http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm

Faqja 17 - GAZETA E TIRANES Korrik 27, 2004


REPORTAZH/ NE VENDIN KU PREHEJ NANA MBRETNESHE

Mauzoleumi, histori mes rrėnojash
Si u shuan mbretėreshat, nga Geraldina te Suzana

Rezarta Delisula


TIRANE

Duken ende gjurmėt e mauzoleumit gjigant, gjurmė tė njė historie tė 60
vjetėve mė parė. Nė kodrat e liqenit artificial, pranė Pallatit tė
Brigadave, ėshtė ngritur lokali i pagėzuar "Nėna Mbretėreshė". Nė kopsht,
pemėt e gjelbėruara u bėjnė shoqėri dhe hije rrėnojave tė mbetura nga
mauzoleumi i ngritur pas vdekjes sė Nėnės Mbretėreshė, Sadije Toptanit
(Zogut). Pronari i lokalit e ruan si relike atė ēka ka mbetur prej vitesh mė
parė. Njė kafe na sjell ndėr mend histori tė shkuara, nėnėn mbretėreshė,
gruan e fortė dhe tė kujdesshme, si dhe historinė e bombardimit apo luftės
me tė vdekurin.

Ērrėnjosja
Ka qenė nėntori i vitit 1944 dhe Tirana flakėrinte nga predhat dhe zjarret e
luftės. Njė lajm u pėrhap me shpejtėsi marramendėse: "U shkatėrrua
mauzoleumi i Nanės Mbretneshė". Thonė qė guerrilasit shkatėrruan duke
bombarduar vendin ku prehej nėna e mbretit Zog. Ardhja e komunistėve nė
pushtet do tė thoshte zhdukje e tė gjitha simboleve, madje edhe zhdukja e
simboleve qė lidhen me vdekjen quhej fitore. Eshtrat e Nėnės Mbretėreshė u
zhdukėn. Mbreti Zogu I ka qenė mjaft i lidhur me nėnėn e tij, Sadijen. Pas
vdekjes sė Xhemal Pashė Zogut nė fillim tė viteve 1900, Toptanasja drejtonte
tė gjithė shtėpinė e fisin. Nė atė kohė Zogu ndodhej me studime nė Stamboll.
Mė pas, me ardhjen e Zogut nga studimet nė Turqi, drejtimin e fisit e mori
ky i fundit. Pėr nder tė babait tė tij, Zogu emėrtoi atė qė ėshtė sot Rruga
e Dibrės me emrin e tė atit, Xhemal Pashė Zogu, ndėrsa pas vdekjes sė nėnės
sė vet, me tė cilėn ishte shumė i lidhur, mbreti ngriti njė mauzoleum.
Sadije Toptani vdiq nė 25 dhjetor 1934, ndėrsa inagurimi i mauzoleumit qė
ishte vepėr e arkitektit Qemal Butka u bė njė vit mė pas nė 30 dhjetor 1935.

Shuarja e mbretėreshave
Geraldine Apony, bashkėshortja e mbretit Zogu I, ėshtė njė tjetėr
mbretėreshė qė u shua vetėm pak muaj pas mbėrritjes sė saj nė Shqipėri.
Geraldina u martua me mbretin e shqiptarėve Ahmet Zogu, mė 28 prill tė vitit
1938. Mė 5 prill tė vitit 1939 familja mbretėrore gėzohet me njė djalė, qė u
quajt Lekė. Njė ditė pas lindjes sė djalit, familja mbretėrore largohet nga
Shqipėria dhe ndalet nė Greqi, Turqi, Francė, Londėr, Kajro, Aleksandri. 9
prill 1961: Geraldina humb burrin e saj nė Paris. Pas shumė pėrpjekjesh dhe
me njė dashuri tė pamatė pėr Shqipėrinė, familja mbretėrore mundi tė kthehej
nė Tiranė pas 63 vjetėsh ekzil, mė 28 qershor 2002. Por gjendja e rėndė
shėndetėsore e tradhtoi Nėnėn Mbretėreshė. Mė 21 tetor 2002 shuhet nė
Spitalin Ushtarak tė Tiranės, pas katėr atakeve tė njėpasnjėshme nė zemėr,
"Tulipani i bardhė" i Budapestit. Mė 17 korrik 2004 ndahet nga jeta edhe
mbretėresha mė e fundit, mbretėresha Suzanė.