėshtė gėnjyer nga persona nė konflikt me ministrin Toska. Sipas kėtyre drejtuesve, personat tė cilėt kanė bashkėpunuar me OKB-nė, janė pėrjashtuar pėr moskorrektėsi dhe vepra tė ndryshme antiligjore nga Toska, dhe shfytėzojnė OKB-nė pėr t'u hakmarrė ndaj ministrit.

 
 
Aktualiteti


Contra Costa Times

Nė kuadėr tė ditės ndėrkombėtare tė luftės kundėr trafikut ilegal dhe abuzimit me drogėn, nė kryeqytet zhvillohen veprimtari sensibilizuese nėn moton “Droga nuk ėshtė e pashėrueshme”.

Statistikat jo zyrtare nė Shqipėri flasin pėr 30 mijė persona qė konsumojnė lėndė narkotike, ku vendin kryesor e zė marijuhana, heroina dhe mė pak kokaina

Droga, pėrdoruesit pa qendra trajnimi shėndetėsor

Faktorėt qė ndikojnė nė pėrdorimin e drogės janė dramat personale apo familjare, mungesa e parave e shpresės pėr tė ardhmen, dhunimi fizik, vetmia, depresioni, nevoja pėr tė larguar streset dhe nevoja pėr dashuri

Alida Beqiri

 

Zyra e Kombeve tė Bashkuara nė Tiranė pėr drogėn dhe krimin nė bashkėpunim me disa Organizata jo Qeveritare zhvilluan dje veprimtari sensibilizuese pėr tė luftuar pėrdorimin e drogės. Organizatorėt marshuan dje nė bulevardin kryesor nė kryeqytet nėn moton “Droga nuk ėshtė e pashėrueshme”. Statistikat jo zyrtare nė Shqipėri flasin per 30 mijė persona qė konsumojnė lėndė narkotike, ku vendin kryesor e zė marijuhana, heroina dhe mė pak kokaina. Aktivitetet e djeshme janė kryer nė kuadėr tė ditės ndėrkombėtare tė luftės kundėr trafikut ilegal dhe abuzimit me drogėn. Shumica e pėrdoruesve tė drogės, e marrin atė me shiringė. Nė ditėn ndėrkombėtare kundėr drogės, specialistėt e qendrave tė trajnimit, thonė se nė Shqipėri ende mungon njė qendėr e mirėfilltė shkencore pėr trajtimin e pėrdoruesve tė narkotikeve. “Sot ėshtė dita pėr njė fushatė sensibilizuese pėr tė treguar qė droga ėshtė njė sėmundje e shėrueshme dhe nėse trajtohet mund tė merren efektet pozitive”, thotė koordinatorja e UNODC, Ela Banaj. Sipas statistikave 64 pėrqind e pėrdoruesve marrin droge nė mėnyre intravenoze duke kaluar shpesh nė overdozė. Prej disa vitesh ekziston qendra e zvogėlimit tė dėmit “Aksion Plus” e cila u vjen nė ndihmė pėrdoruesve tė droges. Pjesa mė e madhe e pėrdoruesve tė drogės nė Shqiperi vjen nga familje me tė ardhura mesatare.

Rritet numri i pėrdoruesve tė drogės, 75 pėrqind e tyre nga Tirana

Sot ėshtė dita ndėrkombėtare e luftės kundėr drogės. Numri i pėrdoruesve tė drogės ėshtė rritur sė tepėrmi, edhe pse Shqipėria si vend nuk ka histori tė pėrdorimit tė drogės. Ka mjaft faktorė qė ndikojnė nė pėrdorimin e drogės. Sipas specialistėve, janė dramat personale apo familjare, mungesa e parave dhe e shpresės pėr tė ardhmen, dhunimi fizik, vetmia, depresioni, nevoja pėr tė larguar streset dhe nevoja pėr dashuri. Shifrat zyrtare tė pėrdoruesve tė pluhurit tė bardhė edhe nė Shqipėri, shpesh luhaten, pėr shkak sepse pėrdorimi i drogės ėshtė ilegal dhe ėshtė i pamundur tė monitorohet. Ajo ēka dihet, ėshtė se shumė prej pėrdoruesve mbėrrijnė nė gjendje tė rėndė nė klinikat spitalore dhe shpesh dalin prej andej tė rehabilituar, por ka edhe raste kur pacientėt nuk shkėputen dot prej varėsisė. Mjekėt e Spitalit Ushtarak nė Tiranė pohojnė se qė nga viti 1995 deri nė vitin 2004, numri i pėrdoruesve tė drogės ka ardhur nė rritje. Kolonel Zihni Sulaj thotė se deri tani numėrohen 7,800 pacientė qė kanė mbėrritur nė kėtė klinikė. Sipas doktorit, pėrdoruesit mė tė shumtė janė nga zonat urbane, dhe vendin e parė e zė Tirana me 75 % tė numrit tė pėrgjithshėm tė pėrdoruesve qė kanė mbėrritur nė kėtė klinikė. Pėrdoruesit kryesisht janė meshkuj. Shqiptarėt pėrdorin kryesisht drogat e forta. Kėshtu 90 % e pacientėve tė kėaj klinike kanė qenė pėrdorues tė heroinės, mė pak tė kokainės, marijuanės, hashashit dhe lėndėve psikoaktive. Rrugėt qė pėrdorin pėr marrjen e drogave, janė ato tė njohurat, kryesisht rruga intravenoze. Ndėrkaq sipas mjekut, aplikuesit e kėsaj rruge, sjellin rrezikshmėri pėr shkak se bėhen bartės tė AIDS-it, hepatit B e C. Raste vdekjeje nė kėtė klinikė ka pak, por sipas mjekut, disa raste kanė vdekur pa mbėrritur nė spital. Droga jep efekte psikike tė dėshiruara, tė kėndshme nganjėherė edhe tė nevojshme, por pėrdorimi i saj sjell rrezikun e varėsisė, abuzimit, qė shkakton kriza e mungesės dhe shumė pasoja tė tjera negative. Nga pėrdorimi i pėrsėritur i drogės, lind varėsia psikologjike apo fizike, njė formė e theksuar e skllavėrisė ndaj drogės.

Prezenca e OSBE dhe “Emanuel” kujtojnė Ditėn Ndėrkombėtare tė Drogės

Njė aktivitet qė ka pėr qėllim rritjen e ndėrgjegjėsimit pėr problemet e drogės nė Shqipėri ėshtė organizuar dje nė Tiranė nė pėrkujtim tė Ditės Ndėrkombėtare tė Drogės.

Aktiviteti “Tė Rinjtė, Ndėrtues tė sė Ardhmes” ka pėrfshirė njė vizitė nė Komunitetin Emanuel, i cili punon pėr rehabilitimin e pėrdoruesve tė drogės dhe alkoolit nė Shqipėri, fjalime nga autoritetet vendore, lexime poezish dhe njė koncert nga njė grup tė rinjsh.

Ky aktivitet, i cili ėshtė organizuar bashkarisht nga Komuniteti Emanuel dhe Prezenca e OSBE-sė, vjen nė vazhdim tė aktiviteteve tė Prezencės, Zyrės sė Kombeve tė Bashkuara pėr Drogėn dhe Krimin nė Shqipėri, si dhe organizatave joqeveritare qė merren veēanėrisht me rritjen e ndėrgjegjėsimit pėr problemet e drogės dhe rolin qė komuniteti mund tė luajė nė trajtimin e pėrdoruesve tė drogės dhe integrimin e tyre nė shoqėri.

Pjesėmarrja ka qenė e hapur pėr tė gjithė tė interesuarit. Transporti ėshtė siguruar nga  organizuesit dhe kanė ardhur qytetarė nga Shkodra, Lezha, Durrėsi dhe Elbasani. Aktiviteti ka nisur nė orėn 18:00, nė Qendrėn Emanuel, nė komunėn e Vaqarrit, Bashkia e Tiranės.