28/03/2004 http://www.korrieri.com/

Legalistet: Tabela ne shqip edhe per shqiptaret ne Greqi
Partia "Levizja e Legalitetit" ka shprehur shqetesim, lidhur me zhvillimet e fundit ne vend ne raport fqinjet. Nenkryetari i PLL Murat Basha, ka deklaruar dje se vizita e Nikolas Gejxh ne Sarande, sulmet e koordinuara te Lobit shovinist grek ne SHBA dhe te Koshtunices ne Beograd, u kurorezuan se fundi me etiketimet dhe fajesimet ne adrese te shqiptareve te Kosoves, dhe me vendosjen e tabelave ne gjuhen greke ne Jug te vendit. "Ne vazhden e synimeve per ta bere Shqiperine shtet shumeetnik, ka gjasa qe tabelat ne gjuhen e minoriteteve qe banojne ne Shqiperi, te kerkohet te vendosen ne te gjitha rruget e vendit. PLL, ne sensin e reciprocitetit ne marredheniet ndershteterore, per faktin se ne Greqi banojne mbi 4 milione arvanitas autoktone shqipfoles dhe 600 mije emigrante ekonomike, si dhe duke llogaritur 400 mije camet qe do te kthehen ne vatrat e tyre amtare ne baze te te drejtave nderkombetare, do te kerkoje me insistim qe ne te gjithe Greqine te vendosen tabelat e qarkullimit rrugor, edhe ne gjuhen shqipe", ka deklaruar Basha. Sipas tij, PLL u kerkon autoriteteve shteterore shqiptare qe, para se te mendojne per te filluar regjistrimin e nxenesve minoritare greke ne Kukes dhe Malesi te Madhe, te fillojne presionin ndaj shtetit grek per hapjen e shkollave ku te mesohet ne shqip per shqiptaret dhe shqipfolesit qe banojne ne Greqi. PLL, sipas tij, konsideron se marredheniet e fqinjesise se mire mund te jetesohen vetem nese ekziston vullnet reciprok per permbushjen e standarteve nderkombetare ne aspektin e trajtimit dhe njohjes te te drejtave te minoriteteve, ne drejtim te te cilave Greqia akoma nuk ka deshmuar kurrfare vullneti politik, dhe per kete flet me se miri ceshtja e pazgjidhur Came.
 
A.M

--------------------------------------------------------------------------------
28 Mars 2004 KOHA JONE http://www.kohajone.com/

PLL: SHQIPERIA TE REAGOJE PER CAMET

Partia Levizja e Legalitetit u kerkon autoriteteve shteterore shqiptare te fillojne presionin ndaj shtetit grek per hapjen e shkollave, ku te mesohet ne shqip per shqiptaret dhe shqipfolesit qe banojne ne Greqi. Ne deklaraten e djeshme te kesaj force politike opozitare shprehu shqetesimin e saj lidhur me zhvillimet e fundit ne raport me fqinjet. "Vizita e Nikolas Gejxhit ne Sarande, sulmet e koordinuara te Lobit shovinist grek ne SHBA dhe Koshtunices ne Beograd, u kurorezuan se fundi me etiketimet dhe fajesimet ne adrese te shqiptareve te Kosoves, dhe me vendosjen e tabelave ne gjuhen greke ne Jug te vendit", u shpreh dje nenkryetari Murat, Basha. PLL, ne sensin e reciprocitetit ne marredheniet ndershteterore, per faktin se ne Greqi banojne mbi 4 milione arvanitas autoktone shqipfoles dhe 600 mije emigrante ekonomike, si dhe duke llogaritur 400 mije camet qe do te kthehen ne vatrat e tyre amtare ne baze te te drejtave nderkombetare, do te kerkoje me insistim qe ne te gjithe Greqine te vendosen tabelat e qarkullimit rrugor edhe ne gjuhen shqipe. Legalistet ne kete menyre u kane kerkuar autoriteteve shteterore shqiptare qe, para se te mendojne per te filluar regjistrimin e nxenesve minoritare greke ne Kukes dhe Malesi te Madhe, te fillojne presionin ndaj shtetit grek per hapjen e shkollave ku te mesohet ne shqip per shqiptaret dhe shqipfolesit qe banojne ne Greqi. Sipas legalisteve marredheniet e fqinjesise se mire mund te jetesohen vetem nese ekziston vullnet reciprok per permbushjen e standardeve nderkombetare ne aspektin e trajtimit dhe njohjes se te drejtave te minoriteteve, "ne drejtim te te cilave Greqia akoma nuk ka deshmuar kurrfare vullneti politik, dhe per kete flet me se miri ceshtja e pazgjidhur came".

TABELAT GREKE, PRESION GREQISE PER CAMET

Ja cfare kerkojne minoritetet ende nga shteti shqiptar:

- Evidentimin e sakte te pranise se minoriteteve ne Shqiperi

pasi sipas tyre deri tani eshte abuzuar me shifrat mbi ta

- Percaktimin e perberjes fetare dhe shperndarjes demografike

sic eshte bere ne Jugosllavi gjate vitit te kaluar

- Hapja e shkollave ku te mesohet ne gjuhen amtare te tyre, jo vetem per minoritetin grek por edhe per romet e vllehet.

- Hartimi nga shteti shqiptar i teksteve ne gjuhen e tyre amtare, me te cilat do te mesojne ne shkolla femijet minoritare

- Zhvillimi i seancave gjyqesore ne gjuhen e minoritetit perkates

ne zonat minoritare dhe per personat minoritare

- Perdorimi i gjuhes amtare ne nivel lokal, behet fjale per komunat dhe bashkite, gje qe nuk eshte realizuar deri tani etj.

Eglantina Nasi

Shqiperia nuk duhet t'i mburret Greqise se vuri tabela ne gjuhen greke ne jug te vendit per te kerkuar prej saj kthimin e pronave te popullsise came. Ky eshte opinioni i deputeteve shqiptare pas miratimit ne Kuvend te ligjit per sinjalistiken rrugore, ne te cilin parashikohet vendosja e tabelave ne gjuhet amtare per krahinat ku jetojne minoritare. Ai vjen menjehere pas reagimit te legalisteve, sipas te cileve zhvillimet e fundit ne lidhje me greket u kurorezuan me vendosjen e tabelave ne gjuhen greke ne jug te vendit. "Ne vazhden e synimeve per ta bere Shqiperine shtet multietnik, ka gjasa qe tabelat ne gjuhen e minoriteteve qe banojne ne Shqiperi, te kerkohet te vendosen ne te gjitha rruget e vendit" pohoi dje nenkryetari i PLL-se Murat Basha. Por kete pohim te tij e ka kundershtuar deputeti i PBDNJ-se Ligoraq Karamelo. Sipas tij, shteti shqiptar duke miratuar kete ligj ka permbushur nje nga kushtet per respektimin e minoriteteve, i cili ben pjese ne Konventen e Gjeneves. "Nuk mund te kete nje paralelizem me kete ceshtje. Ajo qe shqiptaret po aplikojne eshte fakti i zbatimit te rekomandimit te Konventes Kuader te Minoriteteve ne disa nene trajtohen hapur edhe problemet e tabelave te rrugeve ne te dyja gjuhet dhe ne gjuhen e minoriteteve greke dhe maqedonase" tha me tej Karamelo.

Ceshtja came, nuk ka lidhje me tabelat greke

Nga ana tjeter, ne deklaraten e legalisteve thuhet se Greqia nuk po tregon te njejtin vullnet si Shqiperia lidhur me respektimin e minoriteteve. "Kete e tregon ceshtja e pazgjidhur came. Shteti shqiptar duhet te ushtroje presion per te kerkuar hapjen e shkollave shqipe ne Greqi ty ku jetojne shqiptaret" thuhet me tej ne deklaraten e legalisteve. Por ngritjen e nje paralelizimi te tille e kundershtoi dje per "KJ" deputeti Karamelo. "Ne do ta mbeshtesim zgjidhjen e ceshtjes came se kjo eshte nje e drejte e ligjshme. Ata duhet te kompesohen nga qeveria greke. Por ne nuk mund te veme perballe saj se cfare kemi bere ne per minoritetin grek ne Shqiperi, pasi ne fund te fundit kemi respektuar te drejtat e njeriut" pohoi ai. Te njejtin fakt ka pohuar edhe anetari i komisionit parlamentar per te Drejtat e Njeriut, Pjeter Arbnori. "Ligji per sinjalistiken rrugore permbante nje rekomandim per qeverine shqiptare i cili duhej te merrej parasysh lidhur me respektimin e te drejtave te minoriteteve ne vendin tone. Persa i perket problemit te cameve, ai eshte shtruar per zgjidhje dhe ne jemi shprehur dakord. Nje gje e tille mund te zgjidhet vetem me rruge diplomatike" deklaroi deputeti i PD-se Arbnori. Sipas tij, parlamenti shqiptar ne fakt ka zbatuar vetem dicka ligjore e cila permbahet ne konventat nderkombetare. Kjo sipas Arbnorit, nuk ka lidhje me kerkesen per zgjidhjen e ceshtjes came. "Shqiperia gjate gjithe kohes ka bere c'eshte e mundur per te respektuar minoritetet dhe vendosja e tabelave ne gjuhen e tyre nuk duhet te keqperdoret. Qeveria i ka plotesuar keto gjera dhe tani pritet edhe vullneti i pales tjeter per plotesimin e tyre, nuk mund ta kushtezosh ate me cfare ne kemi bere deri tani" deklaroi deputeti Arbnori.

--------------------------------------------------------------------------------

http://www.shekulli.com.al/

PLL: Shkolla shqipe nė Greqi

N.Perndoj

TIRANE - Legalistėt kėrkojnė hapjen e shkollave shqipe nė Greqi, nė vendet ku banojnė shqiptarėt. Nėnkryetari i PLL-sė, Murat Basha deklaroi dje se qeveria shqiptare duhet t’i bėjė presion qeverisė greke pėr hapjen e kėtyre shkollave. “PLL u kėrkon autoriteteve shtetėrore shqiptare qė, para se tė mendojnė pėr tė filluar regjistrimin e nxėnėsve minoritarė grekė nė Kukės dhe Malėsi tė Madhe, tė fillojnė presionin ndaj shtetit grek pėr hapjen e shkollave ku tė mėsohet nė shqip pėr shqiptarėt dhe shqipfolėsit qė banojnė nė Greqi. PLL konsideron se marrėdhėniet e fqinjėsisė sė mirė mund tė jetėsohen vetėm nėse ekziston vullnet reciprok pėr pėrmbushjen e standardeve ndėrkombėtare nė aspektin e trajtimit dhe njohjes tė tė drejtave tė minoriteteve, nė drejtim tė tė cilave Greqia akoma nuk ka dėshmuar kurrfarė vullneti politik, dhe pėr kėtė flet mė sė miri ēėshtja e pazgjidhur ēame”, -tha ai. Legalistėt kėrkojnė gjithashtu qė nė Greqi tė vendosen edhe tabela tė qarkullimit rrugor nė gjuhėn shqipe. “PLL, nė sensin e reciprocitetit nė marrėdhėniet ndėrshtetėrore, pėr faktin se nė Greqi banojnė mbi 4 milionė arvanitas autoktonė shqipfolės dhe 600 mijė emigrantė ekonomikė, si dhe duke llogaritur 400 mijė ēamėt qė do tė kthehen nė vatrat e tyre amtare nė bazė tė tė drejtave ndėrkombėtare - do tė kėrkojė me insistim qė nė tė gjithė Greqinė tė vendosen tabelat e qarkullimit rrugor edhe nė gjuhėn shqipe”, -tha Basha.

--------------------------------------------------------------------------------

http://www.gazeta55.com/

Policia keqtrajton militantin legalist Qamil Karafili

TIRANE: Pas mitingut madhėshtor tė opozitės, policia shqiptare, me urdher tė Igli Toskės, nisi "gjuetinė e shtrigave", pėr pjesemarrėsit mė aktivė tė kėsaj proteste, duke dhunuar shtėpite e tyre. Njė nga familjet qė pėsoi dhunėn ēnjerėzore tė krimineleve me uniformė, ka qenė edhe familja e Qamil Karafilit, njeri prej aktivistėve legalistė, qė nė fillimin e proceseve demokratike, pas viteve 90. Por, vetėm pse ėshtė aktivizuar me tė djathtėn nė Shqiperi, Karafili ėshtė dėnuar dy herė nga regjimi komunist i Tiranės, i instaluar qė nga marrja e pushtetit, nėpėrmjet revolucionit te vitit 1997.Qamil Karafili, 48 vjeē nga Vlora, ishte vėzhgues i tė djathtės nė qendrėn e votimit numer 93, gjatė votimeve tė qershorit 2001. Por, nė pėrfundim tė procesit tė votimit, anetarėt komunistė tė komisionit rrėmbejnė kutinė e votimit dhe "pas kuintave", nisin pėrpunimin e rezultateve, duke nxjerrė fitues kandidatin socialist. Por rezultatet u manipuluan nė atė shkallė, saqė Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) denoncoi nė prokurori votimet nė kėtė zonė. Dhe prokuroria, nė vend qė tė prangoste aktoret e vėrtetė tė kėsaj katrahure, hetoi dhe akuzoi pikerisht vėzhguesin Qamil Karafili, me akuzėn qesharake "moskallėzim krimi". Kėtė loje tė prokurorisė e miratoi edhe gjykata, duke e dėnuar Karafilin me njė vit paraburgim. Pa llogaritur keqtrajtimet nė qelitė e burgut, kushtet e tė cilave i ka dėnuar edhe Keshilli i Evropes nė njė raport tė fundit. Denimi i Karafilit ėshtė shoqeruar me reagime tė forta tė Partisė "Levizja e Legalitetit", presioni i tė ciles dhe mungesa e provave, ka detyruar autoritetet qė tė lirojne Karafilin. Me pėrfundimin e zgjedhjeve lokale tė 12 tetorit 2003 dhe me fillimin e lėvizjes tė sė djathtės, shteti policor shqiptar, nisi sėrish arrestimet dhe hetimet pėr eksponentet e djathtė. Duke rishikuar ēėshtjen "Karafili", me njė gjyq tė sajuar nė mungese dhe, duke mos respektuar tė drejtat kushtetuese tė mbrojtjes (Karafili ėshtė mbrojtur me njė avokat tė caktuar nga gjykata, me tė cilin ai nuk ka komunikuar asnjėherė), 48‑vjeēari ėshtė dėnuar nė fund tė tetorit 2003, me 5 vjet heqje lirie. Me kėtė vendim gjyqesor nė dore dhe me fillimin e lėvizjes qytetare "Nano, ik!", policia ka ushtruar disa herė kontroll nė shtėpinė e Qemal Karafilit, pėr ta arrestuar, duke terrorizuar gruan dhe fėmijet.  

 

Ēamėria, objekt i njė arbitrazhi ndėrkombėtar

Deputetė tė opozitės kėrkojnė juristė ndėrkombėtarė, pėr tė detyruar qeverinė greke qė tė ulet nė bisedime pėr rregullimin e kėsaj ēėshtjeje, kryesisht pėr kthimin e pronave tė grabitura nga qeveria e Athinės Shtyhet pėr seancėn e ardhshme shqyrtimi dhe diskutimi nė parlament, i rezolutės tė ēėshtjes ēame. Ndėrsa deputetėt opozitarė kanė kėrkuar qė kjo ēėshtje tė shqyrtohet sa mė parė nga parlamenti, pasi kanė kaluar 10 ditė qėkur kjo ēėshtje duhet tė diskutohej nė parlament. Kryetari i Partisė Republikane, Fatmir Mediu, ka theksuar faktin pėr bashkėpunim me juristė ndėrkombėtarė, pėr tė arritur njė pėrqasje sa mė tė drejtė pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje.Ndėrkohė qė, ēėshtja ka shkuar sėrish pėr shqyrtim nė komisionin parlamentar tė Marrėdhėnieve me Jashtė. Ndėrsa anėtari i kryesisė sė shoqėrisė "Ēamėria", Ahmet Mehmeti, lidhur me rrjedhėn e eksodit tė ēamėve nga Greqia, shprehet se "rezoluta qė pritet tė miratohet nė parlament, do tė jetė hapi i parė zyrtar qė do tė bėjė shteti shqiptar, pėr tė normalizuar marrėdhėniet shqiptaro-greke, sepse dihet, kur Greqia mban formalisht njė tė luftės, nuk mund tė flitet pėr njė zgjidhje tė ēėshtjes sonė".  Ndėrkohė qė presin njė zgjidhje nga parlamenti shqiptar, ēamėt kanė zhvilluar njė sėrė protestash para godinave tė Kuvendit dhe tė parlamentit, pėr tė ndėrgjegjėsuar deputetėt pėr mė tepėr interes ndaj kėsaj ēėshtjeje kaq delikate.Ndėrsa deputetėt do tė intensifikojnė takimet dhe me pėrfaqėsuesit tė kėsaj shoqėrie qė, mė pas, kjo ēėshtje tė kalojė nė parlament javėn qė vjen, pasi tė jetė marrė dhe konsulenca e juristėve ndėrkombėtarė.

 

 

© 2003 Gazeta Panorama

 
Faqe 5 - Politikė

28Mars 2004

Ekspertėt e huaj i kėshillojnė qeverisė shqiptare tė tregojė tė vėrtetėn e projekteve

 
Pėrse nuk aprovohet ligji pėr pronat

Opozita, amandamente pėr qiratė e banesave dhe zonat turistike

 

Elisabeta Ilnica

Kėshilltarėt e huaj pranė Kuvendit, kanė porositur edhe njėherė mazhorancėn qė tė gjejė kurajon pėr t’u thėnė shqiptarėve tė vėrtetėn mbi ēėshtjen e pronave.

Ata kanė sugjeruar qė qeveria t’u kėrkojė falje shqiptarėve, pasi nuk mund tė kthehet 100 pėr qind e pronės, aq mė tepėr kur bėhet fjalė nė bregdet. Ndėrkohė, privimi i sė drejtės sė pronės pėr shumė kohė, do tė vijojė edhe pėr shkak se ende nuk ėshtė pėrcaktuar ēmimi real i tokės. Po kėshtu, njė numėr i pafund i proceseve gjyqėsore tė zvarritura ndėr vite, bėjnė edhe mė tė vėshtirė procesin e kthimit tė pronės.

Ku kanė “ngecur” pronat
Aktualisht dhe zyrtarisht, pronat tashmė janė “peng” i Komisionit tė Ligjeve. Edhe pse ky komision duhet t’u ishte rikthyer javės qė kaloi disa neneve tė projektligjit pėr kthimin dhe kompensimin e pronave, kjo nuk ndodhi duke vonuar kėsisoj edhe votimin nė parlament. Megjithatė, rikthimi i debatit nė Komisionin e Ligjeve, kėsaj here ka gjetur tė pregatitur opozitėn, e cila do tė propozojė amendamente tė reja. Sipas nėnkryetarit tė kėtij komisioni, Fatos Beja, kėto amendamente kanė tė bėjnė me kompensimin e pronave turistike nė zonat bregdetare dhe banesat e marra me qira nga persona tė tretė.

Zonat turistike
Opozita kundėrshton nenin e projektligjit tė OSBE-sė pėr zonat turistike, i cili parashikon qė ato t’i lihen shtetit me argumentin se ai do t’i shfrytėzojė mė mirė. “Unė do tė prozoj nė komision, qė zonat turistike, tė lira, t’i jepen tė zotit. Ndėrsa, nėse nė to janė ndėrtuar biznese, qė kanė lidhur kontratė 25-vjeēare me shtetin, kontrata t’i kalojė pronarit tė ligjshėm dhe qiranė qė ndėrtuesi i paguan shtetit, ta marrė pronari”, tha demokrati Beja. Sipas tij, kjo alternativė do t’iu kthente tokat pronarėve nė bregdet. Nėnkryetari i Ligjeve thekson faktin se, “janė dhėnė leje pėr ndėrtimin e fshatrave turistikė, edhe pse trualli e ka njė zot, kėshtu qė pėrfitimet duhet t’i marrė ai sė bashku me kontratėn”.

Banesat
Opozita do tė kėrkojė nė mbledhjen e ardhshme tė komisionit, ndryshime nė nenin pėr banesat. Alternativa e tyre ėshtė qė, “ligji, pasi iu kthen banesat ish-pronarėve, siguron me qira dyvjeēare personat qė e kishin zėnė atė deri nė gjetjen e njė shtėpie tjetėr. Sipas Bejės, shteti nuk ka pse tė paguajė qiranė, nėse personat qė kishin zėnė banesėn, kanė tė ardhura tė mjaftueshme pėr tė paguar qiranė e banesės tjetėr. Por shteti duhet tė ndėrhyjė vetėm pėr ato familje, tė cilat nuk kanė tė ardhura pėr ta paguar, apo qiraja e shtėpisė ėshtė 25% mė shumė se tė ardhurat e tyre”.

Propozimet e reja tė PD-sė

  • Tė ndryshojė neni pėr zonat turistike
  • Zonat nė bregdet tė lira t’u rikthehen pronarėve tė ligjshėm
  • Ato qė janė zėnė nga biznese tė ndryshme, ata t’ia paguajnė qiranė pronarėve dhe kontrata e dhėnies me qira tė truallit, tė kalojė nga shteti te pronari
  • Shteti tė mos paguajė qiranė e banesave pėr familjet qė do tė t’ua rikthejnė banesėn pronarėve, nėse ato kanė tė ardhura tė mjaftueshme
  • Nėse prona e pronarit tė ligjshėm do tė merret pėr pronė publike nga shteti, nė kompensim tė mos mbahet tatimi

 
Faqe 7 - Aktualitet

28Mars 2004

 
rrėshqitja e tokės

DURRES/ Tre katet e para tė pallatit bllokohen nga tė gjitha anėt. Prefektura nė alarm

pallati nė rrezik

Prag tragjedie te Vila e Zogut

Rrėshqet kodra, dherat hyjnė deri nė dhomat e gjumit

 
 

 

DURRES

Njė masiv gjigand dheu dhe balte ėshtė shkėputur mėngjesin e djeshėm nga Kodra e Vilės nė Durrės dhe ka pėrfunduar brenda nė dhomat e apartamenteve tė katit tė parė tė pallatit qė gjendet rrėzė saj.

Pjesėtarėt e tre familjeve, sapo janė gdhirė e kanė parė veten mes baltės dhe ujit. Pallati trekatėsh gjendet i ndėrtuar afro 100 metra poshtė murit tė kalasė sė vjetėr tė qytetit. Ndonėse pallati ėshtė ndėrtuar prej shumė vitesh, kjo nuk i kishte ndodhur mė parė. Dheu dhe balta janė futur nė shtėpitė e pambrojtura rreth orės 07.30, ndėrsa tre apartamentet e katit tė parė, qė kanė edhe dritare nga faqja e kodrės janė pėrmbytur plotėsisht. Vasil Arbaēi, i zoti i njė prej apartamenteve tė pėrmbytura thotė se “balta dhe dheu rrėshqisnin ngadalė dhe ne patėm kohė tė dilnim”. Por, ata pėrsėri kanė mbetur tė izoluar nė dhomat e tjera, pasi balta kishte zėnė edhe shkallėt e pallatit. Pėr njerėzit e izoluar, ato pak minuta qė ata qėndruan tė mbyllur, u janė dukur orė tė tėra. Ardhja e uniformave blu dhe zjarrfikėsve bėnė tė mundur qė tė paktėn njerėzit tė arrinin tė dilnin. Njė numėr i madh policėsh dhe zjarrfikėsish kanė vėrshuar pranė pallatit nė rrėzė tė kodrės nė lagjen 1 tė qytetit. Me anė tė shkallėve dhe mjeteve tė tjera, duke pėrdorur dritaret e lira, tė gjithė njerėzit kanė dalė jashtė. “Pasi u qetėsuam dhe pamė se askush nuk ishte vrarė apo plagosur, ne filluam tė shikonim pėr tė nxjerrė jashtė orenditė e shtėpive”, thotė njė grua. Me lopata e fshesa nė duar, gratė kanė hequr dheun dhe baltėn nga shtėpitė e tyre. Ndėrkohė, njėra prej dhomave tė banesės sė Vasil Arbaēit ishte plotėsisht e izoluar. Ajo ishte e mbushur me baltė deri nė lartėsinė 2 metra dhe dera nuk hapej. Nga jashtė pallatit dukej qartė masivi i dheut qė kishte rrėshqitur, qė nga maja e kodrės deri nė dritaret e katit tė parė tė pallatit. Tre familjeve tė katit tė parė do t’u duhet tė gjejnė njė strehim alternativ tė pėrkohshėm derisa gjendja tė normalizohet. Ndėrkohė, pėrfaqėsues tė pushtetit vendor kanė qenė qė nė mėngjes nė vendngjarje. Prefektja Ingrid Shuli dhe Lefter Koka, kryetari i Bashkisė sė Durrėsit, shprehėn keqardhjen pėr dėmin e shkaktuar nga rrėshqitja e masivit tė dheut dhe baltės. Kryebashkiaku Koka tha se, “i gjithė fondi i emergjencave civile tė bashkisė do tė vihej nė dispozicion tė banorėve dhe tė zgjidhjes sė situatės sė krijuar”.

 

Banori: Shkaku janė ndėrtimet pa kriter

Qamil Demiri ėshtė njė ndėr banorėt mė tė vjetėr tė pallatit. Familja e tij ka banuar kėtu qė prej vitit 1948 bashkė me shtatė tė tjera. Por, dhe pse kanė kaluar 50 vjet, ai thotė se kjo gjė nuk ka ndodhur mė parė.

Si arritėt tė dilnit?
Ne nuk dilnim dot. Dheu kishte bllokuar dyert. Pasi u dha alarmi, mbėrriti policia dhe zjarrfikėsit. Ishin ata qė na nxorrėn. Zjarrfikėsit vendosėn disa shkallė nėpėr dritare dhe ballkonė qė ne arritėm tė dilnim. Dyert nuk mund tė hapeneshin, pasi dheu ushtronte presion mbi to nga ana tjetėr.

Si mendoni ju, cili ėshtė shkaku i kėsaj situate?
Kam njė jetė nė kėtė shtėpi, nė kėtė pallat. Gjithmonė ka rėnė shi, por kurrė nuk ka rrėshqitur dheu. Jam i bindur, nuk ėshtė shiu shkak i kėsaj qė ndodhi sot. Siē e thashė, para disa muajsh, pati njė rrėshqitje tė parė. Ishte e vogėl, ne e larguam vetė dheun. Ata ndaluan derdhjen e dherave dhe tė ujėrave nė faqen e kodrės nga ndėrtuesit qė po ngrenė objektet nė majė tė saj. Gjendja u pėrmirėsua, por tani ata kanė pak kohė qė pėrsėri i bien shkurt dhe derdhin ujėrat poshtė kodrės.

 

Tė dhėna

  • 3 kate Numri i kateve qė ka pallati i pėrmbytur nga dherat
  • 50 vjet Periudha qė nga koha e ndėrtimit tė pallatit nė Kodėr Vilė
  • 2 metėr Sasia e dherave tė grumbulluara nė katin e parė tė ndėrtesės
  • 20 milionė lekė Shuma e fondit tė caktuar nga Bashkia e Durrėsit pėr pėrballimin e situatės

 

PRECEDENTI

Jo mė larg se njė muaj mė parė, fatin e keq tė pallatit tė djeshėm e pati banesa e Mustafa Llavanjit, e cila ndodhej nė kėmbėt e Kodėr Vilės. Megjithėse familjarėt u evakuan, plani pėr rregullimin e gjendjes nuk ishte realizuar, pasi pritej ndėrprerja e shirave. Por, dje, situata te banesa e Llavanjit ishte pėrkeqėsuar. Dherat kishin vazhduar duke rrėshqitur dhe kishin zėnė edhe portėn hyrėse tė oborrit tė shtėpisė. Pushtetarėt vendorė ishin edhe atje pėr tė parė avancimin e dhuet, por u shprehėn se, pas pak javėsh, me kalimin e stinės sė shirave, “do