E Marte, 27 Korrik 2004  http://www.korrieri.com/


Pronat, deputetet rrezojne verejtjet e Moisiut


Komisioni Parlamentar i Ekonomise ka pranuar te diskutoje per riparime te
metejshme vetem nje nga verejtjet e Presidentit per ligjin e pronave. Ajo ka
te beje me menyren e zgjedhjes se anetareve te Komitetit per Kthimin dhe
Kompensimin e Pronave. Ja ankesat e Presidences qe nuk u moren parasysh nga
parlamentaret

Blerina Hoxha

Vetem nje nga tre verejtjet e Presidentit per projektligjin e pronave eshte
marre parasysh dje nga Komisioni Parlamentar i Ekonomise. Ajo ka te beje me
menyren e perzgjedhjes se antareve te Komitetit Shteteror te Kthimit dhe te
Kompensimit te Pronave. Ankesa e Presidentit ne kete pike qendron ne faktin
se, ne asnje dispozite te ligjit, qofte dhe referuese, nuk percaktohen
rastet dhe menyra e shkarkimit te anetareve te ketij Komiteti. Sipas Kreut
te Shtetit, duhet te vendosen qarte rastet, se cila do te jete procedura dhe
nga cila ane e spektrit politik do te jete zevendesuesi ne rastin eventual
te shkarkimit apo te largimit te nje anetari te Komitetit.

Ceshtja e emerimit te kryetarit dhe antareve te Komitetit te Kthimit dhe te
Kompensimit te Pronave te perfshira ne nenin 15 te ligjit ka qene pika me e
kontestueshme edhe nga ana e opozites. Ne ligjin qe miratoi Parlamenti,
Komiteti perbehet nga 5 antare, te cilet emerohen nga Kuvendi. Nje anetar
propozohet nga Keshilli i Ministrave, dy anetare nga pozita dhe dy anetare
nga opozita parlamentare. Anetari i propozuar nga Keshilli i Ministrave
eshte kryetar i Komitetit. Opozita nuk ka qene dakord qe antari i propozuar
nga qeveria te kryesoje Komitetin, pasi do te cenohej ne menyre te
drejtepdrejte pavaresia e institucionit. Sipas versionit te opozites,
Kryetari i Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave duhet te
zgjidhet nga Parlamenti. Ne kete pike kane qene edhe kontestimet e
Presidentit te Republikes, te cilat jane pranuar te diskutohen per riparime
te metejshme. Por dy ankimimet e tjetra te Presidences nuk jane pranuar nga
Komisioni i Ekonomise. E para kishte te bente, me perfshirjen e gjykates per
shfuqizimet e vendimeve te Komisioneve Vendore. Ndersa ne ligj kete
kompetence e ka Komiteti Shteteror per Kthimin dhe Kompensimin e Prones, i
cili ka te drejte te shfuqizoje vendime te komisioneve vendore.

Pika tjeter qe nuk u pranua, kishte te bente me dhenien e kompetencave
Avokatit te Shtetit per mbrojtjen e interesave te shtetit, atehere kur,
padrejtesisht, nje prone i eshte kthyer individeve, kur ajo nuk ka qene e
tyre, por e shtetit. Nderkohe qe Komisioni Parlamentar i Ekonomise ka
rrezuar dje edhe dy amadamente te Partise Republikane per Pronat. Njeri
kishte te bente me heqjen e kufizimeve te kompensimit me toke bujqesore dhe
i dyti me perfshirjen e gjykatave per zgjidhjen e konflikteve te pronesise,
kur ato jane dhene ne menyre te padrejte. Ndersa po dje jane diskutuar edhe
dy amandamente te opozites. Komisioni i Ekonomise ka pranuar propozimin e
opozites, qe qiradhenia te mos rregulllohet nga shteti, por nga vete
pronaret, ndersa dhenia me koncesion te kontrollohet nga shteti. Po opozita
ne amandamentin e dyte te saj ka kerkuar qe te kete rregullime te metejshme
te statusit te piramides se Komitetit Shteteror te Kthimit dhe Kompensimit
te Pronave.

 ----------------------------
27 Korrik 2004 http://www.kohajone.com/

PRONAT, PS-JA RREZON PROPOZIMET E MOISIUT

Komisioni Parlamentar i Ekonomise rrezoi dje pretendimet e presidentit
Moisiu lidhur me ligjin per kthimin dhe kompensimin e pronave. Keshtu gjate
mbledhjes se tij te djeshme, ky komision mori ne shqyrtim dekretin e
presidentit si dhe disa propozime te deputeteve demokrate per disa ndryshime
ne kete ligj. Gjate ketij takimi deputete anetare te ketij komisioni rane
dakord qe Komiteti Shteteror i Pronave do te kete te drejte te rishikoje
vendimet e komisioneve vendore aktuale si dhe te komisioneve te meparshme,
kjo ne momentin kur do te paraqiten kerkesa nga subjekte te ndryshme.
Gjithashtu komisioni mori ne shqyrtim dhe verejtjen e trete te ketij
dekreti, sipas se ciles duhen te parashikohen raste kur komisioneret e
pronave shkarkohen nga detyra. Lidhur per kete verejtje, kryetari i ketij
komisioni, Ylli Bufi, vuri ne dukje se "kemi nje propozim nga grupi
parlamentar i PS-se, qe mund ta leme te pergjithshme kete kompetence, por te
saktesojme duke thene ne zbatim te procedurave". Por duke iu referuar kesaj
pike, deputeti Maksim Begeja propozoi qe "anetari qofte ky i komitetit
qendror apo lokal, duhet te shikohet nese ka konflikte interesash apo jo, qe
ne momentin kur ky kandidon per anetar i komitetit apo dhe gjate kohes kur
ai eshte anetar i tij. Po keshtu anetare te komitetit te pronave shkarkohen
kur pranojne dhurata". Ky propozim gjeti konsensus dhe ndermjet anetareve te
tjere te komisionit duke bere ne kete menyre nje shtese ne kete ligj.
Gjithashtu komisioni i Ekonomise mori ne shqyrtim dhe verejtjet e bera nga
PSD-ja dhe PR-ja, te cilat kane te bejne me nene te tjera te ligjit te
pronave. Keshtu deputeti demokrat, Ridvan Bode, duke iu referuar ligjit ne
teresi theksoi se "kundershtite kane te bejne me disa elemente thelbesore te
ligjit dhe pikerisht me nenin 8 pika 4, e cila u jep te drejte disponuesve
te kontratave te qirave, pra plan-piloteve apo cdo forme tjeter te
tjetersimit te prones publike qe ka pasur ish-pronar dhe qe te kthehet ne
pronar". Nderkohe qe dhe deputeti Begeja parashtroi dhe verejtjen e tij, e
cila kishte te bente pikerisht me kufizimin sa i takon kthimit te pronave.
"Konform kushtetutes te gjithe shtetasit jane te barabarte perballe ligjit,
pse pronari i tokes bujqesore kufizohet dhe pronari i pyllit, i livadhit, i
truallit nuk kufizohet". Por ky propozim nuk u pranua nga deputetet
socialiste, duke lene ne fuqi kufizimin prej 60 hektaresh te kthimit per
tokat bujqesore, duke e argumentuar me faktin se me ane te ketij kthimi
krijohet mundesi reale per kthim te tokave bujqesore. Po keshtu ky komision
vendosi qe trualli i marre me koncesion do t'u lihet per shitje
koncesionareve, ndersa trualli i dhene me qira do t'u kthehet pronareve ne
perfundim te kontratave te qirave te nenshkruara nga qeveria. Nderkohe qe
shqyrtimi i ketij dekreti, ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve, shkaktoi
nje debat te ashper midis anetareve opozitare dhe atyre te pozites.
Deputetet demokrate kerkuan kthimin e pronave pa kufizim, duke bere keshtuqe
te ndizet nje debat i ashper mes dy paleve, i cili coi dhe ne pezullimin e
dekretit te presidentit per ligjin e pronave. Keshtu Komisioni i Ligjeve, me
propozim te deputeteve socialiste, vendosi qe kjo ceshtje te shyrtohet ne
grupet parlamentare me qellim qe te gjendet konsensus per defekte te
konstatuara ne ligj.

------------------------
 © 2003 Gazeta Panorama  Faqe 10 - Politikė & Ekonomi
27Korrik 2004

pronat

Socialistėt kanė pranuar vetėm njė nga vėrejtjet e presidentit pėr
parashikimin nė ligj tė procedurave pėr shkarkimin e anėtarėve tė Komisionit
Shtetėror tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave


Debati nė komisionin e Ekonomisė: Ja si shkarkohen antarėt e komisionit tė
pronave

PS mbron njė herė Moisiun

Socialistėt hedhin poshtė dy nga tre kėrkesat


Bledar Hoti

Socialistėt dalin pjesėrisht kundėr sugjerimeve tė presidentit Alfred Moisiu
pėr ligjin e kthyer pėr rishqyrtim "Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave".

Socialistėt kanė pranuar vetėm njė nga vėrejtjet e presidentit pėr
parashikimin nė ligj tė procedurave pėr shkarkimin e anėtarėve tė Komisionit
Shtetėror tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave. Nė Komisionin Parlamentar
tė Ekonomisė deputetėt socialistė kanė rrėzuar tė gjitha kėrkesat e tjera tė
presidentit qė kanė tė bėjnė me pikat e Nenit 16, 1/a, 2 dhe 3. "PS-ja do tė
pranojė, nga kėrkesat e presidenti, vetėm atė pėr ndryshimin e Nenit 15,
sepse na rezulton i drejtė; pėr tė tjerat ne jemi kundėr", tha dje
kryekomisioneri socialist, Ylli Bufi.

Komisioni i Pronave
Pėr tė vetmen pjesė qė pozita dhe opozita kanė rėnė dakord, ka qenė
pėrcaktimi i procedurave pėr shkarkimin e anėtarėve tė Komisionit Shtetėror
tė Pronave. Komisioni i Ekonomisė vendosi qė nė Ligjin e Pronave, nė Nenin
15, Pika 5, tė saktėsohen procedurat se "Anėtarėt e Komisionit tė Pronave
shkarkohen me vendim tė Kuvendit kur : a) Me vendim tė gjykatės sė formės sė
prerė ėshtė dėnuar me njė vepėr penale ose i ėshtė ndaluar tė ushtrojė
profesioin. b) Ėshtė nė pamundėsi fizike dhe mendore, i vėrtetuar nga
raportet mjekėsore. c) Mungon katėr herė radhazi nė mbledhje, pa arsye, dhe
kur shkel rėndė nenet e kėtij ligji". Ndėrkohė ėshtė pranuar edhe kėrkesa e
republikanit Begeja qė anėtarėt e komisionit tė shkarkohen edhe nė rastet
kur ata marrin dhurata, nė kundėrshtim me ligjin. Janė rrėzuar amendamnetet
e deputetit tė PR-sė, pėr heqjen e kufizimit tė kthimit tė pronave deri nė
60 ha, si dhe pėr krijimin e gjykatave speciale pėr trajtimin e konflikteve
mbi pronėn. "Ne nuk mund tė heqim kufizimin e pėrcaktuar se toka kthehet ose
kompensohet deri 60 ha, pasi shteti nuk ka mundėsi financiare dhe toka e
troje, qė t'i kompensojė mė shumė, siē ėshtė pėrcaktuar nė ligj", deklaroi
Bufi. Ndėrsa pėr formulėn e pėrzgjedhjes sė anėtarėve tė Komisionit
Shtetėror tė Pronave, ėshtė lėnė qė tė diskutohet mes grupet parlamentare.
Socialistėt kanė rėnė pjesėrisht dakord me vėrejtjet e Partisė Demokratike
pėr tė ndryshuar Nenin 8 tė Ligjit tė Pronave pėr kthimin e trojeve, qė i
janė dhėnė nga shteti me qira personave tė tretė. Deputeti i PD-sė, Ridvan
Bode, nė mbledhje kėrkoi qė tė rishikohet ky nen, pasi Pika 4 lė shteg pėr
abuzime. Socialistėt nė kėtė koimision ranė dakord qė hiqen trojet e dhėna
me qira nga shteti dhe tė lihen vetėm ato tė dhėna me koncension.



Begeja
Pėr ligjin tė vendosė Kushtetuesja

Partia Republikane do t'i drejtohet Gjykatės Kushtetuese pėr tė argumentuar
ligjin "Pėr kthimin e kompensimin e pronave". Deputeti i PR-sė, Maksim
Begeja, deklaroi dje nė komisionin parlamentar se "do t'i drejtohet Gjykatės
Kushtetuese pėr tė argumentuar Nenin 6 tė Ligjit tė Pronave". Sipas Begejės,
Neni 6 i kėtij ligji ėshtė antikushteues, pasi kufizon tė drejtėn e marrjes
sė pronave nga pronarėt deri nė 60 ha. "Kushtetuta nuk pėrmban kufizime pėr
dhėnien apo kthimin e pronave; ligji aktual i pronave ėshtė nė kundėrshtim
me Nenet 18 dhe 41 tė Kushtetutės", deklaroi Begeja.



Pėrplasja politike pėr pronat

Maxhoranca

Komisioni Shtetėror i Pronave tė pėrbėhet nga 6 anėtarė; kryetari tė
zgjidhet nga Kuvendi. Tre anėtarė janė pėrfaqėsues tė pozitės dhe tre
anėtarė tė tjerė propozohen nga opozita.
Kundėr heqjes tė sė drejtės sė Komisionit Shtetėror tė Pronave pėr
rishikimin e vendimit tė komisoneve vendore tė pronave
Kundėr heqjes sė tavanit pėr kthimin e kompensimin e pronave deri nė 60 ha,
pasi shteti nuk ka mundėsi financiare.
Kundėr heqjes sė tė drejtės sė ankimimeve tė subjekteve tė shpronėsuara nga
vendimet e komisioneve vendore nė Komisionin Shtetėror tė Pronave
Opozita

Komisioni Shtetėror i Pronave tė pėrbėhet nga 7 anėtarė, me skemėn 3 anėtarė
tė pozitės, 3 anėtarė tė opozitės dhe njė anėtar emėrohet nga presidenti.
Anėtari i emėruar nga presidenti ėshtė kryetar i Komisionit Shtetėror tė
Pronave.
Pro heqjes sė tavanit deri nė 60 ha pėr kthimin e pronėsisė dhe kompensimit
financiar tė pronės.
Rishikimin e Nenit 8 pėr trojet e dhėna me qira ose me koncension nga shteti
persona tė tretė, qė nuk janė pronarė.
Krijimin e njė gjykate tė pavarur e tė specializuar pėr trajtimin e
konflikteve pėr pronėn.


--------------------------
http://www.balkanweb.com/
PS, e gatshme pėr konsensus me opozitėn pėr miratimin e ligjit tė pronave

Lajmi i ores 6:50 PM


arkiv
 TIRANE (27 Korrik) - "Partia Socialiste ėshtė e gatshme pėr tė arritur
konsensusin e pėrbashkėt me opozitėn nė lidhje me ligjin e pronave, nė
mėnyrė qė ky ligj tė miratohet nė Kuvend, duke zhbllokuar kėshtu procesin e
rėndėsishėm tė kthimit dhe kompesimit tė pronave". Kėshtu deklaroi tė Martėn
gjatė njė konference pėr shtyp, pas mbledhjes sė grupit parlamentar tė
PS-sė, Sekretari pėr Marrėdhėniet me Publikun nė kėtė parti, Bardhyl Agasi.
Sipas tij, "socialistėt janė tė vendosur ta miratojnė kėtė ligj gjatė
seancės plenare tė ditės sė Enjte (29 Korrik), duke pranuar diskutimet pėr
ndryshime tė mėtejshme". Nė kėtė mėnyrė, deputetėt socialistė, tė cilėt
morėn nė shqyrtim vėrejtjet dhe sugjerimet e Presidentit tė Republikės,
Alfred Moisiu pėr ligjin e pronave, shprehen tė hapur pėr negociata me
drejtues tė grupit parlamentar tė PD-sė. Por, sipas Agasit, socialistėt janė
tė vendosur qė "tė mos ketė asnjė lloj ndryshimi nė lidhje me ligjin 7501 qė
ka tė bėjė me tokėn bujqėsore". bm/bm (BalkanWeb)

----------------------------------------------------------------------------

Faqja 4 - POLITIKE Korrik 27, 2004


"Tė gjendet konsensusi PD-PS"

"Pronat" bllokohen nė Kuvend

Projektligji i pronave "bllokohet" nė komisionet parlamentare nė Kuvend,
derisa dy forcat mė tė mėdha politike, PD e PS tė gjejnė konsensusin pėr
kėrkesat e bėra nga presidenti dhe pretendimet e palėve. Dje, projekti nuk
mundi tė merrte viston e komisionit tė ekonomi-financės nė kuvend, por as tė
komisionit tė ligjeve. Nė komisionin e ekonomisė u vendos qė grupet
parlamentare tė vendosin se kush do tė zgjedhė Kryetarin e Komitetit
Shtetėror pėr Kthimin dhe Kompesimin e Pronave. Komisioni i ekonomisė la nė
fuqi kufizimin pėr kthimin dhe kompensimin e pronave deri nė 60 ha. Sipas
kryetarit tė kėtij komisioni Ylli Bufi, njė kufizim i tillė ėshtė bėrė pėr
tė qenė sa mė realė nė zbatimin e tij. "Ne nuk kemi as mundėsi fizike dhe as
ekonomike pėr kthimin, apo kompensimin e pronave pa kufizim", tha Bufi.
Sipas tij, kufizimi nuk pėrbėn asnjė shkelje tė drejtash, "pasi bazuar edhe
nė rekomandimet e Komisionit tė Venecias, rekomandohej qė prona tė kthehet
dhe kompensohet nė bazė tė mundėsive qė ka shteti". Ndėrkohė, komisioni i
ligjeve e ka pezulluar shqyrtimin e dekretit tė presidentit, propozim ky i
bėrė nga deputeti socialist Nezir Selimi. "Propozoj qė shqyrtimi tė
pezullohet deri nė arritjen e njė konsensusi politik", tha Selimi. Miratimi
i kėtij propozimi me 5 vota pro dhe 4 kundėr solli mjaft debate midis
anėtarėve tė komisionit dhe kryetarit tė tij.


----------------------------------------------------------------------------

Faqja 9 - INTERVISTA Korrik 27, 2004

INTERVISTE ME NENKRYETAREN E PD, JOZEFINA TOPALLI

"Prona te pronari krijon kaos social"
"Nė 8 vitet e fundit, socialistėt u zgjuan pronarė pa pasuri"


Partia Demokratike e "kupton" qė mund tė jetė shkelje e sė drejtės moskthimi
i plotė i pronės, pėrfshi tokat e zėna, por po ashtu ajo gjykon se ky kthim
ėshtė i pamundur pėr shkak tė problemeve 60-vjeēare. Kėshtu ka thėnė pėr
Gazetėn nėnkryetarja demokrate Jozefina Topalli, e cila shton se propozimi i
socialistėve ėshtė komik... Sipas Topallit, propozimi nuk ka asnjė ndryshim
nga thelbi i asaj qė mbrojnė socialistėt dhe ėshtė thjesht e njejta formulė,
jo me shkronja, por me shifra. Nėnkryetarja e PD-sė, "shigjeton" si "tė
djathtė ekstremistė" ata qė kėrkojnė kthimin e plotė tė pronės...

LAJMI

-Zonja Topalli, si mund tė zgjidhet problemi i pronės?
"Duhet tė jemi realistė. Nuk ėshtė problem i thjeshtė, pėrkundrazi ėshtė
delikat dhe kompleks. Sikur tė mos mjaftonte kjo, nė 8 vitet e fundit ajo
ėshtė trazuar edhe mė keq, thua se s'kishte fare ligj dhe se mjaftonte tė
ishe nė pushtet apo tė kishe parą dhe tė zgjoheshe pronar mbi troje e pasuri
qe s'i kishe parė as nė ėndėrr".

-Mirė, po a bie ndesh zgjidhja e ofruar me tė drejtėn e rikthimit tė pronės
ish-pronarėve?
"Zgjidhja e ofruar me pėrmirėsimet e opozitės po tė pranoheshin, ishte njė
zgjidhje qė tentonte tė shpėtonte atė qė mund e duhej shpėtuar, duke mos
pretenduar se ishte zgjidhja mė e lumtur. E them kėtė bazuar nė njė arsyetim
racional dhe tė ftohtė. Ēdokush tjetėr qė bėn tė "djathtin ekstremist" bėn
vetėm demagogji dhe nuk tregon situatėn reale dhe nė rastin mė tė gjerė nuk
ėshtė as ish-pronar".

-Pėrse thoni se PS pengon tejkalimin e problemeve dhe pėrse kėmbėngulni pėr
kreun e Komisionit tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronės?
"Shumė e thjeshtė: Sepse, nuk duan dhe as kanė dashur ndonjėherė as tė
njohin dhe as t'ia kthejnė ndonjėherė pronat pronarėve tė vėrtetė. Nėse
ligji ka hyrė pėr t'u diskutuar nė parlament kjo ka ndodhur vetėm nga
imponimi dhe presioni qė i ėshtė bėrė nga opozita dhe ndėrkombėtarėt. Sa pėr
kryetarin e komisionit, ata as nuk mund ta imagjinojnė qė tė mos e kenė tė
tyre. Si mund tė mbrojnė ndryshe tė paligjshmen e ta shumėfishojnė atė?
Problemi bėhet edhe mė komik kur Gramoz Ruēi thotė se po bėjmė njė zgjidhje
kompromisi dhe ēfarė thotė? Pėrsėrit nė njė formė tjetėr atė qė votoi nė
parlament dhe pėr tė cilen, ne braktisėm sallėn! Pra, tė njejtėn formulė,
veēse me gėrma e jo me numra".

-A ėshtė shkelje e tė drejtės moskthimi i plotė dhe pėrse ish-pronarėt duhet
tė "falin" sėrish pėr hir tė atyre qė ua kanė zėnė dhe qė ua kanė marrė edhe
nėpėrmjet ligjit 7501?
"Ēėshtja qė ju shtroni ėshtė morali i vėrtetė. Por, realiteti sot ėshtė
shumė larg kėsaj tė fundit. Dhe, nė gjithė kėtė kaos me pronat, zgjidhjet
tėrėsore ēojnė nė erė edhe ato pjesore. Kjo nuk do ishte njė mbrojtje e
pronės, aq mė pak zgjuarsi dhe vullnet pozitiv".

-Ēfarė e pengon opozitėn tė kthejė tė drejtėn e pronėsisė pėr herė tė parė
qė nga viti 1946 dhe pėrse mendon pėr lėvizjet demografike qė kanė rezultuar
me tjetėrsimin e pronės apo dhe me lidhjet e pushtetarėve?
"E pengon pamundėsia, e pengon vonesa 60-vjeēare e nė fund e "pengon"
pėrgjegjėsia pėr tė mos krijuar probleme tė tjera sociale, por pėr t'i
zgjidhur ato qė janė".

Bisedoi:
Denion Ndrenika


--------------------------
Mardi, Juillet 27, 2004 Signalé: 6:09 PM

Le PS se déclare disponible ą parvenir ą un consensus avec
l'opposition pour l'adoption de la loi sur les propriétés


TIRANA, 27 juil /ATA/ Par Maela Marini/ - "Le Parti
socialiste (PS) se déclare disponible ą parvenir ą un consensus
avec l'opposition en ce qui concerne la loi sur les propriétés,
de sorte que cette loi soit adoptée par le Parlement, débloquant
ainsi le processus important de la restitution des propriétés et
de la compensation des propriétaires", a déclaré le Secrétaire
pour les Relations publiques au PS, Bardhyl Agasi, lors d'une
conférence de presse donnée mardi aprčs la réunion du groupe
parlementaire du PS.
Selon lui, "les socialistes sont déterminés ą adopter cette
loi lors de la séance pléničre de jeudi prochain en acceptant les
discussions pour des modifications ultérieures".
De cette sorte, les députés socialistes qui ont examiné les
remarques et les suggestions du président albanais concernant la
loi sur les propriétés, se sont déclarés ouverts ą engager des
négociations avec des dirigeants du groupe parlementaire du PD.
Mais, selon M. Agasi, les socialistes sont déterminés" ą ne
permettre aucune modification ą la loi 7501 concernant la terre
agricole"./xh.c/JDE/



Berisha rencontre le leader de l'Alliance pour l'Avenir de la
Kosove, Haradinaj

TIRANA, 27 juil /ATA/ Par Maela Marini/ - Le leader du
Parti démocratique, Sali Berisha, a rencontré mardi, ą Tirana, le
leader de l'Alliance pour l'Avenir de la Kosove, Ramush
Haradinaj. Lors de cette rencontre, M.Berisha a souligné
l'importance du remplissement des standards, afin que le statut
définitif de la Kosove soit déterminé en 2005".
"Je suis convaincu que la détermination du statut de la
Kosove, dont les négociations débuteront en 2005, est un
évčnement important vers la réalisation du principe de
l'autodétermination", a déclaré M. Berisha.
Pour sa part, M. Haradinaj a qualifié d'importante la
coopération entre les institutions de la Kosove et les autres
structures politiques de la région./xh.c/JDE