Data e Publikimit: 27/12/2004 http://www.ballkan.com/
Lajme nga Opozita

Ceka: Me LSI-nė e LZHK-nė shmangim PD-nė pėr Kodin

Autori i Lajmit: red.
Aleancistėt propozojnė bashkėpunim tė PS-sė me LSI-nė dhe LZHK-nė pėr shmangien e deputetėve tė opozitės gjatė miratimit tė Kodit tė ri Zgjedhor. Bllokimi i reformės zgjedhore si pasojė e pėrplasjes mes dy partive tė mėdha ka hasur dje nė reagimin e pėrfaqėsueve tė Partisė Aleanca Demokratike. Pėr kryetarin e kėsaj partie, Neritan Ceka, kėmbėngulja e Partisė Demokratike nė miratimin e hartės zgjedhore para Kodit Zgjedhor ėshtė konsideruar si njė qėndrim i gabuar. Pėr kėtė arsye Ceka ka propozuar shmangien e PD-sė gjatė procesit tė votimit.
Qėndrimi
Nė njė deklaratė tė bėrė ditėn e djeshme aleancisti Ceka ka theksuar se ligji pėr ndarjen e zonave zgjedhore, nė tė cilin mbėshtetet opozita shqiptare, ėshtė i papranueshėm pasi bie nė kundėrshtim me Kushtetutėn, pasi u heq tė drejtėn qytetarėve shqiptarė pėr tė votuar. “Ligji pėr ndarjen e zonave bazohet nė njė nen absurd tė Kodit Zgjedhor, qė ėshtė neni 73 sipas ligjit. Sipas kėtij neni, zonat ndahen sipas numrit tė pjesėmarrėsve nė votime nė zgjedhjet e mėparshme. Kjo do tė thotė qė nė 2005 ne do tė mbajmė 1 milion e 800 mijė zgjedhės qė kanė marrė pjesė nė votim, dhe jo 2 milionė e 700 mijė zgjedhės qė janė nė realitet”, ėshtė shprehur Ceka. Pėrballė njė situate tė tillė ai ka theksuar se insistimit “absurd” tė PD-sė mund t’i jepet fund, nė rast se arrihet tė bashkėpunohet mes partive politike jo vetėm tė spektrit tė majtė, por edhe atij tė djathtė. “Me votat e LSI-sė, LZHK-sė, PBDNJ-sė, PAA-sė dhe PAD-sė, sė bashku me PS-nė bėhemi jo mė shumė se 84 deputetėt e nevojshėm, por bėhemi mė shumė se 90 deputetė dhe nė kėtė mėnyrė i hiqet privilegji i dhėnė PD-sė qė me 35 deputetė do tė mbajė varur gjithė Shqipėrinė”, ėshtė shprehur Ceka.
Kundėrshtimi
Shqetėsuese pėr aleancistin ėshtė paraqitur edhe kėrkesa e vazhdueshme e pėrfaqėsuesve tė dy partive tė mėdha pėr asistencė gjithnjė e mė tė madhe nga anė e pėrfaqėsuesve tė OSBE-sė. Sipas Cekės, kėrkesat e herėpashershme tė politikanėve shqiptarė ndaj kėtij institucioni ndėrkombėtar duhet tė shmangen. Pėr aleancistin, problemet nė vend duhet tė zgjidhen mes politikanėve shqiptarė dhe jo me ndėrmjetėsimin e pėrfaqėsive ndėrkombėtare qė ushtrojnė aktivitetin e tyre nė Shqipėri. “Mua nuk mė pėlqen fakti qė pėr ēdo problem politikanėt shqiptarė pėrplasen tek OSBE-ja. Unė dua t’i pyes kėta zotrinjtė: A ka Paralment ky vend? Deputetėt nė Kuvend janė zgjedhur nga populli shqiptar, apo janė zgjedhur nga OSBE-ja”, ėshtė shprehur Ceka. Kjo nuk ėshtė hera e parė qė aleancistėt shprehen kundėr ndėrhyrjes sė OSBE-sė nė problemet e politikės shqiptare. Nė kohėn kur nė krye tė kėtij institucioni ishte Osmon Liponen, kreu i PAD-sė, Ceka, kėrkoi largimin e tij nga Shqipėria, duke e konsideruar atė “person non grata”.


Mazhoranca po pėrgatit vjedhjen e votave
Pėrfaqėsuesit e Partisė Demokratike akuzojnė tė majtėn pėr bllokim tė reformės zgjedhore. Sipas sekretarit tė pėrgjithshėm tė PD-sė, Ridvan Bode, krirteri i paraqitur nga pėrfaqėsuesit e PS-sė ėshtė i papranueshėm, pasi, sipas tij, mbėshtetja nė listat e zgjedhėsve nėnkupton shtim tė numrit tė votuesve mė tepėr sesa ėshtė realiteti, pra mė shumė deputetė pėr tė majtėn. “Me listat e zgjedhėsve nė vitin 2003 apo tė vitit 2001 vetėm nė tre apo katėr rrethe tė nderuarit deputetė kanė shtuar 50 mijė zgjedhės tė rinj nė kėto lista, aq sa nuk ėshtė shtesa nė katėr vite e tė gjithė listave nė gjithė territorin e vendit”, ėshtė shprehur Bode. Nė kėtė kuadėr ai ka theksuar se PD ėshtė e vendosur tė mos pranojė asnjė formė tė ndarjes territoriale qė bazohet nė listat e zgjedhėsve, por do tė pranoj vetėm atė ndarje qė bazohet nė kriterin e votuesve faktikė. Mė tej ai ka theksuar: “PS duhet tė plotėsojė angazhimet qė ka marrė pėrpara komunitetit ndėrkombėtar dhe marrėveshjet qė ajo ka bėrė me PD, pasi nė tė kundėrt veprimet e saj do tė dėmtojnė rėndė jo vetėm zgjedhjet dhe klimėn politike nė Shqipėri, por do tė penalizonte pėrfundimisht integrimin tonė drejt BE –sė”.

----------------------------------

 
http://www.kohajone.com/
Cilin do te shpallnit politikanin e vitit 2004?
Edi Rama
 [tally] 23%
 
Sali Berisha
 [tally] 19%
 
Ilir Meta
 [tally] 15%

Fatos Nano
 [tally] 11%
 
Nikolle Lesi
 [tally] 11%
Jozefina Topalli
 [tally] 7%
 
Bamir Topi
 [tally] 3%
 
Alfred Moisiu
 [tally] 2%
Fatmir Mediu
 [tally] 2%
 
Ekrem Spahiu
 [tally] 1%
 
Genc Pollo
 [tally] 1%
Prec Zogaj
 [tally] 1%
 
Gramoz Ruci
 [tally] 1%
 
Kastriot Islami
 [tally] 1%
 
Spartak Ngjela
 [tally] 1%
Skender Gjinushi
 [tally] 0%
 
Namik Dokle
 [tally] 0%
 
Vangjel Dule
 [tally] 0%
Neritan Ceka
 [tally] 0%
Lufter Xhuveli
 [tally] 0%
 
Arben Imami
 [tally] 0%
 
Ben Blushi
 [tally] 0%
 
Ridvan Bode
 [tally] 0%
 
Teodor Laco
 [tally] 0%
Paskal Milo
 [tally] 0%
Nard Ndoka
 [tally] 0%
 
Arben Malaj
 [tally] 0%


Servet Pellumbi
 [tally] 0%
 
 
 
 
 
 
 
 
© 2003 Gazeta Panorama

 
Faqe 5 - Politike
 

PS-ja e PD-ja janė tė detyruara tė gjejnė konsensusin

 

Harta elektorale, marrėveshje e re nė janar

 
Juli Prifti

Kodi Elektoral dhe ndarja e re zgjedhore bllokohen deri nė mesin e janarit tė vitit tė ardhshėm.

Burime nga dy partitė e mėdha thonė se nuk do tė ketė mė bisedime, pas dėshtimit tė negociatave me ndėrkombėtarėt pėr ndarjen e re zgjedhore mes dy pėrfaqėsive tė PS-sė dhe tė PD-sė nė selinė e OSBE-sė. Gjithsesi, njė variant i dalė nga zyra e OSBE-sė, ka nisur tė debatohet mes palėve, pasi votimi pėr ndryshimet nė Kodin Elektoral, ku pėrfshihet edhe harta e re e zonave zgjedhore, kėrkon 81 vota nė Kuvend. Mosarritja e kėtij numri nga vetė socialistėt, qė pėrbėjnė mazhorancėn nė Kuvend, duket se do tė kėrkojė bisedime tė mėtejshme pėr tė arritur njė marrėveshje. Por, deri tani, njė gjė e tillė duket mjaft e largėt. Edhe nga demokratėt konfirmohet sėrish ideja se nuk do tė ketė kompromis mbi bazėn e propozimit mė tė ri tė OSBE-sė, qė parashikon ndarjen e re elektorale mbi regjistrimin e ri tė votuesve. Marrėveshja e vetme e arritur pėr kėtė fund viti ėshtė pikėrisht diskutimi i mėtejshėm i kėsaj ēėshtjeje, gjatė janarit. Ndėrkohė, nė janar kjo ēėshtje duhet tė jetė mbyllur, pasi duhet tė nisė procesi i zbatimit tė ndryshimeve nė praktikė. Ky proces do tė kėrkojė kohėn e vet dhe duhet tė nisė nė afatet e duhura, sipas edhe disa rekomandimeve konkrete qė ka sjellė Komisioni Evropian pėr standardizimin evropian tė zgjedhjeve parlamentare 2005.

Debati
Harta ekzistuese elektorale, sipas demokratėve, i jep pėrparėsi PS-sė nė gjashtė zona, ende pa nisur procesi i votimit. Ata thonė se nė kėtė hartė disa kandidatė duht tė votohen nga njė numėr dhjetė herė mė i madh se kandidatėt e tjerė dhe ky ndryshim ndodh, sipas tyre, nė zonat qė njihen si bastione tė socialistėve. Kėshtu, nė Veri, sipas PD-sė, ka rrudhje tė numrit tė zonave elektorale, ndėrsa ato shtohen nė mnyrė artificiale duke zbritur drejt jugut tė vendit. Edhe formacione tė tjera politike nė Kuvend janė shprehur kundėr hartės sė re elektorale, por mirėkuptimi pėr njė ndarje tė re zgjedhore duhet tė ketė konsensusin e dy partive tė mėdha, pėr shkak tė votimit me 81 vota nė Kuvend. Debati i hapur nė prani tė pėrfaqėsuesve tė OSBE-sė, mes Jemin Gjanės dhe Fatos Bejės pėr PD-nė dhe Elmaz Sherifit e Ylli Bufit pėr PS-nė, nuk ka sjellė tė paktėn njė pikėvėshtrim tė pėrbashkėt pėr zgjidhjen e situatės.

 

reagimet

Qėndrimet e PS-sė
“PS-ja ėshtė angazhuar seriozisht dhe ka dhėnė kontributin maksimal pėr reformėn zgjedhore. PS-ja vėren se qėndrimi i PD-sė ėshtė bllokues pėr reformėn. Nė kohėn kur u arrit konsensusi pėr miratimin nė Kuvend, opozita mbajti qėndrim pengues. PS-ja, duke bashkėvepruar me OSBE-ODIHR-in, tregoi angazhim maksimal. PS-ja rikonfirmon angazhimin e saj dhe dhe e fton PD-nė pėr t’i miratuar nė kohė ndryshimet pėr reformėn zgjedhore. Ne e ftojmė PD-nė pėr bisedime dhe jemi tė hapur pėr tė bashkėpunuar me tė nė tė mirė tė zgjedhjeve tė vitit 2005. Nė kėto negociata me qėndrimin e mbajtur nga opozita ne besojmė se PD-ja u tha jo zgjedhjeve tė lira dhe demokratike nė Shqipėri, jo zonave elektorale, jo reformės elektorale nė vend.

Qėndrimet e PD-sė
“PD-ja ėshtė e gatshme tė pranojė ēdo lloj varianti pėr ndarjen e zonave qė merr nė konsideratė anashkalimin e listave tė zgjedhėsve, tė cilat janė klasifikuar si tė pasakta, tė manipuluara dhe me deformime ekstreme. Nėse ne do tė kėrkojmė tė ndėrtojmė zona elektorale me lista zgjedhėsish, tė cilat janė tėrėsisht tė deformuara dhe tė manipuluara, atėherė nuk do tė bėjmė gjė tjetėr veēse do tė sanksionojmė ato cenime tė sė drejtės pėr tė votuar qė u vunė re nė zgjedhjet e fundit parlamentare, dhe qė janė kritikuar. Ne jemi tė gatshėm tė pranojmė ēdo lloj varianti, i cili do tė merrte nė konsideratė mėnjanimin e elementėve qė do tė na sillnin zgjedhje tė manipuluara, duke u bazuar nė numrin faktik tė votueseve. Komisioni i Venecias e ka saktėsuar mirė se zonat ndahen nė bazė tė listave tė zgjedhėsve, ndėrsa kur kėto lista janė tė pasakta, nė bazė tė numrit faktik tė votuesve”.

 

PD, Turi i Shpresės nė Korēė
Berisha: S‘do ta lejojmė Nanon tė na rivjedhė votat

Demokratėt kanė vazhduar dje “Turin e Shpresės” nė qytetin e Korēės. Kreu demokrat, Sali Berisha, i shoqėruar nga nėnkryetarja e PD-sė, Jozefina Topalli, dhe sekretari i pėrgjithshėm, Ritvan Bode, ėshtė ndalur, fillimisht, nė Bashkinė e Korēės qė u fitua nga PD-ja nė zgjedhjet e tetorit. Gjatė takimit me kryetarin e bashkisė, Robert Damo, pas raportimit tė punės sė kryer, i ėshtė kushtuar vėmendje problemit tė borxhit tė trashėguar nga kjo bashki qė prej vitit 2003. Mė tej, Berisha ėshtė takuar dhe me mitropolitin e Korēės, imzot Joanin, ku kreu demokrat ka premtuar se ai vetė do tė angazhohet pėr tė kontribuar pėr komunitetin ortodoks dhe i ėshtė bashkuar deklaratės sė njė dite mė parė tė kryeministrit Nano pėr harmoninė fetare qė ekziton nė kėtė qytet. Nga ana e tij, imzot Joani ėshtė shprehur i kėnaqur nga interesimi qė tregon PD-ja pėr mbarėvajtjen e kėtij komuniteti fetar. Mė pas, duke iu drejtuar qytetarėve korēarė, Berisha ka kujtuar, edhe njė herė vitin 1991, duke falėnderuar tė gjithė korēarėt, tė cilėt, sipas tij, u turrėn nga tė katėr anėt pėr tė rrėzuar diktaturėn komuniste dhe pėr tė themeluar pluralizmin nė vend. “Ata ishin intelektualė vetėm me 3 javė eksperiencė po qė kishin ėndrra tė mėdha tė cilat i realizuan mė vonė”, tha ai. Tashmė, pas 14 vitesh, ka theksuar, vėrehen ndryshime tė mėdha nė qytet, por ka ende probleme shqetėsuese, si niveli i lartė i varfėrisė. “Sensi aktual pėr pushtetin qeveritar ėshtė tepėr primitiv. Pushtetarėt e sotėm e konceptojnė pushtetin dhe ligjet e tij si njė mjet pėr tė vjedhur”, ka thėnė Berisha. Ai e ka cilėsuar fitoren e vitit tė kaluar nė qytetin e Korēės si njė fitore tė mbarė popullit shqiptar. “Kjo fitore ėshtė njė sfidė qė iu bė mazhorancės aktuale, pasi ata humbėn zemrėn e Shqipėrisė, por Korēa, nė fakt, votoi pėr vlerat e saj, pėr qytetarin dhe sportistin Robert Damo”, ka thėnė Berisha. Sipas tij, Blushi dhe Servet Pėllumbi, si 2 deputetėt e zonės, po pėrgjysmojnė fondet e Bashkisė sė Korēės pėr ta dėnuar kėtė qytet dhe qytetarėt e respektuar tė saj. Duke iu “sulur” kundėrshtarit tė tij politik, Nanos, ai tha se ky i fundit po tenton tė vjedhė sėrish vota, por koha e tij ka mbaruar. Madje, vizitėn e Nanos nė Korēė ai e ka cilėsuar si rastėsore, pasi “Nano u gjend kalimthi nė Korēė e jo pėr tė kaluar Krishtlindjet nė kėtė qytet, por pėr tė kaluar drejt shtetit fqinj”, ka pėrfunduar ai.

 

Pėrveē LSI-sė e LZHK-sė, tė tjerėt nuk interesohen pėr hartėn elektorale
“Tė vegjlit”, mendjen te ndryshimet e Kodit

Partitė e tjera tė Kuvendit duket se nuk kanė ndėr mend tė “pėrzihen” shumė nė mosmarrėveshjet mes socialistėve dhe demokratėve pėr hartėn e re elektorale. Mė tė interesuar pėr pėrmirėsimin e hartės ekzistuese janė dy lėvizjet mė tė reja qė tentojnė testimin e tyre tė parė nė elektorat, LSI-ja dhe LZHK-ja. Partitė e tjera duket se do tė presin marrėveshjen mes PS-sė e PD-sė, duke shprehur shqetėsimin e vetėm se po vonohet reforma elektorale, gjė qė pritet tė sjellė vonesa edhe nė procesin zinxhir tė zbatimit tė saj. Kėshtu, deputeti i LSI-sė, Limoz Dizdari, tha dje, se harta ekzistuese elektorale duhet tė ndryshohet, pasi nuk i pėrmbush kriteret ndėrkombėtare pėr numėr tė pėrafėrt zgjedhėsish nė secilėn zonė. Sipas tij, ndarja e re dhe ndryshimet nė Kod duhet tė arrihen sa mė shpejt, pėr tė mos vonuar mė tej procesin. Pothuajse tė njėjtin qėndrim ka shprehur edhe kryetari i grupit parlamentar tė LZHK-sė, Maksim Begeja, i cili pohoi se mė kryesore shihen ndryshimet nė Kod dhe pėrfshirja e anėtarėve tė grupimit qė ai pėrfaqėson nė pėrbėrjen e komisioneve zonale tė votimit. Partitė e tjera tė Kuvendit thonė se duhet njė ndarje e re elektorale, por nuk duket se do tė hyjnė nė debatin mes PS-sė dhe PD-sė. Edhe vota e tyre nuk duket e vlefshme pėr ta kaluar njėrin apo tjetrin variant nė Kuvend, pasi nuk plotėsohen 81 votat e kėrkuara.

 

 

 
 
Faqe 8- Koment

 

Drashkoviē: vedi, vidi, vici

 

Besnik Mustafaj

Ministri i Punėve tė Jasht me i Serbi-Mali i Zi, zoti Vuk Drashkoviē, zhvilloi javėn e kaluar njė vizitė tė plotė dyditore nė Shqipėri. Ai u takua dhe kreu bisedime me ministrin tonė tė Jashtėm, zotin Kastriot Islami, me tė cilin nėnshkroi edhe dy marrėveshje, njė pėr eleminimin e taksimit tė dyfishtė e njė pėr bashkėpunimin nė fushėn e turizmit. Po ashtu ai u prit nė takime tė posaēme e tė pėrzemėrta nga Presidenti i Republikės, Zoti Alfred Moisiu, kryeministri, Zoti Fatos Nano dhe kryetari i Kuvendit, Zoti Servet Pėllumbi. Nė fund, kjo vizitė u vlerėsua si historike si nga kryeministri Nano, ashtu edhe nga ministri Drashkoviē. Lehtėsia me tė cilėn Nano nxjerr nga goja fjalė tė bujshme njihet tashmė mirė nga shqiptarėt, pra, edhe deklarimet e tij tė kėsaj natyre rrallė merren seriozisht. Por kėsaj here, pėr shkak se vlerėsimi i tij pėrputhej me atė tė kryediplomatit serbo-malazes, ka vend pėr njė vėmendje mė tė pėrqendruar. Shqipėria ėshtė pėrfundimisht njė vend i hapur e me ambicje tė qarta pėr t’u integruar nė strukturat ekonomike, politike e ushtarake euroatlantike. Rrjedhimisht, ėshtė nė interesin e saj e po aq edhe tė rajonit, qė tė zhvillojė marrėdhėnie sa mė tė gjera, tė gjithanshme e nė rritje para sė gjithash me vendet fqinje, pėrfshirė kėtu sigurisht edhe Serbi-Malin e Zi. Parė nė kėtė perspektivė, vizita e Drashkoviēit ėshtė pa dyshim e rėndėsishme jo dhe aq pėr arsye tė pėrmbajtjes sė dy marrėveshjeve qė u nėnshkruan, sesa pėr mundėsinė qė jep pėr tė patur njė dialog politik nė nivel shumė tė lartė.

Shefi i diplomacisė serbo-malazese kishte hak tė shprehej se vizita e tij e parė nė Shqipėri konkludoi historike. Atij iu bėnė tė gjitha nderet protokollare qė meriton njė mik i madh. U prit e u sajdis nga krerėt mė tė lartė tė shtetit e tė qeverisė shqiptare. Po ashtu, mundi tė shprehė nė mes tė Tiranės dhe pa asnjė bezdisje tė gjitha pikėpamjet e veta, domethėnė pikėpamjet e shtetit tė vet, ndėr tė cilat po veēoj dy, si mė tė mprehtat. Homologut tė vet Islami, kryeministrit Nano, kryeparlamentarit Pėllumbi dhe nė fund presidentit Moisiu ai u kėrkoi qė pėr tė ardhmen tė dy vendet, nė marrėdhėniet mes tyre, tė lėnė pas tė kaluarėn. Dhe mori pa asnjė koment miratimin e tyre. Natyrisht qė marrėdhėniet midis dy vendeve tona nė kėtė shekull tė ri nuk mund tė jenė peng i tė shkuarės. Njė nga historianėt mė tė shquar ballkanikė dhe president i parė i Bullgarisė demokratike, Zhelju Zhelev, thotė se fleta e historisė nė gadishullin tonė duhet kthyer vėrtet, por vetėm pasi ajo fletė tė jetė lexuar me kujdes. Pėrndryshe, rreziku, qė kjo histori dramatike tė pėrsėritet, mbetet gjallė. Drashkoviē duket se e kishte fare tė qartė se pėr cilėn pjesė tė sė shkuarės bėhet fjalė. Por ai nuk kishte asnjė arsye ta zinte nė gojė konkretisht, madje do tė kishte qenė marrėzi nga ana e tij ta saktėsonte mė tej mendimin e vet, pėrderisa ofiqarėt tanė mė tė lartė as nuk ia kėrkuan e as nuk morėn mundimin ta bėnin vetė njė gjė tė tillė. Fjala ėshtė kryesisht pėr spastrimin e fundit etnik e mė tragjikun tė kryer ndaj shqiptarėve tė Kosovės nga bashkėkombasit e tij dekadėn e kaluar, sipas njė skenari mizor tė hartuar e tė ekzekutuar nga njė qeveri, nėnkryetar i tė cilės ka qenė po Drashkoviēi pothuajse deri nė fund. Kosova ėshtė tashmė e lirė dhe po mbyll me shpejtėsi plagėt qė mori. Kjo ėshtė kryesorja. Por aspekti moral i problemit mbetet, pėrderisa Serbia, pėrfshirė kėtu edhe Drashkoviēin, nuk kanė kėrkuar ende falje as me majat e buzėve pėr krimin, i pranuar botėrisht si mė i madhi krim kundėr njerėzimit kryer nė Europė pas periudhės sė nazizmit. Pa njė ndjesė tė tillė mua mė duket e pamundur qė fleta e tė shkuarės sė hidhur serbo-shqiptare tė kthehet e tė dylloset njė herė e pėrgjithmonė. Problemi ka edhe njė aspekt konkret e qė prek drejtpėrdrejt marrėdhėniet midis dy vendeve tona. Gjatė pranverės sė vitit 1999, kur Kosova dhe NATO ishin nė luftė me Serbinė, shteti serb, por edhe shteti federal jugosllav i asaj kohe, trashėgimtar i tė cilit ėshtė shteti i sotėm serbo – malazes, kanė patur ndaj Shqipėrisė disa sjellje mirėfilli prej agresori. Kėshtu, janė bombarduar me artileri tė rėndė nga ushtria e rregullt federale jugosllave si dhe nga policia republikane serbe disa fshatra kufitare nė Tropojė, Has e Kukės, ku janė shkatėrruar fundemajė shumė e shumė shtėpi banimi e stalla, janė vrarė e plagosur shumė e shumė qytetarė shqiptarė tė pafajshėm, tė cilėt gjendeshin nė pronat e tyre e pa asnjė lidhje me konfliktin, janė shkaktuar dėme tė mėdha nė tė mbjellat, nė pemtarinė, pyjet e blegtorinė, qė pėrbėjnė pasurinė mbi tė cilėn ngrihet tėrė ekonomia e tyre familjare. Po ashtu, kilometra tė tėra pyje, kullota, ara e pyje nė brendėsi tė territorit shtetėror tė Republikės sė Shqipėrisė janė minuar, duke i zgjatur deri nė ditėt e sotme pasojat e dhimbshme, sepse nė kėtė periudhė mė shumė se pesėvjeēare tė kthimit tė paqes, janė me dhjetra e qindra rastet e gjymtimit apo edhe tė vdekjes sė bashkėqytetarėve tė Nanos e tė Moisiut pėr shkak tė kėtyre minave, pa pėrmendur dėmet ekonomike qė familje tė tėra kanė patur e vazhdojnė tė kenė qoftė me bagėtitė e aksidentuara nė kėto mina, qoftė me tokat e lėna detyrimisht djerr e pyjet e pashfrytėzuara. Kush do t’i dėmshpėrblejė ata?

Agresorėt duhet tė paguajnė medoemos aq sa mund tė paguhet nga dėmi. Tė vdekurit nuk i ngjallin dot, por tė gjallėve duhet t’u pėrgjigjen. Kėshtu ka ndodhur pas ēdo lufte prej mė shumė se njėqind vjetėsh dhe kėrkesa e kėtyre shqiptarėve ėshtė krejt nė pėrputhje me tė drejtėn ndėrkombėtare. Afro gjysmė shekulli pas pėrfundimit tė luftės, Zvicra u detyrua t’i paguante komunitetit hebre disa miliardė dollarė dėmshpėrblim vetėm pse bankat e saj i kishin dhėnė kredi shtetit tė Hitlerit. Askush nuk ka tė drejtė ta konsiderojė tė vogėl, tė pėpėrfillshme kėtė dosje tė malėsorėve shqiptarė. Ajo do ta ketė detyrimisht vendin nė tryezėn e bisedimeve midis Shqipėrisė dhe Serbi-Malit tė Zi, ani pse pėr pėrgatitjen e saj qeveria dhe shteti shqiptar nuk e kanė vėnė ende ujin nė zjarr. Pa zgjidhjen e saj nuk mund tė ketė hedhje tė vėrtetė prapa tė sė shkuarės. Mirėkuptimi dhe bashkėpunimi midis popujve dhe vendeve hedh rrėnjė tė forta vetėm nė njė truall tė pastruar mirė. Nė Europė ka shembuj tė shquar se si mund tė miqėsohen aq sa tė bashkojnė edhe fatin dy popuj, tė cilėt pėr afro dy shekuj kishin ushqyer vetėm urrejtje pėr njėri-tjetrin. Njė i tillė ėshtė ai franko gjerman veēanėrisht nė periudhėn e dhjetė vjeēarit tė parė pas Luftės sė Dytė Botėrore. Mjaft tė merret pėrvoja e tyre e s’ka mė nevojė pėr improvizime verbale pa parim alla Nano.

Pikėpamja e dytė mbi tė cilėn do tė doja tė tėrhiqja vėmendjen ndėr ato qė shprehu qartė shefi i diplomacisė serbo-malazese gjatė vizitės sė tij “historike” nė Tiranė, ka tė bėjė me tė ardhmen e Kosovės, e cila, sipas Zotit Drashkoviē, nuk mund tė jetė tjetėr veēse brenda kufijve tė shtetit serbo-malazes. Si pėrfaqėsues i lartė i vendit tė vet ai nuk tha asgjė tė re. Si politikan me pėrvojė ai natyrisht qė u kujdes ta ambalazhonte europianēe kėtė pikėpamje, duke shtuar se e ardhmja e Kosovės duhet tė jetė integrimi europian, por gjithnjė si pjesė integrale e Serbisė. Pėr tė qenė gjithsesi brenda stilit tradicional tė diplomacisė serbe, ai shtoi edhe pak shantazh: shkėputja e Kosovės do tė shkaktonte njė konflikt tė ri.
Kryetari i shtetit, kryetari i parlamentit, kryetari i qeverisė e ministri ynė i jashtėm e dėgjuan tė gjithė me radhė duke e parė drejt nė sy dhe nuk patėn as guximin e as dėshirėn t’i mėrmėrisnin se ndoshta mund tė ndodhė edhe ndryshe: qė Kosova tė vazhdojė tė plotėsojė mirė e mė mirė standartet shtetformuese, qė i kėrkohen nga ēlirimtarėt e vet atlantikoveriorė pėr tė qenė e pavarur dhe tė pavarėsohet ashtu siē e dėshirojnė shumica dėrrmuese e qytetarėve tė saj, pėr tė shkuar pastaj nė Bruksel jo si pjesė e Serbisė, por si fqinjė e saj dinjitoze. Sepse ne tė gjithė bashkohemi te mendimi se Ballkani do ta gjejė qetėsinė dhe prosperitetin e dėshiruar vetėm kur edhe nė secilin vend veē e veē tė mbisundojė shteti ligjor me gjithė ēka pėrmban ai qoftė pėrsa i pėrket respektimit tė tė drejtave tė njeriut dhe tė drejtave tė qytetarit, qoftė pėrsa i pėrket lirisė sė tregut. Rrjedhimisht, vizioni i Drashkoviēit rreth perspektivės sė njė Kosove jugosllave, por me kufij tė hapur pėr lėvizjen e lirė tė njerėzve, tė mallrave e tė kulturave drejt cilitdo vend, duke nėnkuptuar kėtu mė sė pari Shqipėrinė, mbetet njė retorikė pa thelbin e zgjidhjes. Kosovės i nevojitet njė zgjidhje qė doemos tė pėrmbajė kaq sa thotė Drashkoviēi, shtuar edhe sovraniteti shtetėror, aq sa mbetet nga ky sovranitet pas antarėsimit nė Europėn e Bashkuar. Tė gjitha gjasat dėshmojnė se pėr njė zgjidhje tė tillė po punon me sa mundet pjesa dėrrmuese e shoqėrisė kosovare, lidershipi i saj politik i zgjedhur me votim tė lirė si dhe, nė mėnyrė tė shpallur ose jo, komuniteti ndėrkombėtar.

Udhėheqėsit tanė tė shquar thjesht ulėn kokėn edhe pėrpara shantazhit. Nuk e pyetėn se kush do ta shkaktojė konfliktin nė rast se Kosova shkėputet? Natyrisht qė nuk do tė ishin shqiptarėt e Kosovės. E aq mė pak do tė ishte Republika e Shqipėrisė. Nuk menduan tė shtronin as hipotezėn e kundėrt, domethėnė: a shihej nė Beograd rreziku i njė konflikti tė ri nė qoftė se Kosova tėrhiqet me zor edhe njė herė brenda suazės sė shtetit Serbi – Mali i Zi? Pasi mė duket se nuk ka vend tė shpresohet qė versioni i rikthimit nėn Serbi do tė fitonte nė njė referendum popullor nė Kosovė. Asgjė e tillė ose e ngjashme nuk u dėgjua nėpėr kėto tryeza vezulluese tė shtetit shqiptar gjatė bisedimeve “historike” me kryediplomatin serbo-malazes. Sa pėr tė thyer heshtjen e pėr tė mbushur minutat e parashikuara nga protokolli, rrogtarėt mė tė paguar tė shtetit shqiptar folėn pėr nevojėn e bashkėjetesės vėllazėrore midis komuniteteve etnike nė Kosovė e pėr nevojėn e dialogut mes Prishtinės e Beogradit pėr ēėshtje teknike, ndėrsa buzėqeshjet e skajshme pėrpara kamerave nuk e fshihnin dot frikėn se mos cėnojnė humorin e mikut tė nderuar. Pėr hir tė sė vėrtetės duhet pranuar se ata nuk mund tė flisnin ndryshe. Por jo se kufizimet ua imponon pėrputhja e gjuhės sė tyre institucionale me gjuhėn e komunitetit ndėrkombėtar, siē pėrpiqen ata rėndom ta pėrligjin veten.

Komuniteti ndėrkombėtar i ka kėrkuar vazhdimisht Shqipėrisė gjatė kėtyre viteve postkomuniste tė jetė faktor me ndikim pėr zgjidhjen e drejtė tė problemit tė Kosovės. Dhe faktor me ndikim bėhesh vetėm duke pėrcaktuar qartė njė formulė realiste mbi bazėn e analizės sė kujdesshme tė fakteve dhe zhvillimeve nė dinamikėn e tyre. Ēdo parashikim pėr kthim tė Kosovės nėn Serbi, qoftė edhe duke pėrfytyruar me optimizėm njė evolucion tė shpejtė tė Serbisė drejt standarteve tė Bashkimit Europian, nuk ėshtė realiste. Pavarėsia e Kosovės nuk i bie aspak ndesh parimit tė pranuar ndėrkombėtarisht pėr mosndryshim tė kufijve, tė cilit iu referua nė mėnyrė tė pėrsėritur Zoti Drashkoviē, ashtu siē nuk i ra ndesh pak vjet mė parė kėtij parimi as shkėputja nga Beogradi e Sllovenisė, e Kroacisė, e Bosnje-Hercegovinės, e Maqedonisė e nuk do t’i bjerė ndesh as shkėputja nesėr e Malit tė Zi, nė qoftė se kėshtu do tė vendosė referendumi i pritshėm.

Por zyrtarėt tanė nuk mund tė shpreheshin ndryshe nga ē’u shprehėn, sepse institucionet tona nuk kanė ende njė qėndrim tė pėrcaktuar qartė pėr kėtė ēėshtje. Le ta shohim problemin nė njė optikė tjetėr nga ajo e aspiratės sė shumicės sė qytetarėve tė Kosovės! Nė fund tė vjeshtės sė kaluar u miratua nė parlament Strategjia e Sigurimit tė Republikės sė Shqipėrisė, njė dokument i rėndėsisė sė veēantė ky pėr shtetin tonė si pėr ēdo shtet. Rrjedhimisht qė aty kėrkohej njė pėrcaktim pėr statusin qė do tė duhet tė ketė Kosova, trajtuar jo mė se si do ta dėshironin atdheun e tyre shqiptarėt e Kosovės, por si vend fqinj, zhvillimi dhe politika nė tė ardhmen e tė cilit do tė jenė me ndikim tė pashmangshėm mbi stabilitetin dhe sigurinė e Republikės sė Shqipėrisė. Me fjalė tė tjera, ishte pėr t’u trajtuar ēėshtja se cila formė e ekzistencės sė ardhme tė Kosovės i shėrben mė mirė sigurisė sė Republikės sė Shqipėrisė, ajo e njė Kosove me njė autonomi substanciale, por brenda Republikės sė Serbisė, ajo e njė Kosove republikė, por brenda konfederatės serbo-malazeze apo ajo e njė Kosove tė pavarur. Edhe aty kjo pyetje nuk kishte gjetur asnjė pėrgjigje, por ishte pėrcjellė me njė llafollogji tė pėrgjithshme, qė vėrtitej rreth respektimit tė rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė dhe rreth krijimit atje tė njė realiteti me harmoni ndėretnike. Ky dokument, pra, ishte hartuar nga njė komitet ndėrministror dhe nė parlament paraqitej nga qeveria, pasi ishte miratuar mė parė nė Kėshillin e Ministrave. Askush nuk thotė qė Shqipėria tė bėhet kujdestare e fatit tė shqiptarėve qė jetojnė nė shtėpitė e tyre nė FYROM, nė Kosovė apo nė Mal tė Zi. Madje, njė gjė tė tillė nuk e mėtojnė mė as vetė shqiptarėt e kėtyre viseve, tė cilėt kanė tashmė pėrfaqėsuesit e vet politikė tė inkuadruar nėpėr institucione gjithnjė e mė demokratike nė vendet e tyre. Ama, nuk lejohet qė pėr problemet e tyre Shqipėria tė shprehet diplomatikisht me tė njėjtėn distancė siē shprehet pėr problemet e Kashmirit apo tė Eritresė. Sepse, pėr t’u kthyer edhe njė herė te dokumenti i Strategjisė sė Sigurimit tė Republikės sė Shqipėrisė, tė paktėn interesat e saj shtetėrore, pėr shkak tė kufirit tė pėrbashkėt me kėto vise, e kėrkojnė njė ndjeshmėri mė tė madhe, domethėnė njė vramendje mė serioze. Pikėrisht kjo vramendje mungon nė kokat qė drejtojnė shtetin tonė, sepse mungon qoftė ndjeshmėria si shqiptarė ndaj fatit tė tyre, qoftė ndjeshmėria si shtetarė ndaj interesave tė shtetit tė cilin rasti apo fati ua solli ta drejtojnė nė kėtė periudhė. Si pasojė Drashkoviēi u largua nga Shqipėria me humor tė pėrmirėsuar dhe ishte krejt nė tė drejtėn e vet tė deklaronte se kishte kryer njė vizitė historike. Nė zyrat ku ishte pritur nė Tiranė ai kishte gjetur pothuajse njė aleat pėr sa i pėrket tė ardhmes sė Kosovės.

 
------------------------------------
 

27/12/2004 http://www.shekulli.com.al/


Pamje pas tėrmetit qė shkaktoi mbi 9 mijė tė vdekur nė disa shtete tė Azisė

Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, nė pėrfundim tė metodikės, qė do tė pėrcaktojė vlerėn e tokės

Pronat, kompensimi nis nė prill

Sinaj: Nė janar dėrgojmė nė Kuvend, metodikėn, e cila do tė miratohet pėr tre muaj

Darina Tanushi

TIRANĖ – Kompensimi pėr tė gjithė ish-pronarėt mund tė fillojė nė muajin prill tė vitit 2005. Kėtė parashikim ka bėrė dje, gjatė njė prononcimi pėr “Shekulli”-n kryetari i Komitetit Shtetėror pėr Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish -pronarėve, Sokrat Sinaj. I pyetur nė lidhje me pėrcaktimin e metodikės qė do tė pėrcaktojė vlerėn e tokės, e cila do tė pėrdoret pėr kompensim, Sinaj u shpreh se tashmė diskutimi ėshtė nė fazėn pėrfundimtare nga Komiteti i ri i Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave. Sinaj ka shpjeguar se pėr tė arritur nė kėtė metodikė, e cila ėshtė shumė e rėndėsishme, pasi mbi kėtė bazė do tė pėrcaktohen edhe kriteret e kompensimit, ėshtė dashur njė konsultim me praktikat ndėrkombėtare bashkėkohore si dhe ato tė vendit, e cila ekziston pėr toka tė natyrave tė ndryshme. Sipas Sinajt, parashikohet qė nga janari, metodika tė miratohet nė Komitetin e ri tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave dhe po nė kėtė muaj, ai tė dėrgohet nė Parlament. Ndėrkohė Sinaj parashikon qė, megjithė kalimin nėpėr komisionet e Parlamentit, diskutimi dhe miratimi i metodikės tė dojė gati tre muaj. Dhe mė pas, thotė ai, nėse gjithēka ecėn sipas kėtyre parashikimeve, pra qė metodika tė miratohet nė Parlament brenda tre mujorit tė parė tė vitit qė po vjen, atėherė mendohet qė kompensimi si fizik ashtu edhe nė para, tė fillojė nė muajin prill. Ai ka bėrė tė ditur se qeveria tashmė ka miratuar fondin prej 2 milionė dollarėsh, i cili do tė pėrdoret pėr ata qė do tė kompensohen me para. Puna pėr pėrgatitjen e metodikės, nė fakt u shty mė shumė, pas zgjedhjeve tė reja nė kėtė komitet. Projekt-metodika, ashtu siē ndodhi edhe me studimin pėr pėrcaktimin e sipėrfaqeve tė lira tė tokės, pritet qė fillimisht t’i shkojė qeverisė, pra t’i prezantohet kryeministrit Fatos Nano e mė pas nė Parlament. Pak kohė mė parė, kreu i KSHKKP-sė Sokrat Sina, ka marrė mbėshtetjen e kryetarit tė Kuvendit Servet Pėllumbi. “Ne ju mbėshtesim nė punėn tuaj si strukturė e re nė ēdo hap qė hidhni, pasi kthimi dhe kompensimi i pronave sipas ligjit tė miratuar nga Kuvendi, ka njė ndikim tė madh nė jetėn sociale tė vendit. Nuk do t’ju mungojė mbėshtetja pėr zbatimin e dispozitave ligjore edhe nga ata qė votuan kundėr ligjit”, - ka thėnė Pėllumbi. Nga ana e tij, edhe kryetari i komisionit parlamentar tė Ekonomisė, Ylli Bufi ka deklaruar se nė janar komisioni do tė punojė me procedura tė pėrshpejtuara pėr tė miratuar studimin mbi vlerėn e tokės. Nga studimi i bėrė nga komiteti rezultoi se 134 952 hektarė tokė ėshtė e lirė pėr t’u dhėnė pronarėve. Sinaj ka deklaruar se shifrat e tokave tė lira nė vendin tonė, tė gatshme pėr t’ua dhėnė nė formė kompensimi kategorisė sė ish-pronarėve, do tė rishikohen, duke shqyrtuar edhe situatėn aktuale nė tė cilėn ato ndodhen. Kėshtu pas kėsaj deklarate, por dhe pas pretendimeve tė ish-pronarėve, pritet qė tė ketė njė rishikim tjetėr, edhe tė hektarėve tė tokave tė lira, nėse ato janė vėrtet aq sa u deklaruan nė verėn e kėtij viti nga komiteti i vjetėr, apo aq sa pretendojnė ish-pronarėt, sipas tė cilėve ka mė pak hektarė tokė tė lirė.