27 Shtator 2004 © 2003 Gazeta Panorama
http://www.panorama.com.al/
Faqe 5 - Politikė
 
aleancat e tė djathtėve
 
intervista : Kreu reformator, Genc Pollo, shpjegon zhvillimet e fundit
 
“Opozita, mision i vėshtirė bashkėpunimi”
 
 Juli Prifti
 
PDR-ja ėshtė nė opozitė me qeverinė, por ndodhet nė marrėdhėnie tė vėshtira edhe me pjesėn tjetėr tė opozitės.
 
Kryetari reformator, Genc Pollo, partia e tė cilit u pėrfol jo shumė kohė mė parė nė negociata me kryeministrin Nano, shpjegon situatėn brenda PDR-sė dhe pozicionimin e saj nė spektrin e ngatėrruar tė politikės shqiptare. Nė njė intervistė ekskluzive pėr “Panoramėn” Pollo shpjegon idenė se vetėm caktimi i njė emri tė besueshėm pėr kryeministėr nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare mund tė krijojė shanse pėr rotacionin e pushtetit. Kur u shkėput nga PD-ja, disa vjet mė parė, PDR-ja u ideua tė ishte njė forcė e tretė politike nė vend, njė ide kjo qė riciklohet sa herė qė rritet tensioni mes dy partive tė mėdha. Por, pėr Pollon, poli i tretė duket mė tepėr njė keqkonceptim, ashtu sikundėr Poli i Qendrės, 8 vjet mė parė. “Unė do tė preferoja konceptin e sė djathtės plurale, qė pėrfshin grupime e rryma tė nuancuara jo vetėm nga personalitetet udhėheqėse, por nga idetė e, sidomos, nga fryma qė pėrēojnė”, thotė Pollo. Nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2005 duket se PDR-ja qėndron mes tendencės pėr tė dalė e vetme, por kreu i kėsaj partie, Genc Pollo, nuk e pėrjaston as mundėsinė e kooperimeve paraelektorale.
 
Dukeni larg Berishės, por edhe larg PS-sė. Atėherė si mund ta pėrcaktoni pozicionin aktual tė PDR-sė?
Ėshtė e vėrtetė, kėshtu mund tė dukemi. Por, sidoqoftė, jemi nė opozitė me qeverinė, duke e monitoruar atė, duke kritikuar gabimet, e sidomos, dėshtimet e saj dhe duke hartuar e paraqitur alternativa. Nė fakt, duam ta vėmė theksin tek kjo e fundit. Sa pėr marrėdhėniet e vėshtira me opozitėn tjetėr, mendoj se askush nuk habitet.
 
Pėrgjysmimi i shifrave elektorale tė vitit 2001, sa e ka dėmtuar mundėsinė e krijimit tė njė poli tė tretė nga PDR-ja, ashtu siē u shpresua pas zgjedhjeve tė kaluara parlamentare?
Poli i tretė mė duket njė keqkonceptim si dhe Poli i Qendrės, 8 vjet mė parė. Unė do tė preferoja konceptin e sė djathtės plurale, qė pėrfshin grupime e rryma tė nuancuara jo vetėm nga personalitetet udhėheqėse, por nga idetė e, sidomos, nga fryma qė pėrēojnė. Ndėrkohė qė koalicionet (parazgjedhore) e vėrejtura nė opozitė janė nė frymėn e sė djathtės unike, ku aleatėt e vegjėl humbasin pavarėsinė, fagocitohen, gėlltiten nga aleati dominues. Dhe si pasojė koalicioni reduktohet nė njė subjekt. Pėr kėtė arsye, besueshmėria mbetet nė po ato kuota. Ėshtė bėrė fare e qartė se qeveritė e ardhshme nuk do tė dominohen vetėm nga njė parti dhe ky ėshtė njė zhvillim i mirėpritur pėr demokracinė e pluralizmin nė Shqipėri. Koalicione qeveritare tė tilla mund tė kenė kostot e veta, por, gjithsesi, ato kosto janė minimale nė raport me abuzivizmin mamuthian tė maxhorancave monopartiake e monolitike. Ndėrsa, rezultati i tetorit tė PDR-sė mendoj se ishte njė incident pasazhi. Negociatorėt tanė u zgjatėn dhe u stėrholluan shumė me PD-nė e nuk lanė kohė pėr kandidim, organizim e fushatė. Me sa duket, kjo ishte njė shkarje, njė largim nga e djathta plurale drejt asaj unike, qė nuk duhet lejuar tė pėrsėritet. Pėr mė tepėr qė votat tona u numėruan vetėm nga komisionerėt e Nanos e tė Berishės. Ju qė jetoni nė kėtė vend e kuptoni se ēfarė do tė thotė kjo. Dhe ēfarė ironie ėshtė tė dėgjosh disa tė ankohen pėr votėvjedhje.
 
Disa muaj mė parė njė pjesė e PDR-sė u pėrshi nė mundėsinė e pjesėmarrjes nė qeveri, ndėrkohė qė disa tė tjerė, e shfrytėzuan kėtė moment pėr t’u afruar me PD-nė. A ėshtė pozitiv apo negativ ky diversitet mendimesh pėr njė parti?
Diversiteti i mendimeve pėr ēėshtje jothemelore ėshtė njė ngjarje shumė interesante nė gjirin e partive politike, ndonėse jo gjithmonė e lehtė pėr t’u trajtuar. Mė ka ndodhur jo rrallė tė drejtoj mbledhjen dhe tė tentoj tė arrij njė pozicion kompromisi qė, pėrgjithėsisht, ėshtė gjetur. Pėrndryshe, mbetet votimi. Ndėrsa ēėshtja qė ju pėrmendni ka tė bėjė jo me diversitetin, por me diversionin e shefave tė PD-sė sė vjetėr qė shfrytėzojnė elementė tė dobėt e aguridhė, pasi i kanė manipuluar ata. Madje, tė lėnė pėrshtypjen se vetėm me kėto gjėra merren hiq kohėn para kamerave kur shajnė Nanon.
 
A donit ta provokonit Berishėn kur pėrkrahėt Godon dhe idenė e tij se PD-ja dhe opozita duhet tė piketojė qė tani njė kryeministėr?
Shqetėsimi pėr alternativėn, rotacionin e mirėqeverisjen ėshtė shumė mė i rėndėsishėm se gallata e cicmiceve. Njė personalitet i besueshėm tė cilin do ta pėrkrahnin tė tėrė si kryeministėr tė ardhshėm, do tė ishte njė ēelės pėr tė rekuperuar besimin brenda vendit dhe pėr tė kapėrcyer njėfarė skepticizmi qė ndihet nė Perėndim. Gjithashtu, edhe njė platformė elektorale e qartė edhe e plotė ėshtė e domosdoshme. Kjo ėshtė njė praktikė e njohur nė Evropė. Nė Itali p.sh., e majta (shumė plurale) duket se po koagulohet rreth kandidaturės sė ish-presidentit tė Komisionit Evropian, zotit Prodi. Gjithashtu, e djathta, jo mė pak plurale, normalisht do tė pėrkrahė zotin Berluskoni. Ndėrsa, tė thuash se do ta caktojnė forumet partiake, pas fitores ėshtė njėlloj si tė deklarosh se elektoratit do t’i ofrohet njė derr nė thes. Dhe jo pėr pak gjė, por pėr ofiqin mė tė pushtetshėm tė republikės. Kėtė bėri edhe PS-ja nė vitin 2001. Fushatoi me Metėn kryeministėr dhe pas zgjedhjeve deklaroi se kryeministri do tė pėrzgjidhej nga 110 persona tė komitetit qendror. Kėta mund tė jenė mė tė ndriturit e partisė, por absolutisht jo zėvendėsuesit e elektoratit.
 
Cilin koalicion shikoni tė mundshėm pėr PDR-nė, apo do tė dilni sėrish tė vetėm nė zgjedhje?
Dalja mė vete mė duket mė e dobishme, por ajo nuk pėrjashton kooperime paraelektorale.
 
Mendoni se do tė ketė reformė tė rregullt zgjedhore?
Varet kryesisht nga dita se kur do tė fillojė rregullimi i listave tė zgjedhėsve.
 
Krijimi i LSI-sė dhe i LZHK-sė ē’pasoja politike mund tė sjellin?
Duhet tė shohim anėn e mirė. Po pluralizojnė mė tej politikėn.
 
 
 
Deklarata tė Pollos
 
Koalicionet
Tė vegjlit gėlltiten nga PD-ja
Koalicionet (parazgjedhore) e vėrejtura nė opozitė janė nė frymėn e sė djathtės unike, ku aleatėt e vegjėl humbasin pavarėsinė, fagocitohen, gėlltiten nga aleati dominues. Dhe si pasojė koalicioni reduktohet nė njė subjekt.
 
Kryeministri
Ēelėsi pėr rekuperimin e opozitės
Njė personalitet i besueshėm tė cilin do ta pėrkrahnin tė tėrė si kryeministėr tė ardhshėm, do tė ishte njė ēelės pėr tė rekuperuar besimin brenda vendit dhe pėr tė kapėrcyer njėfarė skepticizmi qė ndihet nė Perėndim.
 
Pozicioni
PDR-ja, nė opozitė me qeverinė
Jemi nė opozitė me qeverinė, duke e monitoruar atė, duke kritikuar gabimet e, sidomos, dėshtimet e saj dhe duke hartuar e paraqitur alternativa. Sa pėr marrėdhėniet e vėshtira me opozitėn tjetėr, mendoj se askush nuk habitet.
 
 
PD - PDR, “aleanca dhe luftė” me deklarata
 
Marrėdhėniet mes Partisė Demokratike dhe asaj Demokrate tė Reformuar duket se janė shumė mė tė vėshtira nga ē’deklarojnė drejtuesit e dy partive. Nė momentin kur nėnkryetari reformator, Ferdinand Xhaferri, deklaroi se PDR-ja ishte e hapur pėr negociata me Partinė Demokratike, edhe PD-ja ishte deklaruar pro tyre. Por, gjithēka mbeti vetėm nė kuadėr tė deklaratave, pasi asnjė negociatė nuk u verifikua, ndėrkohė qė pėr PDR-nė u pėrfol se kishte nisur negociata me kryeministrin Nano, qė ndodhej “ngushtė” me votat nė Parlament. Nėnkryetari i PD-sė, Bamir Topi, tha se PDR-ja duhej tė sqaronte njė herė pozicionin e saj, majtas apo djathtas, edhe pse nuk pėrjashtoi mundėsinė e bashkėpunimit. Por, ideja e republikanit Godo pėr caktimin e emrit tė kryeministrit tė ardhshėm, me tė cilin opozita tė bėnte fushatėn e zgjedhjeve tė 2005-ės, u pėrkrah nga kryetari i PDR-sė, Pollo. Kjo ide u duk si njė formulė qė mund tė pėrmirėsonte marrėdhėniet mes dy partive, pasi Pollo e identifikoi kėtė ide si njė mundėsi pėr unifikimin e opozitės. Por, pėrgjigjja kategorike kundėr caktimit nga demokratėt, sėrish la nė fuqi marrėdhėniet e zbehta mes dy partive, nė njė gjendje “lufte dhe aleance” me deklarata.