E Merkure, 28 Prill 2004 http://www.kohajone.com/

ISH-TE DENUARIT EKONOMIKE, KERKOJNE KTHIM TE PRONAVE


Te njejtin qendrim kane mbajtur edhe ish te denuarit ekonomike gjate
regjimit diktatorial. Te cilesuar si kulake gjate sistemit totalitar kjo
shtrese ne ndryshim nga bashkevuajtesit e tjere politike, ka dale me nje
liste konkrete kerkesash, ku terhiqet vemendja e qeverise jo vetem per
demshperblimin e viteve te burgut por edhe te rikthmit te pronave, te
konfiskuara qe ne vitin '45. Kryetari i kesaj shoqate, Adil Musai, gjate nje
prononcimi te tij per "KJ" i beri thirrje qeverise per me shume vemendje
ndaj kesaj shtrese, qe jo vetem ka vuajtuar neper burgje por dhe ka humbur
pronat e pasurine e vet nen sistemin komunist. Ne emer te ish kulakeve, ai
kerkoi zgjidhjen e kerkesave te tyre qe sipas tij shtyheshin me qellim per
ta cuar kete ceshtje drejt nje vellavrasjeje te mundshme, sic preferoi ta
cilesonte. Ne fjalen e tij ai theksoi se lenia ne doren e gjithsecilit nga
ana e ekzekutivit per te zgjidhur konfliktet e pronesise, ishte arsyeja qe
te conte ne kete perfundim. Per t'i dhene fund fjales se tij, Musai sugjeroi
largimin e menjehershem te mazhorances socialiste nga pushteti, qe sipas tij
eshte bere pengesa kryesore e realizimit te kerkesave ekonomike te kesaj
shtrese dyfish te pervuajtur. Gjithashtu pritet qe shume shpejt ish te
burgosurit politike, te inkuadruar ne tri shoqata legale t'i shtrijne doren
njeri-tjetrit per t'u bashkuar ne nje Union Politik te perbashket. Se pari,
thirrjen per krijim e ketij unioni e beri Kurt Kola, sugjerim qe duket se ka
gjetur perkrahjen e ketyre tri shoqatave homologe. Duke qene se ish te
denuarit e regjimit totalitar nuk kane nje subjekt politik me vete mendohet
qe nepermjet ketij bashkimi ata te kene nje perfaqesi te vetme, e cila do te
negocioje me forumet zyrtare per kerkesat e tyre.



 © 2003 Gazeta Panorama http://www.panorama.com.al/



Faqe 6 - Politikė
28Prill 2004

intervista


"Nė vend ka akoma probleme me shtetin ligjor, apo me minoritetet. Ka
probleme shumė tė mėdha me korrupsionin dhe me krimin. Pra nė vend ka akoma
kaq shumė gjėra pėr tė bėrė, para se Shqipėria jo tė startojė, por tė
fillojė tė mendojė pėr negociatat pėr anėtarėsim"


Drejtori i Qendrės pėr Politika Evropiane, Frejzėr Kamerun, "shtyn" afatin e
integrimit


"Shqipėria nė Evropė nė 2020"
Ka munguar vullneti pėr tė kryer reformat e duhura


Nga korrespondenti ynė nė Bruksel, Ernest Bunguri

Me ritmin e deritanishėm, Shqipėria mund tė integrohet nė BE nė vitin 2020.
Kjo ėshtė deklarata e Frejzėr Kamerun, Drejtor i Studimeve pėr Qendrėn e
Politikave Evropiane me seli nė Bruksel, qendėr kjo qė realizon studime dhe
analiza pėr proēesin e integrimit Evropian.

Frejzėr Kamerun, Drejtori i studimeve tė Qendrės tė Politikave Evropiane,
para njė jave, nė njė seminar tė mbajtur nė Finlandė nė kuadėr tė zgjerimit
tė Bashkimit Evropian me 10 vende tė reja, ka folur edhe pėr datat e
zgjerimeve tė mėtejshmė tė BE-sė. Qendra e Politikave Evropiane, qendėr e
pavarur kėrkimi dhe studimi qė mbledh specialistėt mė me eksperiencė tė
Evropės tė Bashkuar, po pregatit njė raport pėr kufinjtė pėrfundimtarė tė
familjes evropiane. Para funksionit tė tanishėm, Frejzėr Kamerun ka punuar
nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė marėdhėnieve me jashtė pranė Komisionit
Evropian, pėr ēėshtjet e zgjerimit. I bazuar kryesisht ne eksperiancėn e
afrimit tė dhjetė vendeve qė integrohen nė BE me 1 maj, sipas tij, Kroacia
mund tė futet nė BE nė vitin 2009, Maqedonia nė 2012-tėn, dhe Shqipėria,
Unioni Serbi-Mal i Zi, Kosova dhe Bosnja nė vitin 2020.

Bėhet fjalė pėr njė analizė personale, e cila i paraprin raportit qė do tė
publikohet nė javėt e ardhshme, dhe kjo pasi sipas Kamerun kufinjtė e
Evropės janė njė ēėshtje me interes tė madh pėr qytetarėt e 25 vendeve
anėtare pas zgjerimit, por edhe pėr qytetarėt dhe politikanėt e vendeve qė
mund tė integrohen nė BE nė tė ardhmen.

Zoti Kamerun, sipas jush, Kroacia mund tė integrohet nė vitin 2009,
Maqedonia nė 2012-tėn, po vendet e tjera?
Pėr vendet e tjera  ka shumė mundėsi tė zgjasė mė shumė, madje mund tė bėhet
fjalė pėr vitin 2020. Nė fillim, pėr BE-nė do tė jetė e vėshtirė tretja e
zgjerimit tė tanishėm, lėvizja nga 15 nė 25 vende anėtare ėshtė njė kėrcim
shumė i madh, qė do tė ndiqet nga njė lloj lodhje pas zgjerimit. Pas kėsaj
duhet pėrballuar dallga tjetėr, qė vjen me Rumaninė dhe Bullgarinė nė vitin
2007, Kroacia dhe Maqedonia po negociojnė, dhe pėr mendimin tim do tė
afrohen rreth vitit 2009, pra data qė pason vitin 2010, qoftė edhe pėr
startimin e negociatave pėr anėtarėsim ėshtė reale, dhe unė besoj se pas
kėsaj do tė duhen nga 5 deri nė 10 vjet pėr anėtarėsimin e plotė.

Cilat janė arsyet kryesore, dhe teknike, qė ju bėjnė tė besoni se Shqipėria,
Serbia apo Kosova do tė anėtarėsohen vetėm nė vitin 2020?
Qė kėto vende tė pėrmirėsojnė, apo tė shkurtojnė kėtė datė, duhet tė
startojnė lėvizjen pėr ndryshimet e detyrueshme nė terma tė jetės politike,
nė terma tė reformave ekonomike, tė ndryshimit tė shoqėrisė, pra nuk bėhet
fjalė vetėm pėr tė pasur dėshirėn pėr tu integruar nė BE, por duhet tė
pėrmbushen kushtet e duhura pėr kėtė integrim, dhe pėr tė fituar aftėsinė
pėr tė qenė njė anėtar efikas i Bashkimit Evropian. Gjė qė kėrkon njė kohė
mjaft tė gjatė pėr tė qenė gati pėr anėtarėsim.

Pse kėrkon kaq shumė kohė pėr kėto vende, pra 10 deri nė 15 vjet, kur pėr
Kroacinė kjo kohė ishte me e shkurtėr?
Kroacia startoi nga njė pozicion shumė mė tė mirė ekonomik nė krahasim me
Shqipėrinė apo me Serbinė nė kėtė fushė. Ekonomia nė Kroaci pra ėshtė nė njė
nivel shumė tė lartė, nė vend shoqėria ėshtė mė e shėndoshė se ajo e
Serbisė, apo nuk ka prezencė tė stėr-madhe ndėrkombėtare, si nė Bosnjė
pėrshėmbull, pra kushtet nė Kroaci ndryshojnė shumė nga tė gjitha vendet e
tjera nė Ballkan.

Po pėr Shqipėrinė, a ka probleme tė tjera pėrveē nivelit tė dobėt tė
ekonomisė?
Nė fushėn politike, dihet se Shqipėria nuk ka qenė ekzaktėsisht demokracia
mė stabėl nė Botė. Nė vend ka akoma probleme me shtetin ligjor, apo me
minoritetet. Ka probleme shumė tė mėdha me korrupsionin dhe me krimin. Pra n
ė vend ka akoma kaq shumė gjėra pėr tė bėrė, para se Shqipėria jo tė
startojė, por tė fillojė tė mendojė pėr negociatat pėr anėtarėsim.

Kjo do tė thotė qė Shqipėria nuk integrohet para vitit 2020?
Sigurisht qė data mund tė ndryshojė, por kjo vetėm teorikisht, nėse gjėrat
ndryshojnė, Shqipėria mund tė hyjė nė Bashkimin Evropian diku mes viteve
2012 dhe 2015. Por deri tani, nuk ka pasur asnjė sinjal tė qartė, si dhe ka
munguar vullneti pėr tė realizuar reformat e domosdoshme pėr Shqipėrinė.