Shekulli 27/11/2004 http://www.shekulli.com.al/

Kryetari i LZHK tha se nėse kjo forcė vjen nė pushtet do tė bashkėpunojė me ēdo forcė qė ka interes pėr kombin

Leka Zogu: LZHK, bashkėpunim me tė majtėt dhe tė djathtėt


TIRANĖ – Pretendenti pėr fronin mbretėror Leka Zogu ka deklaruar dje, gjatė njė interviste pėr “TV Klan” se lėvizja qė ai drejton, nė rast se do tė marrė pushtetin, do tė jetė e gatshme tė bashkėpunojė me tė gjithė ata qė duan tė punojnė pėr Shqipėrinė si nga Partia Socialiste, ashtu edhe nga opozita. I pyetur nėse do tė kishte njė bashkėpunim tė tillė me tė majtėn dhe veēanėrisht me Partinė Socialiste, Leka Zogu si kryesuesi i Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar ėshtė shprehur “me cilindo qė do tė kishte interes pėr kombin. Ne s’kemi qėndrim as tė djathtė, as tė majtė. Kemi qėndrim tė hapur pėr tė gjithė ata njerėz qė me dėshirė tė plotė tė tyren tė pėrfaqėsojnė Shqipėrinė dhe tė punojnė pėr Shqipėrinė”. Ai ėshtė shprehur se lėvizja do tė jetė vendimtare nė kėto zgjedhje, ndėrsa theksoi se nėse lėvizja merr tė drejtėn pėr tė qeverisur vendin, ajo do tė ftojė nė gjirin e saj tė gjithė ata njerėz dhe personalitete mbi bazėn e meritokracisė dhe jo mbi bazėn e klaneve siē janė deri tani, ka theksuar Leka Zogu. Pretendenti pėr fronin mbretėror u shpreh se ata do tė konkurrojnė nė tė gjithė vendin me kandidatėt qė do tė pėrzgjidhen shumė shpejt. “Besoj, tha Leka Zogu, qė pėr kushtet ku jeton Shqipėria aktualisht, me kėtė lėvizje do tė arrijmė nė njė qeveri pas 2005”. Ne nuk jemi duke identifikuar problemet, por jemi duke gjetur edhe rrugėt e zgjidhjes pėr ēdo problem qė shfaqet para shqiptarėve, sqaroi Leka Zogu. Do tė punojmė, tha ai mė pas, qė Shqipėria tė ketė vendin e vet nė Evropė, nuk themi integrim imediat, pasi e dimė qė pėr 10-15 vjet nuk mund tė integrohemi, por fillimisht tė krijojmė mundėsi punėsimi pėr shqiptarėt. Ai ka thėnė se nėse lėvizja qė ai drejton do tė jetė nė krye tė qeverisė sė ardhshme ai do tė kėrkojė zhvillimin e njė referendumi, tė cilin deri tani e kishte shtyrė. “Do ta kėrkoj nė tė ardhmen. Por kjo varet mė tepėr nga dėshira e popullit sesa nga kėrkesa ime. Unė do ta kėrkoj, nė rast se populli e dėshiron unė do ta mbaj”, -ėshtė shprehur Leka Zogu.


 
http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm

Faqja 4 - POLITIKE

Nentor 27, 2004

 
Pretendenti i fronit mbretėror: LZHK gjithpėrfshirėse
 
Leka: Bashkėpunoj dhe me PS
"Tė hapur pėr cilindo fitues tė zgjedhjeve"

LZHK-ja do tė hyjė nė koalicion me atė parti e cila do tė ketė nė thelbin e saj shėrbimin ndaj interesave tė kombit, duke lėnė kėshtu tė hapur mundėsinė e bashkėpunimit me tė dyja ekstremet politike, PS dhe PD. Sipas drejtuesit tė LZHK-sė njėkohėsisht edhe pretendent pėr Fronin Mbretėror Leka Zogu, kjo vjen si rezultat i faktit qė LZHK-ja nuk ėshtė e pėrqėndruar as majtas as djathtas nė politikė.

LAJMI

Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar do tė bėjė koalicion paszgjedhor mė tė gjitha forcat politike qė nė thelb tė tyre i shėrbejnė interesave tė kombit, duke mos pėrjashtuar kėshtu mundėsinė e bashkėpunimit me PD-nė, e cila e ka konsideruar atė si njė krijesė tė PS-sė. Kėtė lajm e bėri dje tė ditur pretendenti i Fronit Mbretėror Leka Zogu gjatė njė interviste tė dhėnė nė TV Klan. Drejtuesi i LZHK-sė Leka Zogu nėnvizoi se nuk do tė ketė preferenca linjash politike nė krijimin e aleancave apo koalicioneve zgjedhore. "Ne kemi njė qendrim tė hapur pėr tė gjithė ata njerėz qė me votėbesimin e tyre tė pėrfaqėsojmė vendin tonė, dhe tė punojmė pėr tė", u kreu i LZHK-sė Leka Zogu. Sipas tij lėvizja qė ai drejton nuk ka njė qendrim tė majtė apo tė djathtė "pėr ne ėshtė e rėndėsishme qė tė punohet vetėm pėr atdheun". "Lėvizja qė unė pėrfaqėsoj ėshtė e gatshme pėr bashkėpunim me ēdo parti politike qė do tė jetė fituese e zgjedhjeve tė 2005-ės, pavarėsisht se shumica e partive tė bashkuara me LZHK-nė paraqiten me program tė djathtė", tha Leka. Sipas tij "LZHK ėshtė lėvizje gjithėpėrfshirėse dhe nuk shohim as majtas e as djathtas". Gjithsesi, dje pretendenti i Fronit nuk pėrjashtoi as bashkėpunimin me socialistėt.

Referendumi
Projektete e LZHK-sė pėr ardhjen nė pushtet duket se janė tė mėdha. Pavarėsisht nga aleancat e mundshme me tė majtėt, monarkistėt duket se i qėndrojnė strikt idesė sė tyre pėr zhvillimin e njė referundimi, i cili do tė vendosė mbi mėnyrėn e qeverisjes. Drejtuesi i LZHK-sė pėrsėriti edhe njėherė idenė e tij se familja mbretėrore, do tė kėrkojė sėrish zhvillimin e referundimit, ku populli do tė zgjedhė nėse kėrkon republikė parlamentare apo monarkike. "Ne nuk kemi hequr dorė nga kėrkesa jonė pėr zhvillimin e njė referendumi dhe do ta ripėrsėrisim kėrkesėn tonė, mė pas janė shqiptarėt ata qė vendosin", tha pretendenti i fronit, Leka Zogu.

Situata
Drejtuesi i LZHK-sė Leka Zogu nėnvizoi se aktualisht kjo lėvizje ėshtė duke bėrė jo vetėm indetifikimin e problemeve aktuale qė ka shoqėria shqiptare por mbi tė gjitha ėshtė duke u gjetur zgjidhja pėr secilėn prej tyre. "Ndėrmjet zgjidhjeve ne kėrkojmė tė gjejmė zgjidhjen mė tė mirė tė mundėshme, pasi tė gjithė jemi koshientė se mundėsitė e Shqipėrisė altualisht janė disi tė kufizuara", tha Zogu. Ai u shpreh se nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2005 kjo lėvizje do tė kjetė si program tė saj elektoral paraqitjen e zgjidhjeve tė problemeve. Pėrsa i pėrket integrimit tė vendit Zogu nėnvizoi se ai mund tė arrihet vetėm nė sajė tė eleminimit tė tė gjitha problemeve qė hasen nė shoqėrinė shqiptare. "Ne nuk themi se me ne do tė arrihet tė integrohemi nė BE brenda vitit, por kjo gjė do tė arrihet vit pas viti", pėrfundoi pretendenti i Fronit Mbretėror dhe Drejtuesi i LZHK-sė Leka Zogu.


Garuli: Ja si rritet numri i votuesve

Partia Republikane propozi dje tre mėnyrat qė duhet tė pėrdoren nga Qeveria Shqiptare pėr tė rritur numrin e votuesve emigrantė nė proceset zgjehdore. Sipas sekretarit tė pėrgjithshėm tė PR-sė Aleksandėr Garuli qeveria duhet tė nxjerrė akte nėnligjore nė zbatim tė ligjit pėr emigrimin e shtetasve shqiptarė. "Ky ligj e detyron qeverinė qė tė krijojė lehtėsira pėr ardhjen e emigrantėve pėr tė votuar", tha Garuli. Po kėshtu republikanėt e shohin si tė domosdoshme qė qeveria tė parashikojė nė buxhetin e saj njė fond tė posaēėm pėr tė pėrballuar plotėsisht apo edhe pjesėrisht udhėtimin e emigrantėve pėr tė votuar. Sipas Garulit qeveria mund tė shfrytėzojė edhe konventat ndėrkombėtare dhe kontaktet me vendet pritėse pėr tė mundėsuar lėvizjen e lirė tė emograntėve pėr tė ardhur nė atdhe ditėn e votimit.


Beja: KQZ-ja dhe PS-ja shkelin Kodin Zgjedhor

Anėtari komisionit tė posaēėm pėr ndarjen e zonave elektorale pėrfaqėsues i Partisė Demokratike, Fatos Beja deklaroi dje se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bllokuar miratimin e raportit pėrfundimtar KQZ-ja. Sipas tij pengesė pėr njė gjė tė tillė ėshtė bėrė qėndrimi i Partisė Socialiste ndaj ndryshimeve tė bėra nė kėtė raport pėr ndarjen e re tė zonave elektorale. Beja ka bėrė thirrje qė KQZ-ja tė mirarojė kėtė raport sa mė shpejt pėr tė krijuar mundėisnė e miratrimit tė tij nė seancė parlamenatre para mbylljes sė kėtij sesionin. "Nėse nė zgjedhjet e vitit 2005 do tė shkohet me kėto zona zgjedhore atėherė kjo do tė thoptė se KQZ-ja dhe PS-ja vazhdojnė tė shkelin nenet e Kodit Zgjedhor", tha Beja.Ndėrkohė KQZ-ja ka vendosur qė nė datė 1 dhjetor tė bėjė shqyrtimin e raportit pėrfundimtar tė hartuar nga Komisioni i posaēėm pėr krijimin hartės elektorale, dhe qė mė pas do ti kalohet pėr miratim Kuvendit. Ai nėnvizoi se nė rekomandimet e bėra nga pėrfaqėsueist e Bashkimit Europian njė nga rekomandimet dhe kritikat mė tė mprehta ka qenė zbatimi i ligjeve tė miratuara. "Ne duhet tė shpejtojmė pasi afatii i fundit pėr ndryshimin e zonave elektorale mund tė bėhet jo mė vonė se gjatė muaj para zhvillimit tė procesit zgjedhor dhe vonesa tė tilla i interesojnė vetėm PS-sė", tha Beja.

 
KOLOVAJSJA

LEKA ZOGU

Pretendenti pėr fronin mbretėror tė Shqipėrisė, pasardhėsi i ish-mbretit Zog dje deklaroi se ishte i hapur tė bashkėpunonte me ēdo forcė politike qė fiton zgjedhjet, pėrfshi edhe PS dhe pse lėvizja e tij pėrbehet nga tė djathtė. Njė qėndrim i tillė larg toneve konfliktuale, larg "helmit" qė lėshojnė zakonisht pėr njėri-tjetrin drejtuesit e politikės shqiptare, ėshtė pėr tu vlerėsuar. Qėndrimi qė po mban Leka Zogu, ndryshe nga ai qė mbajti gjatė herės sė parė qė ishte nė Shqipėri, ka bėrė qė pranė tij tė afrohen shumė deputetė tė djathtė tė parlamentit aktual, duke krijuar Lėvizjen pėr Zhvillim Kombėtar njė forcė e re politike e cila pėrfaqėsohet edhe nė Kuvend.